{"id":26574,"date":"2020-08-14T11:16:49","date_gmt":"2020-08-14T09:16:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26574"},"modified":"2020-08-14T11:18:40","modified_gmt":"2020-08-14T09:18:40","slug":"at-gjergj-fishta-poeti-kombetar-me-rastin-e-80-vjetorit-te-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26574","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA, POETI KOMB\u00cbTAR (Me rastin e 80 vjetorit t\u00eb vdekjes)"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6162\" width=\"483\" height=\"748\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 483px) 100vw, 483px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At Gjergj Fishta vdiq m\u00eb 30 dhjetor 1940 n\u00eb Shkod\u00ebr. Ceremonit\u00eb iu b\u00ebn\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Gjuhadollit n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e autoritet\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta fetare dhe politike t\u00eb koh\u00ebs. Mesh\u00ebn e p\u00ebrmotshme e mbajti Imzot Gasp\u00ebr Thaqi, arqipeshkvi i Shkodr\u00ebs. Shtypi i koh\u00ebs e pasqyroi t\u00ebr\u00eb vdekjen e tij. Jehon\u00eb vdekjes s\u00eb tij krahas &nbsp;shtypit fetar dhe jo fetar n\u00eb Shqip\u00ebri i dha dhe shtypi bot\u00ebror, sidomos ai italian, sepse personaliteti i Gjergj Fisht\u00ebs i kishte kaluar kufijt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb. Impresionues ishte edhe fjalimi i <strong>Aleksand\u00ebr Xhuvanit<\/strong> n\u00eb varrimin e tij, i cili&nbsp; theksoi: Si Vetim\u00eb u p\u00ebrhap\u00eb an \u2018e kand t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lajmi i idh\u00ebt i vdekjes s\u00eb poetit t\u2019on\u00eb komb\u00ebtar At Fisht\u00ebs dhe e mahnitun mbetet sot mbar\u00eb bota shqiptare, tue&nbsp; kujtue emnin zamadh t\u2019autorit t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb q\u00eb ka k\u00ebndue, si dikur Omeri, burrnin e bes\u00ebn e fisit t\u2019on\u00eb, q\u00eb ka ndez\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebvet, si dikur Tirteu i&nbsp; vjet\u00ebsis\u00eb. E me t\u00eb drejt\u00eb i kan\u00eb than\u00eb Fisht\u00ebs Tirteu i Shqip\u00ebris\u00eb, se, sikurse ai me elegjit\u2019 e tij ndezi zemrat e Spartan\u00ebvet p\u00ebr luft\u00eb, njashtu edhe epopeja e Lahut\u00ebs, odet edhe elegjit \u2018 e Mrrizit t\u00eb Zanave e t\u00eb poezivet t\u00eb tjera kan\u00eb mbjell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb djelmnis\u00eb s\u2019on\u00eb dashunin\u2019 e pamas\u00eb p\u00ebr truellin e t\u00eb par\u00ebvet dhe p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare. Nji k\u00ebto dy ideale, Atdhedasht\u00ebnija dhe ruejtja e gjuh\u00ebs si drit\u00ebn e synit, lavrimi dhe p\u00ebrparimi i saj kan\u00eb qen\u00eb polet, rreth s\u00eb cil\u00ebvet shtrihej gjith\u00eb vepra e \u00e7mueshme e Fisht\u00ebs. E s\u2019ka kush tjet\u00ebr ve\u00e7 neve arsimtar\u00ebvet q\u00eb kemi pas\u00eb e kemi n\u00ebp\u00ebr duer edhe ua kemi m\u00ebsue nxan\u00ebsvet poezit e tij, q\u00eb e \u00e7mon ma mir\u00eb vepr\u00ebn zamadhe t\u00eb Fisht\u00ebs, e cila si nji far i math drit\u00ebdhan\u00ebs ka ndri\u00e7ue mendjen e djelm\u00ebnis\u00eb s\u2019on\u00eb, si nji Ungjill shk\u00ebndimath morali ka zbut\u00eb e ka edukue zemr\u00ebn e saj. Nuk ka qen\u00eb pra Fishta p\u00ebr ne vet\u00ebm nji poet komb\u00ebtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nj\u00eb edukator i rinis\u00eb s\u2019on\u00eb. Nuk kan\u00eb m\u00ebsue e shijue nxan\u00ebsit e shkollavet t\u2019ona vet\u00ebm artin e tij poetik, bukurin e harmonin e vargut, rrjedhshmin\u00eb e dlirsin e stilit e t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb asht nj\u00eb thesar i pashterun frazelogjije t\u00eb kulluet, por kan\u00eb thith\u00eb prej vepr\u00ebs s\u00eb tij, si nj\u00eb nektar t\u00eb hyjnuesh\u00ebm t\u00eb blet\u00ebs&nbsp; attike, idealet ma t\u00eb nalta t\u00eb njer\u00ebzimit: urtin\u00eb, burrnin\u00eb, bes\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb e dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb bukurit, t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk jam un\u00eb, o burra, i prem\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb&nbsp; thuri imne p\u00ebr vepr\u00ebn ladvimadhe t\u00eb At Fisht\u00ebs. Asht historija, q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zbukurue faqet e saj me emnin zamadh t\u00eb tij,&nbsp; asht let\u00ebrsia e jon\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mburret p\u00ebr veprat e tij grat-plota e t\u00eb pavdeksh\u00ebme; jan\u00eb Zanat e malevet t\u2019ona, q\u00eb ai ua p\u00ebrcillte vallet me lahut\u00ebn e tij, q\u00eb kan\u00eb me k\u00ebndue me katrime kumbimranda deri te froni i Empirit, vepr\u00ebn e kangatorit Za-amb\u00ebl t\u00eb tyne; asht djelm\u00ebnija shqiptare, q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019 u ushqye e p\u00ebr t\u2019u vadit\u00eb me man\u00ebn hyjnore t\u00eb tij; s\u00eb mramit &nbsp;asht Shqipnija mbar\u00eb,&nbsp; Geg\u00eb e Tosk\u00eb, malsi e qyteta, q\u00eb do t\u00eb kujtojn\u00eb, deri sa t\u00eb ndris\u00eb e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb saj, q\u00eb e deshi, e lavdoi dhe e nderoi p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na t\u00eb gjith\u00eb ladvimtar\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij, shok\u00eb e nxan\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb pik\u00eblluem e t\u00eb mall\u00ebngjyem thell\u00eb, kah kujtojm\u00eb veprat e tij, fjal\u00ebt e amb\u00ebla e plot atdhedasht\u00ebni e k\u00ebshillat e tij, &nbsp;le t\u2019i lutemi Fuqimadhit Per\u00ebndi, q\u00eb t\u2019i caktoj\u00eb pran\u00eb fronit nji vend t\u00eb merituesh\u00ebm, si n\u00eb ket dhe, prej kah t\u00eb vijoj\u00eb me iu lut\u00eb p\u00ebr lumnin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me qen\u00ebse, &nbsp;Fishta ka qen\u00eb&nbsp; antar i rregullt i Akademis\u00eb Italiane t\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve, Kryetari i asaj Akademi, Luigj Federzoni, me rastin e vdekjes i d\u00ebrgon telegram ngush\u00ebllimi Ernest Koliqit, Ministrit t\u00eb Arsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin, nd\u00ebr t\u00eb tjerat thuhet:&nbsp; se me ndamjen nga jeta t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cAkademia e tyre humbi nji nd\u00ebr pjestar\u00ebt e vet m\u00eb t\u00eb shk\u00ebqyesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, <strong>Karl Gurakuqi<\/strong> shprehet: \u201c Ky hyll i shk\u00eblqyesh\u00ebm u k\u00ebput prej qiellit shqiptar, ky njeri i madh u nda nga mesi i yn\u00eb, por Ai nuk do t\u00eb harrohet kurr prej shqiptar\u00ebvet;&nbsp; Shqipnia do t\u2019a kujtoj\u00eb me mir\u00ebnjoft\u00ebsi, vorri i tij do t\u00eb bahet vend shtegtimi; rinia do t\u2019a ket si shembull atdhetaria, si udh\u00ebheq\u00ebs n\u2019idealet komb\u00ebtare, fytyr\u00ebn e tij do t\u2019a thadroj\u00eb n\u00eb mermer dhe emnin e tij do t\u2019a p\u00ebrjet\u00ebsoj n\u00eb sheshet e qytetevet me p\u00ebrmendore, p\u00ebr t\u2019u lan\u00eb kujtim brezavet t\u00eb ardh\u00ebm. K\u00ebto ia ka p\u00ebr detyr\u00eb Shqipnia, t\u00eb cil\u00ebn Ai e deshti aq fort sa qe gjall e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkrini krejt jet\u00ebn e vet. Shqip\u00ebria qe ideali i tij, p\u00ebr te punoi, p\u00ebr t\u00eb vuajti e me emnin e saj n\u00eb goj\u00eb dha frym\u00ebn e fundit. P\u00ebr t\u00eb pat k\u00ebndua:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dersa t\u2019 muendem me ligjrue<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E sa gjall me frym\u2019 un jam.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurr, Shqipni, s\u2019kam me t\u2019harrue<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u2019vorr me t\u2019 p\u00ebrmend\u2019 kam! \u201c.