{"id":26554,"date":"2020-08-12T09:10:25","date_gmt":"2020-08-12T07:10:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26554"},"modified":"2020-08-12T09:10:25","modified_gmt":"2020-08-12T07:10:25","slug":"isabel-allende-shkrimtarja-qe-sjell-dimensionin-misterioz-te-realitetit-ne-letersi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26554","title":{"rendered":"Isabel Allende, shkrimtarja q\u00eb sjell dimensionin misterioz t\u00eb realitetit n\u00eb let\u00ebrsi"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25189\" width=\"243\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla.jpg 287w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla-192x300.jpg 192w\" sizes=\"auto, (max-width: 243px) 100vw, 243px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Gladiola Jorbus<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithkush ka d\u00ebgjuar p\u00ebr suksesin e Isabel Allende-s. \u00a0Shkrimtarja kiliane dhe nj\u00ebherazi autorja e shum\u00eb romaneve, ka marr\u00eb vazhdimisht vler\u00ebsime dhe l\u00ebvdata p\u00ebr vepr\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb nga librat e Allende-s spikasin p\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tyre fem\u00ebror dhe cil\u00ebsit\u00eb dramatike t\u00eb romanc\u00ebs e t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka lindur n\u00eb Lim\u00eb, n\u00eb kryeqytetin e Perus\u00eb m\u00eb 2 gusht 1942.&nbsp; F\u00ebmij\u00ebria e autores m\u00eb t\u00eb lexuar hispanike \u00ebsht\u00eb endur midis Perus\u00eb, Bolivis\u00eb, Libanit dhe Kilit.<\/p>\n\n\n\n<p>Isabel Allende ka shkruar 22 libra, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 35 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs dhe me nj\u00eb tirazh shitjesh gati 70 milion kopje. Nd\u00ebr veprat e saj m\u00eb t\u00eb njohura mund t\u00eb p\u00ebrmendim: \u2018Sht\u00ebpia e shpirtrave\u2019, \u2018Eva Luna\u2019, \u2018Bija e fatit\u2019, \u2018Portret n\u00eb sepie\u2019 etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna e saj, shpesh bazohet n\u00eb p\u00ebrvojat personale dhe ngjarjet historike. Ajo i b\u00ebn &nbsp;homazh gruas e cila luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, teksa &nbsp;g\u00ebrsheton elemente t\u00eb mitit dhe t\u00eb realizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u2018Kur isha e vog\u00ebl krijoja histori, kisha shum\u00eb fantazi, por kurr\u00eb nuk isha princesha q\u00eb pret princin me syt\u00eb mbyllur. Isha vet\u00eb princi ose kali. Rreth t\u00eb tridhjetave isha e pandalshme. Edhe sot entuziazmohem, kur mendoj se sa e gjall\u00eb dhe dinamike kam qen\u00eb\u2019, &#8211; shprehet p\u00ebr veten e saj shkrimtarja e famshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Allende punoi si gazetare n\u00eb Kili derisa u detyrua t\u00eb largohej drejt Venezuel\u00ebs, pas vrasjes n\u00eb vitin 1973 t\u00eb xhaxhait t\u00eb saj, ish-presidentit kilian Salvador Allende. Ajo ka shkruar gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, duke qen\u00eb nj\u00eb feministe e lindur, q\u00eb i dha z\u00eb femr\u00ebs latino-amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>E guximshme, ironike, provokuese; ajo theu tabu me shkrimet e saj p\u00ebr abortin, marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale paramartesore, homoseksualitetin dhe drog\u00ebn n\u00eb vitet \u201960 \u2013 \u201970, kur botonte editorialet e saj revist\u00ebn \u2018Paula\u2019 q\u00eb e goditi Kilin skrupuloz si nj\u00eb uragan.<\/p>\n\n\n\n<p>Tema t\u00eb tilla ngjallnin shum\u00eb revolt\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb konservatore dhe katolike t\u00eb koh\u00ebs. Vet\u00eb shkrimtarja rridhte nga nj\u00eb familje e till\u00eb. U martua n\u00eb mosh\u00ebn 20 -vje\u00e7are me inxhinierin Miguel Frias. N\u00eb sht\u00ebpi ishte n\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve dhe bashk\u00ebshortja e bindur. N\u00eb publik ajo ishte nj\u00eb personalitet i njohur p\u00ebrmes televizionit, nj\u00eb dramaturge dhe nj\u00eb gazetare n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb feministe. Paradoksale !