{"id":26526,"date":"2020-08-07T16:21:21","date_gmt":"2020-08-07T14:21:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26526"},"modified":"2020-08-07T16:21:21","modified_gmt":"2020-08-07T14:21:21","slug":"sekretari-amerikan-i-shtetit-mike-pompeo-vizite-ne-evropen-lindore-por-jo-ne-shqiperi-dhe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26526","title":{"rendered":"SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MIKE POMPEO VIZIT\u00cb N\u00cb EVROP\u00cbN LINDORE, POR JO N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE N\u00cb KOSOV\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"259\" height=\"213\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 259px) 100vw, 259px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;T\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), nep\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsi, njoftoi vizit\u00ebn jav\u00ebn q\u00eb vjen, t\u00eb Krye-diplomatit amerikan, Mike Pompeo n\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb Evrop\u00ebs, (11\u201415 Gusht).&nbsp; N\u00eb njoftim thuhet se Pompeo do ta filloj\u00eb turneun e tij diplomatik t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Prag\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb \u00c7ekis\u00eb dhe do t\u00eb vizitoj\u00eb edhe qytetin Pilsen. &nbsp;Prej aty, ai do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Lubljan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, pastaj n\u00eb Austri dhe m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Poloni. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas itinerarit t\u00eb njoftuar nga DASH, Sekretari Pompeo do t\u00eb vizitoj qytetin Pilsen gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb \u00c7eki, ku s\u00eb bashku me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb atij vendi, Tomas Petri\u00e7ek, do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrvjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb \u00c7ekosllavik\u00ebs Per\u00ebndimore nga Ushtria Amerikane, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.&nbsp; Nd\u00ebrsa n\u00eb Prag\u00eb , zyrtari i lart\u00eb amerikan do t\u00eb zhvilloj\u00eb bisedime me Kryeministrin, Andrej Babis mbi bashkpunimin midis dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb b\u00ebrthamore dhe p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Nisma e Tre Deteve, e cila njihet gjithashtu si Nisma e Baltikut, Adriatikut dhe Detit t\u00eb Zi, nj\u00eb forum ky i 12-vendeve&nbsp; t\u00eb Bashkimit Evropian, (Austria, Bullgaria, Estonia, Kroacia, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Republika \u00c7eke dhe Hungaria). &nbsp;Udh\u00ebheqsi i lart\u00eb amerikan do t\u00eb zhvilloj\u00eb &nbsp;gjithashtu bisedime me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u00e7ek\u00eb, mbi masat p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar veprimtarit\u00eb e rrezikshme t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs komuniste, n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas bisedimeve n\u00eb Prag\u00eb, Pompeo do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr n\u00eb Lubljan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, ku do t\u00eb zhvilloj\u00eb bisedime me zrytar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb slloven\u00eb: me Presidentin Bohur Pahor dhe me Kryeministrin e vendit, Janez Jansa.&nbsp; Me zyrtar\u00ebt e Sllovenis\u00eb, Mike Pompeo do t\u00eb diskutoj\u00eb, sipas njoftimit t\u00eb DASH, mund\u00ebsit\u00eb e m\u00ebtejshme p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim edhe m\u00eb t\u00eb ngusht midis dy vendeve, n\u00eb fusha t\u00eb interesit dhe t\u00eb shqet\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrfshir energjin\u00eb b\u00ebrthamore dhe integrimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb proceset integruese per\u00ebndimore.&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kryeministri Jansa, dhe Mike Pompeo do t\u00eb theksojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e siguris\u00eb s\u00eb rrjetit t\u00eb \u201cinformacionit 5G\u201d dhe do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashsk\u00ebt me Ministrin e Jasht\u00ebm slloven Anzhe Logar, mbi teknologjin\u00eb 5G.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Vjen\u00eb, m\u00eb 14 gusht, Sekretari Pompeo do t\u00eb takohet me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Austris\u00eb, Alexander Schallenberg dhe me Kancelarin Sebastian Kurz, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi Partneritetin Strategjik Sh.B.A.