Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018 isha n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb promovimin e tre v\u00ebllimeve t\u00eb librit tim, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, por kisha vendosur q\u00eb t\u00eb mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944-1991 (AIDSSH). Autoriteti, i themeluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2015, \u00ebsht\u00eb i hartuar, kryesisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb modelit t\u00eb ligjit gjerman mbi regjistrat e Stasit, ish-policis\u00eb sekrete t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore komuniste, \u201cMe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbledhjen, administrimin, p\u00ebrpunimin, p\u00ebrdorimin e dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe informimin n\u00eb lidhje me to\u2026\u201d.
Vizita ime n\u00eb zyr\u00ebn e AIDSSH, dy vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ku pata nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb takohesha me Kryetaren e AIDSSH, Zonj\u00ebn Gentiana Sula, me an\u00ebtarin e Autoritetit, Zotin Simon Mirakaj dhe me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb atij enti. Kryetarja Sula dhe ndihm\u00ebsit e saj m\u00eb ofruan mua dhe bashkshortes nj\u00eb pritje tep\u00ebr miq\u00ebsore dhe plot respekt. I fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb dhe ndihmes\u00ebn q\u00eb m\u00eb ofruan, me at\u00eb rast, n\u00eb procesin e aplikimit p\u00ebr nxjerrjen e dosjes q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr mua ish-Sigurimi i Shtetit gjat\u00eb sundimit t\u00eb regjimit komunist.
Vizita n\u00eb Zyr\u00ebn e AIDSSH, Tiran\u00eb, Shtator, 2018
Vizita tek Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944\u00f71991 p\u00ebrfundoi pas aplikimit, fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb stafit t\u00eb Autoritetit,p\u00ebr hapjen e dosjes time, brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, dosje t\u00eb cil\u00ebn, natyrisht, e lexova me v\u00ebmendje, por q\u00eb pothuaj asgj\u00eb nuk m\u00eb habiti nga ato q\u00eb kishte brenda. Dokumentimi, identifikimi dhe hapja e dosjeve p\u00ebr individ\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv me r\u00ebnd\u00ebsi i pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb Autoritetit. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb vizite q\u00eb stafi i AIDSSH b\u00ebri n\u00eb Nju Jork, m\u00eb soll\u00ebn — n\u00eb disk — kopjen e dosjes time personale t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Sigurimi i regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.
Sipas renditjes n\u00eb list\u00ebn e em\u00ebrtimit t\u00eb dokumenteve q\u00eb p\u00ebrmban dosja ime prej 60 faqesh, duket se interesimi i Sigurimit t\u00eb Shtetit rreth meje kishte filluar aty nga viti 1984-85 kur un\u00eb kam qen\u00eb Shef i Sh\u00ebrbimit shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe ka zgjatur deri n\u00eb dat\u00ebn 20 Mars, 1991, kur \u00ebsht\u00eb mbyllur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht dita q\u00eb un\u00eb dhe tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit kemi zbritur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr hapjen e ambasad\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste, nja nj\u00eb jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit n\u00eb Washington t\u00eb protokollit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.
Kopertina e dosjes time
Dihet se gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ishte ferr\u00eb n\u00eb sy p\u00ebr regjimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe p\u00ebr Sigurimin e Shtetit, sidomos gjat\u00eb viteve t\u00eb 1980-ave, kulmi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb dhe i l\u00ebvizjeve pro-demokratike n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, sidomos n\u00eb Poloni, q\u00eb filluan me l\u00ebvizjen e pun\u00ebtor\u00ebve polak\u00eb, Solidarnost dhe q\u00eb u p\u00ebrhap m\u00eb von\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb vitin 1990.
Dosja e Sigurimit m\u00eb p\u00ebrshkruan sikur t\u00eb isha dy metra i gjat\u00eb, i rreziksh\u00ebm p\u00ebr regjimin komunist po se po, pasi konstatohet, gabimisht, se un\u00eb, \u201cSi zevend\u00ebs drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn Lindore n\u00eb Departamentin e Shtetit, Frani ka n\u00eb mbikqyrje edhe Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb ter\u00ebsi\u201d, duke shtuar se, \u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat del se Frani \u00ebsht\u00eb mjaft i aft\u00eb dhe i specializuar n\u00eb drejtim t\u00eb vendit e njeri mjaft i besuar i amerikan\u00ebve\u201d, duke len\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se si i till\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb edhe i rreziksh\u00ebm. Prandaj n\u00eb dokumentin sekret t\u00eb dat\u00ebs 4 -6-87 b\u00ebhet thirrje q\u00eb, \u201cBazuar n\u00eb sa sip\u00ebr dhe me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zbuluar e m\u00ebsuar veprimtarit\u00eb dhe detyrat q\u00eb i jan\u00eb ngarkuar e kryen n\u00eb drejtim t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb fush\u00ebn politike, propagandistike, studimore e subversive sipas orientimeve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit e zbulimit amerikan\u201d, vendoset q\u00eb, \u201cFran Shkreli t\u00eb merret n\u00eb p\u00ebrpunim aktiv\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimit p\u00ebr t\u00eb \u201czbuluar veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb Fran Shkrelit\u201d, i bashkangjitet edhe \u201cplani p\u00ebrkat\u00ebs i masave agjenturoro-operative\u201d prej nja 14-pikash kund\u00ebr meje.
