{"id":26532,"date":"2020-08-09T11:13:38","date_gmt":"2020-08-09T09:13:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26532"},"modified":"2020-08-09T11:13:38","modified_gmt":"2020-08-09T09:13:38","slug":"rilindjen-gazeten-e-vetme-shqiptare-te-kosoves-para-30-vitesh-e-ndaloi-serbia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26532","title":{"rendered":"Rilindjen, gazet\u00ebn e vetme shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs para 30 vitesh e ndaloi Serbia"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"633\" height=\"347\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rilindja-gazeta-prishtine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17826\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rilindja-gazeta-prishtine.jpg 633w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rilindja-gazeta-prishtine-300x164.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 633px) 100vw, 633px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>-Kosov\u00ebs para 30 viteve Serbia ia ndaloi edhe gazet\u00ebn e vetme t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Rilindja.&nbsp;N\u00eb 8 Gusht 1990 gazeta tradicionale e Kosov\u00ebs Rilindja nuk doli, nat\u00ebn ishte ndaluar n\u00eb shtypshkronj\u00eb nga forcat okupatore serbe. Por, Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal\u2026Revistat u b\u00ebn\u00eb si gazeta duke nis\u00eb nga Fjala q\u00eb doli t\u00eb nes\u00ebrmen edhe me informacione ditore &#8211; shkrime t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Rilindjes, e pastaj revista Bujku u b\u00eb gazet\u00eb e p\u00ebrditshme e rezistenc\u00ebs\u2026\/<\/p>\n\n\n\n<p>-Edhe pse pati d\u00ebbime e mbyllje t\u00eb dhunshme, gazeta&nbsp;tradicionale e&nbsp;historike Rilindja arriti t\u00eb jet\u00eb&nbsp;histori&nbsp;e Kosov\u00ebs q\u00eb nga koha e Konferenc\u00ebs s\u00eb Bujanit t\u00eb Rezolut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhme t\u00eb vullnetit komb\u00ebtar e demokratik t\u00eb popullit e deri n\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e shpallur n\u00eb 17 Shkurt 2008 e n\u00eb njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\/<\/p>\n\n\n\n<p>-Si n\u00eb raste tjera, pas rid\u00ebbimit e rimbylljes s\u00eb gazet\u00ebs Rilindja n\u00eb 21 Shkurt 2002 nga UNMIK, edhe sot e shohim t\u00eb nevojsh\u00ebm nj\u00eb sqarim p\u00ebr opinionin: Ndonj\u00eb portal q\u00eb ka &#8220;huazuar&#8221; emrin, po edhe logon, nuk \u00ebsht\u00eb as nuk mund t\u00eb jet\u00eb gazeta tradicionale e Kosov\u00ebs&nbsp;Rilindja, e cila mund t\u00eb ridal\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ligjsh\u00ebm privatizimi, ku t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e saj realizojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, ashtu si \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe n\u00eb shkresat drejtuar institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs\/<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruan: Behlul JASHARI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>PRISHTIN\u00cb, 8 Gusht 2020\/&nbsp; Para 30 viteve, n\u00eb 8 Gusht 1990, gazeta &nbsp;Rilindja &#8211; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e vetmja e p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e Kosov\u00ebs nuk doli, nat\u00ebn ishte ndaluar n\u00eb shtypshkronj\u00eb nga forcat okupatore t\u00eb Serbis\u00eb, derisa edhe gjat\u00eb dit\u00ebs forcat policore serbe t\u00eb armatosura i b\u00ebnin shtetrrethim redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs, q\u00eb edhe n\u00eb ato rrethana k\u00ebrc\u00ebnimi e represioni nuk ndaloi pun\u00ebn, e edhe pas ndalimit nuk u ndal\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj p\u00ebrkund\u00ebr masave t\u00eb dhunshme t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrfshinin edhe ate n\u00eb dit\u00ebn e 5 Korrikut 1990 t\u00eb suprimimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs e mbylljes s\u00eb