{"id":26857,"date":"2020-09-02T16:23:18","date_gmt":"2020-09-02T14:23:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26857"},"modified":"2020-09-02T16:23:18","modified_gmt":"2020-09-02T14:23:18","slug":"dritan-abazoviqi-si-perfaqesues-i-brezit-te-humbur-te-politikaneve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26857","title":{"rendered":"DRITAN ABAZOVIQI SI P\u00cbRFAQ\u00cbSUES I BREZIT T\u00cb HUMBUR T\u00cb POLITIKAN\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"296\" height=\"243\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 296px) 100vw, 296px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloj\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi u mbajt\u00ebn zgjedhjet p\u00ebr parliament t\u00eb atij venid, t\u00eb cilat p\u00ebrfunduan nj\u00eb rezultat tep\u00ebr t\u00eb ngusht\u00eb midis partive politike. Gara kryesore ishte midis Partis\u00eb Demokratike Socialiste t\u00eb Milo Gjukanoviqit \u2013 nj\u00ebrit prej kleptokrat\u00ebve t\u00eb Ballkanit q\u00eb ka qeverisur p\u00ebr 30-vjet &#8211; dhe partive t\u00eb koalicionit t\u00eb opozit\u00ebs serbe.&nbsp; Por sipas lajmeve, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e ardh\u00ebshme, pa ndonj\u00eb koalicion t\u00eb dy tre partish\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cE Zeza n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb\u201d, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga politikani me origjin\u00eb shqiptare, Dritan Abazoviq. Var\u00ebsisht si shkojn\u00eb pun\u00ebt, ka mund\u00ebsi q\u00eb edhe tre muaj t\u00eb mos dihet se kush dhe cilat koalicione do t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e Podgoric\u00ebs, duke mos p\u00ebrjashtuar as mbatjen e zgjedhjeve t\u00eb reja, si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dalur nga qorrsokaku i k\u00ebsaj situate, n\u00ebqoftse asnj\u00eb nga koalicionet q\u00eb merren me mend tani \u2013 t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb afta t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e ardh\u00ebshme \u2013 duke detyruar k\u00ebshtu mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, dua q\u00eb modest\u00ebsisht, t\u00eb paralajm\u00ebroj t\u00eb gjith\u00eb ata, sidomos disa media dhe analist\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Ulqin, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me eufori kan\u00eb shpallur tanim\u00eb \u201cshqiptarin\u201d Dritan Abazoviq, si \u201ckryeministrin\u201d e ri t\u00eb Malit t\u00eb Zi. &nbsp;Se si nj\u00eb kandidat i nj\u00eb partie q\u00eb ka fituar kat\u00ebr vende n\u00eb parlament mund t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi, un\u00eb nuk e di, por natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Abazoviq duket se mund t\u2019i bashkangjitet koaliciont t\u00eb partive serbe, koalicionit t\u00eb mb\u00ebshtetur nga kisha ortodokse serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk dua ta paragjykoj\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Dritan Abazoviq, pasi t\u00eb gjith\u00eb ne, si t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb par\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00ebn e identifikimit, kush jemi, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare e tjera.&nbsp;&nbsp; Dritanin, dasht\u00eb e pa dasht\u00eb, ndoshta e p\u00ebrcakton emri i tij si nj\u00eb person me origjin\u00eb shqiptare, por kam lexuar n\u00eb disa raste se ai e konsideron veten thjesht si nj\u00eb \u201cqytetar\u201d, duke mos thek\u00ebsuar ndonj\u00eb identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb komb\u00ebtar. Natyrisht, se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e tija t\u00eb identifikohet kombtarisht si t\u00eb doj\u00eb vet, ose aspak dhe vet\u00ebm si qytetar, si\u00e7 ka thek\u00ebsuar, vazhdimisht.