{"id":26387,"date":"2020-07-25T18:00:00","date_gmt":"2020-07-25T16:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26387"},"modified":"2020-07-25T19:22:23","modified_gmt":"2020-07-25T17:22:23","slug":"kujtohet-dr-ibrahim-rugova-si-nje-kampion-i-lirise-dhe-nje-burreshteti-qe-ndante-vlerat-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26387","title":{"rendered":"KUJTOHET DR. IBRAHIM RUGOVA SI NJ\u00cb KAMPION I LIRIS\u00cb DHE NJ\u00cb BURR\u00cbSHTETI Q\u00cb NDANTE VLERAT AMERIKANE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"274\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 274px) 100vw, 274px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;P\u00ebrfaq\u00ebsia e p\u00ebrher\u00ebshme diplomatike e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs kujton dy gjigant\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; nj\u00eb shqiptar dhe nj\u00eb amerikan \u2013Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn dhe Kongresistin Xhon Luis, si dy kampion\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Prishtin\u00eb njofton publikun nep\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate, n\u00eb portalin e saj t\u00eb fejsbukut se, n\u00eb dit\u00ebt e ardh\u00ebshme, do t\u00eb kujtoj\u00eb heronj\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn publike, kan\u00eb mb\u00ebshtetur vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy popujve, mbi t\u00eb gjitha, lirit\u00eb baz\u00eb t\u00eb njeriut, individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe kan\u00eb vepruar n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave dhe lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit kudo dhe pa dallim. &nbsp;Fillimisht, ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb kujtoj\u00eb ikonat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, Presidentin e par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kongresistin amerikan Xhon Luis, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb dit\u00ebt e fundit, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are &#8212; e t\u00eb cil\u00ebt kujtohen si udh\u00ebheq\u00ebs me influenc\u00eb dhe frym\u00ebzues t\u00eb shoq\u00ebrive, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet ku ata kan\u00eb vepruar e punuar, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, Philip S. Kosnett<\/p>\n\n\n\n<p>Duket se ky projekt ka p\u00ebr q\u00ebllim, jo vet\u00ebm t\u00eb theksoj\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta midis Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, por edhe p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje personalitetet nga t\u00eb dy vendet, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur vlerash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta edhe si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00ebtej marr\u00ebdh\u00ebniet tona, nep\u00ebrmjet k\u00ebtyre vlerave dhe personave, t\u00eb cil\u00ebt sa ishin gjall\u00eb mbet\u00ebn bart\u00ebsit e k\u00ebtyre vlerave komb\u00ebtare dhe universale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs amerikane jepet nj\u00eb p\u00ebrshkrim i shkurt\u00ebr i secilit prej k\u00ebtyre burrave, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar arsyen se pse, pik\u00ebrisht, k\u00ebta t\u00eb dy u p\u00ebrzgjodh\u00ebn. &nbsp;&nbsp;N\u00eb koh\u00ebn e tyre ata u dalluan si heronj\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs me influenc\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr sigurimin e t\u00eb drejtave civile dhe t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, nj\u00ebri n\u00eb Shtetet e Bashkuara e tjetri n\u00eb Kosov\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e ish-Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova thuhet: \u201cIbrahim Rugova ishte presidenti i par\u00eb i Kosov\u00ebs. &nbsp;Ai ishte shkrimtar, akademik dhe politikan q\u00eb zbatonte dhe mbronte nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore ndaj sundimit serb, n\u00eb fushat\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn shtet-t\u00eb pavarur dhe sovran. &nbsp;Fushat\u00ebn e tij p\u00ebr liri ai e kishte bazuar n\u00eb fushatat p\u00ebr liri dhe p\u00ebr t\u00eb drejta civile n\u00eb modelin e qendres\u00ebs s\u00eb Gandhit (n\u00eb Indi) dhe Martin Luther King-ut (n\u00eb Amerik\u00eb). &nbsp;Ai besonte n\u00eb fuqin\u00eb e politik\u00ebs dhe jo n\u00eb dhun\u00ebn\u201d, p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat e tija, thuhet n\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Aty citohen edhe fjal\u00ebt e Ibrahim Rugov\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmbledhin, pak a shum\u00eb vizionin e tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs: &#8220;Vizioni im \u00ebsht\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur dhe demokratike, me