{"id":26589,"date":"2020-08-15T12:08:40","date_gmt":"2020-08-15T10:08:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26589"},"modified":"2020-08-15T12:10:24","modified_gmt":"2020-08-15T10:10:24","slug":"historiku-i-partive-politike-shqiptare-ne-zgjedhjet-parlamentare-te-malit-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26589","title":{"rendered":"HISTORIKU I PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE N\u00cb ZGJEDHJET         PARLAMENTARE T\u00cb MALIT T\u00cb ZI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"604\" height=\"453\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-5617\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim.jpg 604w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 604px) 100vw, 604px\" \/><figcaption>Nga nje tubim elektoral i viteve t\u00eb fillimit e sistemit shumepartiak<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>QANI\u00a0 OSMANI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Partit\u00eb politike shqiptare edhe pse t\u00eb vet\u00ebdijshme se ligji zgjedhor q\u00eb nga zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Mal t\u00eb Zi (9 dhjetor 1990) e deri m\u00eb sot n\u00eb praktik\u00eb ka ndryshuar disa her\u00eb var\u00ebsisht nga rrethanat shoq\u00ebrore dhe interesave t\u00eb pushtetit. N\u00eb rastin konkret, n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb pavolitshme kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00ebt, si e vetmja popullsi josllave, ku ende nuk kan\u00eb arritur t\u00eb realizojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin autentik t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare, subjektet politike shqiptare garuan n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zgjedhjet e para parlamentare u mbajt\u00ebn m\u00eb 9 dhjetor t\u00eb vitit 1990, sipas sistemit t\u00eb shumic\u00ebs, ku e definonte t\u00ebr\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi me 20 nj\u00ebsi zgjedhore, mandatet u p\u00ebrcaktuan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb formul\u00ebs \u00eb D\u2019ontonit. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje mor\u00ebn pjes\u00eb edhe shqiptar\u00ebt me subjektin e vet\u00ebm t\u00eb tyre politik \u2013 LD n\u00eb MZ-i edhe at\u00eb jo si subjekt i vet\u00ebm por n\u00eb koalicion me partin\u00eb e boshnjak\u00ebve-SDA dhe s\u00eb bashku arrit\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb 11 mandate, 4 prej t\u00eb cilave i takuan LD n\u00eb MZ-i. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet cekur gjithsesi se fillimisht parlamenti i Malit t\u00eb Zi ka pasur 125 deputet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb zgjedhjet e dyta t\u00eb parakohshme t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn m\u00eb 20 dhjetor t\u00eb vitit 1992, sipas sistemit proporcional ku i t\u00ebr\u00eb territori i Malit t\u00eb Zi definohet si nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore, ku \u00e7do subjekt politik p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb parlament duhej paraprakisht t\u00eb siguronte 4% t\u00eb votive t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb elektoratit t\u00eb dale n\u00eb votime. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb ishin pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb k\u00ebtu trajtohen si pakica komb\u00ebtare nga shkaku se nuk pat\u00ebn elektorat t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur pragun e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb parti parlamentare. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb parakohshme shqiptar\u00ebt k\u00ebsaj radhe dol\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje, me po t\u00eb nj\u00ebjtin subjekt politik -LD n\u00eb MZ, por edhe pse fituan 11 508 vota(3.96%) nuk e arrit\u00ebn censusin prej 4% sepse iu munguan 115 vota dhe mbet\u00ebn jasht\u00eb parlamentit.P\u00ebr k\u00ebto zgjedhje me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ceket se u mbajt\u00ebn nj\u00eb gjysm\u00eb viti pas formimit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Jugosllave, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia dhe Mali Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zgjedhjet e treta parlamentare, t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn m\u00eb 3 n\u00ebntor 1996, dallonin duksh\u00ebm nga t\u00eb m\u00ebparshmet ngase tani territori i Malit t\u00eb Zi nuk ishte nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore, por ai ndahej n\u00eb 14<\/p>\n\n\n\n<p>nj\u00ebsi zgjedhore. Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri partia n\u00eb pushtet (DPS) sepse n\u00eb saje t\u00eb gjendjes ekzistuese frikohej se do t\u2019i humbte zgjedhjet, andaj ia p\u00ebrshtati vetes ligjin zgjedhor. N\u00eb krahasim me zgjedhjet e m\u00ebparshme, ky ligj e eliminonte sistemin proporcional, duke i<\/p>\n\n\n\n<p>eliminuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb partit\u00eb e vogla. Se ky ligj zgjedhor avanconte partin\u00eb n\u00eb pushtet (DPS) d\u00ebshmon e dh\u00ebna se edhe pse fitoi 51% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb votave, ajo mori 63% t\u00eb mandateve n\u00eb parlament (45 deputet\u00eb), duke p\u00ebrvet\u00ebsuar 39 000 vota t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ligji zgjedhor i vitit 1996, p\u00ebr shqiptar\u00ebt paraqiti nj\u00eb risi, sepse n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtij ligji zgjedhor mund\u00ebsohej p\u00ebrfaq\u00ebsimi i tyre n\u00eb parlamentin malazez. K\u00ebshtu nga gjithsej 14 nj\u00ebsi zgjedhore, p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishin rezervuar dy, q\u00eb s\u00eb bashku jepnin kat\u00ebr deputet\u00eb. E para p\u00ebrfshinte territorin e komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe Kraj\u00ebn, e dyta territorin e Mal\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto dy nj\u00ebsi zgjedhore, partit\u00eb politike shqiptare (LDMZ, UDSH) fituan gjithsej 9138 vota duke siguruar 4 deputet\u00eb, nga dy secili subjekt politik, edhe at\u00eb LD n\u00eb MZ arriti t\u00eb fitoj\u00eb 5289 vota, derisa UDSH-ja arriti t\u00eb fitoj\u00eb 3849 vota.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas ndarjes s\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pushtet (DPS) n\u00eb dy pjes\u00eb dhe ngjarjeve q\u00eb u zhvilluan pas zgjedhjeve presedenciale q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1997, m\u00eb 31 maj t\u00eb vitit 1998 u mbajt\u00ebn zgjedhjet e kat\u00ebrta parlamentare. P\u00ebr dallim nga zgjedhjet e m\u00ebparshme kemi rikthim n\u00eb sistemin zgjedhor proporcional, ku Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy nj\u00ebsi zgjedhore, ku n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e dyt\u00eb zgjidhen 5 deputet\u00eb nga radh\u00ebt e pakic\u00ebs nacionale shqiptare sipas parimit t\u00eb aksionit afirmativ. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebsaj here u gjet kompromisi q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb 59 qendra votimi ku jeton popullsia shqiptare si popullsi autoktone n\u00eb pes\u00eb komuna t\u00eb Malit t\u00eb Zi (Ulqin, Tivar, Plav\u00eb, Podgoric\u00eb dhe Rozhaj\u00eb). Ky ligj zgjedhor sjell po ashtu edhe nj\u00eb risi, sepse p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb parlament subjekteve politike iu zvog\u00eblohet censusi nga 4% n\u00eb 3% t\u00eb votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje garuan edhe partit\u00eb politike shqiptare, ku arrit\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb k\u00ebto rezultate: LD n\u00eb MZ arriti t\u00eb fitoj\u00eb 5425 vota (nj\u00eb mandat) dhe UDSH-ja 3529 (nj\u00eb mandat).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zgjedhjet e pesta t\u00eb radh\u00ebs u mbajt\u00ebn m\u00eb 22 prill t\u00eb vitit 2001. Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ceket \u00ebsht\u00eb edhe fakti se pas k\u00ebtyre zgjedhjeve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndodhi q\u00eb asnj\u00eb struktur\u00eb politike nuk arriti q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shumic\u00ebn parlamentare n\u00eb parlamentin e Malit t\u00eb Zi. Derisa Qeverin\u00eb e mb\u00ebshteti Lidhja Liberale e Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje parlamentare popullata shqiptare e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga partit\u00eb politike shqiptare arrit\u00ebn q\u00eb n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi t\u00eb sigurojn\u00eb dy mandate n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtyre rezultateve: LD n\u00eb MZ fitoi 3570 vota (nj\u00eb mandat) dhe UDSH-ja e cila fitoi 4232 vota (nj\u00eb mandat).