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ajo q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen mua \u00ebsht\u00eb fakti se Abazoviqi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka kaluar p\u00ebrtej kufijve t\u00eb mohimit t\u00eb identitetit t\u00eb vet komb\u00ebtar si shqiptar, megjith\u00ebse flet shqip mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb i till\u00eb, &nbsp;\u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb sulm kund\u00ebr simboleve dhe personaliteteve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar \u2013 p\u00ebrfshir heroin Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotin &#8211;Skenderbe.&nbsp; Me q\u00ebndrimet e tija kund\u00ebr personaliteteve t\u00eb tilla historike shqiptare, Dritan Abazoviqi u bashkohet krijesave t\u00eb tjera shqiptare, t\u00eb \u201cnjeriut t\u00eb ri\u201d t\u00eb komunizmit, brezit t\u00eb humbur post-komunist, pa ide, pa kultur\u00eb, pa histori dhe pa identitet komb\u00ebtar. Megjithse kjo ideologji ka dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs, por jo nd\u00ebr shqiptar\u00eb&nbsp; &#8212; an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare duke filluar nga Tirana e Prishtina, deri n\u00eb Ulqin, Shkup e n\u00eb Manastir. Sulmet kund\u00ebr historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe personaliteteve t\u00eb m\u00ebdha historike t\u00eb shqiptar\u00ebve nga qendra jo miq\u00ebsore shqiptare, kalojn\u00eb n\u00eb heshtje dhe pa u kund\u00ebrshtuar nga askush zyrtarisht, megjith\u00ebse shpesh vijn\u00eb nga kryeqytetet me synime, historikisht, jo miq\u00ebsore ndaj shqiptar\u00ebve. &nbsp;&nbsp;Mohimi dhe shpifjet ndaj figurave historike t\u00eb Kombit shqiptar, nga vet shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e pa precedenc\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombeve. Duke filluar nga Skenderbeu e Nen\u00eb Tereza, mohimi i tyre si shqiptar\u00eb dhe paraqitja e tyre sikur t\u00eb ishin me prejardhje sllave, ishte p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast, si zbavitje e dit\u00ebs n\u00eb te(leh)vizionet shqiptare an\u00eb e mban\u00eb trojeve &#8212; e deri tek koh\u00ebt e fundit \u2013p\u00ebrfshir debatin dhe baltosjen e shkrimtar\u00ebve Ernest Koliqi dhe Martin Camaj nga disa individ\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb k\u00ebtij brezi t\u00eb humbur, e krijesave \u201ct\u00eb njeriut t\u00eb ri\u201d t\u00eb komunizmit.&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb brezit t\u00eb humbur politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb post-komunist\u00eb q\u00eb heshtin p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre baltosjeve, ose q\u00eb marrin vet pjes\u00eb n\u00eb debate t\u00eb tilla kund\u00ebr identitteit t\u00eb shqiptar\u00ebve, i p\u00ebrket edhe politikani i ri me em\u00ebr \u201cshqiptar\u201d nga Ulqini n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, Dritan Abazoviqi. &nbsp;K\u00ebta, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm se komunist\u00ebt dikur, sepse ky lloj njerzish sot na paraqiten si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb (me k\u00ebmish t\u00eb bardh\u00eb e kravate n\u00eb qaf\u00ebr, thonte dikur Ronald Reagan), nd\u00ebrsa me komunist\u00ebt dihej se ku q\u00ebndronin. &nbsp;Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebta t\u00eb sotmit jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn si komunist\u00ebt, por n\u00eb paraqiten si demokrat\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.&nbsp; Uroj q\u00eb Dritan Abazoviqi, n\u00ebqoftse merr ndonj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e re t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb mos p\u00ebrdoret kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe t\u00eb mos sh\u00ebrbej\u00eb si \u201ckal troje\u201d p\u00ebr interesat serbo-ruse n\u00eb at\u00eb vend dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. &nbsp;Historia shqiptare e shekullit t\u00eb kaluar dhe e 500-vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb plot shembuj t\u00eb till\u00eb, fatkeq\u00ebsisht. Shitja e interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve po shiten \u00e7do dit\u00eb, dit\u00ebn p\u00ebr diell, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr sulmet e mbrendshme dhe t\u00eb jashtme kund\u00ebr identitetit komb\u00ebtar as kush nuk i jep pes\u00eb pare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb para nja nj\u00eb vit e gjys\u00ebm, Dritani \u201cshqiptar\u201d, n\u00eb rolin e historianit, me k\u00ebmb\u00ebngulje e shpall\u00eb babain dhe nen\u00ebn e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si serb\u00eb.