{"id":26620,"date":"2020-08-17T11:23:12","date_gmt":"2020-08-17T09:23:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26620"},"modified":"2020-08-17T11:23:12","modified_gmt":"2020-08-17T09:23:12","slug":"indiferentizmi-i-shqiptareve-ndaj-nene-terezes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26620","title":{"rendered":"INDIFERENTIZMI I SHQIPTAR\u00cbVE NDAJ N\u00cbN\u00cb TEREZ\u00cbS!?"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"293\" height=\"240\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 293px) 100vw, 293px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb shkrova nj\u00eb artikull p\u00ebr shqiptaro-amerikanin Lek\u00eb Goj\u00e7aj i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Nju Jork, p\u00ebr t\u00eb kujtuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij prej bamir\u00ebsi, p\u00ebrfshir, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe nd\u00ebrtimin e disa shtatoreve t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;N\u00eb librin e tij, \u201cShtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d, Lek\u00eb Goj\u00e7aj flet p\u00ebr sponsorizimin (me v\u00ebllain e tij Pashkon) t\u00eb disa shtatoreve kushtuar Shenj\u00ebtresh\u00ebs Nen\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb Amerik\u00eb. &nbsp;K\u00ebt\u00eb, v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit Goj\u00e7aj e b\u00ebn\u00eb si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb bij\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Kombit Shqiptar, nj\u00eb bote t\u00eb dyshimt\u00eb e cila ende nuk e njihte origjin\u00ebn e saj shqiptare si duhej, ose e njihte bazuar n\u00eb keq identifikime dhe n\u00eb informacionin q\u00eb sot konsiderohet si \u201cfake news\u201d, q\u00eb p\u00ebrhapej nga sllav\u00ebt e jugut dhe t\u00eb armiq\u00ebve historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar. &nbsp;Nga libri nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e qart\u00eb se pse ata nuk nd\u00ebrtuan nj\u00eb shtatore kushtuar Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithk\u00ebt\u00eb, duhet then\u00eb prej fillimit, se Shqip\u00ebria v\u00ebrtet\u00eb e ka nderuar Nen\u00eb Terez\u00ebn me nj\u00eb dit\u00eb kushtuar asaj \u2013Dita e Nen\u00eb Terez\u00ebs \u2013 e shpallur fest\u00eb publike. &nbsp;Aeroporti i Tiran\u00ebs, mban emrin, Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Nen\u00eb Tereza, sheshi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Tiran\u00eb, quhet Sheshi N\u00ebn\u00eb Tereza dhe spitali m\u00eb i madh civil n\u00eb Tiran\u00eb mban gjithashtu emrin e saj.&nbsp; Prandaj ka gias\u00eb q\u00eb indiferentizmi ndaj statuj\u00ebs ose statujave t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb pa kujdesje, ose nj\u00eb braktisje e p\u00ebrgjegj\u00ebsive nga entet p\u00ebrkat\u00ebse qeveritare, q\u00eb shfaqet edhe ndaj shum\u00eb monumenteve historike t\u00eb personaliteteve t\u00eb tjera shqiptare (por jo ndaj monumenteve t\u00eb huajve n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka dy shtatore t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs t\u00eb sponsorizuara, me sa dij\u00eb un\u00eb, nga autoritetet shqiptare. &nbsp;Nj\u00ebra shtatore e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ishte vendosur, fillimisht, n\u00eb nj\u00eb skut\u00eb pran\u00eb universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe n\u00eb sheshin q\u00eb mban emrin e saj n\u00eb kryeqytetin shqiptar. &nbsp;Gjithmon\u00eb kur vizitoja Tiran\u00ebn, gjat\u00eb viteve, nuk hezitoja t\u00eb shkoja andej pran\u00eb universitetit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, \u201cgj\u00ebndjen e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Atdheun e saj\u201d, gj\u00ebndje e cila nuk ndryshonte, nga viti n\u00eb vit, ashtu e \u201cveshur\u201d me shkurret q\u00eb e rrethonin dhe nuk ndryshonte as p\u00ebr nga indiferentizmi i hap\u00ebt q\u00eb tregohej ndaj asaj shtatorjeje, q\u00eb ishte vendosur n\u00eb nj\u00eb skut\u00eb q\u00eb mezi shihej nga kalimtar\u00ebt, por n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. &nbsp;P\u00ebr t\u2019i ra shkurt bised\u00ebs, kishte edhe nj\u00eb p\u00ebrmendore tjet\u00ebr t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u2013 ajo q\u00eb ishte vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb aeroportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs. &nbsp;OK, busti q\u00eb ishte tek universiteti, i \u00e7\u2019vendosur prej atje \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb aeroportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; se dikujt nuk i p\u00eblqente ajo statuj\u00eb q\u00eb ishte vendosur aty m\u00eb par\u00eb. &nbsp;At\u00ebher\u00eb, ajo statuja gjigante e Nen\u00eb Terez\u00ebs q\u00eb dominonte hyrjen tek aeroporti Rinas (m\u00eb von\u00eb aeroporti N\u00ebn\u00eb Tereza), \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019vendosur prej aeroportit, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebshuar vendin statuj\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs q\u00eb ishte pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb, duke mos ditur \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb, statuja e aeroportit ishte hedhur n\u00eb nj\u00eb depo, s\u00eb bashku me disa statuja t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por saga e k\u00ebsaj statuje nuk mbaron k\u00ebtu. &nbsp;K\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebse e konfuzova lexuesin. Nuk di n\u00ebse e shpjegova si duhet deri k\u00ebtu, po q\u00ebndroni gjithnj\u00eb me mua, i dashur lexues?