<\/p>\n\n\n\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb Isabel Allende, e cila dalloi q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re disavantazhin e t\u00eb lindurit grua, midis nj\u00eb mend\u00ebsie patriarkale e maskiliste, nj\u00eb ish &#8211; refugjate politike, nj\u00eb aktiviste e mir\u00ebnjohur p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb gur me vler\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb kolan\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, nj\u00eb talent i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, nj\u00eb em\u00ebr i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1981, kur jetonte n\u00eb Venezuel\u00eb, gjyshi i saj, figura mashkullore q\u00eb njohu p\u00ebr baba, (pasi i ati e braktisi t\u00eb \u00ebm\u00ebn, kur Isabel ishte tri vje\u00e7e), pran\u00eb t\u00eb cilit u rrit dhe t\u00eb cilit donte t\u2019i ngjante p\u00ebr forc\u00ebn e karakterit, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;E shk\u00ebputur tashm\u00eb prej Kilit, ajo nuk mund ta vizitonte dot gjyshin e saj t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, ndaj vendosi t&#8217;i shkruante nj\u00eb let\u00ebr, e cila evoluoi dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb romanin e par\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm \u2018La casa de los esp\u00edritus\u2019 (1982) \u2018Sht\u00ebpia e Shpirtrave\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>E ndikuar nga interesimi i gjyshes s\u00eb saj p\u00ebr parashikimin e s\u00eb ardhmes dhe astrologjin\u00eb (studimi i ndikimit t\u00eb yjeve n\u00eb sjelljen njer\u00ebzore), gjyshi autoritar, atmosfera melankolike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte rritur, ajo vendosi t\u00eb risillte cop\u00ebza nga f\u00ebmij\u00ebria e saj pa festa e pa muzik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, q\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 9 dhjetor 1996, I. Allende themeloi \u2018Fondacionin Isabel Allende\u2019 n\u00eb nder t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj, Paula Fr\u00edas Allende, e cila ra n\u00eb gjendje kome p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrlikimeve nga s\u00ebmundja e porfiris\u00eb dhe mjekimit t\u00eb gabuar. Paula ishte 28 vje\u00e7 kur vdiq, n\u00eb 6 dhjetor t\u00eb vitit 1992. Autorja i dedikoi asaj romanin autobiografik \u2018Paula\u2019,&nbsp; nj\u00eb rr\u00ebfim shpirtcop\u00ebtues, mbi rrethanat q\u00eb lidheshin me s\u00ebmundjen e gjat\u00eb dhe vdekjen e vajz\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Fondacioni Isabel Allende ka n\u00eb fokus <em>p\u00ebrkushtimin ndaj programeve q\u00eb promovojn\u00eb dhe ruajn\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb grave e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur e fuqizuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Realizmi magjik<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim q\u00eb vijon paralelisht me librat e Allende-s. Ky etiketim i shkon p\u00ebr shtat krijimtaris\u00eb s\u00eb saj artistike dhe rezonon me shpres\u00ebn, se ndoshta ka mbetur ende pak hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr magji.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Allendes ekziston gjithmon\u00eb nj\u00eb dimension misterioz i realitetit, gj\u00ebra q\u00eb nuk mund t&#8217;i shpjegosh, gj\u00ebra q\u00eb nuk mund t&#8217;i luftosh apo kontrollosh.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2018Ai dimension i bot\u00ebs misterioze, t\u00eb shpirtit dhe nuk dua t\u00eb them fantazma ose di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, por un\u00eb mendoj se njer\u00ebzit q\u00eb i dua, q\u00eb kan\u00eb vdekur apo jo, q\u00eb jan\u00eb larg, t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb me mua. Un\u00eb mendoj se personazhet e mi b\u00ebhen njer\u00ebz kur un\u00eb shkruaj p\u00ebr ta. Un\u00eb e lejoj gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00ebn time. Dhe un\u00eb lejoj misterin, rast\u00ebsit\u00eb, \u00ebndrrat, ato mund t\u00eb jen\u00eb \u00ebndrra profetike &#8211; gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime, shum\u00eb fuqish\u00ebm. Dhe k\u00ebt\u00eb e lejoj edhe n\u00eb librat e mi. Ky do t\u00eb ishte realizmi magjik p\u00ebr mua. Dhe un\u00eb mendoj se ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e secilit\u2019, &#8211; \u00ebsht\u00eb shprehur shkrimtarja me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo e p\u00ebrshkruan trillimin