&nbsp; Dhe thot\u00eb se p\u00ebrmendorja e Kastriotit&nbsp; &nbsp;nuk ka vend n\u00eb Ulqin. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, deklaron ai n\u00eb intervist\u00ebn me nj\u00eb televizion serb, t\u2019i ngrihet nj\u00eb p\u00ebrmendore Sevantesit (shkrimtarit spanjol q\u00eb thuhet se ka banuar n\u00eb Ulqin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr), ose detar\u00ebve t\u00eb atij qyteti, sipas Abazoviqit, pasi Ulqini \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr detar\u00ebt e tij. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Abazoviqi k\u00ebmbguli aq shum\u00eb, gjat\u00eb asaj intreviste me gazetarin serb, &nbsp;se prejardhja e Skenderbeut \u00ebsht\u00eb sllave, dhe se e ama e tij ishte serbe, sa q\u00eb edhe intervistuesi serb e ndjeu veten t\u00eb turp\u00ebruar, se \u201cshqiptari\u201d Dritan Abazoviqi po e tepronte me historin\u00eb e tij shpif\u00ebse ndaj Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, sa i thot\u00eb, mjaft me historin\u00eb e Skenderbeut dhe nd\u00ebrron subjektin e bised\u00ebs.&nbsp; Mir\u00eb q\u00eb dikush nuk ka propozuar nd\u00ebrtimin e ndonj\u00eb ndonj\u00eb statuje t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Ulqin se do ishte tmeruar Dritani me shok\u00eb. Sepse permendoren e Gjergj Kastriotit Skenderbe n\u00eb Ulqin, Dritan Abazoviqi e ka kund\u00ebrshtuar bazuar, thjesht\u00eb, n\u00eb qendrimet e tij parimore dhe jo p\u00ebr arsye financiare, sepse diaspora e madhe e atyre an\u00ebve ka premtuar fondet, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dihej se nd\u00ebrhyrja e e Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare para zgjedhjeve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb mb\u00ebshtjetje t\u00eb njer\u00ebs ose tjetr\u00ebs parti ose koalicion t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, vet\u00ebm d\u00ebm do t\u00eb b\u00ebnte. Ja ashtu edhe ndodhi, fatkeq\u00ebsisht. Por jo vet\u00ebm d\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon, por kam droj\u00eb se nd\u00ebrhyrjet pa kurrfar\u00eb ideje e strategjie nga Tirana dhe Prishtina, var\u00ebsisht se cila qeveri do t\u00eb formohet n\u00eb Podgoric\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha gjeostrategjike, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi,&nbsp; por edhe p\u00ebr gjith\u00eb rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dritan Abazoviqi deklaroi mbr\u00ebm\u00eb se Mali i Zi nuk do t\u00eb b\u00ebhet \u201cSparta serbe\u201d dhe as nj\u00eb \u201cKrahin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb e s\u00eb Madhe\u201d.&nbsp; Mos ki merak, Z. Abazoviq se p\u00ebr Serbin\u00eb e madhe ose Spart\u00ebn serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si\u00e7 po e quan ti, ka kush lufton se \u00ebsht\u00eb Kisha Ortodokse Serbe, Beogradi zyrtar, p\u00ebrfshir Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb bashkrendim me interesat e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan, si\u00e7 ka ndodhur gjithmon\u00eb, historikisht. Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr interesat dhe p\u00ebr identitetin e asaj q\u00eb ti, si\u00e7 duket me p\u00ebrbuzje e cil\u00ebson si \u201ckrahina e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, nuk ka kush kujdeset, as n\u00eb Ulqin e Podgoric\u00eb, as n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb. &nbsp;N\u00ebn periudh\u00ebn e \u201cart\u00eb\u201d t\u00eb komunizmit, shqiptar\u00ebt preferonin t\u00eb ishin \u201cproletar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d \u2013 \u201cn\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, sipas dissave. E sot, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb brezit post komunist \u2013 q\u00eb un\u00eb po e quaj me k\u00ebt\u00eb rast, brezi i humbur shqiptar\u00eb, pasi t\u00eb till\u00eb duken me fjal\u00eb dhe me vepra &#8212; preferojn\u00eb t\u00eb identifikohen thjesht\u00eb, si \u201cqytetar\u00eb\u201d t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb bot\u00ebs, pa identitet, pa heronj\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe pa figura historike.