&nbsp; OK. Statuja q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Rinas nxirret m\u00eb n\u00eb fund nga depoja ku ishte hedhur dhe transportohet nga Tirana n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb, n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebve mbi liqenin e Pogradecit, ose liqenin e Ohrit, ku qendron edhe sot.&nbsp; E tani, kemi ardhur, pik\u00ebrisht, tek subjekti i k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 duket, t\u00eb frym\u00ebzuar nga dy shkrimet e fundit q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Nen\u00eb Terez\u00ebn: nga vler\u00ebsimi i librit t\u00eb Prof. G\u00ebzim Alpion mbi Nen\u00eb Terez\u00ebn, muajin e kaluar <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-nene-tereza-shenjteresha-dhe-kombi-i-saj-e-autorit-dr-gezim-alpion\/\">https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-nene-tereza-shenjteresha-dhe-kombi-i-saj-e-autorit-dr-gezim-alpion\/<\/a>, dhe nga shkrimi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb mbi librin e Lek\u00eb Goj\u00e7ajt p\u00ebr Shtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb, <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/nderroi-jete-leke-gojcaj-i-shtatoreve-te-perjetesis\">https:\/\/telegraf.al\/opinion\/nderroi-jete-leke-gojcaj-i-shtatoreve-te-perjetesis<\/a> &#8212; kan\u00eb nxitur lexuesit t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb komente dhe foto nga vendi ku \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebrmendorja e Nen\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb, pasi, than\u00eb ata, shpesh kalojn\u00eb nga kjo rrug\u00eb ku \u00ebsht\u00eb vendosur P\u00ebremendorja e Shenjt\u00ebresh\u00ebs shqiptare.&nbsp; Fotot flasin p\u00ebr nj\u00eb braktisje t\u00eb dukshme dhe munges\u00eb kujdesjeje nga entet qeveritare q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr monumente t\u00eb tilla t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfshir Kryeministrin\u00eb, Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, Bashkin\u00eb e Prenjasit, e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexuesit, q\u00eb kalojn\u00eb andej shpesh, jan\u00eb t\u00eb revoltuar se p\u00ebremendorja e N\u00ebn\u00eb Terezes e vendosur n\u00eb at\u00eb kryq\u00ebsim rrug\u00ebsh, madje as nuk identifikohet me emrin e saj, as edhe me ndonj\u00eb th\u00ebnje identifikuese t\u00eb saj. Sugjerim: \u201cGjithmon\u00eb, shpirt\u00ebrisht, jam e lidhur me urat\u00eb dhe dashni me popullin tem Shqiptar, sidomos n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u2026\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur N\u00ebn\u00eb Tereza si\u00e7 sugjeron edhe titulli i librit, \u201cE kam n\u00eb zem\u00ebr popullin tim Shqiptar\u201d, sipas biografit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, t\u00eb P\u00ebrndershmit Dom Lush Gjergjit.&nbsp; \u201cShum\u00eb luti Zotin q\u00eb paqja e Tij t\u00eb vij\u00eb n\u00eb zemrat tona, n\u00eb t\u00eb gjitha familjet tona dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, ka shkruar me nj\u00eb rast, N\u00ebn\u00eb Tereza, sipas Librit&nbsp; \u201cE kam n\u00eb Zem\u00ebr Popullin tem Shqiptar\u2014Bisedime me Sh\u00ebn Nen\u00ebn Tereze\u201d, t\u00eb Dom Lush Gjergjit. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-nene-tereza-e-kam-ne-zemer-popullin-tem-shqiptar\/\">https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-nene-tereza-e-kam-ne-zemer-popullin-tem-shqiptar\/<\/a> &nbsp;Aty qendron busti i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, i vendosur ku kryq\u00ebsohet rruga p\u00ebr n\u00eb kufi midis Maqedonis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 ashtu pa em\u00ebr dhe pa identitet. &nbsp;\u201cAty N\u00ebn\u00eb Tereza, vazhdon t\u00eb duket si nj\u00eb punonj\u00ebse trafiku. &nbsp;Dikush q\u00eb nuk e di kush \u00ebsht\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se ajo \u00ebsht\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, m\u00eb shkruan i zem\u00ebruar nj\u00eb lexues nga Shqip\u00ebria q\u00eb kalon andej shpeh dhe vazhdon: \u201cNuk ka em\u00ebr, bari \u00ebsht\u00eb i djegur e shpesh era hedh n\u00eb k\u00ebmbet e saj mbeturina e qese. &nbsp;E trisht\u00eb por e v\u00ebrtet\u00eb! &nbsp;Nuk di, nuk di ta shpjegoj. &nbsp;Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ruajm\u00eb monumente t\u00eb emrave q\u00eb nuk njohim apo q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230;nuk dim\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb ato q\u00eb realisht e lart\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d, shkruan lexuesi, me t\u00eb drejt\u00eb i acaruar p\u00ebr ato q\u00eb ka par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas rrug\u00ebtarve, statuja e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur pran\u00eb rrug\u00ebs majtas q\u00eb t\u00eb drejton p\u00ebr n\u00eb kufirin Shqip\u00ebri Maqedoni e Veriut, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Pogradec e m\u00eb tej n\u00eb kufirin me Greqin\u00eb duhet t\u00eb mar\u00ebsh drejt, shkruajn\u00eb lexuesit.