{"id":26907,"date":"2020-09-03T23:30:36","date_gmt":"2020-09-03T21:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26907"},"modified":"2020-09-03T23:49:05","modified_gmt":"2020-09-03T21:49:05","slug":"nje-pyetje-per-akademine-e-shkencave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26907","title":{"rendered":"NJ\u00cb PYETJE P\u00cbR AKADEMIN\u00cb E SHKENCAVE T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb DHE T\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"330\" height=\"271\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 330px) 100vw, 330px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jav\u00ebn q\u00eb kaloi<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/AutoritetiDosjeve\/?hc_ref=ARQh14b3H8AaKRX5O_QGAhDvy_Rr3tzvsS0u3M0QLw_6ooZ9eUvYMID-xXdUdBtPi-Y&amp;fref=nf&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARBk3aspOD52HimZEsxxXLsKLa15BgbcI1Gq8845Hhtx8rs6_V2BdNZA9qTKRj0IfLQ7B5Vi0yt45Zxm0IODSA7U6uNkV2OvY5SwCzS-Su3HdpTzd5ztO_Q4yw6mHElHFzxlzOosx3f2dLYt3YPy6ZdM3prvxH-FJAp6deDxWTSTflx1IdRY7SG_R7S0yWmiEMRyWOKCKwrDVDf1z0m2ffhoSLhHbDG-WTygt_q_Axac_Q-OlbeDdMS6k5mJFnKwQWbwICiVdRZoPyNGFpNKxAMfgzz5yezmE9VgHTgjYhqV6oM76OHh3QPLOVUZ5t_dSNzBLuLDjJZ07ceXYo5NVazAZA0TrDig_cKCTF5q&amp;__tn__=kC-R\">, Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944\u00f71991<\/a>, (AIDSSH) organizoi tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt, \u201c95 vjet Martin Camaj &#8212; vepra dhe p\u00ebrndjekja\u201d, si\u00e7 duket n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpifjeve dhe aludimeve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb Auron Tares &#8212; publikuar n\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb quajtur \u201cPeisazhe t\u00eb fjal\u00ebs\u201d &#8212; ndaj Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, si poliagjent\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave komb\u00ebtare, bazuar si\u00e7 pretendon ai, n\u00eb dokumenta t\u00eb ndrysh\u00ebm arkivore, p\u00ebrfshir edhe ato t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; AIDSSH b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb organizoi tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Martin Camajt, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb shpifjet dhe aludimet ndaj k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej.&nbsp; Mori pjes\u00eb edhe Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama. &nbsp;Mir\u00eb b\u00ebri q\u00eb mori pjes\u00eb.&nbsp; Diskutime t\u00eb tilla n\u00eb publik e b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare pak m\u00eb humane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ajo q\u00eb m\u00eb \u00e7udit \u00ebsht\u00eb mungesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se fillimisht, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, reagoi ndaj publikimit t\u00eb k\u00ebtyre shpifjeve dhe aludimeve me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb citim t\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Martin Camajt, por nuk b\u00ebri asnj\u00eb koment n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet, si Akademi Komb\u00ebtare e Shkencave. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Akademia e Shkencave e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si institucioni m\u00eb i lart\u00eb shkencor i vendit t\u00eb mos ket\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb then\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto shpifje, por jo vet\u00ebm ajo. Ku ishte Akademia e Shkencave e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku jan\u00eb organizatat e ndryshme shkrimtar\u00ebsh n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb misioni i tyre mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krijimtarin\u00eb dhe vlerat letraro-artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave dhe pa dallime ideologjike, si nj\u00eb d\u00ebshmi dhe pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kombit