{"id":26246,"date":"2020-07-10T14:17:49","date_gmt":"2020-07-10T12:17:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26246"},"modified":"2020-07-10T14:17:49","modified_gmt":"2020-07-10T12:17:49","slug":"pjesa-e-dyte-auron-tare-provat-per-martin-camajn-si-agjent-i-udb-se-do-i-marr-te-happen-dosjet-e-beogradit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26246","title":{"rendered":"Pjesa e dyt\u00eb: Auron Tare: PROVAT P\u00cbR MARTIN CAMAJN SI AGJENT I UDB-S\u00cb, DO I MARR T\u00cb HAPPEN DOSJET E BEOGRADIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"288\" height=\"236\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 288px) 100vw, 288px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli, Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim modest, si nj\u00eb reagim personal ndaj akuzave n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201cstudim\u201d, \u201cDrit\u00ebhije n\u00eb histori\u201d, me autor Auron Tare dhe botuar n\u00eb portalin \u201cPeisazhe t\u00eb Fjal\u00ebs\u201d, pron\u00eb e nj\u00eb grupi nga New Yorku. N\u00eb at\u00eb shkrim dje, un\u00eb thash\u00eb se nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb re sa u p\u00ebrket akuzave t\u00eb autorit, ku i paraqet Ernest Koliqin dhe Martin Camajn si poliagjent\u00eb dhe koloaboracionist\u00eb me per\u00ebndimor\u00ebt dhe jo vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb reagimin tim dje, n\u00ebnvizova se megjith\u00ebse materiali na u paraqit si i \u201crrall\u00eb\u201d dhe \u201corigjinal\u201d nga botuesi, nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb re n\u00eb dokumentacionin e Tares, pasi k\u00ebto informacione diheshin dhe nuk jan\u00eb mohuar kurr\u00eb nga asnj\u00ebri prej k\u00ebtyre burrave t\u00eb Kombit. Po \u00e7far\u00eb hulumtimi dhe \u00e7far\u00eb provash t\u00eb \u201crralla\u201d dhe \u201corigjinale\u201d, na sillte n\u00eb at\u00eb shkrim Tare?<\/p>\n\n\n\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb programin televiziv, \u201cProvokacija\u201d t\u00eb Mustafa Nano-s, Auron Tarja e pranoi vet\u00eb se, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai nuk ka dokumente definitive q\u00eb provojn\u00eb se Martin Camaj ishte agjent i UDB-s, por ai arrin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb, bazuar n\u00eb hamendje dhe n\u00eb men\u00e7urin\u00eb e tij p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. \u201cTi nuk ke ndonj\u00eb dokument t\u00eb qart\u00eb ku thuhet se Martin Camaj ishte agjent i UDB-s\u00eb\u2026\u201d, e pyet Nano. Tare: \u201cPo, kur t\u00eb hapet ajo e Beogradit, patjet\u00ebr\u2026 do e kemi\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe vet\u00eb intervista n\u00eb programin \u201cProvokacija\u201d m\u2019u duk sikur ishte skenuar m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hidhej m\u00eb shum\u00eb balt\u00eb edhe n\u00eb ekranet e televizionit shqiptar ndaj k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb dalluar t\u00eb Kombit, Ernest Koliqit dhe Martin Camajt. Tare \u00e7\u2019prej fillimit e rr\u00ebmbeu programin dhe \u201ckidnapoi\u201d pyetjet dhe p\u00ebrgjigjet, p\u00ebr t\u00eb bindur shikuesin, se ai kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb pretendon. Ata q\u00eb mund ta ken\u00eb par\u00eb intervist\u00ebn duhet t\u00eb ken\u00eb ven\u00eb re se Tare b\u00ebnte vet\u00eb pyetjet dhe p\u00ebrgjigjej, pastaj pyeste Nanon dhe p\u00ebrgjigjen e jepte vet\u00eb Tare. Por m\u00eb t\u00eb bukurat ishin nd\u00ebrhyrjet e Tares \u00e7do 2-3 minuta me Nano-n, duke e pyetur, \u201cJemi dakort?