{"id":26528,"date":"2020-08-09T11:08:08","date_gmt":"2020-08-09T09:08:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26528"},"modified":"2020-08-09T11:08:08","modified_gmt":"2020-08-09T09:08:08","slug":"martin-luther-kingu-dhe-adem-demaci-bartes-te-vlerave-te-perbashketa-te-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26528","title":{"rendered":"MARTIN LUTHER KINGU DHE ADEM DEMA\u00c7I BART\u00cbS T\u00cb VLERAVE T\u00cb P\u00cbRBASHK\u00cbTA T\u00cb LIRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"286\" height=\"235\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 286px) 100vw, 286px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em> \u201cAskujt nuk i sh\u00ebrben urrejtja\u2026\u201d (Adem Dema\u00e7i)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs kujton dy gjigant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; nj\u00eb shqiptar dhe nj\u00eb amerikan: Dr. Martin Luther King-un dhe Adem Dema\u00e7in, si dy kampion\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, pa dallim dhe kudo. Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Prishtin\u00eb ka filluar t\u00eb&nbsp; botoj\u00eb, nep\u00ebrmjet portalit t\u00eb saj facebook, nj\u00eb seri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kujtuar personalitete t\u00eb njohura t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre kan\u00eb mb\u00ebshtetur vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy popujve, mbi t\u00eb gjitha lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb njoftimin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj serie, ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb ka vendosur t\u00eb kujtoj\u00eb ikonat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Dr. Martin Luther King-un nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe disidentin e njohur shqiptar, Adem Dema\u00e7in nga Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, p\u00ebrfaq\u00ebsia diplomatike amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, e filloi k\u00ebt\u00eb seri njoftimesh t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta duke kujtuar dhe duke krahasuar Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, Presidentin e par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kongresistin amerikan Xhon Luis, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb koh\u00ebt e fundit, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are &#8212; e t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrkujtuan si udh\u00ebheq\u00ebs shembullor\u00eb me influenc\u00eb dhe frym\u00ebzues t\u00eb shoq\u00ebrive, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet ku ata kan\u00eb jetuar dhe vepruar, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, Philip S. Kosnett<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 kam njoftuar edhe n\u00eb shkrimin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar mbi k\u00ebt\u00eb subjekt, kushtuar Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs dhe Kongresistit John Lewis, duket se ky projekt ka p\u00ebr q\u00ebllim, jo vet\u00ebm t\u00eb theksoj\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta midis Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, por edhe p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje personalitetet nga t\u00eb dy vendet, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur vlerash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta lirie e demokracie, por edhe si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00ebtej marr\u00ebdh\u00ebniet tona, nep\u00ebrmjet k\u00ebtyre vlerave dhe personave, t\u00eb cil\u00ebt sa ishin gjall\u00eb ishin bart\u00ebsit e k\u00ebtyre vlerave komb\u00ebtare dhe universale.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasada amerikane jep nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Dr. Martin Luther King-ut dhe Adem Dema\u00e7it, k\u00ebtyre dy burrave t\u00eb dalluar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar, shkurtimisht, arsyen dhe meritat q\u00eb i kan\u00eb dalluar ata, si dhe vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat ata kan\u00eb luftuar, p\u00ebr veten dhe popullin q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar.&nbsp; N\u00eb epok\u00ebn q\u00eb ata jetuan e vepruan, k\u00ebta dy burra &#8212; nj\u00ebri amerikan e tjetri shqiptar &#8212; u dalluan si heronj\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs me influenc\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr sigurimin e t\u00eb drejtave civile dhe t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut &#8212; nj\u00ebri n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e tjetri n\u00eb Kosov\u00eb, por z\u00ebri i t\u00eb cil\u00ebve u d\u00ebgjua edhe p\u00ebrtej kufijve ku ata jetonin e vepronin.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb paraqitur Adem Dema\u00e7in, ikon\u00ebn e t\u00eb drejtave dhe lirive n\u00eb Kosov\u00eb, Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb pasqyron nj\u00eb citim frym\u00ebzues t\u00eb tij mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte liria p\u00ebr t\u00eb: &nbsp;\u201cN\u00ebse ne, v\u00ebrtet\u00eb, e duam lirin\u00eb, ne duhet t\u00eb jemi vet krijuesit e liris\u00eb son\u00eb. &nbsp;Faktori i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb elementi par\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, nd\u00ebrsa faktori i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. &nbsp;Ky \u00ebsht\u00eb ligji i jet\u00ebs q\u00eb nuk ndryshon dhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb askujt, madje m\u00eb pak p\u00ebr hir t\u00eb vetes son\u00eb. &#8221; (Adem Dema\u00e7i)<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb faqen e rrjetit social Fejsbuk t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb thuhet se Adem Demaci ishte nj\u00eb aktivist, shkrimtar dhe veprimtar i shquar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.