shqiptar? &nbsp;Heshtja e dy akademive dhe e shoqatave t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb dy vendeve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb sjell\u00eb nd\u00ebrmend kujtimet e At Zef Pllumit, sipas t\u00eb cilit kur oficer\u00ebt e Sigurimit t\u00eb Shtetit &nbsp;bastis\u00ebn Kuvendin Fran\u00e7eskan dhe thyen der\u00ebn e zyr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Kuvendin Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr dhe s\u00eb bashku me agjent\u00ebt jugosllav\u00eb pla\u00e7kit\u00ebn t\u00eb gjitha librat dhe shkrimet dhe i mor\u00ebn me vete n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn shpifje se fran\u00e7eskan\u00ebt po grumbullonin arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar regjimin. &nbsp;At Zef Pllumi shkruan se ajo q\u00eb nuk mund ta kuptonte gjith\u00eb jet\u00ebn ishte fakti se si nuk u gjet asnj\u00eb nga oficer\u00ebt e Sigurimit, disa sipas tij edhe t\u00eb arsimuar madje edhe jasht\u00eb vendit, q\u00eb t\u00eb thonin, ore ndal se k\u00ebto jan\u00eb pasuri e kultur\u00ebs komb\u00ebtare, duhet t\u2019i mbrojm\u00eb.&nbsp; \u201cSi ishte e mundun q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb popull nuk u gjet kurrnji trim q\u00eb t\u00eb shtrinte dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtue kultur\u00ebn, por t\u00eb gjith\u00eb, ishin o aq t\u00eb trullosun, o aq idiot\u00eb, o aq servil\u00eb e frikacak\u00eb?\u201d ka shkruar At Zef Pllumi. &nbsp;\u201cA thue ndoshta nd\u00ebr folet\u00eb e blindueme t\u00eb geneve t\u00eb k\u00ebtij populli t\u00eb mjer\u00eb, jan\u00eb shartue t\u00eb gjitha vetit\u00eb destruktive e barbare t\u00eb Orientit e Oksidentit dhe vet\u00ebm ne, vet\u00ebm ne, posa\u00e7\u00ebm gjithkujt n\u00eb Evrop\u00eb, do t\u00eb ecim symbyll\u00eb e t\u00eb v\u00ebrb\u00ebt?!\u201d, ka pyetur Zef Pllumi, n\u00eb kujtimet e tija.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri kur k\u00ebshtu, more njer\u00ebz? &nbsp;Pse nuk reagojn\u00eb si\u00e7 duhet dy akademit\u00eb e dy shteteve shqiptare kur botohen shpifje si\u00e7 ishin ato t\u00eb Auron Tares, kund\u00ebr shkrimtar\u00ebve Martin Camajt dhe Ernest Koliqit. Ose shpifjeve ndaj prejardhjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nga individ\u00eb me motive t\u00eb mbrapshta? &nbsp;A po n\u00eb mbrojtje t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb mos tjet\u00ebr, t\u00eb kujtohet, zyrtarisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 80-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij. &nbsp;A nuk jan\u00eb edhe k\u00ebta pjes\u00eb e vlerave kulturore dhe njer\u00ebzore t\u00eb shqiptar\u00ebve? &nbsp;Por nuk \u00ebsht\u00eb se nuk din\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nevoja. Edhe me k\u00ebt\u00eb rast din\u00eb si t\u00eb reagojn\u00eb, por nuk duan, p\u00ebr arsye q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend, tre dekada par shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tetorin q\u00eb kaloi, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb dhe plot me me vend reagoi pas dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit Nobel p\u00ebr let\u00ebrsi, shkrimtarit austriak Peter Handke. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr, drejtuar Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb Suedi thuhej se ky ishte nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb i dhunimit t\u00eb vlerave njer\u00ebzore<em>.