nj\u00eb shoq\u00ebri politikisht tolerante dhe me nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme, nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb BE, NATO dhe me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira dhe n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme me Shtetet e Bashkluara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon citati i Presidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, botuar n\u00eb faqen zyrtare fejsbuk t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kongresisti Xhon Luis, nj\u00ebri prej bashkpuntor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqsit t\u00eb drejtave civile n\u00eb Shtetet e Bashkuara Martin Luther King-ut gjat\u00eb 1960-70-ave, ishte nj\u00eb politikan amerikan dhe udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjeve p\u00ebr t\u00eb drejtat civile gjat\u00eb disa dekadave,por edhe an\u00ebtar i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kongresit amerikan nga shteti Xhorxha, duke filluar nga viti 1987 e deri q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb.&nbsp; N\u00eb njoftimin e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb citohet kongresisti Luis p\u00ebr bindjet e tija se, &#8220;Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb ndaloj\u00eb fuqin\u00eb e nj\u00eb populli i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar dhe i vendosur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. &nbsp;Pse? Sepse qeniet njer\u00ebzore jan\u00eb lidhja m\u00eb dinamike me Hyjnoren n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Lewis.<\/p>\n\n\n\n<p>Kongresisti Xhon Luis gjith\u00eb jet\u00ebn e tij luftoi p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr vet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrfshir komunitetin e tij afrikano-amerikan. &nbsp;Ai gjithmon\u00eb inkurajonte aktivist\u00ebt e tjer\u00eb dhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb q\u00eb, &#8220;Mos ki frik\u00eb t\u00eb b\u00ebsh pak zhurm\u00eb dhe t\u00eb shkaktosh telashe apo, ato q\u00eb ai i quante \u201cprobleme p\u00ebr t\u00eb cilat ia vlen t\u00eb b\u00ebhet zhurm\u00eb, probleme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme&#8221;, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e pushterar\u00ebve dhunues t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;Xhon Luis, konsiderohet si nj\u00ebri prej \u201c6 t\u00eb m\u00ebdhejve\u201d, t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb Drejtave Civile n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb punoi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr mbrojtjen dhe avancimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb afrikano-amerikan\u00ebve. Trash\u00ebgimia e tij, n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave dhe lirive, vazhdon edhe sot nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrball nevoj\u00ebs p\u00ebr veprim dhe p\u00ebr protesta n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, fjal\u00ebt e tija gjithnj\u00eb rezonojn\u00eb n\u00eb vesh\u00ebt e atyre q\u00eb ndoshta hezitojn\u00eb t\u00eb aktivizohen n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave : &#8220;N\u00ebse jo ne, at\u00ebher\u00eb kush? &nbsp;N\u00ebse jo tani, at\u00ebher\u00eb kur?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kosovo.usembassy\/photos\/pcb.4807493782610072\/4807577392601711\/?type=3&amp;__tn__=HH-R&amp;eid=ARCqGOEv2lWzZoKAsmfkDDn-dPLnXpfLKJTCZD0VoM-rqLjgldfmLGDu_q5pnuZZ2_LeaBFaEDBb4rQK&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARBXTVBE_5QPDRNQ7Rqjd0HFZe2YJhEu1YVE7S8nSD6pIMDuQPFS5BmK5Abn2pbFUdTxhB98njNlLEojah3UiFQXGU2mJDzzcxUCXHtK5urZuE54520IXNvgvrkaoi_dLTb-poyv7hUuGmktPTfVr6NvnvplXHl936sfXrVkkj2KNcCjUkEHMDEJXyMvOnFGlhxsK43Ckv_ieXlMpT1A94-z4lECN0h5QeyugKj0XukZikVCCahT6W3CYgj9b8I75uhVh3W9sHrVD7wa76eHuJn5PZF9SPtCaNCjz9eHAASFr6crCbX_rY000wyxjI2VEXu1TImZC2WaSxMHf1WsM89xjQ\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e dij se ide e kujt \u00ebsht\u00eb kjo nism\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb ide unike dhe me vler\u00eb \u2013p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje personat q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vlera \u2013 qofshin personalitete t\u00eb njohura ose jo, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova.&nbsp; Ndoshta nga shembulli amerikan, ndoshta jo, por Rugova shpesh fliste p\u00ebr faktin se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs 30-vjet m\u00eb par\u00eb e kishin humbur frik\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur nga regjimi diktatorial komunist sllav, nd\u00ebrsa k\u00ebrkonin trajtim dhe t\u00eb drejta t\u00eb barabarta nga okupator\u00ebt serb.