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tutje Gurakuqi, thot\u00eb: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se sot mburret&nbsp; Italia p\u00ebr nj\u00eb Dante Alighieri dhe Francesco Petrarca, n\u00eb qoftt\u00eb se krenohet Albiona plak\u00eb&nbsp; p\u00ebr nj\u00eb Milton e Schakespeare, Gjeman\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb&nbsp; Goethe e Schiller, Francez\u00ebt p\u00ebr Corncille e Racine; at\u00ebher\u00eb Fishta \u00ebsht\u00eb krenaria e Kombit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjenia m\u00eb e nalt\u00eb e fisit arbnuer, \u00ebsht\u00eb pjella m\u00eb fisnike e m\u00eb e bukur e tok\u00ebs s\u00eb par\u00ebvt ton\u00eb&#8230; F\u00ebtyra e tij rrall p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit, emni i tij do t\u00eb shkruhet me germa ari n\u00eb historin\u00eb e Rilindjes son\u00eb, vepra e tij \u00ebsht\u00eb monument i shekujvet t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At Gjergj Fishta ( 23 tetor 1871-30 dhjetor 1940) \u00ebsht\u00eb poeti komb\u00ebtar, dramaturg, prozator, estet, publicist, pedagog, klerik dhe politikan.&nbsp; Lindi m\u00eb 23 tetor 1871, n\u00eb fshatin Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs, n\u00eb paralagje t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ndoqi shkollat fran\u00e7eskane n\u00eb Troshan dhe Shkod\u00ebr. M\u00eb 1886 u d\u00ebrgua nga fran\u00e7eskan\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb \u2013 Sutjesk\u00eb, Livno dhe Kreshev\u00eb, ku studioi telogji, filozofi dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja, sidomos latinishten, italishten dhe kroatishten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 1894 u shugurua prift dhe u pranua n\u00eb Urdh\u00ebrin fran\u00e7eskan. Po at\u00eb vit u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe filloi pun\u00ebn si m\u00ebsues n\u00eb Kolegjin fran\u00e7eskan n\u00eb Troshan e m\u00eb pas si famulltar n\u00eb fshatin Gomsiqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fishta u em\u00ebrua n\u00eb vitin 1902 drejtor i Gjimnazit fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr, i cili qysh prej themelimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 1861 drejtohej nga t\u00eb huajt. Me ardhjen p\u00ebr drejtor, Fishta n\u00eb shkoll\u00eb b\u00ebri shtiemen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb m\u00ebsimi. Pra, z\u00ebvend\u00ebsoi italishten me shqipen, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si gjuh\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebn drejtimin e tij shkolla mori nj\u00eb hov t\u00eb ri -Shkolla e Pat\u00ebr Gjergjit \u2013 k\u00ebshtu e quajshin shkodran\u00ebt. Ajo u b\u00eb qendra e atdhetar\u00ebve, ku n\u00eb mbr\u00ebmje mbledhshin rinia e qytetit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla e m\u00ebsime nga goja e Mjeshtrit t\u2019 ides\u00eb komb\u00ebtare Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb kontribut jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh &nbsp;Fishta e dha si Kryetar i Komisionit p\u00ebr hartimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kongresin e Manastirit (Bitoli i Sot\u00ebm-Maqdonia e Veriut) , m\u00eb 1908.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">R\u00ebnd\u00ebsia e madhe e Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, m\u00eb 1919-1920. Po ashtu n\u00eb zgjedhjet e qershorit 1921, Gjerg Fishta zgjedhet deputet i Shkodr\u00ebs dhe n\u00ebnkryetar i Parlamentit&nbsp;&nbsp; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi angazhimi i tij politik&nbsp; p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe artikulimin me dinjitet t\u00eb interesave t\u00eb popullit dhe t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fishta ka merit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mbrojtjen cil\u00ebsore t\u00eb interesave t\u00eb shtetit shqiptar dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb drejtave njer\u00ebzore t\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebve shqiptar jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si pjes\u00ebtar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferencat ballkanike: 1930 n\u00eb Athin\u00eb, 1931 n\u00eb Stamboll, 1932 n\u00eb Bukuresht dhe m\u00eb 1933 n\u00eb Selanik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontributi i madh i Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb si bashk\u00eb themelues dhe antar i Shoq\u00ebris\u00eb letrare \u201cBashkimi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 1899, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte zgjimi komb\u00ebtar i popullit me an\u00eb botimesh n\u00eb gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fishta s\u00eb bashku me patriotin Luigj Gurakuqin formuan \u201cKomisin Letrare\u201d, n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 1916, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim me i v\u00eb themelet e nj\u00eb gjuhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt letrare t\u00eb shqipes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fishta duke iu mbajt\u00eb gjithnj\u00eb parimit t\u00eb vet themelor se shtypi asht arma ma e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb mendimet, e mjeti ma i p\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i \u00e7el\u00eb syt popullit, themeloi revist\u00ebn letrare, filozofike dhe diturore \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, m\u00eb 1913. Po ashtu, m\u00eb 1916, themeloi dhe drejtoi gazet\u00ebn politike-letrare \u201cPosta e Shqypnis\u00eb\u201d. P\u00ebrve\u00e7, k\u00ebtyre, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb drejtoi dhe revist\u00ebn \u201cZani i Shdout\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1923 Shoq\u00ebria \u201cRozafa\u201d organizoi n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb ekspozit\u00eb pikturash komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Ekspozit\u00eb, Fishta paraqiti 24 cop\u00eb piktura origjinale t\u00eb tij t\u00eb punuara me nj\u00eb mjeshtri aq t\u00eb madhe sa disa prej tyre u miratuan nga Akademia e Vjen\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zot\u00ebsia e Fisht\u00ebs si poet i cili ka l\u00ebn\u00eb em\u00ebr pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha gjinit\u00eb dhe zhanret e krijimtaris\u00eb letrare shprehet sidomos n\u00eb kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb tridhjet\u00eb k\u00ebng\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs poetizohet historia e popullit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit 1878 e deri n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Fishta k\u00ebndon luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb zhvilluar n\u00eb dy drejtime: Kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb periudh\u00ebn e shthuerjes s\u00eb saj, dhe luft\u00ebs kund\u00ebr coptimit t\u00eb truallit etnik shqiptar nga fqinj\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gati e t\u00ebr\u00eb l\u00ebnda me t\u00eb cil\u00ebn Fishta nd\u00ebrtoi k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nxjerrun nga jeta e pasuria shpir\u00ebrore e popullit shqiptar <strong>(Martin Camaj<\/strong>). Kot mundohen Grek\u00ebt e sot\u00ebm \u2013 thot\u00eb Faik Konica-t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e vet nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb plot\u00ebsueme se \u201cLahut\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Eqrem \u00c7abej<\/strong> thekson: \u201cVepra e Fisht\u00ebs i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb tok\u00ebn e n\u00eb jet\u00ebn popullore t\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb, ajo nuk do t\u2019ishte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb pa njohjen e thell\u00eb t\u00eb vendit nga ana e poetit, dhe nuk mund t\u00eb kuptohet pa njohur v\u00ebndin dhe njer\u00ebzit e Shqip\u00ebris\u00eb. Ve\u00e7se \u00e7\u2019i&nbsp; fali