{"id":26549,"date":"2020-08-10T08:42:16","date_gmt":"2020-08-10T06:42:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26549"},"modified":"2020-08-10T08:42:30","modified_gmt":"2020-08-10T06:42:30","slug":"nderroi-jete-leke-gojcaj-i-shtatoreve-te-perjetesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26549","title":{"rendered":"ND\u00cbRROI JET\u00cb LEK\u00cb GOJ\u00c7AJ, I \u201cSHTATOREVE T\u00cb P\u00cbRJET\u00cbSIS\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/leke-gojcaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-26550\" width=\"576\" height=\"432\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/leke-gojcaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/leke-gojcaj-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 576px) 100vw, 576px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, komuniteti shqiptaro-amerikan humbi nj\u00ebrin prej aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb tij, Lek\u00eb Goj\u00e7aj.&nbsp; Megjith\u00ebse n\u00ebn rregulla shum\u00eb t\u00eb lufizuara p\u00ebr arsye t\u00eb pandemis\u00eb aktuale q\u00eb ka goditur mbar\u00eb bot\u00ebn, komuniteti shqiptaro-amerikan, me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe p\u00ebrcolli p\u00ebr n\u00eb amshim, me m\u00eb t\u00eb madhin respekt, veprimtarin, bamirsin dhe fisnikun mal\u00ebsor, Lek\u00eb Goj\u00e7aj, dit\u00ebn e enjt\u00eb t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>Leka njihej n\u00eb komunitetin ton\u00eb si nj\u00eb veprimtar i dalluar, i cili gj\u00ebndej gjithmon\u00eb i gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe kurdoher\u00eb q\u00eb e lypte nevoja, i angazhuar n\u00eb nismat atdhetare, fetare dhe shoq\u00ebrore t\u00eb komunitetit, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; Por mbi t\u00eb gjitha, Lek\u00eb Goj\u00e7aj njihej dhe do t\u00eb mbeten &#8212; s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij Pashkon, i cili gjithashtu ka nd\u00ebrruar jet\u00eb para disa viteve &#8212; si dy shqiptare fisnik\u00eb mal\u00ebsor\u00eb, m\u00ebrgimtar\u00eb q\u00eb i kishin p\u00ebrcaktuar vetes misionin e shenjt\u00eb dhe patriotik p\u00ebr t\u00eb vendosur sa m\u00eb shum\u00eb shtatore t\u00eb Sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebresh\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;K\u00ebt\u00eb donin ta b\u00ebnin me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb bij\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Kombit Shqiptar nj\u00eb bote t\u00eb dyshimt\u00eb e cila ende nuk e njihte origjin\u00ebn e saj shqiptare si duhej, ose e njihte bazuar n\u00eb keq identifikime dhe n\u00eb informacionin q\u00eb sot konsiderohet si \u201cfake news, t\u00eb sllav\u00ebve t\u00eb jugut dhe t\u00eb armiq\u00ebve historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7 shtatoreve gjigante qai kishte spnsorizuar, Lek\u00eb Goj\u00e7aj nuk linte der\u00eb pa trokit\u00eb nga Washingtoni e deri n\u00eb Vatikan p\u00ebr t\u00eb dhuruar shtatoret m\u00eb t\u00eb vog\u00ebla prej argjendi, Pap\u00ebs zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane n\u00eb Washingtonin, p\u00ebrfshir kongresmen\u00eb e senator\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb edhe ata t\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb N\u00ebn\u00eb Terezen, si shqiptare q\u00eb ishte dhe nep\u00ebrmjet saj t\u00eb njihnin m\u00eb mir\u00eb edhe Kombin shqiptar, q\u00eb deri n\u00eb vitin 1990 ishte vet-izoluar nga bota per\u00ebndimore p\u00ebr pothuaj 50-vjet komuniz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>I ndjeri Lek\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve t\u00eb tjera, ka botuar edhe nj\u00eb lib\u00ebr me titull, \u201cShtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d, mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e familjes Goj\u00e7aj n\u00eb Hot t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs nga ku e ka origjin\u00ebn familja dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ku kemi gjetur strehim dhe siguri.