{"id":26985,"date":"2020-09-09T11:31:10","date_gmt":"2020-09-09T09:31:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26985"},"modified":"2020-09-09T11:31:10","modified_gmt":"2020-09-09T09:31:10","slug":"dhimiter-berati-bashkepunetor-i-ngushte-i-at-gjergj-fishtes-dhe-ernest-koliqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26985","title":{"rendered":"DHIMIT\u00cbR BERATI \u2013 BASHK\u00cbPUN\u00cbTOR I NGUSHT\u00cb I AT GJERGJ FISHT\u00cbS DHE ERNEST KOLIQIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/dhimiter-berati-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-26986\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/dhimiter-berati-gjergj-fishta.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/dhimiter-berati-gjergj-fishta-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><figcaption>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Fotot nga Revista Sh\u00ebjzat e Ernest Koliqit (XIV, 1970 \u2013 7-9) &#8211; Dhimt\u00ebr Berati n\u00eb Konferenc\u00ebn e paq\u00ebs n\u00eb Paris (1919) me Imzot Luigj Bum\u00e7in dhe At Gjergj Fisht\u00ebn\u00a0<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Me rastin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte fillimi i shtatorit t\u00eb vitit 1970. Po b\u00ebhesha gati q\u00eb brenda nj\u00eb ose dy muajsh t\u00eb udh\u00ebtoja p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me statusin e refugjatit politik.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr, fillova tu them lamtumir\u00ebn e fundit miq\u00ebve dhe t\u00eb njohurve t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve.\u00a0 Fillova takimet me Ernest Koliqin, i cili m\u00eb sugjeroi q\u00eb para se t\u00eb nisesha p\u00ebr Amerik\u00eb t\u00eb takohesha me Dhimt\u00ebr Beratin. Un\u00eb nuk e njihja, por Koliqi mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte me t\u00eb.\u00a0 Fatkeq\u00ebsisht, nuk kaluan as 2-3 dit\u00eb dhe u hap lajmi i zi n\u00eb komunitetin shqiptar t\u00eb Rom\u00ebs se Dhimt\u00ebr Berati kishte vdekur n\u00eb nj\u00eb aksident kur nj\u00eb makin\u00eb e kishte p\u00ebrplasur nga shpejt\u00ebsia duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend, dit\u00ebn e mart\u00eb t\u00eb 8 Shtatorit, 1970.\u00a0\u00a0 Fat\u00ebkeq\u00ebsisht, ashtu mbeta pa u takuar me nj\u00ebriun e fundit t\u00eb n\u00ebnshkruesve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndihm\u00ebsin e vyer t\u00eb delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn\u00a0 Paq\u00ebs n\u00eb Paris me 1919 dhe nj\u00ebrin prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, t\u00eb arratisur nga regjimi komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb meritat e m\u00ebdha komb\u00ebtare, Dhimit\u00ebr Berati mbetet nd\u00ebr ata t\u00eb harruarit ose nd\u00ebr ata t\u00eb d\u00ebbuarit, si\u00e7 jan\u00eb At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e tjer\u00eb. Miku i tij Ernest Koliqi fliste me admirimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr Beratin dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij patriotike, si n\u00eb fush\u00ebn politike ashtu edhe n\u00eb publistik\u00eb. &nbsp;Dhimit\u00ebr Berati dallohej qysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij patriotike, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. &nbsp;Ai ishte nj\u00ebri prej atyre fatbardh\u00ebve q\u00eb n\u00ebnshkruan Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1912 n\u00eb Vlor\u00eb. &nbsp;Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i kolonis\u00eb shqiptare n\u00eb Rumani, ai veproi me \u00e7ka kishte dhe me \u00e7ka dinte p\u00ebr rilindjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunitetit shqiptar me influenc\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Rumani, ai udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb nga Bukureshti s\u00eb bashku me Ismail Qemalin due me Luigj Gurakuqin. &nbsp;N\u00ebnshkrimi i Dhimit\u00ebr Beratit dallohet qart\u00eb nd\u00ebr n\u00ebnshkrimet e 40-patriot\u00ebve t\u00eb asaj kohe q\u00eb e shpall\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pavarur. Veprimtaria e tij ishte e shum\u00ebllojshme dhe n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb faq\u00ebn e tij t\u00eb fesjbukut, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama e kujtoi dje Dhimit\u00ebr Beratin me rastin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes me disa t\u00eb dh\u00ebna nga jeta e tij q\u00eb mu duk\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb seleksionuara. &nbsp;Kryeqeveritari shqiptar Beratin e cil\u00ebson si nj\u00ebrin prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve \u201ct\u00eb ngusht\u00eb\u201d t\u00eb Ismail Qemalit, ndon\u00ebse sikur duket se ankohet p\u00ebr rolin politik &nbsp;t\u00eb tij n\u00eb n\u00eb vitet e fashizmit, duke then\u00eb se \u201cBerati u josh nga vegimet e viteve \u201839-43, por pa r\u00ebn\u00eb pre e dogmave totalitare\u201d.&nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai ishte m\u00eb shum\u00eb se josh\u00ebs, se Berati ka sh\u00ebrbyer si Minist\u00ebr Sekretar i shtetit i Kultur\u00ebs Popullore, 1941-1943. Duhet t\u00eb vler\u00ebsohet fakti se k\u00ebto tre vjet q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb qeverin\u00eb fashiste, t\u00eb pak\u00ebn duket se n\u00eb syt\u00eb e Ram\u00ebs, nuk ia mohon Dhimit\u00ebr Beratit t\u00eb gjith\u00eb kontributin patriotik e publicistik ashtu si\u00e7 po ndodh\u00eb me bashkpuntor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, Fisha e Koliqi.&nbsp; Megjith vler\u00ebsimet pozitive t\u00eb Kryeministrit shqiptar p\u00ebr Dhimit\u00ebr Beratin \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e rrezikshme kur nj\u00eb politikan b\u00ebn vler\u00ebsime historike t\u00eb ngjarjeve dhe personaliteteve sepse, do e s\u2019do, \u00ebsht\u00eb natyra e politik\u00ebs q\u00eb disa i trajton si t\u00eb nen\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebt si t\u00eb njerk\u00ebs, &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bazuar n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e ish-regjimit komunist. Nd\u00ebrsa Fishta, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ende cil\u00ebsohen si poli-agjent\u00eb dhe bashkpuntor\u00eb t\u00eb fashizmit, Dhimit\u00ebr Berati, megjith\u00ebse ka sh\u00ebrbyer n\u00eb detyra t\u00eb larta qeveritare n\u00eb vitet 1941-1943, (lexo ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt) vet\u00ebm \u201cu josh nga vegimet e viteve \u201839-43, por pa r\u00ebn\u00eb pre e dogmave totalitare\u201d, shkruan Kryeministri Rama. S\u2019ka dyshim se Dhimit\u00ebr Berati duhet t\u00eb kujtohet n\u00eb ket\u00eb 50-vjetor t\u00eb vdekjes, qoft\u00eb edhe nga Kryeministri, por politikan\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb balancuar dhe objektiv n\u00eb vler\u00ebsimet e tyre, ose m\u00eb mir\u00eb mos t\u00eb flasin fare. &nbsp;Nuk ka asnj\u00eb dyshim p\u00ebr merita t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare t\u00eb Dhimit\u00ebr Beratit, ashtu si\u00e7 kan\u00eb merita t\u00eb m\u00ebdha edhe At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e t\u00eb tjer\u00eb &#8212; por t\u00eb cil\u00ebt mbeten ende t\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe zyrtarisht ende cil\u00ebsohen si kollaboracionist\u00eb dhe t\u00eb \u201cD\u00ebbuem\u201d nga Atdheu, do t\u00eb thoshte Fishta \u2013 por me t\u00eb cil\u00ebt Dhimit\u00ebr Berati ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb, p\u00ebr ideale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb larta komb\u00ebtare. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1919, kur Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnohej pavar\u00ebsia dhe kufijt\u00eb e saj, ku tjet\u00ebr t\u00eb gj\u00ebndej Dhimit\u00ebr Berati p\u00ebrve\u00e7se si an\u00ebtar i delegacionit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e Kombit n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, s\u00eb bashku me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit, p\u00ebrfshir At Gjergj Fisht\u00ebn dhe Imzot Luigj Bum\u00e7in. Ishin k\u00ebta lisa t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb Kombit me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella dhe t\u00eb pamohueshme n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 trajtimit t\u00eb tyre \u00e7njer\u00ebzor dhe anti-komb\u00ebtar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, ai b\u00ebri \u00e7\u2019mos q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt dhe kontributet e \u00e7muara t\u00eb k\u00ebtyre burrave t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb shlyheshin p\u00ebrgjithmon\u00eb. &nbsp;Enver Hoxha nuk ia doli t\u2019i zhdukte krejt\u00ebsisht nga historia, megjith\u00ebse kjo fushat\u00eb kund\u00ebr tyre vazhdon edhe sot, ndon\u00ebse n\u00eb heshtje. &nbsp;Fatbardh\u00ebsisht, Enver Hoxha dhe apologjet\u00ebt e tij sot, nuk ia dol\u00ebn k\u00ebtij q\u00ebllimi, pasi veprat dhe kontributet e k\u00ebtyre burrave flasin vet. &nbsp;Historia e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb do t\u00eb shkruhet nj\u00eb dit\u00eb pa pasione ideologjike dhe interesa partiake, do t\u2019i njoh\u00eb, ashtu si\u00e7 meritojn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vigana t\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebrfshir Dhimit\u00ebr Beratin dhe bashkpunto\u00ebrt e tij t\u00eb ngusht\u00eb, At Gjergj Fisht\u00ebn dhe Ernest Koliqin, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr meritat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta dhe p\u00ebr kontributin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kombit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhimt\u00ebr Berati ka dhen\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb shquar si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ngjarjet m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, s\u00eb bashku me At Gjergj Fisht\u00ebn, aty ku kund\u00ebrshtoheshin dhe sulmoheshin t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve nga armiq\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre historik\u00eb, aty gj\u00ebndej mbrojt\u00ebsi i k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, Dhimit\u00ebr Berati. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><br>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1970 para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, Dhimt\u00ebr Berati ishte i vetmi d\u00ebshmitar ende i gjall\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb kishin shpallur dhe n\u00ebnshkruar Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por megjith rolin e tij historik, ishte detyruar t\u00eb largohej nga Atdheu n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e diktatur\u00ebs komuniste, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se para vendosjes s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ai kishte pasur detyra t\u00eb ndryshme n\u00eb disa dikastere t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebrfshir at\u00eb fashiste.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebrgim, ai ishte bashkpuntor i ngusht\u00eb i Profesor Ernest Koliqit dhe kontribues me shkrimet e tija n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb Dhimit\u00ebr Beratit n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat t\u00eb vitit 1961, si\u00e7 sh\u00ebnon Karl Gurakuqi \u2014 edhe ky nj\u00ebri prej t\u00eb harruarve t\u00eb Kombit \u2014 n\u00eb librin, \u201cNep\u00ebr Vullajt e Sh\u00ebjzave\u201d, Dhimit\u00ebr Berati botoi me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs, artikullin, \u201cPater Gjergj Fishta \u2013 Kujtime e sh\u00ebnime\u201d. &nbsp;Gurakuqi ka shkruar se miq\u00ebsia midis Fisht\u00ebs due Beratit, k\u00ebtyre dy gjigant\u00ebve t\u00eb Kombit, kishte filluar q\u00eb n\u00eb vitin 1908 n\u00eb Kongresin e Bashkimit t\u00eb Alfabeteve n\u00eb Manastir dhe ka zgjat\u00eb, sipas Beratit, deri sa Fisht\u00ebn e \u201cNdieu Per\u00ebndia n\u00eb vjetin 1940\u201d. &nbsp;Karl Gurakuqi n\u00ebnvijon se Fishta dhe Berati kishin nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrsa shton, n\u00eb shkrimin e tij kushtuar mikut t\u00eb tij t\u00eb madh Gjergj Fisht\u00ebs, se Berati kujton ngjarje t\u00eb bashkjetuara, fjal\u00eb e fraza t\u00eb paharrueshme, vizitat q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb bashkarisht, por edhe talljet q\u00eb e karakterizonin Poetin, ka sh\u00ebnuar Karl Gurakuqi.