&nbsp; \u201cAkademia e Shkencave e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb paraqet mospajtimin dhe indinjat\u00ebn e saj, pasi n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb i dhunimit t\u00eb vlerave njer\u00ebzore\u201d, <\/em>thuhej n\u00eb let\u00ebr. &nbsp;Peter Handke njihet p\u00ebr inkurajimin e hapur q\u00eb ai i ka ofruar makineris\u00eb s\u00eb urrejtjes etnike ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb kriminelit serb Millosheviq, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Suedis\u00eb, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet m\u00ebtej se me dh\u00ebnjen e \u00e7mimit prestigjoz Nobel p\u00ebr let\u00ebrsi Peter Handke-it, ajo akademi po vepronte me \u201cstandarde t\u00eb dyfishta dhe shp\u00ebrfill\u00ebse <em>ndaj dukurive m\u00eb t\u00eb refuzuara europiane, si hate speech, p\u00ebrkrahja e krimeve kolektive, mb\u00ebshtetja publike e urrejtjes komb\u00ebtare, gjuh\u00ebsore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje t\u00eb dukshme t\u00eb kodit t\u00eb etik\u00ebs. E nj\u00ebjta Akademi q\u00eb akordon vit p\u00ebr vit \u00e7mimin Nobel t\u00eb Paq\u00ebs nuk mund t\u2019i lejoj\u00eb vetes t\u00eb inkurajoj\u00eb me Nobelin e Let\u00ebrsis\u00eb urrejtjen dhe konfliktin\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb reagim shum\u00eb me vend, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb se nuk gjykon vler\u00ebn e vepr\u00ebs letrare t\u00eb fituesit t\u00eb Nobelit t\u00eb sivjet\u00ebm, por thot\u00eb se i \u201cd\u00ebshp\u00ebron braktisja e parim\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykim nga juria e k\u00ebtij \u00e7mimi, duke mbyllur syt\u00eb para inkurajimit t\u00eb hapur q\u00eb ai i ofroi makineris\u00eb s\u00eb urrejtjes etnike ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb frym\u00ebzuar prej nj\u00eb njeriu t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr Njer\u00ebzimit nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs\u201d.&nbsp; Ndaj pyetja q\u00eb ngre Akademia \u00ebsht\u00eb: A mund t\u00eb besohet m\u00eb kjo \u201cparim\u00ebsi\u201d?&nbsp; \u201c<em>Ka ndodhur q\u00eb juria e k\u00ebtij \u00e7mimi t\u00eb lart\u00eb ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kund\u00ebrta, q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, t\u00eb b\u00ebhet para-p\u00ebrzgjedhje, duke p\u00ebrjashtuar edhe kryemjesht\u00ebr t\u00eb artit t\u00eb fjal\u00ebs &#8230;. Por nuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb frym\u00ebzuesit e ideologjis\u00eb primitive t\u00eb urrejtjes dhe armiq\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb laureohen duke ua amnistuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb mir\u00ebnjohura si fam\u00ebkeqe prej koh\u00ebsh bot\u00ebrisht<\/em><em>\u201d, s<\/em>qaron Akademia e Shkencave e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave t\u00eb Suedis\u00eb.&nbsp; Me at\u00eb rast, pati edhe reagime t\u00eb ashpra dhe gjithashtu plot me vend edhe nga akademik\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeq\u00ebsisht, nuk mund t\u00eb injorohet hipokrizia e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kur krahasohet qendrimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si sillet ajo vet me shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi: At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj, e t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb pak t\u00eb njohur, por t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga ish-regjimi komunist.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bir Selman i nen\u00ebs, k\u00eb t\u00eb qaj\u00eb m\u00eb par\u00eb, thot\u00eb fjala popullore, politikan\u00ebt a po akademik\u00ebt shqiptar\u00eb, bart\u00ebs t\u00eb \u201c<em>frym\u00ebzimeve t\u00eb nj\u00eb ideologjie primitive t\u00eb urrejtjes\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast urrejtjes brenda komb\u00ebtare. &nbsp;Duket sikur politikan\u00ebt dhe akademik\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithnj\u00eb bart\u00ebs t\u00eb porosive t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i cili e kishte p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb politik\u00eb mohuese dhe shpif\u00ebse ndaj shkrimtar\u00ebve anti-komunist\u00eb si At Gjergj Fishta e t\u00eb tjer\u00eb, \u00e7\u2019prej Plenumit t\u00eb IV t\u00eb Rinis\u00eb Popullore me 22 Gusht, 1947: \u201c\u2026Miq\u00ebsin\u00eb