{"id":26235,"date":"2020-07-09T17:39:37","date_gmt":"2020-07-09T15:39:37","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26235"},"modified":"2020-07-09T17:39:37","modified_gmt":"2020-07-09T15:39:37","slug":"fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26235","title":{"rendered":"FLET\u00cbRRUFEJA KUND\u00cbR ERNEST KOLIQIT DHE MARTIN CAMAJT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"257\" height=\"211\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 257px) 100vw, 257px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p> Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn.&nbsp; Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb akuzuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs si tradhtar\u00eb dhe kolaboracionist\u00eb &#8212; gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs II si dhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb 1945-90.&nbsp; As rruga drejt\u00eb zyrave ku Tare thot\u00eb se i ka \u201czbuluar\u201d dokumentet, nuk \u00ebsht\u00eb aq e pa njohur p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb individ\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk jan\u00eb t\u00eb panjohur edhe dokumentet nga t\u00eb cilat ai pretendon se ka nxjerr\u00eb informacionin.&nbsp; Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re mbi veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb e q\u00eb vet Koliqi dhe Camaj nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur kur ata ishin gjall\u00eb &#8212; t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb edhe pjes\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb me fat se kam njohur dhe jam takuar dhe biseduar me Ernest Koliqin disa her\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim si refugjat politik n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitet 1969-1970 dhe me Martin Camajn kam qen\u00eb n\u00eb komunikim. &nbsp;Asnj\u00ebri as tjetri, kurr\u00eb nuk kan\u00eb mohuar asgj\u00eb nga veprimtaria e tyre publike ose zyrtare, p\u00ebrfshir\u00eb bashkpunimin me agjencit\u00eb per\u00e7endimore p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, shkrimi \u201cDrit\u00ebhije n\u00eb histori\u201d megjith\u00eb pretendimet e autorit Tare dhe t\u00eb botuesit, \u201cstudimi\u201d n\u00eb fjal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb as i rrall\u00eb as origjinal.&nbsp; Jan\u00eb shkruar libra dhe artikuj sa t\u00eb duash n\u00eb lidhje me k\u00ebto ngjarje dhe me at\u00eb periudh\u00eb si dhe mbi rolin e diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; Ata q\u00eb nuk kan\u00eb hequr gj\u00eb nga ai regjim &#8211;si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Auron Tare dhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebs i ideve t\u00eb tija &#8212; mendojeni veten duke jetuar n\u00eb Itali, n\u00eb Evrop\u00eb ose n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb, duke ditur se si pasoj\u00eb e arratisjes t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn nga vdekja e sigurt n\u00eb dor\u00eb t\u00eb regjimi komunist, Enver Hoxha kishte burgosur, d\u00ebnuar madje edhe me vdekje ose d\u00ebrguar n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi t\u00eb af\u00ebtmit tuaj, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nuk pajtoheshin me at\u00eb regjim.&nbsp; Nuk do punonit ju me perendimor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebxuar at\u00eb regjim, duke i ditur krimet e tija kund\u00ebr popullit t\u00eb vet dhe familjeve tuaja \u2013 p\u00ebr t\u00eb bashkpunuar,pik\u00ebrisht, me k\u00ebta per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sot i konsiderojm\u00eb si aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar?<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto pun\u00eb duhen shikuar pak edhe n\u00eb kontekstin historik t\u00eb koh\u00ebs.&nbsp; E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ajo ishte nj\u00eb periudh\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb kur agjencit\u00eb per\u00ebndimore ishin t\u00eb angazhuara, jo vet\u00ebm me diaspor\u00ebn shqiptare por me t\u00eb gjitha diasporat, sidomos n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nga vendet komuniste lindore, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimet komuniste n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, t\u00eb instaluara dhe t\u00eb kontrolluara nga komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.