{"id":26676,"date":"2020-08-20T22:56:22","date_gmt":"2020-08-20T20:56:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26676"},"modified":"2020-08-20T22:56:22","modified_gmt":"2020-08-20T20:56:22","slug":"keshtu-duhej-te-rrezoheshin-diktaturat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26676","title":{"rendered":"K\u00cbSHTU DUHEJ T\u00cb RR\u00cbZOHESHIN DIKTATURAT!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"280\" height=\"230\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 280px) 100vw, 280px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Bjellorusi vazhdojn\u00eb protestat dhe demonstratat kund\u00ebr Presidentit Aleksand\u00ebr Lukashenko dhe pretendimeve t\u00eb tija se ai ka fituar zgjedhjet q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb at\u00eb vend m\u00eb 9 gusht. Protestuesit dhe v\u00ebrejt\u00ebsit e huaj thon\u00eb se zgjedhjet u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb manipulimesh dhe frik\u00ebsimesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtojn\u00eb se forcat e sigurimit dhe t\u00eb policis\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn forc\u00ebn dhe dhun\u00ebn kund\u00ebr demonstruesve paq\u00ebsor\u00eb.&nbsp; Shtetet e Bashkuara (t\u00eb cilat nuk kan\u00eb ambasador n\u00eb Minsk \u00e7\u2019prej vititi 2008) dhe Bashkimi Evropian, i cil\u00ebsuan zgjedhjet e 9 gushtit si jo t\u00eb lira dhe aspak t\u00eb drejta \u2013 zgjedhje t\u00eb cilat, Lukashenko pretendon se i fitoi me mbi 80% t\u00eb votave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare thon\u00eb se regjimi i Lukashenkos ka arrestuar mij\u00ebra protetsues nd\u00ebrsa po shtohen gjithnj\u00eb protestat kund\u00ebr regjimit t\u00eb tij. &nbsp;Si\u00e7 e kan\u00eb zakon gjithmon\u00eb diktator\u00ebt kur u ngushtohen pun\u00ebt &#8212; edhe Lukashenko, me k\u00ebt\u00eb rast, ngarkoi me faj p\u00ebr protestat kund\u00ebr tij, influencat e jashtme, provokues nga Evropa dhe nga opozita ruse. &nbsp;K\u00ebshtu raportojn\u00eb burime q\u00eb citojn\u00eb diktatorin bjellorus, Lukashenko, i cili p\u00ebr 26 vjet rresht e mban at\u00eb karrig\u00eb &#8212; jo me vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb popullit bjellorus &#8212; por me manipulime t\u00eb zgjedhjeve dhe i mb\u00ebshtetur nga regjimi i tij diktatorial, i cili konsiderohet si i fundit i till\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por k\u00ebsaj radhe, diktatori Lukashenko u p\u00ebrball me nj\u00eb kund\u00ebrshtare, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me nj\u00eb m\u00ebsuese e pa p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politike, e quajtur Svetlana Tikhanovska, e cila u fut n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr president, pothuaj n\u00eb minut\u00ebn e fundit, por q\u00eb si\u00e7 duket megjith\u00eb fushat\u00ebn e shkurt\u00ebr, ajo siguroi mb\u00ebshtetje t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb popull.&nbsp; Zyrtarisht, thuhet se Tikhanovska fitoi vet\u00ebm rreth 10% t\u00eb vot\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb bindi mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj, brenda vendit si edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull me zgjedhjet e 9 gushtit n\u00eb Bjellorusi. &nbsp;Se, sipas tyre ato ishin manipuluar tmer\u00ebsisht, n\u00eb favor t\u00eb diktatorit Lukashenko, i cili p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli qeveris\u00eb Bjellorusin\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb.&nbsp; Kandidatja e opozit\u00ebs, Zonja Tikhanovska, p\u00ebr arsye sigurimi dhe p\u00ebr arsye t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb iu ben\u00eb, u largua nga Atdheu dhe k\u00ebrkoi strehim n\u00eb Lituanin\u00eb fqinje.