N\u00eb nj\u00eb dokument i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosje, k\u00ebrkohet q\u00eb \u201cp\u00ebr zbulimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb objektit n\u00eb vendin ku jeton kund\u00ebr vendit ton\u00eb\u2026 t\u00eb mendoni dhe na propozoni p\u00ebr masa presioni e demaskimi ndaj objektit q\u00eb do t\u00eb ishin m\u00eb me efekt p\u00ebr ta larguar at\u00eb nga veprimtaria armiq\u00ebsore kund\u00ebr vendit ton\u00eb, e p\u00ebr ta demaskuar n\u00eb radh\u00ebt e emigracionit \u201cshqiponjas\u201d, arb\u00ebreshe e shqiptare, si spiun i t\u00eb gjitha vendeve ku kaluar etj.\u201d. Un\u00eb, poli-agjent, mos ma \u00e7oni gazin bre!
Duket se Sigurimi ishte i konfuzuar me t\u00eb dh\u00ebnat, pasi nga q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shpallur poli agjent p\u00ebr veprimtarin\u00eb kund\u00ebr regjimit, n\u00eb nj\u00eb dokument tjet\u00ebr thuhet se sipas nj\u00eb burimi, \u201cFran Shkreli \u00ebsht\u00eb me qendrim t\u00eb mir\u00eb\u201d ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u201cnuk lejon q\u00eb ndokush t\u00eb flas keq p\u00ebr t\u00eb\u201d. Madje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin dokument thuhet se ai \u201cd\u00ebshiron t\u00eb vizitoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por mendon se nuk do ti lejohet kjo gj\u00eb, ndoshta nga qeveria jon\u00eb, por mendon q\u00eb edhe amerikan\u00ebt mund t\u00eb mos e lejojn\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin dokument t\u00eb dat\u00ebs 19.12.1989, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duket se n\u00eb Tiran\u00eb po diskutohej mund\u00ebsia p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, oficeri raporton se sipas nj\u00eb burimi, \u201cFrani ngul k\u00ebmb\u00eb n\u00eb bindjen e tij se vendi yn\u00eb do t\u00eb afrohet e lidh\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Amerik\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb po ndodh\u00eb, ai e vler\u00ebson si hap shum\u00eb t\u00eb zgjuar diplomatik t\u00eb qeveris\u00eb ton\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin n\u00eb fjal\u00eb.
N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar operativit resident t\u00eb Sigurimit n\u00eb Nju Jork i k\u00ebrkohet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur gjith\u00eb veprimtarin\u00eb time \u201carmiq\u00ebsore\u201d n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb familje, t\u00eb angazhohen t\u00eb pak\u00ebn gjasht\u00eb veta, t\u00eb cil\u00ebt identifikohen vet\u00ebm me numra, njer\u00ebz q\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb dosje, \u201cm\u00eb njohin mir\u00eb\u201d mua, sepse sipas nj\u00eb dokumenti tjet\u00ebr n\u00eb dosje, \u201cNga analiza e t\u00eb dh\u00ebnave rezulton se Fran Shkreli\u2026 \u00ebsht\u00eb mjaft aktiv kund\u00ebr vendit ton\u00eb\u201d, e q\u00eb \u201cndiqet nga ana juaj n\u00eb p\u00ebrpunim 2A\u201d, (grupi i t\u00eb akuzuarve p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb) — i shkruan nga \u201cpozita\u201d nj\u00eb agjent i Sigurimit nj\u00eb agjenti tjet\u00ebr, jo m\u00eb heret se me 25 tetor, 1989, d.m.th. m\u00eb pak se dy jav\u00eb para shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. \u00cbsht\u00eb interesant se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunizmi n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore po jepte shpirt, Sigurimi i Shtetit Shqiptar ishte I angazhuar n\u00eb ndjekjen e personave si un\u00eb. A nuk e shihnin a po nuk donin ta shihnin furtun\u00ebn anti-komuniste q\u00eb po vinte \u2013 fillimin e mbarimit t\u00eb komunizmit!