&nbsp; Ai kaloi 28 vjet n\u00eb burgje t\u00eb ndryshme t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb komuniste, si pasoj\u00eb e mbrojtjes pasionante t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve.&nbsp; Mbi t\u00eb gjitha, thuhet n\u00eb at\u00eb njoftim, ai mbeti kund\u00ebrshtar i betuar i politik\u00ebs s\u00eb hakmarrjes dhe urrejtjes komb\u00ebtare. &nbsp;Dema\u00e7i paraqitet si simbol i ndarjes s\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb, s\u00eb bashku me veprimtarin e njohur amerikan t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtave t\u00eb civile p\u00ebr afrikano-amerikan\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb, Dr. Martin Luther King.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb portalin e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb thuhet se Martin Luther Kingu ishte nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb shekullit XX p\u00ebr b\u00ebrjen e ndryshimeve shoq\u00ebrore dhe politike, pa dhun\u00eb. &nbsp;P\u00ebrmes aktivizmit dhe fjalimeve t\u00eb tij t\u00eb zjarrta dhe frym\u00ebzuese, ai ka luajtur nj\u00eb rol kryesor n\u00eb dh\u00ebnien fund t\u00eb ndarjes ligjore t\u00eb shtetasve afrikano-amerikan\u00eb nga t\u00eb bardh\u00ebt dhe t\u00eb padrejt\u00ebsive t\u00eb atij sistemi, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp; Ai ishte gjithashtu edhe arkitekti i Aktit t\u00eb t\u00eb Drejtave Civile, t\u00eb vitit 1964 dhe Aktit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Votimit. &nbsp;&#8220;Kam nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb vegj\u00ebl, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb komb ku ata nuk do t\u00eb gjykohen nga ngjyra e l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb tyre, por nga p\u00ebrmbajtja e karakterit t\u00eb tyre.&#8221;&nbsp; Ishte kjo nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb q\u00eb u realizua me votimin me shumic\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve \u2013 t\u00eb bardh\u00eb dhe afrikano-amerikan\u00eb \u2013 t\u00eb Presidentit Barak Obama (2009 to 2017) n\u00eb detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, por q\u00eb ende mbetet shum\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Luther King ka shkruar mbi lirin\u00eb, n\u00eb &#8220;Letr\u00ebn nga Burgu Birmingham&#8221; n\u00eb vitin 1963: &#8220;Ne jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm nga p\u00ebrvoja jon\u00eb e dhimbshme se liria nuk jepet kurr\u00eb vullnetarisht nga shtyp\u00ebsi.&nbsp; Ajo duhet t\u00eb k\u00ebrkohet me k\u00ebmb\u00ebngulje nga t\u00eb shtypurit&#8221;, citohet t\u00eb ket\u00eb shkruar nga burgu i qytetit Birmingham t\u00eb shtetit Alabama, Martin Luther Kingu, mbi vler\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai i kushtonte liris\u00eb, p\u00ebr veten dhe p\u00ebr komunitetin q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e t\u00eb cilit luftonte dit\u00eb e nat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Amerikani Martin Luther King dhe shqiptari nga Kosova, Adem Dema\u00e7i \u2013 t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb konsiderohen edhe si dy nd\u00ebrgjegje t\u00eb dy popujve tan\u00eb &#8212; ishin dy personalitete q\u00eb u pasqyruan nga Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, jo vet\u00ebm si shembuj bart\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs \u2013 por edhe si ikona t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mbahen mend dhe do t\u00eb kujtohen si personalitete me influenc\u00eb dhe si frym\u00ebzues n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 madje edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vendeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa ishte gjall\u00eb, Adem Dema\u00e7i k\u00ebrkonte nga shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb gjejn\u00eb pik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt: \u201cQ\u00eb t\u00eb bashkojn\u00eb dijen, kultur\u00ebn, arsimin dhe sidomos t\u00eb kultivojn\u00eb midis tyre frym\u00ebn e toleranc\u00ebs\u201d. &nbsp;\u201cAskujt nuk i sh\u00ebrben urrjetja\u2026\u201d, ka k\u00ebshilluar Adem Dema\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Luther King: \u201cJeta jon\u00eb fillon t\u00eb marr\u00eb fund, kur heshtim p\u00ebr gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, si\u00e7 jan\u00eb liria dhe demokracia e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Luther King: \u201cM\u00eb n\u00eb fund, ne nuk do t\u00eb mbajm\u00eb mend fjal\u00ebt e armiq\u00ebve, por do t\u00eb kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb heshtjen e miq\u00ebve tan\u00eb\u201d, p\u00ebrball\u00eb shkeljes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave p\u00ebr liri e demokraci.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Luther King: \u201cPaqa e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, thjesht, mungesa e tensioneve, por \u00ebsht\u00eb prania e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pa drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka paq\u00eb as harmoni!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAskujt nuk i sh\u00ebrben urrejtja\u2026\u201d (Adem Dema\u00e7i) Nga Frank Shkreli Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs kujton dy gjigant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; nj\u00eb shqiptar dhe nj\u00eb amerikan: Dr. Martin Luther King-un dhe Adem Dema\u00e7in, si dy kampion\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26528","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26528"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26528\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26529,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26528\/revisions\/26529"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}