\u201d, duke u siguruar p\u00ebr miratimin e Mustafa Nanos p\u00ebr ato q\u00eb thoshte. Tare as nuk e lejonte Nanon t\u00eb b\u00ebnte ndonj\u00eb pyetje t\u00eb arsyeshme, megjith\u00ebse Nano u p\u00ebrpoq disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb balanconte pak intervist\u00ebn e nj\u00ebanshme ndaj deklaratave absurd t\u00eb Tares, por Tare nuk i jepte atij rast, as mund\u00ebsi t\u00eb fliste. Nj\u00eb propagand\u00eb aq e f\u00eblliq\u00ebt, sa edhe neverit\u00ebse, e padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb dhe p\u00ebr shikuesit shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se me k\u00ebto pretendime, Auron Tare, ka dal\u00eb nga shinat e ushtrimit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb fush\u00ebn e shpifjeve t\u00eb pakontrolluara dhe t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb urrejtjeve midis shqiptar\u00ebve, sikur nuk kemi pasur mjaft urrejtje e shpifje midis nesh p\u00ebr 50-vjet komuniz\u00ebm dhe 30-vjet t\u00eb ashtuquajtur post-komuniz\u00ebm, megjith\u00ebse kjo intervist\u00eb si dhe shkrimi, nuk kan\u00eb t\u00eb shar\u00eb po t\u2019i krahasosh me periudh\u00ebn e regjimit t\u00eb Enver.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresoj q\u00eb pasardh\u00ebsit e familjeve Koliqi dhe Camaj t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre shpifjeve dhe denigrimeve q\u00eb u b\u00ebhen t\u00eb dashurve t\u00eb tyre t\u00eb vdekur n\u00eb shtyp dhe n\u00eb televizion dhe rrjedhimisht t\u00eb marrin masat e nevojshme, duke i treguar Tares dhe portalit \u201cPeisazhet e Fjal\u00ebs\u201d, der\u00ebn e gjykat\u00ebs. Di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me bot\u00ebn ton\u00eb shqiptare sot. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte rasti i dyshimeve t\u00eb hedhura nga disa qarqe p\u00ebr identitetin e familjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, pastaj u ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetjet mbi identitetin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, tani shpifjet dhe denigrimi i shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. Pas tyre kush e ka radh\u00ebn? Fishta? Konica? Klerik\u00eb t\u00eb dalluar katolik\u00eb, si individ\u00eb ose si grup? A mund t\u00eb m\u00eb thot\u00eb dikush se pse po ndodhin k\u00ebto raste sit \u00eb thuash n\u00eb koncert nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dhe kush mund t\u00eb fshihet pas tyre? Pothuaj, pa p\u00ebrjashtim, p\u00ebrdoren individ shiqptar\u00eb t\u00eb medias ose akdemik\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dyshime. Pse u turren njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb k\u00ebtij Kombi me shpifje e mundohen p\u00ebr t\u2019i paraqesin n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur? Cila dor\u00eb e huaj ka gisht k\u00ebtu dhe pse tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb? N\u00eb interes t\u00eb kujt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapen shpifje dhe urrejtje midis shqiptar\u00ebve dhe pse vet\u00eb shqiptar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e t\u00eb huajve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes? Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb sot konfliktet politike midis shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve, jan\u00eb n\u00eb kulmin e s\u00eb keqes. Quo Vadis Albania? Pse nuk del dikush t\u2019i thot\u00eb mjaft k\u00ebsaj situate? Ku \u00ebsht\u00eb qeveria dhe organet shtet\u00ebrore, ku \u00ebsht\u00eb Akademia e Shkencave, ku \u00ebsht\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs, ku jan\u00eb t\u00eb men\u00e7urit e Kombit? Ku jan\u00eb shkrimtar\u00ebt e dalluar dhe historian\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kombit?