Radio Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs. \u201cOkupim klasik\u201d, ishte reagimi dhe kund\u00ebrshtimi i Rilindjes n\u00eb komentin n\u00eb faqen e par\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse n\u00eb dit\u00ebn e masave t\u00eb dhunshme kishte marr\u00eb vendimin, kurr\u00eb nuk arriti ta b\u00ebj\u00eb gazet\u00ebn tradicionale t\u00eb Kosov\u00ebs Rilindja \u201corgan t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Asnj\u00eb pun\u00ebtor i gazet\u00ebs Rilindja nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e kund\u00ebrshtuan dhe e hodh\u00ebn posht\u00eb. Kryeredaktor i gazet\u00ebs Rilindja vazhdonte t\u00eb jet\u00eb&nbsp;Nazmi&nbsp;Misini, i mb\u00ebshtetur nga pun\u00ebtor\u00ebt e nd\u00ebrmarrjes, q\u00eb nuk pranuan dhe kund\u00ebrshtuan fuqish\u00ebm masat e dhunshme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur n\u00eb shtetrrethim dhe para snajper\u00ebve&nbsp;serb\u00eb, Kosova me Deklarat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kuvendit t\u00eb saj shpallte pavar\u00ebsin\u00eb, e cila at\u00ebher\u00eb nuk u njoh nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, megjithat\u00eb&nbsp;ishte dhe njihej si deklarim&nbsp;i&nbsp;fuqish\u00ebm&nbsp;i&nbsp;vullnetit komb\u00ebtar, politik e demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb Deklarat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb 2 Korrikut 1990, t\u00eb diel\u00ebn e 1 Korrikut, n\u00eb gazet\u00ebn tradicionale t\u00eb Kosov\u00ebs Rilindja isha redaktori kujdestar p\u00ebr ngjarjet e dit\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb 1 Korrikut 1990 pjes\u00eb e sulmeve t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs e shqiptar\u00ebve ishte edhe nj\u00eb \u201creferendum p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e re serbe\u201d t\u00eb kund\u00ebrshtuar nga shqiptar\u00ebt, si dhe shpallja e \u201cshtyerjes\u201d s\u00eb mbledhjes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb paralajm\u00ebrur p\u00ebr 2 Korrik, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit-delegat\u00ebt shqiptar\u00eb shumic\u00eb e delegat\u00eb t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet p\u00ebr Deklarat\u00ebn Kushtetuese\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShtyrja\u201d shpallej si vazhdim\u00ebsi e bllokimeve e nd\u00ebrprerjeve t\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026\u201cRepriz\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb\u201d, me k\u00ebt\u00eb titull shkruajta komentin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb delegat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mbahet gjith\u00ebsesi mbledhja e Kuvendit me axhend\u00eb vullnetin e k\u00ebrkesat e popullit &#8211; Deklarat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i popullit dhe n\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm sipas vullnetit e k\u00ebrkesave t\u00eb popullit\u201d, theksonte komenti q\u00eb u botua n\u00eb numrin e 2 Korrikut 1990 t\u00eb gazet\u00ebs Rilindja, e cila q\u00eb nga faqja e par\u00eb kishte raportime e shkrime me tiujt \u201cKosova duhet t\u00eb ruaj\u00eb subjektivitetin e vet n\u00eb federat\u00eb\u201d, \u201cPopulli vendos\u00eb n\u00eb Kuvendin e vet\u201d, \u201cKosova e re &#8211; sipas vullnetit t\u00eb popullit\u201d\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Raportohej se \u201cvazhdojn\u00eb tubimet legale dhe protestat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe se \u201ck\u00ebrkes\u00eb unanime\u201d ishte q\u00eb mbledhja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs \u201ct\u00eb mbahet sot dhe t\u00eb ket\u00eb n\u00eb rend dite k\u00ebkesat gjith\u00ebpopullore\u201d. Poashtu raportohej se n\u00eb Gjakov\u00eb p\u00ebrfundoi Kongresi i par\u00eb i Bashkimit t\u00eb Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili p\u00ebrkrahu delegat\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs edhe p\u00ebr iniciativ\u00ebn p\u00ebr shpalljen e Kushtetut\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila Kushtetut\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e miratuar n\u00eb 7 Shtator 1990 pasonte Deklarat\u00ebn Kushtetues t\u00eb 2 Korrikut t\u00eb po atij viti.