{"id":26324,"date":"2020-07-21T09:52:57","date_gmt":"2020-07-21T07:52:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26324"},"modified":"2020-07-21T09:52:57","modified_gmt":"2020-07-21T07:52:57","slug":"nikolla-p-qafoku-nje-shkencetar-shqiptaro-amerikan-qe-na-nderon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26324","title":{"rendered":"NIKOLLA P. QAFOKU: NJ\u00cb SHKENC\u00cbTAR SHQIPTARO-AMERIKAN Q\u00cb NA NDERON"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/niko_qafoku-portret.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-26325\" width=\"420\" height=\"586\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;E kam th\u00ebn\u00eb shpesh se komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos k\u00ebto 30-vjet\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb rritur dhe \u00ebsht\u00eb pasuruar me njer\u00ebz t\u00eb dijes, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb bizneset e llojllojshme, teknologjin\u00eb informative, fushat akademike, mjek\u00ebsin\u00eb dhe shkenc\u00ebn, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa profesione n\u00eb fusha me r\u00ebnd\u00ebsi, ku pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan po e dallojn\u00eb veten, qoft\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar, ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Dr. Nikolla, \u201cNiko\u201d Qafoku, nj\u00ebri prej pjes\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan me arritje kulmore n\u00eb fush\u00ebn e tij shkencore, i njohur p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij shkencore n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; Niko Qafoku, \u00e7\u2019prej vitit 2000, \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb firm\u00ebs Pacific Northwest National Laboratory (PNNL), n\u00eb Richland t\u00eb shtetit Washington, n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Institutit Alb-Shkenca, themelues i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe Niko Qafoku, bazuar n\u00eb burime pran\u00eb firm\u00ebs (PNNL) &#8212; thuhet se dit\u00ebt e fundit atij i jan\u00eb akorduar dy tituj t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs shkencore n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. &nbsp;Nj\u00ebri prej tyre, \u00ebsht\u00eb titulli prestigjoz, \u201cLaboratory Fellow\u201d, i k\u00ebsaj firme t\u00eb madhe e t\u00eb njohur amerikane q\u00eb ajo ofron p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre. &nbsp;Shkenc\u00ebtari shqiptaro\u2013amerikan, Niko Qafoku, sipas Institutit Alb-Shkenca \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb kjo me nj\u00eb antar\u00ebsim prej 250-300 antar\u00ebsh, studiues shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs &#8212; ka marr\u00eb k\u00ebto dit\u00eb grad\u00ebn m\u00eb prestigjoze, si studiues n\u00eb PNNL (Pacific Northwest National Laboratory), nj\u00eb institucion ky i krijuar dhe financuar nga Departamenti p\u00ebr Energjin\u00eb n\u00eb SHBA\u201d, thuhet m\u00ebtej n\u00eb njoftim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njoftimi thekson gjithashtu se, kompania \u201cPNNL u jep titullin &#8220;Laboratory Fellow&#8221; ose &#8220;Battelle Fellow&#8221;, atyre shkenc\u00ebtar\u00ebve k\u00ebrkues q\u00eb kan\u00eb arritur majat e fush\u00ebs s\u00eb tyre, e q\u00eb kan\u00eb fituar njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga koleg\u00ebt, &nbsp;por edhe atyre q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, demonstrojn\u00eb vazhdimisht krijimtari dhe prodhimtari t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosura shkencore t\u00eb profesionit t\u00eb vet. &nbsp;\u201cJemi krenar\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga koleg\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm dhe i palodhur n\u00eb Alb-Shkenca, ka korrur suksese n\u00eb fush\u00ebn e tij k\u00ebrkimoro-shkencore.&nbsp; \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb frym\u00ebzuese\u201d, arritja e Niko Qafokut, bashkatdhetarit ton\u00eb me shum\u00eb vler\u00eb \u2013 thuhet me krenari, n\u00eb njoftimin e botuar n\u00eb portalin e Institutit Alb-Shkenca, me rastin e avancimit t\u00eb Dr. Qafokut n\u00eb pozicionin e \u201cLaboratory Fellow\u201d, n\u00eb firm\u00ebn Pacific Northwest National Laboratory (PNNL). &nbsp;Dr. Qafoku punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb firm\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet, e ku k\u00ebto dit\u00eb, pra, iu akordua grada m\u00eb prestigjoze si studiues n\u00eb PNNL. &nbsp;&nbsp;PNNL \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb financohet nga Departamenti p\u00ebr Energjin\u00eb n\u00eb SHBA, nj\u00eb ent me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjeo-strategjike p\u00ebr sigurimin komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa dit\u00eb pas njoftimit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur, Dr. Qafoku mori nj\u00eb tjeter lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr karier\u00ebn e tij, kur