<\/p>\n\n\n\n<p>Mos vall\u00eb ka mbetur historia e Kombit shqiptar dhe e personave q\u00eb e kan\u00eb ber\u00eb at\u00eb histori, t\u00eb shkruhet dhe t\u00eb interpretohet gjithnj\u00eb nga aparat\u00e7ik\u00ebt dhe nostalgjik\u00ebt e nj\u00eb sistemi t\u00eb kaluar dikatorial e kriminal, shpif\u00ebs dhe urrejt\u00ebs, madje edhe 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit. Nuk del njeri q\u00eb t\u00eb shtrij\u00eb dor\u00ebn e pajtimit, t\u00eb mir\u00ebkuptimit e v\u00ebllaz\u00ebrimit midis shqiptar\u00ebve? Kush i mbron interesat dhe identitetin komb\u00ebtar, por edhe njer\u00ebzit e dalluar q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre ia kushtuan, pik\u00ebrisht, ruajtjes s\u00eb identitetit, kultur\u00ebs dhe traditave shqiptare, mbrenda dhe jasht\u00eb Atdheut. Ndryshe nga akuzat shpif\u00ebse t\u00eb Auron Tares me shok\u00eb ndaj Koliqit dhe Camajt, Kombi shqiptar sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr shembullin q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shqiptare, si Martin Camaj nj\u00eb njeri i letrave, i cili, n\u00eb veprat e tij \u201cL\u00ebshon nji kushtrim jo luftarak, por paq\u00ebsuer, plot shpirtbardhsi dhe flak\u00eb dashunije v\u00ebllaznore\u201d. Martin Camaj i b\u00ebn thirrje sot Auron Tares, (i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e meriton gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje, por pasi ka dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb shpifjeve dhe urrejtjeve edhe kund\u00ebr vet\u00eb poetit e meriton k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje negative), q\u00eb \u201ct\u00eb dal\u00eb nga palci i urrejtjes\u201d dhe t\u00eb mos p\u00ebrhap\u00eb shpifje dhe urrejte midis shqiptar\u00ebve:<br>\u201cAvitu, njeri! Afrohuni shqiptar\u00eb!<br>Nga palci i urrejtjes d\u00ebshiroj me dal\u00eb<br>Si bima prej fare n\u00eb pranver\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje q\u00eb del nga zemra dhe nga shpirti paq\u00ebsor dhe jo hakmarr\u00ebs i poetit dhe shkrimtarit Martin Camaj, q\u00eb duhej t\u00eb rezononte midis shqiptar\u00ebve edhe sot, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb konfliktesh dhe mosmarr\u00ebveshjesh politike, personale dhe partiake, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb dhe t\u00eb ndajn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Camaj nuk do t\u00eb ishte aspak i k\u00ebnaqur.<\/p>\n\n\n\n<p>                   \u00cbsht\u00eb nj\u00eb thirrje kjo, e nj\u00eb shkrimtari e poeti shqiptar, i cili ndon\u00ebse, si\u00e7 dihet, regjimi komunist ia  \u201ckishte mbyllur port\u00ebn\u201d \u2013 ashtu si\u00e7 shprehet Ismail Kadare p\u00ebr \u2018t\u00eb \u2013 Camaj prap\u00eb se prap\u00eb nuk mbante inat e hidh\u00ebrim, por b\u00ebnte thirrje p\u00ebr afrim midis shqiptar\u00ebve, madje edhe gjat\u00eb nj\u00eb periudhe urrejtjesh dhe shpifjesh si ajo e komunizmit, kur n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmendje emrin e Martin Camajt ose t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb si ai, n\u00eb m\u00ebrgim, t\u00eb priste qelia e burgut ose d\u00ebnime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda.  Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb trajtim t\u00eb keq, ka shkruar Ismail Kadare, Camaj, \u201cNuk i lejoi vetes asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb, duke p\u00ebrfituar prej liris\u00eb q\u00eb i jepte m\u00ebrgimi, t\u00eb shkruante kund\u00ebr si-v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri.  Ishte e v\u00ebrtet\u00eb, se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai kujtohej e b\u00ebhej merak p\u00ebr ta, ata nuk u kujtuan kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por kjo nuk e shtyu asnj\u00ebher\u00eb (Martin Camajn) t\u2019u mbante m\u00ebri p\u00ebr shp\u00ebrfilljen apo harres\u00ebn e tyre t\u00eb gjat\u00eb.  P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb shprehur Kadare, Martin Camaj, \u201cIshte i ndjesh\u00ebm p\u00ebr gjendjen e tyre, p\u00ebr optimizmin e rrem\u00eb e p\u00ebr ankthin e fshehur me kujdes midis fest\u00ebs po aq t\u00eb rreme\u201d, -ka th\u00ebn\u00eb Ismail Kadare, n\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Camajn. \u201cN\u00eb ngrehin\u00ebn e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb letrave shqipe, atje ku \u00ebsht\u00eb duke z\u00ebn\u00eb vendin e vet Martin Camaj, ashtu si n\u00eb \u00e7do panteon, hyhet vet\u00ebm prej nj\u00eb porte, asaj t\u00eb madhes.  