Bazuar n\u00eb dosjen q\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb, megjith\u00ebse jetoja dhe punoja n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb ndiqesha nga Sigurimi i Shtetit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr veprimtari armiq\u00ebsore por sipas nj\u00eb \u201cEkstrakti\u201d sekret n\u00eb dosjen time t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit thuhet se, \u201cFrani ndiqet edhe nga organet e sh\u00ebrbimit t\u00eb sigurimit t\u00eb shtet\u00ebror jugosllav p\u00ebr veprimtari kund\u00ebrshtare dhe p\u00ebr ket\u00eb ushtrohet masa e kontrollit dhe e vezhgimit\u2026\u201d. A mos vall\u00eb punonin s\u00eb bashku k\u00ebto dy sh\u00ebrbime t\u00eb Sigurimit secret ballkanas?
N\u00eb nj\u00eb dokument tjet\u00ebr sekret — q\u00eb p\u00ebrmban dosja \u2013 dokument i l\u00ebshuar n\u00eb Tiran\u00eb me dat\u00ebn 3\/8\/90, vet\u00ebm nj\u00eb vit para rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebzohet \u201cRezidentura e Nju Jorkut\u201d q\u00eb, \u201cProblemi i Fran Shkrelit t\u00eb ndiqet me p\u00ebrpar\u00ebsi dhe me shum\u00eb kujdes\u201d. Fatbardh\u00ebsisht, ky urdh\u00ebr i Sigurimit q\u00eb un\u00eb t\u00eb ndiqem \u201cMe p\u00ebrpar\u00ebsi dhe kujdes\u201d nuk u zbatua, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi nga rrethanat bot\u00ebrore u hodh\u00eb n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb, atje ku p\u00ebrfundoi edhe komunizmi shqiptar dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar me shembjen e Murit t\u00eb Berlinit.
Dosja prej 60-faqesh \u2013 pjesa m\u00eb e madhe me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb gabuara ose pa kurrfar\u00eb vlere p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim sekret inteligjence, mbyllet me nj\u00eb dokument sekret i dat\u00ebs 20 Mars, 1991, i titulluar \u201cAutorizim\u201d, me n\u00ebnshkrimin e Z\u00ebvend\u00ebs-Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Veip Proda, sipas t\u00eb cilit: \u201cAutorizohet p.op. Islam Seferi, efektiv i deg\u00ebs dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb Par\u00eb, t\u00eb t\u00ebrheq nga Drejtoria e Tret\u00eb dosjen 2A t\u00eb objektit Frank (Frano) Gjeto Shkreli, i cili vjen n\u00eb vendin ton\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.\u201d
Dokumenti i fundit n\u00eb dosje ku jepet autorizimi p\u00ebr t\u00ebrheqjen e dosjes time n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb kisha arritur n\u00eb Tiran\u00eb me delegacionit e Deprtamentit t\u00eb Shtetit.
Fatbardh\u00ebsisht, dhe fal\u00eb nderit Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe pun\u00ebdhn\u00ebsit tim \u2013 qeveris\u00eb federale t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr 30-vjet \u2013 un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb problem gjat\u00eb asaj kohe me askend, por nga dosja e Sigurimi t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb del se Sigurimi i Shtetit debatonte se si t\u00eb merrej me \u201cproblemin\u201d q\u00eb paraqiste p\u00ebr ta Frank Shkreli. Nuk di se ku e paskan pasur hallin pasi jeta, veprimtaria dhe puna ime ishte, si\u00e7 thon\u00eb amerikan\u00ebt nj\u00eb \u201copen book\u201d, nj\u00eb jet\u00eb aq publike dhe transparente sa nuk ishte nevoja q\u00eb regjimi enverist komunist i Tiran\u00ebs dhe as ai sllavo-komunist i Beogradit \u2013 t\u00eb harxhonin buxhetin e shtetit dhe t\u00eb keqp\u00ebrdornin fondet nga mundi dhe djersa e popujve t\u00eb tyre t\u00eb varf\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar agjent\u00eb spiun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur mua ose edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si un\u00eb, n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet, jasht\u00eb vendit, duke punuar p\u00ebr familjen. P\u00ebr veten time, ndryshe nga shum\u00eb informacione falso t\u00eb Sigurimit t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje \u2013 p\u00ebr 30-vjet\u00eb n\u00eb Washington, v\u00ebrtet\u00eb se un\u00eb kam punuar n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme, por gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn organizat\u00eb \u2013 Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb kryeqendr\u00ebn e k\u00ebtij enti n\u00eb Washington. Po t\u00eb kishte ardhur ndonj\u00eb agjent ose spiun i Sigurimit para der\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku punoja n\u00eb Washington, do ishte bindur se un\u00eb nuk
p\u00ebrbeja asnj\u00eb rrezik p\u00ebr askend. Do m\u00eb kishte par\u00eb \u00e7do mengjes duke hyr\u00eb aty dhe \u00e7do mbr\u00ebmje duke dalur prej aty p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi pran\u00eb familjes. As nuk iu fshehja kujt as nuk kisha frik\u00eb askend –as Sigurimin e Shtetit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe as Sigurimin Shtet\u00ebror Jugosllav UDB-\u00ebn, sepse nuk kisha asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u2019i kisha frik\u00eb \u2013 isha n\u00eb pun\u00ebn time.