&nbsp; Duke lexuar shkrimin n\u00eb fjal\u00eb, m\u2019u kujtuan programet e Radio Tiran\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur fliste p\u00ebr \u201ctradh\u00ebtin\u00eb\u201d dhe p\u00ebr \u201ckolaboracionizmin\u201d e tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kombit: Koliqit, Fisht\u00ebs, klerit katolik e shum\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb larguar nga Atdheu, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Auron Tare \u201czbulon\u201d t\u00eb \u201cfshehtat\u201d n\u00eb shkrimin e tij t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.&nbsp; Ky artikull i gjat\u00eb \u2013 i cili pasi \u00ebsht\u00eb prej disa faqesh, nuk mund t\u00eb konsiderohet ndoshta si flet\u00ebrrufe tradicionale e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit \u2013 por p\u00ebr nga mesazhi definitisht \u00ebsht\u00eb si dikur, n\u00eb frym\u00ebn e \u201cnj\u00eb goditje t\u00eb shfaqjeve t\u00eb huaja\u201d, kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt \u2013 por, fatkeq\u00ebsisht, ndodh\u00eb jo n\u00eb kulmin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, por n\u00eb koh\u00ebn e sot\u00ebme n\u00ebn rrethana krejt ndryshe nga koha e komunizmit \u2013 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, e k\u00ebsaj organizate \u201cimperialiste\u201d ushtarake e bot\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb strehoi kund\u00ebrshtar\u00ebt e komunizmit, si Koliqat edhe Camajt e bot\u00ebs shqiptare, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nga komunizmi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendohet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci me synime p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.&nbsp; Intelektual\u00ebt shqiptare, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb, si Aron Tare me shok\u00eb, ose jan\u00eb t\u00eb konfuzuar moralisht dhe intelektualisht, ose jan\u00eb t\u00eb djall\u00ebzuar n\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Botimi i shkrimeve t\u00eb tilla \u2013 si\u00e7 duket n\u00eb vijim \u2013pasi botuesi premton pjes\u00ebn e dyt\u00eb s\u00eb shpejti, duket gati si nj\u00eb mas\u00eb deshp\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb kaluar\u00ebn enveriste dhe krimet e saja duke krahasuar xhelatin me viktim\u00ebn, regjimin enverist vrar\u00ebs e kriminal, me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb atij regjimi q\u00eb bredhnin rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, pa shpres\u00eb dhe pa p\u00ebrspektiv\u00eb. &nbsp;&nbsp;M\u00eb thoni zot\u00ebrinj\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, n\u00ebqoftse ju ka mbetur sadopak ndershm\u00ebri intelektuale, kush kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar: Enver Hoxha me regjimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij apo intelektual\u00ebt me prirje dhe edukat\u00eb per\u00ebndimore, si\u00e7 ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt e atij regjimi, Profesor\u00ebt Ernest Koliqi dhe Marin Camaj?<\/p>\n\n\n\n<p>Mua nuk m\u00eb shqet\u00ebson aspak \u201cstudimi\u201d i Auron Tares, sepse ky shkrim flet\u00ebrrufe nuk mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb hi\u00e7 asnj\u00ebrin prej k\u00ebtyre personaliteteve t\u00eb letrave shqipe.&nbsp; Po t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do e kishte b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha p\u00ebr 50-vjet, por as ai nuk ia doli dhe nuk do ia dalin as Auron Tare me shok\u00eb.&nbsp; Veprat e Koliqit, Camajt e Fisht\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme, madje sa m\u00eb shum\u00eb balt\u00eb t\u00eb mundoheni t\u00eb hidhni kund\u00ebr tyre aq m\u00eb e fort\u00eb b\u00ebhet mb\u00ebshtetja p\u00ebr ta dhe p\u00ebr veprat e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por gj\u00ebja q\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb \u00e7do shqiptar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona dhe n\u00eb diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vihet re si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e hapur aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; madje edhe n\u00eb qarqet intelektuale, akademike dhe mediatike p\u00ebr t\u00eb krahasuar xhelatin me viktim\u00ebn \u2013 me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, me pretendimin se t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e atij regjimi ishin tradh\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 ishin anti-komunist\u00ebt Koliqi e Camaj \u2013 kolaboracionist\u00eb me pushtuesit dhe si t\u00eb till\u00eb meritojn\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihen nga historia dhe t\u00eb denigrohen, ose t\u00eb pak\u00ebn kontributi i tyre t\u00eb minimizohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqin, ashtu si\u00e7 e njoha megjithse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nuk do t\u00eb shqtes\u00ebohej p\u00ebr hi\u00e7 p\u00ebr shkrimin e Tares. &nbsp;P\u00ebrkundrazi do k\u00ebnaqej prej gazit duke qeshur me z\u00eb, i vetdijsh\u00ebm <strong>p\u00ebr efektet pozitive afatgjata t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb palodh\u00ebshme dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij patriotike n\u00eb dobi t\u00eb Kombit t\u00eb vet \u2013 por edhe i l\u00ebnduar p\u00ebr mos njohjen e k\u00ebtij kontributi nga bashkatdhetar\u00ebt e vet.