&nbsp; Sipas k\u00ebtij brezi politikan\u00ebsh \u201cshqiptar\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb, ashtu si edhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrmendore p\u00ebr t\u00eb huajt&#8211; turq, sllav\u00eb e grek\u00eb &#8212; n\u00eb vend t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe, edhe n\u00eb Ulqin, t\u00eb kujtohen detar\u00ebt e Ulqinit dhe shkrimtari spanjoll Servantesit, i cili mos qofsha gabim e ka nj\u00eb statuj\u00eb n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimtari malazias Andrej Nikolaidis, i cili thot\u00eb se nuk simpatizon as bllokun politik t\u00eb Gjukanoviqit as koalicionin e opozit\u00ebs pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Dritan Abazoviqi, p\u00ebr \u201cIndeksin kroat\u201d, shprehet shum\u00eb pesimist nga p\u00ebrfundimi i zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai madje thot\u00eb se Mali i Zi ka mbaruar. Un\u00eb nuk besoj se Mali i Zi ka mbaruar, por jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr ato q\u00eb mund t\u00eb ndodhin si p\u00ebrfundim i k\u00ebtyre zgjedhjeve n\u00eb at\u00eb vend. Jam i shqet\u00ebsuar se nj\u00eb Mal i Zi pa stabilitet politik dhe pa paq\u00eb, i influencuar, ose Zot ruajna i qeverisur nga nj\u00eb koalicion politik i mb\u00ebshtetur nga Kisha Ortodokse serbe me p\u00ebrkrahje t\u00eb Rusis\u00eb \u2013do t\u00eb ishte nj\u00eb zhvillim tragjik jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, si dhe nj\u00eb goditje fatale ndaj p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr integrimet eventuale evropiane t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, si nj\u00eb shqiptar, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli jetoj n\u00eb Amerik\u00eb, por q\u00eb kam lindur n\u00eb rrethin e Ulqinit, uroj q\u00eb paqa dhe stabiliteti t\u00eb mbret\u00ebrojn\u00eb n\u00eb ato troje tona, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, sidomos p\u00ebr bashkv\u00ebllez\u00ebrit ton\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb atyre viseve, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 duket, as sot 30-vjet post-komuniz\u00ebm nuk po gjejn\u00eb paq\u00ebn e sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb jet\u00eb normale. Por q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb largohen nga trojet autoktone shqiptare, kryesisht, p\u00ebr shkak t\u00eb mohimit t\u00eb drejtave t\u00eb tyre baz\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir t\u00eb drejt\u00ebn e identifikimit komb\u00ebtar dhe t\u00eb njohjes s\u00eb simboleve dhe t\u00eb heronj\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjergj Kastrioti Skenderbeu.&nbsp; Nga udh\u00ebheq\u00ebsit e ri politik shqiptar\u00eb, kudo qofshin ata, nuk pritet asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb, se mbrojtja pa kompromis e vlerave dhe e identitetit historik t\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebrfshir figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloj\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi u mbajt\u00ebn zgjedhjet p\u00ebr parliament t\u00eb atij venid, t\u00eb cilat p\u00ebrfunduan nj\u00eb rezultat tep\u00ebr t\u00eb ngusht\u00eb midis partive politike. Gara kryesore ishte midis Partis\u00eb Demokratike Socialiste t\u00eb Milo Gjukanoviqit \u2013 nj\u00ebrit prej kleptokrat\u00ebve t\u00eb Ballkanit q\u00eb ka qeverisur p\u00ebr 30-vjet &#8211; dhe partive t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26858,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26857\/revisions\/26858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}