&nbsp; Ajo k\u00ebrkon dialog dhe q\u00eb autoritetet t\u2019i japin fund dhun\u00ebs kund\u00ebr protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se k\u00ebmb\u00ebngulin n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb drejta, t\u00eb mbikqyrura nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb tensionesh, Lukashenko, ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb tu jepet fund protestave kund\u00ebr tij n\u00eb kryeqytetin e vendit, Minsk, duke akuzuar opozit\u00ebn se po p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb pushtetin me forc\u00eb.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Bashkimi Evropian ka vendosur t\u00eb imponoj\u00eb sanksione ekonomike kund\u00ebr regjimit brutal t\u00eb Lukashenkos. &nbsp;Mediat citojn\u00eb Presidentin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Charles Michel t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se Bashkimi Evropian nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 9 gushtit n\u00eb Bjellorusi.<\/p>\n\n\n\n<p>Populli i Bjellorusis\u00eb me k\u00ebto protesta masive duket se ka shijuar frym\u00ebn e liris\u00eb dhe si p\u00ebrfundim, i jan\u00eb shtuar edhe shpresat p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimeve politike n\u00eb vend. &nbsp;Kandidatja opozitare p\u00ebr president, m\u00ebsuesja 37-vje\u00e7are Svetlana Tikhanovska n\u00eb nj\u00eb video mesazh nga Lituania, \u201cp\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb mu n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb then\u00eb se Presidenti Lukashenko, ka \u201chumbur gjith\u00eb legjitimitetin e tij n\u00eb syt\u00eb e popullit e t\u00eb bot\u00ebs\u201d, dhe i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Bashkimit Evropian q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb, \u201czgjimin e Bjellorusis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i sigurt se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb ofroj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtmjet\u00ebsoj\u00eb midis regjimit t\u00eb Lukashenkos dhe opozit\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga Svetlana Tikhanosvka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lukashenko \u00ebsht\u00eb shprehur se Presidenti i Rusis\u00eb Putin i ka premtuar ndihm\u00eb p\u00ebr regjimin e tij, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje nga jasht\u00eb, sipas tij.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Kandidatja e opozit\u00ebs bjelloruse&nbsp;<\/em><em>Svetlana Tikhanovskaya dhe Presidenti-Diktator Aleksan\u00ebr Lukashenko&#8211; dy alternativa krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Bjellorusis\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam i bindur se me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tyre, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt mund t\u00eb sjellin ndonj\u00eb zgjidhje pozitive t\u00eb pranueshme nga pal\u00ebt, t\u00eb gj\u00ebndjes s\u00eb tensionuar n\u00eb Bjellorusi, si p\u00ebrfundim i zgjedhjeve jo t\u00eb lira dhe t\u00eb manipuluara nga regjimi i Lukashenkos, me 9 gusht n\u00eb at\u00eb vend.&nbsp; Ironia q\u00eb duket si tallje e rastit \u00ebsht\u00eb se nj\u00ebri prej k\u00ebtyre \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; vendi kryesues aktual i OSBE-s\u00eb p\u00ebr vitin 2020 &#8212; Edi Rama i cili ofroi nd\u00ebrmjet\u00ebsim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pak m\u00eb par\u00eb ishte shprehur kund\u00ebr \u201cnd\u00ebrhyrjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb pun\u00ebt tona\u201d, jemi vend sovran, ka then\u00eb Z. Rama, me 22 vjet n\u00eb pushtet. Referenc\u00eb kjo ndaj diplomat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, si\u00e7 duket n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndaj ndonj\u00eb deklarate t\u00eb ambasadores amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;Ka mund\u00ebsi q\u00eb edhe Lukashenko, me 26 vjet n\u00eb pushtet, t\u00eb p\u00ebrgjigjet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shprehje ndaj \u00e7do propozimi p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 p\u00ebrfshir Kryeministrin Rama &#8212; midis tij dhe opozit\u00ebs bjelloruse.