&nbsp; Pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb t\u00eb librit ai ia ka kushtuar&nbsp; &nbsp;shtatoreve t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs q\u00eb ai dhe v\u00ebllai i tij kan\u00eb sponsorizuar duke i vendosur n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Suksesin e realizuar, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur edhe shpenzimet p\u00ebr k\u00ebto shtatore, n\u00eb nj\u00eb biznes imobilar si emigrant n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Leka ia dedikonte pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb prej disa dekadash, familjes dhe mbi t\u00eb gjitha nen\u00ebs s\u00eb tij. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Leka ishte shprehur se,<em>&#8220;Pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, kisha n\u00ebn\u00ebn me vete<\/em>. &nbsp;Jo se kam qen\u00eb pun\u00ebtor i madh, jo se kam patur edukat\u00eb p\u00ebr biznes, por kemi punuar me djers\u00eb t\u00eb ballit, na kan\u00eb ndihmuar miq e dashamir\u00eb. &nbsp;Kjo ishte merit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, e Zotit mbi t\u00eb gjitha, e v\u00ebllait tim Pashkut, i cili \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtor i v\u00ebrtet\u00eb, nat\u00eb e dit\u00eb nuk lodhet\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai disa vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb program p\u00ebr VOA-n.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ishte pra ky sukses n\u00eb biznesin e tij imobilar q\u00eb ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, q\u00eb nderimin, respektin dhe mahnitjen e tij pas \u201cmadh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb shpirtit t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs\u201d, si\u00e7 thot\u00eb ai, ta \u00e7onte n\u00eb vend duke realizuar \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sa m\u00eb shum\u00eb shtatore kushtuar Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb Amerik\u00eb. Ishte n\u00eb vendlindjen e v\u00ebllez\u00ebrve Goj\u00e7aj n\u00eb Mal\u00ebsi, q\u00eb m\u00eb 13 qershor, 1996, atyre u lindi ideja e projektit p\u00ebr shtatoren e Nen\u00eb Terez\u00ebs, &#8212; sh\u00ebnon Lek\u00eb Goj\u00e7aj n\u00eb librin e tij, \u201cShtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d.&nbsp; <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebt\u00eb nderim dhe mahnitje me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, Lek\u00eb dhe Pashko Goj\u00e7aj jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta shprehin gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre me vepra \u2013 p\u00ebrfshir, pik\u00ebrisht, edhe nd\u00ebrtimin e disa shtatoreve t\u00eb Nen\u00ebs Tereze, q\u00eb me sponsorizimin e tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb trojet shqiptare.&nbsp; Realizimin e k\u00ebsaj nisme e kan\u00eb filluar me vendosjen e shtatores s\u00eb par\u00eb t\u00eb Sh\u00ebnj\u00ebtores shqiptare, n\u00eb vendlindjen e tyre n\u00eb Tuz t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, &nbsp;(18 tetor, 1997) q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb edhe shtatorja e par\u00eb e Nen\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Goj\u00e7ajt kishin vendosur q\u00eb shtatorja e Nen\u00eb Terez\u00ebs t\u00eb ishte produkt i pun\u00ebs s\u00eb tre skulptor\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me q\u00ebllim nga v\u00ebllezrit Goj\u00e7aj &#8212; p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tri feve kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve: Vasil Rakaj, katolik, Sadik Spahia, mysliman dhe Vasiliev Nini, ortodoks, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar, sipas Lek\u00eb Goj\u00e7ajt, harmonin\u00eb fetare nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr treguar se Nen\u00eb Tereza u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim.&nbsp; <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shtatoren e dyt\u00eb t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, v\u00ebll\u00ebzrit Goj\u00e7aj e vendos\u00ebn para Kish\u00ebs , \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Jorkut, me 10 shtator, 2000, kur Nen\u00eb Tereza e cila shpesh kishte vizituar komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork \u2013 tani u b\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e k\u00ebtij komuniteti, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike, Zoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork.&nbsp; V\u00ebll\u00ebzrit Goj\u00e7aj ndihmuan gjithashtu me nj\u00eb shtatore edhe Kish\u00ebn Katolike Shqiptare n\u00eb Detroit.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shtatorja e tret\u00eb e Nen\u00eb Terez\u00ebs e kishte radh\u00ebn t\u00eb vendosej n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeqytetin e Dardanis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, si nj\u00eb premtim, shkruan Lek\u00eb Goj\u00e7aj, q\u00eb ai i kishte dh\u00ebn\u00eb Presidentit t\u00eb par\u00eb historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb takim me nj\u00eb grup shqiptaro-amerikan\u00ebsh.&nbsp; Premtimi u b\u00eb realitet me 2 Korrik, 2002, dat\u00eb q\u00eb p\u00ebrkonte me shpalljen e \u201cDeklarat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. &nbsp;N\u00eb p\u00ebrurimin e shtatores s\u00eb vendosur n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb edhe mban emrin \u201cNen\u00eb Tereza\u201d, pat marr\u00eb pjes\u00eb edhe Presidenti Ibrahim Rugova. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr shtatoren e kat\u00ebrt (vep\u00ebr e skulptorit shqiptarXhelil Rufati nga Maqedonia), e kishte radh\u00ebn Struga, qyteti shqiptar n\u00eb Maqedoni, si rezultat i nj\u00eb propozimi q\u00eb u kishte ardhur v\u00ebllez\u00ebrve Goj\u00e7aj nga Jashar Pollozhani, Kryetar i Shoqat\u00ebs Humanitare N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Strug\u00eb. &nbsp;P\u00ebrurimi i shtatores s\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Strug\u00eb u b\u00eb me 17 prill, 2004, kur \u201cKat\u00ebr vajza si zana zbuluan shtatoren e Nen\u00eb Terez\u00ebs, i gjith\u00eb sheshi shp\u00ebrtheu n\u00eb nj\u00eb duatrokitje t\u00eb gjat\u00eb.\u201d&nbsp; Nga ai moment Nen\u00eb Tereza u b\u00eb pjes\u00eb e pandashme e qytetit piktoresk me shumic\u00eb shqiptare, buz\u00eb Liqenit t\u00eb Ohrit, thuhet n\u00eb librin, \u201cShtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb autorit Lek\u00eb Goj\u00e7ajt.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pastaj radh\u00ebn e kishte Mitrovica n\u00eb jes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb edhe atje t\u00eb ngrihej shtatorja e Nen\u00eb Terez\u00ebs.&nbsp; P\u00ebr vendosjen e shtatores n\u00eb Mitrovic\u00eb bashkpunoi i nj\u00ebjti komision shqiptaro-amerikan\u00ebsh q\u00eb kishte bashkpunuar, m\u00eb heret, p\u00ebr vendosjen e shtatores s\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Strug\u00eb. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I ndjeri Lek\u00eb Goj\u00e7aj, n\u00eb librin \u201cShtatoret e P\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d shpreh zhg\u00ebnjimin e tij t\u00eb thell\u00eb se nuk ia doli q\u00eb shtatoren e Nen\u00eb Terez\u00ebs ta vendosnin edhe pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB-ja) n\u00eb Nju Jork, q\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe e tij.&nbsp; Sipas tij, ai hasi n\u00eb pengesa t\u00eb konsiderueshme, pasi OKB-ja nuk pranon dhurata nga individ\u00eb, por vet\u00ebm nga shtetet an\u00ebtare.