Nga Gladiola Jorbus<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb dixhitale, ku frymojm\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e sprovave t\u00eb pambarimta, njer\u00ebzit shpeshher\u00eb nuk po gjejn\u00eb m\u00eb koh\u00eb t\u00eb shohin thell\u00eb brenda vetes. Po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u201cl\u00ebviz shpejt”, nd\u00ebrsa informacioni brenda saj, l\u00ebviz akoma m\u00eb shpejt.
Kujtesa jon\u00eb ka r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb imuniteti t\u00eb brisht\u00eb, sepse ne marrim aq shum\u00eb informacione, saq\u00eb harrojm\u00eb leht\u00ebsisht ngjarjet dhe risit\u00eb e djeshme, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar me t\u00eb sotmet q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb. K\u00ebshtu, shpejt\u00ebsia e informacionit b\u00ebn q\u00eb lajmi i m\u00ebngjesit t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb histori, para se t\u00eb zbres\u00eb mbr\u00ebmja.
Shoq\u00ebria bashk\u00ebkohore synon t\u00eb harroj\u00eb kuptimin autentik t\u00eb fjal\u00ebs mit, n\u00eb kund\u00ebrshtim total me tez\u00ebn se mitet p\u00ebrforcojn\u00eb vlerat tona morale dhe kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare n\u00eb formimin qytetar. Miti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt shoq\u00ebror i cili pasurohet n\u00eb koh\u00eb dhe rip\u00ebrmasohet, pa e humbur struktur\u00ebn origjinale.
N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme, miti sh\u00ebrben si nj\u00eb model p\u00ebr t\u00eb justifikuar sjelljen njer\u00ebzore, prandaj ne mund t’i konsiderojm\u00eb mitet, si ide q\u00eb orientojn\u00eb mendimin dhe sjelljen sociale, drejt shpjegimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb realitetit.
Mitologjia greke rr\u00ebfen, se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb larg\u00ebt sa nuk mbahet mend, per\u00ebndit\u00eb e pavdekshme jetonin n\u00eb malin Olimp; teksa n\u00eb tok\u00eb q\u00ebndronin qeniet mjerane e t\u00eb vdekshme: njer\u00ebzit, s\u00eb bashku me bim\u00ebt dhe kafsh\u00ebt. Per\u00ebndit\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me jet\u00ebn e tyre atje lart, kurse njer\u00ebzit mbijetonin k\u00ebtu posht\u00eb.
Nj\u00eb dit\u00eb, Zeusi vendosi t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb disa dhurata apo virtyte p\u00ebr speciet e ndryshme t\u00eb tok\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, ua ngarkoi dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb oborrit t\u00eb tij: Prometeut dhe Epimeteut. Ky i fundit pa marr\u00eb n\u00eb shqyrtim mendimin e v\u00ebllait t\u00eb vet, nisi nga zbatimi i detyr\u00ebs. Luanit i dha guximin, kalit shpejt\u00ebsin\u00eb, dhelpr\u00ebs zgjuarsin\u00eb, etj. Kur mbaroi me t\u00eb gjitha dhuratat q\u00eb Zeusi i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr qeniet e tok\u00ebs, u kthye i lumtur n\u00eb sht\u00ebpi dhe i tregoi Prometeut se sa mir\u00eb e kishte kryer pun\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po bisedonin, v\u00ebllez\u00ebrit u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuan p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Epimeteu nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb njeriut. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata nuk kishin m\u00eb asnj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb \u2026
Lindi pyetja: \u00e7\u2019 mund t\u00eb b\u00ebnin ata t\u00eb dy? Regjimi despotik i Zeusit ishte i pajustifikuesh\u00ebm p\u00ebr Prometeun, i cili ndjente dhembshuri t\u00eb madhe p\u00ebr njer\u00ebzit, ndaj vodhi nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb zjarri nga karroca e art\u00eb e Heliosit (Diellit), ndezi me t\u00eb nj\u00eb pishtar dhe ua dor\u00ebzoi atyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebta t\u00eb fundit, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb apo t\u00eb fort\u00eb si kafsh\u00ebt e tjera, mund\u00ebn t\u00eb “dominonin” natyr\u00ebn, pasi njoh\u00ebn shkenc\u00ebn dhe teknologjin\u00eb.
Zeusi i zem\u00ebruar, p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj Prometeut e d\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, duke e lidhur pas nj\u00eb shk\u00ebmbi n\u00eb Kaukaz dhe d\u00ebrgoi nj\u00eb shqiponj\u00eb t\u2019i hante m\u00ebl\u00e7in\u00eb. Tragjedia m\u00eb e madhe ishte fakti se Prometeu duke qen\u00eb gjysm\u00ebtitan e gjysm\u00ebper\u00ebndi, vetvetiu ishte i pavdeksh\u00ebm, dhe m\u00ebl\u00e7ia e tij rip\u00ebrt\u00ebrihej \u00e7do dit\u00eb, ndaj shqiponja rikthehej q\u00eb t\u00eb ushqehej, s\u00ebrish me t\u00eb. (Nga pik\u00ebpamja anatomike, m\u00ebl\u00e7ia \u00ebsht\u00eb organ i brendsh\u00ebm i njeriut, me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb mbyll\u00ebt, q\u00eb gjendet n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb barkut, n\u00ebn diafragm\u00eb dhe q\u00eb kryen funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr formimin e gjakut, p\u00ebr prodhimin e l\u00ebngut t\u00eb t\u00ebmblit etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Greqin\u00eb e Lasht\u00eb, m\u00ebl\u00e7ia mendohej se ishte vendi ku pulsonin emocionet njer\u00ebzore ).