me popujt e Jugosllavis\u00eb nuk mund ta err\u00ebsonte sh\u00ebrbetori i imperializmit&nbsp; dhe fashizmit Italian, shovinisti At Gjergj Fishta me Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb, ku ai nga nj\u00eb vep\u00ebr kusare t\u00eb thjesht\u00eb, k\u00ebrkon t\u2019i bej\u00eb apologjin\u00eb shovinizmit m\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar dhe t\u00eb ngrer\u00eb armiq\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk ka ekzistuar n\u00eb mes t\u00eb mal\u00ebsive t\u00eb veriut dhe Malit t\u00eb Zi, n\u00eb nj\u00eb teori t\u00eb \u00e7mendur\u2026\u201d, sipas Gazet\u00ebs Bashkimi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>T\u00eb nderuar akademik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb: a vazhdoni ju t\u00eb jeni t\u00eb mendimit se Lahuta e Mal\u00ebcis\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u201cvep\u00ebr kusare e thjesht\u00eb\u201d, si\u00e7 ka len\u00eb amanet Enver Hoxha?<\/em>&nbsp;&nbsp; Mua m\u00eb \u201cd\u00ebshp\u00ebron braktisja e parim\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykim\u201d nga ana e juaj dhe \u201cinkurajimi i hapur\u201d q\u00eb m\u00eb duket se ju \u2013 me mb\u00ebshtetjen e heshtur t\u00eb politikan\u00ebve post-komunist\u00eb n\u00eb dy shtetet shqiptare &#8212; vazhdoni t\u2019i jepni urrejtjes midis shqiptar\u00ebve n\u00eb baza ideologjike \u2013 nj\u00eb trash\u00ebgimi tragjike e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; <em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deklaratat e nj\u00eb politikani t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm \u201cshqiptar\u00eb\u201d, pa p\u00ebrvoj\u00eb dhe pa identitet n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb lidhje me preardhjen e Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe, \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo. Por, heshtja, d\u00ebshtimi dhe mungesa e vullnetit t\u00eb akademive t\u00eb shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krijimtarin\u00eb dhe vlerat letraro-artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave dhe pa dallime ideologjike, si nj\u00eb d\u00ebshmi dhe pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kombit shqiptar &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i pafalsh\u00ebm dhe anti-komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>A nuk \u00ebsht\u00eb misioni i juaj mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krijimtarin\u00eb dhe vlerat letraro-artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave dhe pa dallime ideologjike, si nj\u00eb d\u00ebshmi dhe pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kombit shqiptar?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore sot n\u00eb kujtim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta b\u00ebri thirrje p\u00ebr vler\u00ebsimin e figurave komb\u00ebtare, \u201cpavar\u00ebsisht drit\u00ebhijeve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb\u201d, tha presidenti.&nbsp; Uroj q\u00eb thirrja e Z. Meta t\u00eb merret seriozisht dhe q\u00eb lista e vler\u00ebsimit t\u00eb figurave komb\u00ebtare t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb e gjat\u00eb se Ahmet Zogu dhe Avni Rrustemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944\u00f71991, (AIDSSH) organizoi tryez\u00ebn e rrumbullak\u00ebt, \u201c95 vjet Martin Camaj &#8212; vepra dhe p\u00ebrndjekja\u201d, si\u00e7 duket n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpifjeve dhe aludimeve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb Auron Tares &#8212; publikuar n\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb quajtur \u201cPeisazhe t\u00eb fjal\u00ebs\u201d &#8212; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26907"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26908,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26907\/revisions\/26908"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}