e njoftuan se Shoqata Amerikane e Shkenc\u00ebs s\u00eb Tok\u00ebs (Soil Science Society of America) e zgjodhi at\u00eb si, &#8220;Fellow&#8221; t\u00eb k\u00ebsaj shoqate, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe titulli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb i akordon kjo shoqat\u00eb amerikane me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb merituar. &nbsp;N\u00eb letr\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, me t\u00eb cil\u00ebn njoftohet Dr. Qofaku p\u00ebr seleksionimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb titull prestigjoz, i dyti brenda disa dit\u00ebve. &nbsp;Shoqata Amerikane e Shkenc\u00ebs s\u00eb Tok\u00ebs thot\u00eb se p\u00ebr titullin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb akorduar Dr. Qafokut, kan\u00eb votuar antar\u00ebt e Shoqat\u00ebs, bazuar n\u00eb arritjet profesionale dhe n\u00eb sh\u00ebrbimin e merituar t\u00eb tij, si shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributet dhe sukseset e arritura t\u00eb Nikos. &nbsp;Dr Qafokut do i akorodohet, zyrtarisht, titulli, \u201cFellow\u201d gjat\u00eb mbledhjes vjetore t\u00eb shoqat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emri dhe fotografia me nj\u00eb biografi t\u00eb Dr. Qafokut do t\u00eb vendoset n\u00eb sall\u00ebn \u201cAwards Hall of Fame\u201d t\u00eb shoqat\u00ebs, gjithashtu nj\u00eb nderim i ve\u00e7ant dhe i dokumentuar p\u00ebr gjithmon\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, dhen\u00eb fituesve t\u00eb k\u00ebtij titulli prestigjoz.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tituj t\u00eb till\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb nuk jepen leht\u00eb dhe as nuk sigurohen me miq\u00ebsi, por bazuar n\u00eb merita dhe pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe serioze.&nbsp; Mbi t\u00eb gjitha, shp\u00ebrblime t\u00eb tilla varen nga sukseset p\u00ebrfundimtare dhe rezultatet e pun\u00ebs, t\u00eb mir\u00eb provuara, t\u00eb dokumenuara dhe t\u00eb miratuara nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs.&nbsp; E kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb tjera, se n\u00eb Amerik\u00eb askush nuk t\u00eb jep gj\u00eb falas, as nep\u00ebrmjet miq\u00ebve, por personat q\u00eb punojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe jan\u00eb serioz n\u00eb profesionin e tyre, u akordohen me tituj dhe shp\u00ebrblime t\u00eb tjera vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb meritave nga dhe firmat p\u00ebr t\u00eb cilat punojn\u00eb shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkenc\u00ebtari Dr.Niko Qafoku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Curricullum Vitae (CV) e Dr. Qafokut \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej treguesve se me sa seriozitet, pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebrkushtim total e ka marr\u00eb detyr\u00ebn, gjat\u00eb viteve, Dr. Qafoku. &nbsp;Megjith\u00ebse un\u00eb nuk marr vesh shum\u00eb nga shkenca, biografia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i gjall\u00eb i performanc\u00ebs dhe prov\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb fush\u00ebn e tij.&nbsp; Pun\u00ebn dhe profesionin prej shkenc\u00ebtari t\u00eb dalluar n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb ekspertiz\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; ku shpesh\u00ebher\u00eb njeriu p\u00ebrballet me konkurenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e tyre &#8212; Dr Qafoku e ka zhvilluar, jo vet\u00ebm n\u00eb ambientet dhe hap\u00ebsirat e disiplinuara t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por edhe n\u00eb konkurenc\u00eb me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme shkencore, nga mbar\u00eb bota.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\nhttps:\/\/energyenvironment.pnnl.gov\/staff\/staff_info.asp?staff_num=2047\n<\/div><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Amerika dhe kompanit\u00eb e m\u00ebdha amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb ato shum\u00ebkombshet, jan\u00eb tep\u00ebr unike n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje.&nbsp; Pandaj, sukseset n\u00eb pun\u00eb dhe arrijtjet n\u00eb fush\u00ebn shkencoro-akademike t\u00eb Dr. Niko Qafokut, i cili p\u00ebr 20-vjet punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj hap\u00ebsire dhe ambijenti pune tep\u00ebr konkurues &#8212; meritojn\u00eb t\u00eb vihen n\u00eb dukje, si arritje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr nj\u00eb shqiptare-amerikan, q\u00eb na nderon. &nbsp;Jo vet\u00ebm p\u00ebr meritat e tija q\u00eb duhet ti thek\u00ebsojm\u00eb si komunitet, pasi jan\u00eb t\u00eb rralla&#8211;por t\u00eb nenvijohen edhe si shembull suksesi p\u00ebr rinin\u00eb ton\u00eb shqiptaro-amerikane, p\u00ebr t\u00eb treguar se me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, mund t\u00eb arrihen majat e suksesit, e pse jo t\u00eb realizohet edhe \u201c\u00ebnd\u00ebrra amerikane\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrflitet aq shum\u00eb. &nbsp;N\u00ebn\u00eb Tereza ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cZoti nuk k\u00ebrkon nga ne q\u00eb t\u00eb kemi sukses, por k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi\u201d t\u00eb arrijm\u00eb suksesin.