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb nj\u00eb film dokumentar t\u00eb shfaqur n\u00eb seanc\u00ebn solemne t\u00eb Kuvendit\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 25 vjetorin e Deklarat\u00ebs Kushtetuese shihej gazeta Rilindja n\u00eb duart e delegat\u00ebve, n\u00eb mbledhjen para dyer\u00ebve t\u00eb mbyllura t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb 2 Korrikut 1990.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Rilindja ishte me delegat\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ngjarjen historike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn raportoi gjer\u00ebsisht me ekip gazetar\u00ebsh e fotoreporter\u00ebsh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull \u201cFillim i s\u00eb nes\u00ebrmes\u201d, t\u00eb botuar n\u00eb ballin\u00eb n\u00eb 3 Korrik 1990, ku theksonte se, \u201cDeklarata Kushtetuese e delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklarim i popullit p\u00ebr barazi e subjektivitet t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb shqiptar\u00ebve\u2026 \u00ebsht\u00eb fitore e akt historik i shprehjes s\u00eb vullnetit gjith\u00ebpopullor demokratik, \u00ebsht\u00eb fillimi i fundit t\u00eb pabarazis\u00eb e padrejt\u00ebsive\u2026Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklarat\u00ebs t\u00eb sapo aprovuar do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb djep komb\u00ebtar dhe i bashk\u00ebjetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, i t\u00eb drejtave t\u00eb plota\u201d\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebn kur Serbia ia ndaloi Kosov\u00ebs gazet\u00ebn e vetme t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Rilindja b\u00ebja edhe nj\u00eb shkrim rezistence e proteste. \u201cRilindja e popullit jeton edhe e pashkruar\u201d, me k\u00ebt\u00eb titull shkruaja reportazhin her\u00ebt n\u00eb mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrug\u00ebve e shesheve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe duke p\u00ebrshkruar reagimin e popullit n\u00eb nisjen e dit\u00ebs pa gazet\u00ebn tradicionale t\u00eb Kosov\u00ebs Rilindja.<\/p>\n\n\n\n<p>Me reportazhin e shkruar rrug\u00ebve m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje e n\u00eb fragmente me laps n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb letre, p\u00ebrkund\u00ebr ndalimit shkova n\u00eb Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makin\u00eb shkrimi nga redaksia e gazet\u00ebs ngjita shkall\u00ebve t\u00eb kateve m\u00eb lart p\u00ebr te kryeredaktori i revist\u00ebs p\u00ebr kultur\u00eb Fjala, Milazim Krasniqi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;I tregova reportazhin dhe iden\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me lajmet kryesore q\u00eb do i merrnim nga terreni nga korrespondent\u00ebt e gazet\u00ebs Rilindja (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha redaktor-shef i korrespondent\u00ebve) t\u2019i botonte n\u00eb Fjala. Revist\u00ebn Fjala, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe si gazet\u00eb, e nxori q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, pa pritur dyjav\u00ebshin kur dilte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kat\u00ebr faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve t\u00eb dit\u00ebs ishte \u201cRilindja e fshehur brenda Fjal\u00ebs\u201d, si\u00e7&nbsp;thonin shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e mbanin n\u00eb duar e lexonin revist\u00ebn q\u00eb u botua e shtyp n\u00eb tirazh rekord.