N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Prometeu me sakrific\u00ebn e tij sublime, u b\u00eb mbrojt\u00ebsi i madh i njeriut para per\u00ebndive, t\u00eb cil\u00ebt i quan nj\u00eb grup libertin\u00ebsh (persona t\u00eb caktuar, n\u00eb ve\u00e7anti burra, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas k\u00ebnaq\u00ebsive sensuale, pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parimet morale), m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr mir\u00ebqenien e vet personale dhe p\u00ebr arg\u00ebtime, se sa p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb paq\u00ebsore e t\u00eb drejt\u00eb.
Nga ana tjet\u00ebr, njeriu num\u00ebron dy cil\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: inteligjenc\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar struktura t\u00eb reja rreth tij. Ne kemi merit\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb p\u00ebrshtatjes s\u00eb natyr\u00ebs me nevojat tona. Qenia njer\u00ebzore, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe t\u00eb pun\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb shum\u00eb raste, ajo mund t\u00eb modifikoj\u00eb natyr\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kushtet e jetes\u00ebs.
Prometeu na dha vet\u00ebm nj\u00eb mjet, sepse p\u00ebrpjekjet e pareshtura kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsi e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Fal\u00eb pun\u00ebs dhe vendosm\u00ebris\u00eb, qeniet njer\u00ebzore kan\u00eb shenjuar nivele t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb mir\u00ebqenies anemban\u00eb bot\u00ebs.
Me zhvillimin e shkenc\u00ebs ne jemi b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb praktik\u00eb, por shum\u00eb her\u00eb ky pragmatiz\u00ebm ka qen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb humanizmit ton\u00eb. Duket sikur jemi shnd\u00ebrruar n\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb objekteve materiale dhe arritjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshm\u00eb. N\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb perpetuum mobile, arritja e nj\u00eb q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pika e fillimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar q\u00ebllimin tjet\u00ebr. Ky p\u00ebrcaktim na klasifikon si “qenie t\u00eb pak\u00ebnaqura”, q\u00eb gjithmon\u00eb duam t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb tej, duke i shnd\u00ebrruar arritjet tona n\u00eb trampolina, p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb pangopur drejt majave.
Ndaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb ndalemi nj\u00eb \u00e7ast q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqemi me ato q\u00eb na p\u00ebrkasin apo q\u00eb kemi arritur. P\u00ebrndryshe do t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllenim si disa Sizif\u00eb fatkeq\u00eb, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb shtyjm\u00eb gurin e radh\u00ebs p\u00ebr ta ngjitur n\u00eb mal dhe pas r\u00ebnies s\u00eb tij fatale, e gjejm\u00eb veten duke e rifilluar ngjitjen, nga e para; duke jetuar nj\u00eb jet\u00eb monotone, pa shijuar asgj\u00eb\u2026
Ne duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga Prometeu, pasi ai rrezikoi p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e njeriut, duke u armiq\u00ebsuar me kryeper\u00ebndin\u00eb olimpike, Zeusin shungullues. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket sikur per\u00ebndia-titan p\u00ebsoi nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb tmerrshme, pasi u d\u00ebnua n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, por fatmir\u00ebsisht, ai u \u00e7lirua nga Herakliu grek apo Herkuli romak.
Figura e Prometeut nuk u shpall humb\u00ebse, sepse emri i tij \u00ebsht\u00eb skalitur me g\u00ebrma t\u00eb arta n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, duke u p\u00ebrkujtuar si simbol i vet\u00ebsakrifikimit, i pathyeshm\u00ebris\u00eb, i p\u00ebrparimit, i durimit dhe i ndri\u00e7imit t\u00eb mendjes njer\u00ebzore. Sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, statuja e tij, me pesh\u00eb tet\u00eb ton\u00ebshe, e praruar n\u00eb bronz dhe e krijuar nga Paul Manship n\u00eb 1934, ngrihet n\u00eb Rockefeller Center\u2019s Lower Plaza, n\u00eb Nju Jork duke i risjell\u00eb vazhdimisht n\u00eb kujtes\u00eb njer\u00ebzimit modern, mitin antik dhe heroin kulturor e sfidues t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave.
Emri Promete personifikon nj\u00eb qenie t\u00eb guximshme dhe t\u00eb rrall\u00eb. Duke iu referuar modelit t\u00eb tij, nj\u00ebsoj si titani mitologjik, ndoshta edhe ne duhet t\u00eb tregohemi m\u00eb t\u00eb patrembur, joegoist\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrim rrezikun p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet e vlerat tona, si dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata q\u00eb ndodhen n\u00eb pozita inferiore e t\u00eb pafavorshme.
Duke iu referuar Isaac Asimov, shkrimtar amerikan dhe profesor i biokimis\u00eb mund t\u00eb deduktohet se: \u201c\u00c7do p\u00ebrparim teknologjik mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm. Zjarri ishte i rreziksh\u00ebm q\u00eb n\u00eb fillim, po k\u00ebshtu (edhe m\u00eb shum\u00eb) ishte fjalimi – t\u00eb dy jan\u00eb ende t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e sotme, por qeniet njer\u00ebzore nuk do t\u00eb ishin njer\u00ebzore pa to “.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gladiola Jorbus N\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb dixhitale, ku frymojm\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e sprovave t\u00eb pambarimta, njer\u00ebzit shpeshher\u00eb nuk po gjejn\u00eb m\u00eb koh\u00eb t\u00eb shohin thell\u00eb brenda vetes. Po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u201cl\u00ebviz shpejt”, nd\u00ebrsa informacioni brenda saj, l\u00ebviz akoma m\u00eb shpejt.Kujtesa jon\u00eb ka r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb imuniteti t\u00eb brisht\u00eb, sepse ne marrim […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26220,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26219\/revisions\/26220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}