E ajo port\u00eb, si\u00e7 e tregon emri, nuk njeh ve\u00e7se arsyet e m\u00ebdha\u201d, -ka shkruar Kadare.  Nafakzez\u00ebt e realizmit socialist dhe nostalgjik\u00ebt e komunizmit t\u00eb llojit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb shpifen sot ndaj Koliqit dhe Camajt, do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb q\u00eb t\u00eb merrnin shembull nga \u201cShkrimtari i Lart\u00ebsive\u201d, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Camajn, Ismail Kadareja, nj\u00eb person, \u201cq\u00eb i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi q\u00eb iu siguronte pavar\u00ebsin\u00eb.  Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit t\u00eb katrahur\u00ebs shqiptare, asaj s\u00eb cil\u00ebs kujtonte se i kishte l\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn\u201d, -ka th\u00ebn\u00eb Kadare.  Katrahura, t\u00eb cil\u00ebs i referohet Kadareja, po e ndjek\u00eb t\u00eb shkretin Camaj edhe n\u00eb at\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, \u201ckatrahura shqiptare\u201d, si\u00e7 pohon edhe \u201cstudimi\u201d i Auron Tares \u2013megjith\u00ebse Tare nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb aktuale trillimesh \u2014 \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e theksuar sot se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u2019prej komunizmit. Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot bota shqiptare, thirrja e k\u00ebtij poeti p\u00ebr \u201cAfrim t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr aktuale dhe ndoshta m\u00eb e nevojshme se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi \u2013 si\u00e7 ka shkruar edhe miku i tij Ernest Koliqi\u2014kjo thirrje e Camajt del me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga zemra e nj\u00eb, \u201cPjestari t\u00eb nj\u00eb djelm\u00ebnije t\u00eb vrugosun n\u00eb shpirt nga nji stuhi ngjarjesh tep\u00ebr shqet\u00ebsuese, t\u00eb nji djelm\u00ebnije q\u00eb u randue me vuajtje t\u00eb pameritueshme \u00e7\u2019se filloi me marr\u00eb mend\u201d,dhe si i till\u00eb, \u201cNjohu m\u00ebrgimin, fushat e p\u00ebrqendrimit, pun\u00ebn e p\u00ebrdhun\u00ebshme\u2026\u201d, e tjera. Me gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrvoja t\u00eb k\u00ebqija personale, Martin Camaj nuk shprehu kurr\u00eb urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb regjimin komunist dhe as ndaj atyre t\u00eb cil\u00ebt i kishin mohuar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jetonte dhe t\u00eb punonte n\u00eb Atdheun e tij t\u00eb lindjes, p\u00ebr t\u00eb cilin jetoi dhe punoi gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebrgim, gjithmon\u00eb i shtyr\u00eb nga dashuria dhe besnik\u00ebria ndaj vendit t\u00eb origjin\u00ebs t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij. Megjith\u00eb vuajtjet e tija dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij nga komunizmi, Martin Camaj, prap\u00eb se prap\u00eb, nuk ruante urrejtje as inat ndaj atij sistemi dhe as ndaj njer\u00ebzve q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn at\u00eb regjim, p\u00ebr pothuaj gjysm\u00eb shekulli. Me shembjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ai kishte filluar komunikimin me vendlindjen e tij, p\u00ebrfshir\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Intelektual\u00ebve t\u00eb pavarur shqiptar\u00eb, ku edhe u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebsaj organizate q\u00eb u krijua n\u00eb vitin 1991.