<\/p>\n\n\n\n<p>Botimi i shkrimeve-informacioneve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb ndaluar Rilindja q\u00eb e nisi s\u00eb pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazet\u00eb vazhdoi edhe te revistat tjera &#8211; Shk\u00ebndija, Kosovarja, Z\u00ebri i Rinis\u00eb\u2026dhe p\u00ebr t\u00eb pasur informacione edhe n\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs doli edhe ideja q\u00eb t\u00eb nis\u00eb t\u00eb ridal\u00eb edhe revista Bujku, e cila ishte e p\u00ebrdymuajshme p\u00ebr fshatin e bujq\u00ebsin\u00eb dhe kishte vite q\u00eb nuk kishte dal\u00eb fare. Fjala, Shk\u00ebndija, Kosovarja, Bujku e t\u00eb tjera revista ishin t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Revistave, q\u00eb ishte nj\u00eb nga gjasht\u00eb nd\u00ebrmarrjet sa kishte Nd\u00ebrmarrja Shoq\u00ebrore e P\u00ebrb\u00ebr\u00eb Rilindja, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs dhe m\u00eb e madhja ishte Gazeta Rilindja\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte 17 Janari 1991. P\u00ebr ridaljen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb t\u00eb revist\u00ebs Bujku dol\u00ebn disa ide e propozime, edhe p\u00ebr fizionomi, edhe p\u00ebr kryeredaktor t\u00eb revist\u00ebs, por jo ndonj\u00eb zgjedhje e pranim detyre dhe po p\u00ebrfundonte mbledhja n\u00eb lokalet e gazet\u00ebs Rilindja&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Mora ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb kryeredaktorit, kisha iden\u00eb dhe shkasin p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Bujkun, jo si revist\u00eb, por si gazet\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrditshme \u201cp\u00ebrkoh\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb dit\u00eb kishte nis\u00eb lufta n\u00eb Gjirin Persek&#8230;Edhe me k\u00ebt\u00eb shkas, shkruajta \u201cFjal\u00ebn e Redaksis\u00eb\u201d me titull \u201cP\u00ebrs\u00ebri \u2018Bujku\u2019&#8230;\u201d, p\u00ebr faqen e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs, ku theksoja se del si \u201cgazet\u00eb e p\u00ebrkoh\u00ebshme&#8230;edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs q\u00eb edhe lexuesit shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme, t\u00eb ken\u00eb informacione sa m\u00eb t\u00eb gjera e me koh\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr ngjarjen q\u00eb filloi t\u00eb trondit\u00eb bot\u00ebn &#8211; fillimin e Luft\u00ebs n\u00eb Gjirin Persik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak edhe me fizionomi e edhe me p\u00ebrmbajtje ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjashme, se nga e nes\u00ebrmja do dal\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb n\u00eb terrin informativ t\u00eb Kosov\u00ebs shkruajta nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr ta njoftuar Ambasad\u00ebn e&nbsp;Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs&nbsp;n\u00eb Beograd &#8211; kryeqytetin e federat\u00ebs s\u00eb at\u00ebher\u00ebshme, pasi kontaktova me Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ua d\u00ebrgova atyre me telefax q\u00eb ta p\u00ebrcjellnin. Ajo let\u00ebr sigurisht do t\u00eb ket\u00eb gjetur mb\u00ebshtetje p\u00ebr ne, pasi edhe vazhdoi t\u00eb dal\u00eb gazeta, n\u00eb ballin\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs Bujku shkruhej me shkronja t\u00eb vogla n\u00ebn nj\u00eb B t\u00eb madhe logo. Ishte si Gazeta B, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte Gazet\u00ebn A &#8211; Rilindjen e ndaluar.<\/p>\n\n\n\n<p>E nxjerr\u00eb pik\u00ebrisht nga gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazet\u00eb e rezistenc\u00ebs, e l\u00ebvizjes gjith\u00ebpopullore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e demokraci, gazet\u00eb e par\u00eb e pavarur kosovare, me orientim e p\u00ebrcaktim t\u00eb fuqish\u00ebm proper\u00ebndimor, euroatlantik.