&nbsp; Nuk mund t\u00eb thuhet se Shqip\u00ebria dhe Kryeministri Rama&nbsp; jan\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjetsim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira (shiko zgjedhjet vendore 2019 n\u00eb Shqip\u00ebri)\u2014as p\u00ebr nd\u00ebrmjetsim midis pal\u00ebve politike n\u00eb konflikt, si p\u00ebrfundim i manipulimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Bjellorusi (kur merr parasysh konfliktet midis partive politike n\u00eb Tiran\u00eb). &nbsp;Q\u00eb t\u00eb jesh nd\u00ebrmjet\u00ebs duhet t\u00eb kesh kredibilitet!<\/p>\n\n\n\n<p>Analisti Veton Surroi, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb botuar sot n\u00eb Koha.net shkruan se <strong>\u201cShqip\u00ebria e mori kryesimin e OSBE-s\u00eb dhe po e kalon loj\u00ebn duke ikur nga topi\u201d, dhe p\u00ebrfundon anliz\u00ebn e tij duke then\u00eb se, \u201c<\/strong>Ndoshta, \u00e7udit\u00ebrisht, ky shans q\u00eb po humbet shtyn q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kuptoj\u00eb se ka nevoj\u00eb p\u00ebr pik\u00ebn e vet t\u00eb kthes\u00ebs.\u201d &nbsp;Ekzakt\u00ebrisht, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shkrim timin paralajm\u00ebrues n\u00eb lidhje me kryesin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb OSBE-s\u00eb, kam shprehur dyshimet \u2013 duke marr\u00eb parasysh vet situat\u00ebn e brend\u00ebshme politike n\u00eb vend \u2013 n\u00ebse, v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria ka, sidomos, besueshm\u00ebrin\u00eb e nevojshme n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe aft\u00ebsit\u00eb diplomatike, si kryetare e OSBE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar situata krizash si kjo aktuale n\u00eb Bjellorusi.<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-shqiperia-ne-nje-pozite-te-veshtire-diplomatike-a-eshte-ne-rrezik-kryesia-e-shqiperise-ne-osbe-per-vitin-2020\/\">https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-shqiperia-ne-nje-pozite-te-veshtire-diplomatike-a-eshte-ne-rrezik-kryesia-e-shqiperise-ne-osbe-per-vitin-2020\/<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se bjellorus\u00ebt, t\u00eb zhg\u00ebnyjer nga manipulimi i votave n\u00eb favor t\u00eb diktatorit Lukashenko dhe t\u00eb shokuar prej dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga regjimi i tij brutal kund\u00ebr protestuesve paq\u00ebsor\u00eb bjellorus\u00eb, njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb vend &#8212; ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u2014e kan\u00eb humbur frik\u00ebn nga regjimi diktatorial.&nbsp; Nuk kan\u00eb m\u00eb frik\u00eb as nga regjimi brutal i nj\u00eb diktatori, i llojit Lukashenko.&nbsp; Kjo mund t\u00eb jet\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb afatgjat\u00ebp\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Bjellorusi.&nbsp; Humbja e frik\u00ebs nga diktatura, nga nj\u00eb popull i shtypur p\u00ebr dekada, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efikase p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nj\u00eb diktature kudo qoft\u00eb, dhe nj\u00eb regjimi autoritar si ai i Lukashenkos dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur, p\u00ebrfundimisht, vullnetin e lir\u00eb t\u00eb popullit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duket se shumica e bjellorus\u00ebve, m\u00eb n\u00eb fund, e duan lirin\u00eb dhe jan\u00eb gati t\u00eb sakrifikojn\u00eb p\u00ebr \u2018t\u00eb dhe kan\u00eb si objektiv t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rr\u00ebzimin e regjimit diktatorial t\u00eb Lukashenkos.&nbsp; Jan\u00eb k\u00ebta dy element t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar diktaturat e cil\u00ebs do rrym\u00eb qofshin.&nbsp; Vet\u00ebm k\u00ebshtu rr\u00ebzohen diktaturat: gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut dhe duke dashur seriozisht lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut, pa dallim. &nbsp;Por, nga shumica edhe duhet pasur nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, ndryshe nga regjimi aktual.