-Austri, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e forta dhe n\u00eb rritje t\u00eb tregtis\u00eb dhe investimeve midis dy vendeve dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb rajonale, thuhet n\u00eb njoftimin e DASH, p\u00ebr vizit\u00ebn e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Austri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Varshav\u00eb m\u00eb 15 gusht &#8212; ndalesa e fundit e turneut t\u00eb tij n\u00eb Evrop\u00ebn lindore &#8212; Sekretari Pompeo do t\u00eb takohet me Kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki dhe me Ministrin e Jasht\u00ebm, Jacek Czaputowicz, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi fushat e bashk\u00ebpunimit t\u00eb fort\u00eb SH.B.A.-Poloni, p\u00ebrfshir thellimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lidhjeve t\u00eb forta n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, Marr\u00ebveshjen e Zgj\u00ebruar t\u00eb Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Mbrojtjes, masat p\u00ebr rikuperim nga pandemia COVID-19, sigurin\u00eb e rrjetit informativ 5G dhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs rajonale t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb, bazuar n\u00eb Nism\u00ebn e Tre Deteve.&nbsp; Kryediplomati amerikan do t\u00eb takohet, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Varshav\u00eb, edhe me Presidentin e Polonis\u00eb Andrzej Sebastian Duda.&nbsp; N\u00eb njoftimin e DASH thuhet githashtu se gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Poloni, Sekretari Amerikan i Shtetit do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb do mbahet n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Varshav\u00ebs t\u00eb vitit 1920, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn forcat polake mposht\u00ebn forcat bolshevike sovjetike gjat\u00eb luft\u00ebs polako-ruse, q\u00eb ka p\u00ebfunduar n\u00eb nj\u00eb fitore vendimtare t\u00eb ushtris\u00eb polake kund\u00ebr Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe Sovjetike.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj vizite t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos mendojm\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn dhe se kur ishte hera e fundit q\u00eb nj\u00eb diplomat i lart\u00eb amerikan ose evropiano-perendimor t\u00eb ket\u00eb vizituar dy shtetet shqiptare.&nbsp; Duhet t\u00eb shkojm\u00eb pak si thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e viteve t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb ndonj\u00eb vizit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb zrytar\u00ebve t lart\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb aspak p\u00ebr tu \u00e7uditur se pse vitet e fundit, Tirana dhe Prishtina nuk jan\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e vizitave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga perendimor\u00ebt, si\u00e7 esht\u00eb kjo vizit\u00eb e kryediplomatit amerikan, jav\u00ebn q\u00eb vjen, n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. &nbsp;Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur aspak!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se pse, mjaftojn\u00eb vet\u00ebm deklaratat e fundit t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, p\u00ebr \u201cnd\u00ebrhyrjet n\u00eb pun\u00ebt e mbrendshme\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si dhe deklarata e tij e fundit n\u00eb kuvendin shqiptar se \u201ckomunist\u00ebt dhe komunizmi shqiptar ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sekretari Amerikan i Shtetit, n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Poloni do t\u00eb kujtoj\u00eb 100-vjetorin e fitores s\u00eb forcave polake kund\u00ebr forcave bolshevike ruse. Kjo, gjithashtu n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb, nd\u00ebrsa Kryediplomati amerikan gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij jav\u00ebn q\u00eb vjen n\u00eb Lubljan\u00eb do t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb proceset euro-atlantike &#8212; Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb flet\u00eb p\u00ebr \u201cminishengin ballkanik\u201d me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnje strategjike me Erdoganin e Turqis\u00eb.&nbsp; P\u00ebrshir k\u00ebtu gjendjen jo stabile politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk duhet t\u00eb \u00e7uditemi se pse per\u00ebndimor\u00ebt po vazhdojn\u00eb t\u00eb shiojn\u00eb me dyshim politik\u00ebn e Tiran\u00ebs zrytare dhe anashkalojn\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn n\u00eb vizitat e tyre rajonale.