&nbsp; Duket se Niko Qafoku ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrpiqet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dr. Qafoku \u00ebsht\u00eb me fat q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup shkenc\u00ebtar\u00ebsh, inixhinjer\u00ebsh dhe profesionist\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb nga mbar\u00eb bota q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn PNNL, me misionin p\u00ebr t\u00eb zgjidhur disa prej sfidave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Amerika dhe bota, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb. &nbsp;Shkenc\u00ebtari shqiptaro-amerikan dhe koleg\u00ebt e tij, sipas firm\u00ebs ku punojn\u00eb, e kryejn\u00eb misionin e tyre me devotshm\u00ebri, nep\u00ebrmjet k\u00ebrkimeve shkencore n\u00eb fush\u00ebn baz\u00eb t\u00eb shkencave p\u00ebr furnizimin e energjis\u00eb por edhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, me objektivin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bot\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb paq\u00eb, m\u00eb e past\u00ebr, m\u00eb e begat\u00eb dhe m\u00eb e sigurt, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;Shikoni se \u00e7far\u00eb ndodh kur mendjet m\u00eb t\u00eb zgjuara t\u00eb bot\u00ebs punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb zgjidhur sfidat dhe problemet e planetit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, thuhet n\u00eb portalin e firm\u00ebs Pacific Northwest National Laboratory, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punon shqiptaro-amerikani Dr. Niko Qafoku dhe e cila i akordoi titullin e lart\u00eb, \u201cFellow\u201d p\u00ebr kontributin e tij shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar gjat\u00eb viteve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dr. Qafokun e kam takuar pik\u00ebrisht 5-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Nju Jork, ku ishim t\u00eb ftuar me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes t\u00eb nj\u00eb shqiptaro-amerikani tjet\u00ebr t\u00eb shquar, Prof Sami Repishtit &#8212; i cili gjithashtu, p\u00ebr shum\u00eb dekada, ka len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme me pun\u00ebn e tij prej edukatori dhe me veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb vazhdueshme k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Poe edhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kryesisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet tona, por edhe p\u00ebr njer\u00ebzit kudo, t\u00eb drejtat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb shkelur nga diktaturat komuniste dhe despot\u00eb e diktator\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave, an\u00eb e mban bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb tokat shqiptare.&nbsp; Me at\u00eb rast, Dr. Qafoku m\u00eb tha se kishte ardhur pasi&nbsp; p\u00ebr Profesor Sami Repishtin kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb programet e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, aty nga fillimi i 80-ave. &nbsp;Kishte ardhur nga ana tjet\u00ebr e Amerik\u00ebs, nj\u00eb larg\u00ebsi mjaft e madhe, nga shteti Washington, p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar profesor Sami Repishtin me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes. Ishte i pranish\u00ebm, tha ai, p\u00ebr t\u2019i shprehur Profesorit t\u00eb nderuar shqiptaro-amerikan, fal\u00ebnderimet e tija p\u00ebr gjith\u00eb\u00e7ka kishte b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn gjithnj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauzave t\u00eb drejta komb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.&nbsp; Kishte ardhur q\u00eb &#8212; n\u00eb emrin e tij personal dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij shkenc\u00ebtar\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, t\u00eb angazhuar pran\u00eb Institutit Alb-Shkenca &#8212; p\u00ebr t\u00eb nderuar Profesor Repishtin, nj\u00eb kolos dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i shquar i k\u00ebtij komuniteti k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe mbijetues i burgjeve fam\u00ebkeqe t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili, ka len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb nd\u00ebrgjegjen kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve, ka then\u00eb Dr. Qafoku p\u00ebr Prof Sami Repishtin, &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00eb angazhimet e tija t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb firm\u00ebn ku punon, Dr. Qafoku, ndon\u00ebse larg nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, ai dhe koleg\u00ebt e tij n\u00eb Institutin Alb-Shkenca \u2013 nuk e harrojn\u00eb vendlindjen.