vendi poetit, ky ia p\u00ebrligji n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb fisnikruar t\u00eb artit. Sepse vepra e tij u b\u00eb pasqyra besnike, fytyra e kthjellt\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb etnike, trim\u00ebris\u00eb s\u00eb ashp\u00ebr, burr\u00ebris\u00eb luftarake, krenaris\u00eb raciale q\u00eb ka mundur t\u00eb ruaj gjer sot jeta shqiptare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lasgush Poradeci thot\u00eb: \u201cFishta \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmb i tok\u00ebs dhe shkemb i shpirtit shqiptar\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fishta nihet si poeti m\u00eb popullor i shqiptar\u00ebve, si poeti m\u00eb i p\u00ebrz\u00ebmrt i k\u00ebtij populli. Ai ka qen\u00eb figura emblematike e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqipe dhe apostulli i Atdheut t\u00eb vet. Prandaj, ai \u00ebsht\u00eb nderi dhe krenaria e shqiptaris\u00eb. Ai e meriton k\u00ebt\u00eb ndrim dhe vler\u00ebsim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb q\u00eb e ka nderuar si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si poetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Poezit\u00eb e tij epike, lirike e satirike, jo vet\u00ebm u njoft\u00ebn, u studiuen dhe u \u00e7muan n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb vrag\u00eb t\u00eb pashlyeshme, por jehuan edhe n\u00eb bot\u00ebn&nbsp; letrare t\u00eb jashtme, duke e b\u00eb t\u00eb njohur emrin shqiptar nd\u00ebr rrethet intelektuale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjergj Fisht\u00ebn e nderoi dhe ngriti bota shqiptare, por dhe bota e jashtme duke i dh\u00ebn\u00eb atij dekorata e tituj nderimi. E dekoroj Mbreti i Austro-Hungaris\u00eb me Ritterkreuz (1912), Paria e P\u00ebrgj. E Urdhnit Fran\u00e7eskan me titullin Lector Jubilatus(1929), mbreti i Turqis\u00eb me dekorat\u00ebn Mearij, kl.II (1912) dhe Greqia me dekorat\u00ebn Foenix (1931).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebpo, sikurse \u00ebsht\u00eb e njohur, Fishta n\u00eb periudh\u00ebn e sistemit komunist, p\u00ebr arsye politike dhe ideologjike, u ndalua m\u00eb se dyzet vjet nga m\u00ebsimi n\u00eb shkolla e n\u00eb universitete, si dhe nga botimi dhe studimi n\u00eb trojet shqiptare: Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mali i Zi dhe n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Kjo ndales\u00eb b\u00ebri q\u00eb disa gjenerata t\u00eb mos kishin mund\u00ebsi ta njohin k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas r\u00ebnjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Fishta p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebthehet n\u00eb institucione arsimore, kulturore dhe shkencore p\u00ebt t\u2019u&nbsp; m\u00ebsuar dhe studiuar, por jo dhe sa duhet. Prandaj, ekziston nevoja p\u00ebr njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb reja me vepr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme letrare-artistike t\u00eb tij, si dhe me&nbsp; kontributin e madh t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Fisht\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb Gashaj At Gjergj Fishta vdiq m\u00eb 30 dhjetor 1940 n\u00eb Shkod\u00ebr. Ceremonit\u00eb iu b\u00ebn\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Gjuhadollit n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e autoritet\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta fetare dhe politike t\u00eb koh\u00ebs. Mesh\u00ebn e p\u00ebrmotshme e mbajti Imzot Gasp\u00ebr Thaqi, arqipeshkvi i Shkodr\u00ebs. Shtypi i koh\u00ebs e pasqyroi t\u00ebr\u00eb vdekjen e tij. Jehon\u00eb vdekjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-26574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26574"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26575,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26574\/revisions\/26575"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}