<br>Duke komentuar pranimin e tij n\u00eb at\u00eb organizat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se vler\u00ebsimi q\u00eb i b\u00ebri atij Lidhja e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb me at\u00eb rast, \u201cna afron\u201d, si shqiptar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Pavarur Shqiptar\u00eb n\u00eb vitin 1992, Camaj u ishte drejtuar atyre dhe \u201cmbar\u00eb popullit shqiptar\u201d vet\u00ebm disa dit\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, me fjal\u00ebt, \u201cT\u00eb dashunve miq e vllaz\u00ebn shqiptar\u00eb, intelektual\u00eb, artist\u00eb dhe mbar\u00eb popull shqiptar. Ndon\u00ebse t\u00eb ndam\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, un\u00eb jam i jueji e ju jeni t\u00eb mijt\u201d, -ka sh\u00ebnuar Ardian Klosi n\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb m\u00eb von\u00eb, duke cituar letr\u00ebn e Martin Camajt, d\u00ebrguar Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve e Intelektual\u00ebve t\u00eb pavarur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi e afrimi me nj\u00ebri tjetrin, n\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb tija, Martin Camaj u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve, por edhe ty Auron Tare me shok\u00ebt tu, p\u00ebr afrim, p\u00ebr pajtim e bashkim midis nesh, pa marr\u00eb parasysh dallimet politike ose origjina nga vijm\u00eb, nga malet e nga fushat. \u201cThirrja e Martin Camajt, \u201cAfrohuni Shqiptar\u00eb\u201d, sipas Koliqit, rrjedh nga \u201cFisnik\u00ebrija e lasht\u00eb e mal\u00ebsorve, kalor\u00ebsija e natyrshme q\u00eb u pajis\u00eb atyre shpirtin, pikon papritmas edhe n\u00eb vep\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij pinjolli t\u00eb tyne, e i cili e di mir\u00eb harres\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bota e huaj dhe vendase i la malet tona.\u201d Si pinjoll i atyre maleve, ka shkruar Koliqi, Martin Camaj e kishte gjithmon\u00eb, \u201cParasysh\u00eb mosp\u00ebrfilljen e pavar\u00ebshme q\u00eb shumica e qytetar\u00ebve ka d\u00ebftue p\u00ebr k\u00ebta fatosa t\u00eb lindun, e t\u00eb cil\u00ebt si kala e gjall\u00eb mbrojt\u00ebn Kombin nga sulmet e sllav\u00ebve\u201d. Ne mal\u00ebsor\u00ebt, kudo q\u00eb jemi, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, fatkeqsisht, e kemi ndjer\u00eb me shekuj harres\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bota e huaj dhe vendase i la Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe banor\u00ebt e saj, por ama, mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb si individ\u00eb ose si grup, t\u00eb p\u00ebsojm\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vetquajtur demokratike, shpifje dhe urrejtje nga bashkv\u00ebll\u00ebz\u00ebrit tan\u00eb, t\u00eb nj\u00eb gjuhe e t\u00eb nj\u00eb gjaku. Kjo \u00ebsht\u00eb pafalshme dhe anti-komb\u00ebtare. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, si nj\u00eb bashkkombas me origjin\u00eb nga ato male t\u00eb harruara e t\u00eb shtypura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga e ka origjin\u00ebn edhe Martin Camaj, bashkohem me \u2018t\u00eb n\u00eb fisnik\u00ebrin\u00eb e lasht\u00eb t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve q\u00eb ai posedonte, duke u b\u00ebr\u00eb thrirje shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkim, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb: \u201cAVITU NJERI! AFROHUNI SHQIPTAR\u00cb\u201d! Ka ardhur koha t\u00eb dilni nga palci i urrejtjes dhe shpifjeve!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli, Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim modest, si nj\u00eb reagim personal ndaj akuzave n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201cstudim\u201d, \u201cDrit\u00ebhije n\u00eb histori\u201d, me autor Auron Tare dhe botuar n\u00eb portalin \u201cPeisazhe t\u00eb Fjal\u00ebs\u201d, pron\u00eb e nj\u00eb grupi nga New Yorku. N\u00eb at\u00eb shkrim dje, un\u00eb thash\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26246"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26247,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26246\/revisions\/26247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}