&nbsp; K\u00ebtu ngrihet, sipas tyre, busti i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs q\u00eb duket sikur i jep bekimin e saj kujdo q\u00eb kalon aty. &nbsp;Ata e p\u00ebrshkruajn\u00eb shtatoren aty, t\u00eb rrethuar vet\u00ebm nga nj\u00eb bar i that\u00eb e disa bim\u00eb shkure, mbeturinat jan\u00eb hedhur sa andej ketej. \u201cE trisht\u00eb, por e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, shprehet lexuesi, duke shtuar se, \u201cNuk besoj se kjo gj\u00eb ndodh n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; \u00c7do vend tjet\u00ebr do krenohej me k\u00ebt\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk ka ngurruar kurr\u00eb t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka gjak shqiptari!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrtet\u00eb e trisht\u00eb gj\u00ebndja e shtatores s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb. &nbsp;Qendron atz, e braktisur nga entet e kultur\u00ebs shqiptare, pa em\u00ebr e pa identitet! Si e huaj, megjith\u00ebse n\u00eb vend t\u00eb vet!&nbsp; Trishtues \u00ebsht\u00eb indiferentizmi dhe mos kujdesi p\u00ebr monumente t\u00eb tilla komb\u00ebtare, an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert, se megjith\u00ebse trishtohemi kur shohim monumentin e Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje, p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe monumente t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk trajtohen shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ai i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb indiferentiz\u00ebm ndaj personaliteteve shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza dhe p\u00ebr mos kujdesje ndaj kultur\u00ebs dhe personave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb identitetin dhe historin\u00eb e Kombit Shqiptar, dikush duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb nivel qendror, qoft\u00eb at\u00eb vendor. &nbsp;T\u00eb pak\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por edhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pastruar vendin p\u00ebr rreth p\u00ebrmendores, q\u00eb sipas fotografive bashkangjitur k\u00ebtij artikulli t\u00eb marra nga vendi, para 4-5 dit\u00ebsh, statuja duket krejt\u00ebsisht e braktisur, pran\u00eb nj\u00eb rruge q\u00eb t\u00ebrheq turist\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj. Nga fotot, nuk m\u00eb duket nj\u00eb pamje q\u00eb i jep nder Shqip\u00ebris\u00eb dhe as nuk nderon shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jemi dhe aq m\u00eb pak N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb si\u00e7 u shpreh edhe nj\u00eb lexues, q\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr do t\u00eb ishte krenar ta kishte.<\/p>\n\n\n\n<p>Jeta n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ishte nj\u00eb jet\u00eb sakrificash t\u00eb m\u00ebdha, pa buj\u00eb e n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb.&nbsp; Ndaj edhe n\u00ebse fondet p\u00ebr lule apo germa bronzi mungojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb(!!!) emri i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs mund t\u00eb shkruhet edhe me nj\u00eb grusht gurr\u00ebsh t\u00eb mbledhur, aty pran\u00eb, n\u00eb zallin e liqenit.&nbsp; E kjo nuk do k\u00ebrkonte asnj\u00eb shpenzim -ve\u00e7 zemr\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb, dashuris\u00eb e nj\u00eb vullneti t\u00eb mir\u00eb.&nbsp; N\u00eb kryq\u00ebzim t\u00eb kufijve, ajo qendron shum\u00eb bukur aty, por pakkush nga t\u00eb huajt apo edhe t\u00eb tjer\u00eb e din\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb. N\u00eb minimumin, vendosja e emrit p\u00ebr ta identifikuar Nen\u00eb Terez\u00ebn \u00ebsht\u00eb detyrim, \u00ebsht\u00eb respekt p\u00ebr veten por edhe p\u00ebr misionin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, nj\u00eb mision fisnik q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb shkrova nj\u00eb artikull p\u00ebr shqiptaro-amerikanin Lek\u00eb Goj\u00e7aj i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Nju Jork, p\u00ebr t\u00eb kujtuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij prej bamir\u00ebsi, p\u00ebrfshir, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe nd\u00ebrtimin e disa shtatoreve t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb Shtetet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26620"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26621,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26620\/revisions\/26621"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}