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta&nbsp;e p\u00ebrditshme Bujku doli deri n\u00eb prag t\u00eb vitit 1999, derisa u d\u00ebbua me dhun\u00eb nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebrs\u00ebri, gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb &nbsp;gazet\u00ebs Rilindja nuk u ndal\u00ebn, n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 1999, n\u00eb kushtet e luft\u00ebs, rikthyen dhe nxor\u00ebn gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme Rilindja n\u00eb Prishtin\u00eb,&nbsp; duke punar n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre,&nbsp; dhe n\u00eb k\u00ebto rrethana p\u00ebrkund\u00ebr rreziqeve t\u00eb m\u00ebdha&nbsp;gazeta&nbsp;doli nga&nbsp;&nbsp;22 Shkurti derisa gazetar\u00ebt dhe punon\u00ebsit e saj u d\u00ebbuan bashk\u00eb me popullin edhe nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazet\u00ebs Rilindja q\u00eb dilte n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte n\u00eb Kosov\u00eb ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktor\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Bujku, pas t\u00eb parit &#8211; meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekipi Rilindjes, ku ishim bashk\u00eb me korrespondentin n\u00eb Maqedoni Bedri Sadiku, hyri n\u00eb Kosov\u00eb me tanket e para t\u00eb NATO-s n\u00eb 12 Qershorin historik 1999, dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u shp\u00ebrnda n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb zona t\u00eb tjera, ku po ndodhte liria, gazeta num\u00ebr special e botuar n\u00eb Shkup, t\u00eb cil\u00ebn e solli prej atje korrespondenti i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs,&nbsp;Isak&nbsp;Ramadani bashk\u00eb me&nbsp;gazetarin tjet\u00ebr nga Shkupi, Arben Ratkoceri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb faqen e par\u00eb, ku shkruhej se \u201cDje n\u00eb or\u00ebn 5.17 &nbsp;Trupat e NATO-s hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, editoriali i Blerim Rek\u00ebs kishte titullin \u201cNormandizimi i Kosov\u00ebs dhe kapitullimi serb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb, gazeta Rilindja u rikthye n\u00eb Prishtin\u00eb dhe vazhdoi t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam t\u00eb punojm\u00eb e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb presion t\u00eb largohemi na e ndali ujin n\u00eb Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative p\u00ebr vet\u00eblargim, q\u00eb nuk i pranuam. Edhe n\u00eb ato kushte, gazeta Rilindja doli p\u00ebrdit\u00eb deri n\u00eb 21 Shkurt 2002, kur na ndal\u00ebn edhe rrym\u00ebn elektrike dhe pastaj na i mbyll\u00ebn me grila hekuri t\u00eb gjitha hyrjet n\u00eb Pallatin e Rilindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazet\u00ebn Rilindja e d\u00ebbuan e mbyll\u00ebn kund\u00ebrligjsh\u00ebm e padrejt\u00ebsisht pak dit\u00eb pasi festoi 57 vjetorin, &nbsp;dit\u00ebn e saj &#8211; 12 Shkurtin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb numrin festiv t\u00eb Rilindjes s\u00eb 12 Shkurtit 2002 n\u00eb faqen e par\u00eb \u201c\u2018Sundimi&nbsp;i&nbsp;Ligjit\u2019 apo \u2018Sundimi&nbsp;i Bandave\u2019? Kosova Duhet t\u00eb Vendos\u00eb\u201d, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon&nbsp;Menzis, Shef i Misionit,&nbsp;Zyra e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs&nbsp;n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot sh\u00ebnohet 57 vjetori i gazet\u00ebs ditore \u2018Rilindja\u2019, gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, \u201csi shef i misionit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Prishtin\u00eb, un\u00eb e di mir\u00eb rolin q\u00eb&nbsp;&nbsp;e ka \u2018Rilindja\u2019 n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u krijuar n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb 57-t\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs &#8216;Rilindja\u2019, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjith\u00eb kolektivin p\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb me shkrimet mbi \u00e7\u00ebshtjet e nd\u00ebrlikuara politike n\u00eb Kosov\u00eb, shkrime k\u00ebto t\u00eb drejta dhe t\u00eb balancuara. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb botohet nj\u00eb gazet\u00eb p\u00ebr 57 vite me radh\u00eb dhe ju mund t\u00eb jeni krenar\u00eb q\u00eb e keni arritur k\u00ebt\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku duke p\u00ebrdorur fuqin\u00eb e pen\u00ebs, fuqin\u00eb e diplomacis\u00eb dhe fuqin\u00eb e opinionit publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb mosndryshimin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrparimit demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe q\u00eb sundimi i ligjit do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb gjithnj\u00eb mbi sundimin e bandave\u201d, theksonte n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb editorialit Ambasadori Amerikan&nbsp;Menzis\u2026&nbsp;&nbsp; &nbsp; &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Edhe pas d\u00ebbimit, p\u00ebrs\u00ebri Rilindja nuk u ndal, me pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpia si n\u00eb koh\u00eb lufte, p\u00ebr t\u00eb ruajtur emrin e tradit\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb vijuar t\u00eb jet\u00eb&nbsp;histori&nbsp;e Kosov\u00ebs, doli n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta me numra t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm e protestues, t\u00eb koh\u00ebpaskoh\u00ebsh\u00ebm, edhe kur kishte festa.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta Rilindja, kronik\u00eb e zhvillimeve historike t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi doli me botime speciale edhe p\u00ebr ngjarjen historike t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb pasuan, ka p\u00ebrmbyll\u00eb daljet e af\u00ebr 40 numrave t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebpaskoh\u00ebsh\u00ebm n\u00eb 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 2009, n\u00eb ballin\u00eb me kryetitullin e \u00ebnd\u00ebrres dhe&nbsp; t\u00eb ardh\u00ebmes: Kosova shtet n\u00eb OKB. Dhe me paralajm\u00ebrimin: Duke besuar n\u00eb sundimin e ligjit n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs presim q\u00eb nga numri i ardhsh\u00ebm Rilindja t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar n\u00eb let\u00ebr,&nbsp;gazeta tradicionale e Kosov\u00ebs Rilindja n\u00eb nd\u00ebrrim motesh &#8211; n\u00eb mbr\u00ebmjen e&nbsp;31 Dhjetorit&nbsp; 2018 t\u00eb pritjes s\u00eb 2019-t\u00ebs,&nbsp;ridoli simbolikisht (botim digjital) p\u00ebr protest\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr t\u2019u rikthyer e p\u00ebrditshme &#8211; p\u00ebr privatizim, sipas shembullit t\u00eb gazetave n\u00eb rajon e n\u00eb bot\u00eb q\u00eb kishin status t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb nd\u00ebrmarrje shoq\u00ebrore e q\u00eb jan\u00eb privatizuar e vazhdojn\u00eb t\u00eb dalin&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb&nbsp;arsyetimin&nbsp;e&nbsp;&nbsp;k\u00ebrkes\u00ebs&nbsp;p\u00ebr&nbsp;privatizim theksohet&nbsp;edhe&nbsp;se emri&nbsp;dhe&nbsp;tradita&nbsp;e&nbsp;gazet\u00ebs&nbsp;Rilindja&nbsp;\u00ebsht\u00eb&nbsp;nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb&nbsp;e&nbsp;madhe,&nbsp;e&nbsp;krijuar gjat\u00eb m\u00ebse shtat\u00eb dekadave,&nbsp;\u00ebsht\u00eb&nbsp;pasuri me vler\u00eb m\u00eb&nbsp;t\u00eb&nbsp;madhe se&nbsp;e&nbsp;\u00e7do pallati,&nbsp; dhe&nbsp;kjo duhet&nbsp;t\u00eb&nbsp;vler\u00ebsohet&nbsp;edhe&nbsp;n\u00eb&nbsp;procesin&nbsp;e&nbsp;privatizimit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cDhe, ai q\u00eb do ta blej\u00eb gazet\u00ebn Rilindja&nbsp;dhe&nbsp;natyrisht do&nbsp;e&nbsp;nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb&nbsp;t\u00eb&nbsp;p\u00ebrditshme historike&nbsp;dhe&nbsp;tradicionale&nbsp;t\u00eb&nbsp;Kosov\u00ebs&nbsp;do jet\u00eb pronar&nbsp;i&nbsp;nj\u00eb pasurie&nbsp;t\u00eb&nbsp;madhe mediale komb\u00ebtare, do&nbsp;t\u00eb&nbsp;jet\u00eb trash\u00ebgimtar&nbsp;i&nbsp;ligjsh\u00ebm&nbsp;i firm\u00ebs-emrit, tradit\u00ebs. Rilindja ishte,&nbsp;\u00ebsht\u00eb&nbsp;dhe&nbsp;mbetet&nbsp;edhe&nbsp;si nj\u00eb shenj\u00eb identiteti\u201d, theksohet&nbsp;n\u00eb&nbsp;k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta shqiptare tradicionale e Kosov\u00ebs Rilindja ka nis\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Prizren&nbsp;para&nbsp;m\u00eb shum\u00eb se 75&nbsp;viteve, n\u00eb 12 Shkurt 1945, n\u00eb frym\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Bujanit e me angazhimin e intelektual\u00ebve&nbsp;m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb asaj kohe, me shkronja plumbi q\u00eb u soll\u00ebn me arka nga Tirana.