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Koliqi i ka d\u00ebrguar mikut t\u00eb vet, Karl Gurakuqit me 3 dhjetor, 1960, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, I shpreh k\u00ebto ndjenja:\u201cKarl i dashtun, t\u00eb falem nderit p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb drejton me ras\u00ebn e 28 Nandorit dhe p\u00ebr urimet q\u00eb m\u00eb ban. Ti ma par\u00eb se un\u00eb, mandej un\u00eb pak ma von\u00eb, jemi p\u00ebrpjek\u00eb, me mendje t\u00eb ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, p\u00ebr nji zhvillim shpirtnuer t\u00eb popullit shqiptar. N\u00eb vend t\u00eb nji shp\u00ebrblimi t\u00eb merituem mbas djers\u00ebs e mundit t\u00eb derdhun, patme shpifje, t\u00eb shame e p\u00ebr\u00e7mime. N\u00eb fund edhe mbetme pa Atdhe, p\u00ebr t\u00eb cilin lodhem trut\u00eb e p\u00ebsuem ngashrim shpirtit. Ani: puna q\u00eb kryejm\u00eb e ka shp\u00ebrblimin n\u00eb vetvete dhe n\u00eb kuptimin e disa dashamir\u00ebvet t\u00eb pak\u00ebt. S\u2019pres kurrgja t\u00eb mir\u00eb nga masa e shqiptar\u00ebvet t\u00eb sotsh\u00ebm, por shpresoj se trash\u00ebgimia letrare qi lam pas vehtes, ka me u njoft\u00eb si tharm rilindje, breznive t\u2019ardhshme\u201d, ka shkruar Koliqi<\/strong><strong>.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb, dhe shpresoj t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cdashamir\u00ebs t\u00eb pakt\u00eb\u201d t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebve iu referohej Koliqi n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar mikut t\u00eb tij Karl Gurakuqit, 60-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, e kujtojm\u00eb sot k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kombit, me bindje t\u00eb plot\u00eb se vepra e tij patriotike dhe e bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1941-1944, ka sh\u00ebrbyer \u2014 gjat\u00eb dekadave t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb pasuan, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore \u2014 si \u201ctharm rilindjeje\u201d q\u00eb \u00e7oi, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot e njohim si Republika e Kosov\u00ebs, shtet i lir\u00eb, i pavarur dhe demokratik. &nbsp;N\u00eb bashkpunim me aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00ebllimi i Koliqit dhe Camajt ishte, \u201cme hy n\u00eb valle me popuj t\u00eb tjer\u00eb jo si evropian\u00eb t\u00eb mbrapambetur e t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr muze, por si nji Komb q\u00eb ndien thell\u00ebsisht nevoj\u00ebn e nalt\u00ebsimit moral e shoqnuer dhe q\u00eb ka n\u00eb mendje e n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet mund\u00ebsit\u00eb me u ngjit\u00eb n\u00eb shkall\u00eb e me u vu n\u00eb radh\u00eb qytet\u00ebnore baras me shok\u00eb\u201d, pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb p\u00ebr veten. &nbsp;Ndryshe nga auron taret e bot\u00ebs shqiptare, ky \u00ebsht\u00eb Ernest Koliqi q\u00eb dua t\u00eb kujtoj un\u00eb sot dhe gjithmon\u00eb, por edhe Martin Camajn, bashkpuntorin e tij t\u00eb ngusht n\u00eb zhvillimin shpirt\u00ebror t\u00eb popullit shqiptar, gjat\u00eb atyre dit\u00ebve dhe viteve t\u00eb gjata n\u00eb mergim.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Miqt\u00eb e mij mos u shqet\u00ebsoni shum\u00eb me shkrimin e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Auron Tares p\u00ebr Ernest Koliqin dhe Martin Camajn.&nbsp; Pik\u00ebspari, aty nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb nuk e kemi ditur m\u00eb par\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre dy shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohur shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim por edhe t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26235"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26235\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26236,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26235\/revisions\/26236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}