&nbsp; Dr. Rugova ishte shprehur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se kemi humbur frik\u00ebn por edhe \u201ckemi arrijtur q\u00eb t\u00eb lirohemi edhe brenda vetvetes\u201d. Sikur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb 90-ave, i ishin p\u00ebrgjigjur pyetjeve p\u00ebr t\u00eb cilat njihej Xhon Luis: &#8220;N\u00ebse jo ne, at\u00ebher\u00eb kush? &nbsp;N\u00ebse jo tani, at\u00ebher\u00eb kur?<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb, sipas ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Kosov\u00eb, pasqyrohen nga Ibrahim Rugova dhe Xhon Luis, Presidenti historik i Kosov\u00ebs i vuri gur-themelet miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrher\u00ebshme midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, duke forcuar k\u00ebshtu m\u00ebtej lidhjet e forta midis dy kombeve tona, bazuar pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta universale, p\u00ebr liri dhe drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7se ndante dhe mbronte vlerat komb\u00ebtare dhe universale, Dr. Ibrahim Rugova u ofronte bashkbiseduesve edhe urt\u00ebsin\u00eb e shqiptarit, vlerat e miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs tradicionale, q\u00eb pasurojn\u00eb vlerat universale, s\u00eb bashku me bes\u00ebn, nderin e burr\u00ebrin\u00eb, vlerata dalluese t\u00eb Kombit shqiptar. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Rugova besonte se bota, sidomos ajo per\u00ebndimore, do t\u00eb kishte respekt m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebqoftse ata do t\u2019u p\u00ebrmbaheshin k\u00ebtyre vlerave baz\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb tyre arb\u00ebror. &nbsp;Dr. Rugova ishte nj\u00eb burr\u00ebshteti shqiptar ndryshe \u2013 ai jo vet\u00ebm q\u00eb I mbronte si vlera t\u00eb shtr\u00ebnjta komb\u00ebtare, por edhe frym\u00ebzohej nga k\u00ebto virtyte. &nbsp;Ai me durim, guxim e besim &#8212; filloj\u00eb t\u00eb shpaloste para bot\u00ebs \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat per\u00ebndimore dhe universale &#8212; dinjitetin dhe vlerat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb nep\u00ebr-k\u00ebmbura p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet\u00eb nga nj\u00eb ideologji sllavo-komuniste e anti vlerave per\u00ebndimore, por krejt e huaj dhe armiq\u00ebsore edhe ndaj vlerave, kultur\u00ebs dhe traditave m\u00eb t\u00eb mira shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin k\u00ebto vlera, mbi t\u00eb cilat Dr. Rugova d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte shtetin e Kosov\u00ebs dhe jo bazuar n\u00eb nj\u00eb ideologji t\u00eb huaj sllavo-komuniste ose n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e saj autoritare, por mbi vlerat dhe trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore dhe patriotike t\u00eb rilindasve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kombit, n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me vlerat e njohura universale p\u00ebr liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb barabarta &#8212; themelore dhe t\u00eb pa mohueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb inkurajues fakti q\u00eb Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Prishtin\u00eb ve n\u00eb dukje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, se besimi n\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta amerikano-shqiptare q\u00eb ndante Presidenti Ibrahim Rugova me kongresistin amerikan, Xhon Luis, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucionet e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00ebtej miq\u00ebsin\u00eb dhe bashkpunimin me Shtetet e Bashkuara.&nbsp; Kam droj\u00eb se marr\u00ebdhniet e Kombit shqiptar me Amerik\u00ebn kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb binar\u00eb krejt ndryshe nga ato q\u00eb d\u00ebshironte President Ibrahim Rugova.&nbsp; Klasa aktuale politike shqiptare, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, do b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb nxirrte m\u00ebsime edhe nga simbolikat.&nbsp; Shqiptaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr burrshtetas si Ibrahim Rugova, v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb burr\u00eb vlerash universale dhe komb\u00ebtare! &nbsp;Krenar q\u00eb e kam njohur!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp;P\u00ebrfaq\u00ebsia e p\u00ebrher\u00ebshme diplomatike e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs kujton dy gjigant\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; nj\u00eb shqiptar dhe nj\u00eb amerikan \u2013Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn dhe Kongresistin Xhon Luis, si dy kampion\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim. Ambasada e Shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26388,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26387\/revisions\/26388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}