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse pati d\u00ebbime e mbyllje t\u00eb dhunshme, gazeta&nbsp;tradicionale e&nbsp;historike Rilindja arriti t\u00eb jet\u00eb&nbsp;histori&nbsp;e Kosov\u00ebs q\u00eb nga koha e Konferenc\u00ebs s\u00eb Bujanit t\u00eb Rezolut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhme t\u00eb vullnetit komb\u00ebtar e demokratik t\u00eb popullit e deri n\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e shpallur n\u00eb 17 Shkurt 2008 e n\u00eb njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Si n\u00eb raste tjera, pas rid\u00ebbimit e rimbylljes s\u00eb gazet\u00ebs Rilindja, edhe sot e shohim t\u00eb nevojsh\u00ebm nj\u00eb sqarim p\u00ebr opinionin: Ndonj\u00eb portal q\u00eb ka &#8220;huazuar&#8221; emrin, po edhe logon, nuk \u00ebsht\u00eb as nuk mund t\u00eb jet\u00eb gazeta tradicionale e Kosov\u00ebs&nbsp;Rilindja, e cila mund t\u00eb ridal\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ligjsh\u00ebm privatizimi, ku t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e saj realizojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, ashtu si \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe n\u00eb shkresat drejtuar institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr privatizim-ridalje t\u00eb gazet\u00ebs tradicionale t\u00eb Kosov\u00ebs Rilindja i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit, e cila \u00ebsht\u00eb themeluar si nj\u00eb organ i pavarur publik, n\u00eb baz\u00eb Ligjit t\u00eb miratuar nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si pasardh\u00ebse e Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Mir\u00ebbesimit e themeluar nga &nbsp;UNMIK &#8211; Misioni&nbsp; i OKB i pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrmarrja Shoq\u00ebrore Gazeta&nbsp;Rilindja&nbsp;n\u00eb vitin 2017 ka hyr\u00eb n\u00eb procesin e likuidimit, gjat\u00eb t\u00eb cilit pun\u00ebtor\u00ebt e saj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesat e tyre bazuar n\u00eb ligje n\u00eb Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb&nbsp;Privatizimit&nbsp;dhe&nbsp;n\u00eb Dhom\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>(Behlul Jashari &#8211;&nbsp;n\u00eb&nbsp;gazet\u00ebn&nbsp;tradicionale&nbsp;t\u00eb&nbsp;Kosov\u00ebs&nbsp;Rilindja nga Shtatori 1973 &#8211; gazetar, reporter i lir\u00eb, komentator, redaktor, kryeredaktor i par\u00eb-themelues i gazet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme&nbsp;t\u00eb&nbsp;rezistenc\u00ebs Bujku q\u00eb nisi&nbsp;t\u00eb&nbsp;dal\u00eb&nbsp;n\u00eb&nbsp;18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazet\u00ebs Rilindja,&nbsp;e&nbsp;cila me numrin&nbsp;e&nbsp;fundit&nbsp;t\u00eb&nbsp;shtypur ka dal\u00eb&nbsp;n\u00eb&nbsp;30 Dhjetor 2008, nd\u00ebrsa pas 10&nbsp;viteve&nbsp;kishte&nbsp;edhe&nbsp;nj\u00eb ridalje simbolike protestuese, botim digjital,&nbsp;n\u00eb&nbsp;31 Dhjetor 2018)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Kosov\u00ebs para 30 viteve Serbia ia ndaloi edhe gazet\u00ebn e vetme t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Rilindja.&nbsp;N\u00eb 8 Gusht 1990 gazeta tradicionale e Kosov\u00ebs Rilindja nuk doli, nat\u00ebn ishte ndaluar n\u00eb shtypshkronj\u00eb nga forcat okupatore serbe. Por, Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal\u2026Revistat u b\u00ebn\u00eb si gazeta duke nis\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17826,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26532"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26533,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26532\/revisions\/26533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}