e saj fiction si &#8220;let\u00ebrsi realiste&#8221;, t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb edukimin e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, njer\u00ebzit dhe ngjarjet mistike q\u00eb i nxit\u00ebn imagjinat\u00ebn. Shkrimet e Allende-s ndikohen nga bindjet feministe, angazhimi i saj p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore dhe realitetet e ashpra politike q\u00eb form\u00ebsuan fatin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr person me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Allende-n ka qen\u00eb dhe n\u00ebna e saj Francisca (Panchita p\u00ebr familjar\u00ebt), e cila u nda nga jeta n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018. Ajo e ka konsideruar t\u00eb \u00ebm\u00ebn nj\u00eb shtyll\u00eb themelore n\u00eb jet\u00ebn dhe krijimtarin\u00eb e saj. T\u00eb dyja ruajt\u00ebn nj\u00eb korrespondenc\u00eb epistolare q\u00eb nga viti 1986. Letrat jan\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm dhe i kan\u00eb sh\u00ebrbyer vazhdimisht I. Allende-s si burim frym\u00ebzimi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj si shkrimtare, Allende \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mime t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr librat e botuar q\u00eb jan\u00eb ekranizuar dhe nga kinematografia hollivudiane.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<strong>Ajo konsiderohet &#8220;shkrimtarja m\u00eb e lexuar n\u00eb bot\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle&#8221;.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb shtator t\u00eb 1996 \u2013 \u00ebs, Allende u nderua n\u00eb Hispanic Heritage Awards p\u00ebr kontributet e saj n\u00eb komunitetin latino &#8211; amerikan.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;N\u00eb vitin 1998, ajo mori \u00e7mimin Dorothy dhe Lillian Gish p\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebri n\u00eb arte.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;N\u00eb vitin 2004, Allende u p\u00ebrfshi n\u00eb Akademin\u00eb Amerikane t\u00eb Arteve dhe Letrave, dhe n\u00eb vitin 2010 u vler\u00ebsua me \u00c7mimin Komb\u00ebtar t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kilit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb vitin 2014, Allende mori grad\u00ebn e nderit t\u00eb Doktorit t\u00eb Letrave nga Universiteti i Harvardit p\u00ebr kontributet e saj n\u00eb let\u00ebrsi.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ish &#8211; Presidenti Barack Obama n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2014 e dekoroi Allende-n me \u2018Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb\u2019, <em>p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta kontributive n\u00eb jet\u00ebn amerikane.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Th\u00ebnie nga Isabel Allende:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shkruaj \u00e7far\u00eb nuk duhet t\u00eb harrohet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mund t&#8217;ju premtoj se grat\u00eb q\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku &#8211; t\u00eb lidhura, t\u00eb informuara dhe t\u00eb arsimuara &#8211; mund t\u00eb sjellin paqe dhe prosperitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet t\u00eb braktisur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jam e vet\u00ebdijshme p\u00ebr misterin q\u00eb na rrethon, ndaj un\u00eb shkruaj p\u00ebr rast\u00ebsit\u00eb, parandjenjat, emocionet, \u00ebndrrat, fuqin\u00eb e natyr\u00ebs, magjin\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gladiola Jorbus Gjithkush ka d\u00ebgjuar p\u00ebr suksesin e Isabel Allende-s. \u00a0Shkrimtarja kiliane dhe nj\u00ebherazi autorja e shum\u00eb romaneve, ka marr\u00eb vazhdimisht vler\u00ebsime dhe l\u00ebvdata p\u00ebr vepr\u00ebn e saj. Shum\u00eb nga librat e Allende-s spikasin p\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tyre fem\u00ebror dhe cil\u00ebsit\u00eb dramatike t\u00eb romanc\u00ebs e t\u00eb luft\u00ebs. Ajo ka lindur n\u00eb Lim\u00eb, n\u00eb kryeqytetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-26554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26555,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26554\/revisions\/26555"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}