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Beogradit, ku u deklarua q\u00eb me referendum qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi t\u00eb vendosin mbi statusin juridiko-politik t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Lidhja Liberale e Malit t\u00eb Zi ia shkurtoi p\u00ebrkrahjen Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme dhe zgjedhjet e gjashta t\u00eb radh\u00ebs u mbajt\u00ebn m\u00eb 20 tetor t\u00eb vitit 2002. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristike p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 stabilizimit politik, nuk ndodhi asgj\u00eb e re n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e pakicave nacionale, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebsaj radhe u p\u00ebrfaq\u00ebsuan vet\u00ebm nga pakica nacionale shqiptare t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebsaj radhe garuan me koalicione. K\u00ebshtu q\u00eb Koalicioni Demokratik <strong>\u201cShqiptar\u00ebt Bashk\u00eb\u201d<\/strong> (UDSH, LDMZ, PPD) arrit\u00ebn t\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>fitojn\u00eb 8498 vota dhe siguruan dy mandate n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zgjedhjet e para q\u00eb u mbajt\u00ebn pas referendumit, i cili u mbajt m\u00eb 21 maj t\u00eb vitit 2006, me t\u00eb cilin Mali i Zi e riktheu pavar\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore, u mbajt\u00ebn n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2006. Ajo q\u00eb esht\u00eb karakteristike p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi i pakicave nacionale u b\u00eb n\u00eb saje t\u00eb shum\u00eb listave. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e parlamentit tanim\u00eb p\u00ebrve\u00e7 shqiptar\u00ebve kemi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakicave nacionale serbe, boshnjake, derisa partia q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte<\/p>\n\n\n\n<p>pakic\u00ebn nacionale kroate hyri n\u00eb koalicion parazgjedhor me DPS-n\u00eb dhe n\u00eb fund i takoi nj\u00eb mandat n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje parlamentare, q\u00eb ishin t\u00eb shtatat me radh\u00eb, garuan edhe Partit\u00eb politike shqiptare, si vijon: LD n\u00eb MZ e cila arriti t\u00eb fitoj\u00eb 4373 vota (nj\u00eb mandat). UDSH-ja arriti t\u00eb fitoj\u00eb 3692 vota (nj\u00eb mandat) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) e cila fitoi 2656 vota (nj\u00eb mandat). Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fakti se ASH arriti q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet parti parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb zgjedhjet parlamentare, t\u00eb cilat ishin t\u00eb tetat me radh\u00eb, partit\u00eb politike shqiptare t\u00eb cilat garuan n\u00eb k\u00ebto zgjedhje arrit\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb kat\u00ebr deputet\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb viteve 1990 dhe 1996. Si p\u00ebr zgjedhjet e kaluara, edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje vlente ligji q\u00eb n\u00eb qendrat e votimit q\u00eb jan\u00eb me shumic\u00eb me popullsi shqiptare do t\u00eb japin 5 deputet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb garojn\u00eb t\u00eb gjitha subjektet politike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Duke marr\u00eb parasysh p\u00ebrvoj\u00ebn e kaluar si dhe dep\u00ebrtimin e DPS-s\u00eb n\u00eb trupin zgjedhor shqiptar, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme u b\u00ebn\u00eb disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr formimin e nj\u00eb koalicioni t\u00eb madh t\u00eb partive politike shqiptare. Por nj\u00eb ide e till\u00eb, e cila u mir\u00ebprit nga opinioni i gjer\u00eb shqiptar si n\u00eb vend ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb, d\u00ebshtoi sepse dol\u00ebn n\u00eb pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e s\u00ebmura lideriste t\u00eb disa lider\u00ebve partiak\u00eb. Dhe mosrealizimi i nj\u00eb koalicioni t\u00eb till\u00eb n\u00eb mes partive politike shqiptare b\u00ebri q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dalin n\u00eb zgjedhjet parlamentare me pes\u00eb lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej n\u00eb nivel t\u00eb Malit t\u00eb Zi. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, partit\u00eb politike shqiptare arrit\u00ebn k\u00ebto rezultate: UDSH-ja fitoi 4747 vota (1 deputet), FORCA 2939 vota (1 deputet), Lista Shqiptare (LDMZ-ASH) 2898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar \u201cPerspektiva\u201d 2619 vota (1 deputet). Befasia e k\u00ebtyre zgjedhjeve ishte rezultati i FORC\u00cbS pasi arriti t\u00eb b\u00ebhet parti parlamentare. Pra, mund t\u00eb themi se shqiptar\u00ebt, nga pes\u00eb deputet\u00eb, q\u00eb iu mund\u00ebsonte \u201cnj\u00ebsia e ve\u00e7ant\u00eb\u201c zgjedhore, fituan kat\u00ebr deputet\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb e fitoj koalicioni qeveritar n\u00eb krye me DPS-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb zgjedhjet e parafundit parlamentare t\u00eb vitit 2012, partit\u00eb politike shqiptare t\u00eb asaj kohe garonin t\u00eb ndara n\u00eb 4 lista. Pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ishin: Aleanca Rinore e Shqiptar\u00ebve, UDSH, Koalicioni shqiptar (LDMZ, PD, ASH), si dhe koalicioni Forca p\u00ebr Bashkim (Genci<\/p>\n\n\n\n<p>Nimanbegu, Vasel Sinishtaj, Zana Sarvan). Sa u p\u00ebrket votave p\u00ebr secilin nga k\u00ebto lista situata ishte e till\u00eb: Aleanca Rinore Shqiptare fitoi 531 vota, UDSH-ja 2848 vota, Koalicioni Shqiptar (LDMZ, PD, ASH) 3824 vota (1 deputet) dhe Forca p\u00ebr Bashkim 5244 vota (1 deputet). Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna shihet qart\u00eb se t\u00eb gjitha subjektet dhe koalicionet shqiptare asokohe fitonin 12477 vota dhe arrit\u00ebn t\u00eb fitonin vet\u00ebm dy mandate (deputet\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn 16 tetor t\u00eb vitit 2016 partit\u00eb politike shqiptare garuan t\u00eb ndara n\u00eb tre koalicione. Listat t\u00eb cil\u00ebt garuan ishin \u201cShqiptar\u00ebt t\u00eb Vendosur\u201d, i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptar\u00ebve dhe Alternativa Shqiptare q\u00eb kryesohej nga Genci Nimanbegu si dhe koalicioni \u201cMe nj\u00eb q\u00ebllim\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe L\u00ebvizja Qytetare \u201cPerspektiva\u201d q\u00eb kryesohej nga Gzim Hajdinaga. Dhe lista e tret\u00eb shqiptare e quajtur \u201cLidhja Demokratike e Shqiptar\u00ebve\u201d q\u00eb p\u00ebrfshinte deg\u00ebn e LD n\u00eb MZ t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, Rozhaj\u00ebs dhe Plav-Gucis\u00eb dhe kryesohej nga Nikoll\u00eb Camaj. Koalicioni \u201cShqiptar\u00ebt e Vendosur\u201d arriti t\u00eb fitoj 4854 vota duke e nxjerr\u00eb nj\u00eb mandate, nd\u00ebrsa koalicioni \u201c Me nj\u00eb Q\u00ebllim\u201d edhe pse pati 3394 nuk arriti dot mandatin nd\u00ebrsa lista e tret\u00eb \u00e7oi d\u00ebm 1542 vota. Ajo q\u00eb u vu re n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ishte fakti se votat e dh\u00ebna p\u00ebr partite politike shqiptare kishin r\u00ebnje nga 12477 n\u00eb 9790.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Si p\u00ebrfundim mund t\u00eb themi se skena politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb ndryshime, e po ashtu edhe ligji zgjedhor. <strong><em>\u201cShqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb zon\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb zgjedhore e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vendvotimet shqiptare, ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm partit\u00eb nacionale shqiptare\u201d,<\/em><\/strong> sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim autentik, konform standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb vlen edhe p\u00ebr popujt t\u00eb tjer\u00eb pakic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga QANI\u00a0 OSMANI &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Partit\u00eb politike shqiptare edhe pse t\u00eb vet\u00ebdijshme se ligji zgjedhor q\u00eb nga zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Mal t\u00eb Zi (9 dhjetor 1990) e deri m\u00eb sot n\u00eb praktik\u00eb ka ndryshuar disa her\u00eb var\u00ebsisht nga rrethanat shoq\u00ebrore dhe interesave t\u00eb pushtetit. N\u00eb rastin konkret, n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb pavolitshme kan\u00eb qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5617,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26589"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26591,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26589\/revisions\/26591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}