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen se p\u00ebrsa koh\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb durimi i perendimor\u00ebve me nj\u00eb klas\u00eb politike shqiptare q\u00eb nuk ndan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb per\u00ebndimore, por vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb ruaj karrigat e veta n\u00eb d\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb mundishme t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb kurriz t\u00eb interesave t\u00eb Kombit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam droj\u00eb se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb q\u00eb t\u00eb hedhim kushtrimin p\u00ebr gj\u00ebndjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me per\u00ebndimin, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Ka nja 10-vjet\u00eb tani q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time modeste, jam munduar t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb p\u00ebr disa prirje t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb drejt obskurantizmit lindor, jo vet\u00ebm bazuar n\u00eb autoritarizmin e tyre t\u00eb ushtruar n\u00eb vend por edhe n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos me vendet Perendimore.&nbsp; Sa her\u00eb kemi d\u00ebgjuar vitet e fundit disa udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Per\u00ebndimin duke then\u00eb se Shqip\u00ebria dhe Kosova \u201ckan\u00eb alternativa tjera\u201d, n\u00ebqoftse nuk na pranoni k\u00ebshtu si jemi, thoshin ata, kushte ose pa kushte.&nbsp; Tashti po e shohim se \u00e7far\u00eb alternativash paskan pas n\u00eb mend k\u00ebta. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Jeni n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar!&nbsp; Shqiptar\u00ebt kudo qofshin, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie normale dhe miq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve me Shtetet e Bashkuara \u2013 ashtu si\u00e7 kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale dhe miq\u00ebsore vendet ish-komuniste (me p\u00ebrjashtim Austrin\u00eb jo-komuniste) q\u00eb do vizitoj\u00eb jav\u00ebn q\u00eb vjen Sekretari Popmpeo \u2013duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb marr\u00ebdhniet e shqiptar\u00ebve me Per\u00ebndimin.&nbsp; Marr\u00ebdh\u00ebniet e ngrira, sidomos,midis Shteteve t\u00eb Bashkuara me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Kosov\u00ebn nuk jan\u00eb n\u00eb interesin afat gjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe as t\u00eb paq\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb rajon. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se zhvillimi normal i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs me per\u00ebndimor\u00ebt, \u00ebsht\u00eb prekur negativisht nga konfliktet dhe mos-stabiliteti politik i mbrend\u00ebsh\u00ebm, por edhe nga flirtimet (e maskuara me k\u00ebrc\u00ebnime) me influenca t\u00eb huaja, historikisht, jo mike t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb Turqia, Rusia dhe Kina. &nbsp;Pa p\u00ebrmendur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, trafikimin e drog\u00ebs, krimin e organizuar dhe korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb dhe munges\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vend. &nbsp;Jan\u00eb k\u00ebto probleme dhe t\u00eb tjera si k\u00ebto, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ata t\u00eb vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore &#8212; t\u00eb anashkalojn\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn zyrtare gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre n\u00eb vendet mike dhe aleate per\u00ebndimore n\u00eb rajon, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vizita e kryediplomatit amerikan, jav\u00ebn q\u00eb vjen, n\u00eb Republik\u00ebn e \u00c7ekis\u00eb, n\u00eb Slloveni, Austri dhe Poloni. &nbsp;Interesat afatgjata komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk duhej t\u00eb lejonin as t\u00eb toleronin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb! &nbsp;P\u00ebr ngrirjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shqiptar\u00ebve me aleat\u00ebt dhe miqt\u00eb tradicional\u00eb dhe historik\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dikush duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.&nbsp; Jeni n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;T\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), nep\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsi, njoftoi vizit\u00ebn jav\u00ebn q\u00eb vjen, t\u00eb Krye-diplomatit amerikan, Mike Pompeo n\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb Evrop\u00ebs, (11\u201415 Gusht).&nbsp; N\u00eb njoftim thuhet se Pompeo do ta filloj\u00eb turneun e tij diplomatik t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Prag\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb \u00c7ekis\u00eb dhe do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-26526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26527,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26526\/revisions\/26527"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}