&nbsp; Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb Berati vler\u00ebson mikun e tij t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cP\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb\u201d, ka shkruar Dhimit\u00ebr Berati, \u201cGjergj Fishta \u00ebsht\u00eb poeti &#8212; n\u00eb kuptimin q\u00eb kishte kjo fjal\u00eb p\u00ebr Grek\u00ebt &#8212; kur kujtonin Omirin. &nbsp;Oliadha dhe Odisea ishte Bibla, ishte Ungjilli i tyre; ato dy poema ishin p\u00ebr ta udh\u00ebheqsa si p\u00ebr doktrin\u00eb fetare, si p\u00ebr njoftime historike ashtu edhe p\u00ebr \u00e7muarjen vetiake e shoq\u00ebnore t\u00eb njeriut\u2026Po ashtu duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar, veprat, \u201cHistorija e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut\u201d e Naimit dhe \u201cLahuta e Mal\u00ebcis\u00eb\u201d e Fisht\u00ebs. &nbsp;T\u2019i k\u00ebndojm\u00eb, t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb e t\u2019i nderojm\u00eb veprat e tyre m\u00eb duket si nj\u00eb prirje e natyrsh\u00ebme ndaj \u201cAtdheut, si nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb dashurie ndaj popullit t\u2019on\u00eb\u201d, ka shkruar Dhimit\u00ebt Berati p\u00ebr Fisht\u00ebn dhe p\u00ebr Naimin.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Si\u00e7 dihet me ardhjen e pushtetit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, Dhimt\u00ebr Berati nuk k\u00ebthehet m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por vendoset n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb ku si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb bashkpunon ngusht\u00eb me Profesor Ernest Koliqin dhe r\u00ebvist\u00ebn Sh\u00ebjzat. &nbsp;Ndon\u00ebse, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar, Berati merrte pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do aktivitet t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb raste p\u00ebrkujtimesh komb\u00ebtare dhe kulturore. &nbsp;Madje, ai kishte ardhur edhe n\u00eb Nju Jork dhe Boston t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 1969 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kremtimet e organizat\u00ebs Vatra. &nbsp;Me at\u00eb rast pat mbajtur nj\u00eb fjalim p\u00ebr komunitetin anti-komunist shqiptaro-amerikan, t\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore \u2013 nj\u00eb manifestim ky, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshmit q\u00eb ka njohur komuniteti shqiptaro-amerikan, sot e k\u00ebsaj dite \u2013 ku ishin t\u00eb mbledhur arb\u00ebresh\u00eb dhe shqiptar\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs pa dallim besimesh, krahinash as rrymash politike a ideologjike.&nbsp; Ah, sikur t\u00eb kishim takime t\u00eb tilla edhe sot!<\/p>\n\n\n\n<p><br>Miku dhe bashk\u00ebpuntori i tij i ngusht\u00eb, Ernest Koliqi ka shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se Dhimit\u00ebr Berati, \u201cIshte dekani i gjall\u00eb i Rilindasve\u2026dhe simboli i gjall\u00eb i idealeve q\u00eb frym\u00ebzuen l\u00ebvizjen p\u00ebr Rilindjen Komb\u00ebtare dhe kunor\u00ebzimin e saj me 1912, mbas sa mundit e gjakut t\u00eb derdhun\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Dhimit\u00ebr Berati nuk duhet t\u00eb harrohet as t\u00eb anashkalohen meritat e tija patriotike \u2013 si\u00e7 nuk duhet t\u00eb harrohen as kontributet e bashkpuntor\u00ebve ti tij t\u00eb ngusht\u00eb &#8212; At Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi &#8212; por t\u00eb kujtohen dhe t\u00eb nderohen, pa paragjykime ideologjike dhe brez pa brezi, p\u00ebr kontributin e tyre t\u00eb gjat\u00eb dhe p\u00ebr meritat e ve\u00e7anta t\u00eb tyre n\u00eb sh\u00ebrbim dhe n\u00eb interes t\u00eb Kombit shqiptar, ashtu si\u00e7 i ka hije nj\u00eb populli q\u00eb jeton n\u00eb shekullin 21.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes Nga Frank Shkreli Ishte fillimi i shtatorit t\u00eb vitit 1970. Po b\u00ebhesha gati q\u00eb brenda nj\u00eb ose dy muajsh t\u00eb udh\u00ebtoja p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me statusin e refugjatit politik.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr, fillova tu them lamtumir\u00ebn e fundit miq\u00ebve dhe t\u00eb njohurve t\u00eb komunitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26986,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26985","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26985"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26985\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26987,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26985\/revisions\/26987"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}