Jam matur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebse t\u00eb p\u00ebrmend publikisht k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb Sigurimit ose jo dhe kisha vendosur t\u00eb pres pak. Nuk e di se pse. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn mora guxim dhe frym\u00ebzim t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje — pa hyr\u00eb shum\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi rreth p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj — nga vizita q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb AIDSSH, p\u00ebrfshir\u00eb Kryetaren Genta Sula, ku kishin shkuar p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar personalisht Dom Gjergj Simonit dosjen e tij t\u00eb Sigurimit.
https:\/\/www.facebook.com\/starplustelevision\/videos\/2999185286845880\/UzpfSTEzNTg2MTMzOTQxOTEyODA6MzI2NDc3Njk1MzU3NDkwNQ\/
Mora guxim, por mora edhe frym\u00ebzim prej Dom Simonit, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e pranoi dosjen e tij t\u00eb Sigurimit me nj\u00eb mesazh publik, si i d\u00ebnuar dhe i burgosur nga regjimi komunist, p\u00ebr poezit\u00eb q\u00eb kishte shkruar dikur. Thash\u00eb me vete hapja dhe pranimi i dosjes, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi, q\u00eb p\u00ebr mir\u00eb a p\u00ebr keq, duhet t\u00eb ndahet me t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb subjekt p\u00ebr krijimin e nj\u00eb atmosfere p\u00ebr dialog mbi t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr mir\u00eb, se me hapjen e dosjeve na jepet mund\u00ebsia q\u00eb me njohjen me k\u00ebto dosje, ose me vet ekzistenc\u00ebn e tyre, ndoshta nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi si individ\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb edhe si shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e nj\u00eb regjimi diktatorial kriminal, n\u00ebn t\u00eb cilin Kombi shqiptar ka pasur fatin e keq t\u00eb jetonte p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Hapja e dosjeve t\u00eb Sigurimit mund t\u00eb konsiderohet nga disa edhe si nj\u00eb d\u00ebshmi e keqe ose t\u00eb pak\u00ebn si di\u00e7ka q\u00eb nuk na b\u00ebn t\u00eb ndihemi mir\u00eb, ndoshta p\u00ebr arsyen se shumica e atyre q\u00eb kan\u00eb dosje ose familjar\u00ebt e atyre q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb shkuar n\u00eb at\u00eb jet\u00eb tanim\u00eb, presin ende \u2013 p\u00ebrtej hapjes s\u00eb k\u00ebtyre dosjeve \u2013 zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe duan drejt\u00ebsi p\u00ebr ata vet dhe p\u00ebr viktimat e komunizmit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. I dashur lexues, kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb un\u00eb po i ndaj k\u00ebto rreshta me ju p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe p\u00ebr hapjen e dosjes time t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit komunist shqiptar, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje, ashtu si\u00e7 shpresojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, madje edhe 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit — p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri p\u00ebr Kombin shqiptar– duke reflektuar p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe duke shpresuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb re m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 ku shpresojm\u00eb q\u00eb e kaluara komuniste t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb objekt ndarjesh e p\u00ebr\u00e7arjesh midis shqiptar\u00ebve, as sot dhe as n\u00eb t\u00eb ardhmen! Un\u00eb jam i bindur se konfliktet politike dhe gj\u00ebndja e p\u00ebrgjith\u00ebshme aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 30-vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb problemet me sistemin juridik, jan\u00eb pasoj\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb e mospajtimit dhe e
mostrajtimit t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb. Duam ose nuk duam ta pranojm\u00eb, mos p\u00ebrballja serioze e klas\u00ebs politike shqiptare me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.
Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Frank Shkreli N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018 isha n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb promovimin e tre v\u00ebllimeve t\u00eb librit tim, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, por kisha vendosur q\u00eb t\u00eb mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944-1991 (AIDSSH). Autoriteti, i themeluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-26181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26182,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26181\/revisions\/26182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}