&nbsp; Asnj\u00eb diktator nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb fuqi, n\u00ebqoftse shumica e njer\u00ebzve v\u00ebrtet\u00eb besojn\u00eb, e \u00e7mojn\u00eb dhe e duan lirin\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb gats\u00ebsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojn\u00eb duke e mbrojtur at\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb diktatorit.&nbsp; Madje as me ndihm\u00ebn e fuqive t\u00eb jashtme nd\u00ebrkomb\u00ebtare mb\u00ebshtetse t\u00eb diktatorit nuk mund t\u00eb fitohet p\u00ebrball\u00eb vullnetit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>Protestat e qind\u00ebra mij\u00ebra bjellorus\u00ebve q\u00eb filluan para nj\u00eb jave n\u00eb Minsk m\u00eb kujtuan protestat anti-komuniste n\u00eb fund t\u00eb 1980-ave n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, ve\u00e7an\u00ebrisht protestat masive n\u00eb Prag\u00eb dhe n\u00eb Bukuresht.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, edhe Bjellorusia sot me k\u00ebto protesta masive, mund t\u00eb krahasohet deri diku me ngjarjet n\u00eb Evrop\u00ebn komuniste t\u00eb vitit 1989, sidomos p\u00ebr &nbsp;nga dinamikat shoq\u00ebrore dhe politike q\u00eb vihen n\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr regjimeve autoritare, n\u00eb raste t\u00eb tilla dhe nga protesta t\u00eb tilla masive, si ajo n\u00eb Minsk jav\u00ebn q\u00eb kaloi. &nbsp;Mjafton nj\u00eb proces, i cili ve n\u00eb veprim nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb masa t\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb tiran nga pushteti, nj\u00eb autoritar shpeshher\u00eb brutal \u2013 si Lukashenko.&nbsp; N\u00ebqoftse ka nj\u00eb krahasim midis suksesit t\u00eb protestave anti-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs lindore t\u00eb 1989-\u00ebs dhe protestave sot n\u00eb Bjellorusi, ai \u00ebsht\u00eb se duket q\u00eb&#8211; njer\u00ebzit v\u00ebrtet\u00eb e kan\u00eb humbur frik\u00ebn dhe mendojn\u00eb se &#8212; ia vlen t\u00eb protestohet kund\u00ebr diktatur\u00ebs, &nbsp;megjith rreziqet q\u00eb nj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb \u2013 por edhe t\u00eb shtyr\u00eb nga besimi se nj\u00eb protest\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr vendin e tyre. Filozofi, autori dhe gazetari francez, Albert Camus n\u00eb Librin e tij \u201cKryengritsi\u201d (The Rebel) ka pyetur: \u201cKush \u00ebsht\u00eb kryengrit\u00ebs\u201d? Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb vet ai ka then\u00eb se, \u201ckryengrit\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai i cili thot\u00eb Jo\u201d.&nbsp; \u00cbsht\u00eb pra kjo pika, kur zhduket frika tek njer\u00ebzit dhe kur i mbar\u00eb vendi i thot\u00eb Jo diktatur\u00ebs. \u00cbsht\u00eb at\u00ebher\u00eb kur bien tiran\u00ebt.&nbsp; K\u00ebshtu, pra rr\u00ebzohen diktaturat.&nbsp; Shumica e popullit t\u00eb Bjellorusis\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Jo, Lukashenkos por mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse, si p\u00ebrfundim, ai do t\u00eb heq dor\u00eb nga pushteti pa gjakderdhje.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb Bjellorusi vazhdojn\u00eb protestat dhe demonstratat kund\u00ebr Presidentit Aleksand\u00ebr Lukashenko dhe pretendimeve t\u00eb tija se ai ka fituar zgjedhjet q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb at\u00eb vend m\u00eb 9 gusht. Protestuesit dhe v\u00ebrejt\u00ebsit e huaj thon\u00eb se zgjedhjet u mbajt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb manipulimesh dhe frik\u00ebsimesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtojn\u00eb se forcat e sigurimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26676","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26676"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26676\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26677,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26676\/revisions\/26677"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}