&nbsp; Nep\u00ebrmjet Forumit t\u00eb Alb-Shkenc\u00ebs ata jan\u00eb pran\u00eb Atdheut dhe n\u00eb bashkpunim t\u00eb drejt p\u00ebr drejt me koleg\u00ebt e tyre n\u00eb trojet shqiptare. &nbsp;Rreth 300 intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme shkenc\u00ebtar\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Alb-Shkenc\u00ebn nga diaspora dhe trojet shqiptare, komunikojn\u00eb dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si \u2013 me mund\u00ebsit\u00eb e tyre &#8212; mund t\u00eb ndihmojn\u00eb vendlindjen, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, Dr. Qafoku me koleg\u00ebt e tij kan\u00eb organizuar gjat\u00eb viteve takime me koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, ku Alb-Shkenca ka deg\u00ebt e veta &nbsp;&#8212; me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb forcuar bashkpunimin me autoritetet vendore dhe akademike, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zhvilluar programe shkencore, p\u00ebr t\u00eb cilat si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova kan\u00eb aq nevoj\u00eb. &nbsp;Nuk jam i sigurt se si kan\u00eb shkuar k\u00ebto komunikime p\u00ebr bashkpunim gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe \u00e7far\u00eb rezultatesh mund t\u00eb jen\u00eb arritur, por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam i sigurt, se n\u00ebqoftse k\u00ebto lidhje nuk kan\u00eb arritur sukseset e prit\u00ebshme, jam i bindur se kjo nuk ka ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb dhe gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Forumit Alb-Shkenca dhe intelektual\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb dalluar t\u00eb k\u00ebsaj organizate, si Dr. Niko Qafoku p\u00ebr t\u00eb ndihmuar &#8212; me ekspertiz\u00ebn dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre shkencore &#8212; Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me arritjet e tija, Dr. Niko Qafoku nderon veten, firm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punon, e cila i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur majat e suksesit n\u00eb profesionin e tij.&nbsp; Por, ai nderon, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe komunitetin shqiptaro-amerikan dhe emrin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb ambientet dhe n\u00eb qarqet e t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb madh, dashamir\u00ebs dhe, historikisht, mik i shqiptar\u00ebve &#8212; Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrsh\u00ebndesim, sinqerisht, mikun dhe bashkatdhetarin ton\u00eb p\u00ebr titujt e lart\u00ebp\u00ebrmendur dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, urojm\u00eb q\u00eb Dr. Qafoku n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb korri edhe suksese t\u00eb tjera n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe miratime dhe \u00e7mime n\u00eb qarqet m\u00eb prestigjoze shkencore amerikane dhe bot\u00ebrore. &nbsp;Me pun\u00ebn e tij, Dr. Qafoku nderon edhe emrin shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i shfaqi mikut tim, bashk\u00eb me urimet dhe p\u00ebrg\u00ebzimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta edhe admirimin tim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr titujt prestigjoz si dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij shkencore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp; Duhet t\u00eb jemi gjithashtu mir\u00ebnjoh\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe p\u00ebr angazhimin e tij dhe t\u00eb koleg\u00ebve p\u00ebr ndihm\u00ebn, bashkpunimin dhe kontaktet q\u00eb mbajn\u00eb me vendlindjen, nep\u00ebrmjet Institutit Alb-Shkenca.&nbsp; Si nj\u00eb shkenc\u00ebtar me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore, Dr. Qafoku \u00ebsht\u00eb krenaria e komunitetit ton\u00eb shqiptaro-amerikan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arritjet e tija n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne frym\u00ebzuese dhe p\u00ebr tu admiruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;E kam th\u00ebn\u00eb shpesh se komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos k\u00ebto 30-vjet\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb rritur dhe \u00ebsht\u00eb pasuruar me njer\u00ebz t\u00eb dijes, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb bizneset e llojllojshme, teknologjin\u00eb informative, fushat akademike, mjek\u00ebsin\u00eb dhe shkenc\u00ebn, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa profesione n\u00eb fusha me r\u00ebnd\u00ebsi, ku pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26325,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,15],"tags":[],"class_list":["post-26324","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26324"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26324\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26326,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26324\/revisions\/26326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}