&nbsp; V\u00ebllez\u00ebrit Goj\u00e7aj pastaj kishin menduar q\u00eb t\u2019i dhuronin shtatoren e Nen\u00eb Terez\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb si shtet an\u00ebtar i OKB-s\u00eb, por si\u00e7 duket as me shtetin shqiptar (nep\u00ebrmjet misionit t\u00eb tij pran\u00eb OKB-s\u00eb), nuk gjeti bashkpunimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar end\u00ebrren e tij p\u00ebr miratimin e vendosjes s\u00eb shtatores s\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs pran\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Nju Jork. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Lek\u00eb Goj\u00e7aj nd\u00ebrroi jet\u00eb pa realizimin e k\u00ebtij projekti n\u00eb OKB, por v\u00ebllez\u00ebrit Goj\u00e7aj kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme dhe d\u00ebshmi historike duke vendosur shtatoren e Nen\u00eb Terez\u00ebs nep\u00ebr rrug\u00eb dhe sheshe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, si edhe n\u00eb bot\u00ebn e re, k\u00ebtu n\u00eb Shetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;Si rrjedhim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Dom Lush Gjergji, biografi i Nen\u00ebs Tereze n\u00eb nj\u00eb mesazh ngush\u00ebllimi me rastin e vdekjes s\u00eb Lek\u00eb Goj\u00e7ajt, duke vler\u00ebsuar kontributin e v\u00ebllez\u00ebrve Lek\u00eb dhe Pashko Goj\u00e7aj, ka thek\u00ebsuar se,<\/em>\u201cEmrat e tyre jan\u00eb t\u00eb shkruar jo vet\u00ebm n\u00eb mendjen e shum\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zemra dhe nd\u00ebrgjegje, sepse ata edhe m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmua fisnik\u00ebrin\u00eb, bujarin\u00eb, mikpritjen, bamir\u00ebsin\u00eb, si stil jete dhe veprimi, duke pasur dhe kultivuar gjithnj\u00eb dhe kudo ide dhe ideale t\u00eb larta shpirt\u00ebrore, kulturore, komb\u00ebtare dhe fetare shqiptare.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesazhin e tij, Dom Lush Gjergji fal\u00ebnderoi v\u00ebllezirt Goj\u00e7aj edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e tyre n\u00eb nd\u00ebrtimin e Katedrales \u201cN\u00ebna Tereze\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb, sipas tij, &nbsp;\u201cIshte sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, por q\u00eb, \u201cP\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Lek\u00eb dhe Pashk Goj\u00e7aj, ishte rast i mir\u00eb i bashk\u00ebpunimit, v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb \u00e7do shqiptari, pa dallim vendi apo feje &#8212; q\u00eb d\u00ebshmon para nesh dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimit, q\u00eb ne n\u00eb N\u00ebn\u00ebn Tereze e kemi gjetur vetveten dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jet\u00ebn dhe dashurin\u00eb, flijimin dhe dhurimin, si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar me dashuri dhe p\u00ebr dashuri\u201d.&nbsp; Jeta, puna dhe veprimtaria kulturore, fetare dhe atdhetare e v\u00ebllez\u00ebrve Goj\u00e7aj nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohej m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebshtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, komuniteti shqiptaro-amerikan humbi nj\u00ebrin prej aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb tij, Lek\u00eb Goj\u00e7aj.&nbsp; Megjith\u00ebse n\u00ebn rregulla shum\u00eb t\u00eb lufizuara p\u00ebr arsye t\u00eb pandemis\u00eb aktuale q\u00eb ka goditur mbar\u00eb bot\u00ebn, komuniteti shqiptaro-amerikan, me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe p\u00ebrcolli p\u00ebr n\u00eb amshim, me m\u00eb t\u00eb madhin respekt, veprimtarin, bamirsin dhe fisnikun [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26550,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[2700],"class_list":["post-26549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-leke-gojcaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26549"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26549\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26551,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26549\/revisions\/26551"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}