{"id":26164,"date":"2020-07-01T17:20:00","date_gmt":"2020-07-01T15:20:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26164"},"modified":"2020-07-01T17:55:10","modified_gmt":"2020-07-01T15:55:10","slug":"antonio-belushi-ngjitja-ne-maje-e-nje-arbereshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26164","title":{"rendered":"ANTONIO BELUSHI, NGJITJA N\u00cb MAJ\u00cb E NJ\u00cb ARB\u00cbRESHI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Grupi-folklorik-nga-Zymi-i-Dardanis\u00eb-tek-bibloteka-e-Antonio-Bellushit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-26165\" width=\"571\" height=\"383\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Grupi-folklorik-nga-Zymi-i-Dardanis\u00eb-tek-bibloteka-e-Antonio-Bellushit.jpg 516w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Grupi-folklorik-nga-Zymi-i-Dardanis\u00eb-tek-bibloteka-e-Antonio-Bellushit-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 571px) 100vw, 571px\" \/><figcaption>Grupi folklorik nga Zymi i Dardanis\u00eb tek bibloteka e Antonio Bellushit<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Saimir Lolja<\/p>\n\n\n\n<p>Arb\u00ebrit e jugut dhe mesit t\u00eb Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen n\u00eb Gadishullin Apenin dhe Si\u00e7ili m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb shekujt XV-XVI me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e m\u00ebdha pas r\u00ebnies s\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb vitin 1478 dhe Koron\u00ebs n\u00eb More n\u00eb vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arb\u00ebreshe qe ajo e vitit 1744 n\u00eb Villa Badessa af\u00ebr Peskar\u00ebs. Fisnik\u00ebt e tyre arb\u00ebrore b\u00ebn\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dokumentuara me principatat vendore n\u00eb Gadishullin Apenin. P\u00ebr shembull, nj\u00eb marr\u00ebveshje e atill\u00eb p\u00ebr qytez\u00ebn e Frasnit\u00ebs, ku lindi Antonio Belushi, daton n\u00eb vitin 1490. N\u00eb Italin\u00eb jugore jan\u00eb 136\u2019000 arb\u00ebresh\u00eb n\u00eb 55 fshatra q\u00eb akoma flasin Shqip, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 182&#8217;000 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb fshatra t\u00eb tjer\u00eb nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arb\u00ebresh\u00ebt, ve\u00e7 atyreve t\u00eb ardhur, jan\u00eb kudo n\u00eb Itali Ata kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb kudo n\u00eb historin\u00eb e Gadishullit Apenin n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, kultur\u00ebs, fes\u00eb, t\u00eb shtetit e ushtris\u00eb, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e n\u00eb t\u00eb sotmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti i arb\u00ebreshve n\u00eb Itali t\u00eb Jugut, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Si\u00e7ilin\u00eb, q\u00eb nga ana fetare jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb tregon se t\u00eb par\u00ebt e tyre q\u00eb erdh\u00ebn aty prej jugut t\u00eb Gadishullit Ilirik 300-600 vite m\u00eb par\u00eb flitnin e luteshin Shqip bashk\u00eb me prift\u00ebrinjt\u00eb edhe n\u00eb kishat e tyre. Dometh\u00ebn\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb e tyre edhe kan\u00eb lexuar e vazhdojn\u00eb ta lexojn\u00eb bibl\u00ebn e shkrojtur n\u00eb Shqip edhe kan\u00eb shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII&nbsp; e deri n\u00eb vitin 1867 ata shtyheshin me dhun\u00eb q\u00eb ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks n\u00eb at\u00eb katolik i cili kryhej n\u00eb italisht. Ata q\u00eb ndryshuan ritin u tret\u00ebn n\u00eb italian\u00eb. Ata q\u00eb u mbajt\u00ebn fort pavar\u00ebsisht dhun\u00ebs ruajt\u00ebn vet\u00ebdijen dhe gjuh\u00ebn Shqipe. Sepse, ata n\u00ebp\u00ebrmjet kish\u00ebs s\u00eb tyre lindore ortodokse kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn Shqipe dhe vet\u00ebdijen arb\u00ebresh\u00eb ngase shkolla Shqipe nuk kan\u00eb patur e nuk kan\u00eb edhe tani. Eparkia e Ungr\u00ebs (Dioqeza e Lungros) n\u00eb Kalabri p\u00ebr arber\u00ebsh\u00ebt e ritit bizantin u themelua vet\u00ebm n\u00eb vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkis\u00eb s\u00eb Hor\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebreshve (<em>Piana degli Albanesi<\/em>, ita.) n\u00eb Si\u00e7ili dhe shpalljen si n\u00ebn-peshkopat\u00eb t\u00eb Abacis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb n\u00eb Grottaferrata af\u00ebr Rom\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto Eparki t\u00eb krishtera ortodokse me peshkop arb\u00ebresh dhe pjes\u00eb e Papatit katolik t\u00eb Rom\u00ebs flitet e p\u00ebrdoret gjuha e nj\u00ebsuar Shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjuha Shqipe filloi t\u00eb shkruhej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tek arber\u00ebsh\u00ebt n\u00eb vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Sh\u00ebn Adriani n\u00eb San Benedetto Ullano n\u00eb Kalabri dhe Seminari Arb\u00ebresh i Palermos n\u00eb Si\u00e7ili. Kolegji Sh\u00ebn Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien e m\u00ebsimmarrjen e gjuh\u00ebs Shqipe. N\u00eb vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptar\u00eb nga Gadishulli Ilirik mor\u00ebn m\u00ebsimet n\u00eb Kolegjin e Sh\u00ebn Adrianit dhe m\u00eb pas lan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb historin\u00eb kombtare e shtetrore shqiptare. I ndrituri Jeronim De Rada qe nx\u00ebn\u00ebs dhe m\u00eb pas dha m\u00ebsim n\u00eb at\u00eb kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, Zef Serembe, Bernard Bilota, Zef Jubani, Thimi Mitko, Aleksand\u00ebr Xhuvani e Kostaq Cipo qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Gazeta \u201cFlamuri i Arbrit\u201d q\u00eb botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e par\u00eb periodike shqiptare q\u00eb bashkoi shkollar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs dhe shp\u00ebrndahej kudo ku kishte shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Antonio Belushi lindi n\u00eb Frasnita (Frash\u00ebri) t\u00eb Kalabris\u00eb m\u00eb 15 Shtator 1934. Shum\u00eb prej arb\u00ebreshve t\u00eb Frasnit\u00ebs dhe qytezave p\u00ebrqark Ejanina, Civita, etj. jan\u00eb vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnit\u00ebs ka nxjerr\u00eb shkollar\u00eb, shkrimtar\u00eb e prift\u00ebrinj q\u00eb b\u00ebn\u00eb em\u00ebr. Nj\u00eb nga ata \u00ebsht\u00eb edhe i diplomuari i Kolegjit t\u00eb Sh\u00ebn Adrainit n\u00eb shekullin XIX i madhi arb\u00ebresh Vincenzo Dorsa.<\/p>\n\n\n\n<p>Antonio Belushi u diplomua p\u00ebr Filozofi e Teologji n\u00eb Universitetin Gregorian t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb vitin 1962. N\u00eb ata vite u miq\u00ebsua me profesor Ernest Koliqin dhe shkrojti n\u00eb revist\u00ebn e tij \u201cShejzat\u201d. N\u00eb vitet 1962-1965 ai qe prift n\u00eb qytez\u00ebn arb\u00ebreshe t\u00eb Sh\u00ebn Sofis\u00eb s\u00eb Epirit, ku t\u00eb par\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb pat\u00ebn ardhur nga Epiri n\u00eb vitin 1472. N\u00eb vitet 1965-1973 ai qe prift n\u00eb qytez\u00ebn e Sh\u00ebn Konstadinit, ku arb\u00ebresh\u00ebt ishin me origjin\u00eb nga Morea. Aty ai botoi revist\u00ebn \u201cVatra Jon\u00eb\u201d n\u00eb Shqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historit\u00eb, zakonet, k\u00ebng\u00ebt, veshjet e tyre arb\u00ebreshe me origjin\u00eb nga Morea. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 1973-1979, Antonio Belushi qe famullitar n\u00eb qytez\u00ebn Falconara Albanese. Atje krijoi me t\u00eb rinjt\u00eb nj\u00eb ekip i cili jepte koncerte n\u00eb fshatrat arb\u00ebreshe p\u00ebrreth. N\u00eb vitet 1979-2000 ai qe famullitar p\u00ebr 5000 banor\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Kozenc\u00ebs. Atje, ai themeloi n\u00eb vitin 1980 revist\u00ebn gjasht\u00ebmujore \u201cLidhja\u201d e cila vazhdoi deri n\u00eb vitin 2009. Revista \u201cLidhja\u201d u kthye n\u00eb nj\u00eb perl\u00eb q\u00eb madh\u00ebsohej me koh\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve t\u00eb shkollar\u00ebve arb\u00ebresh\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn Shqipe, kultur\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb dhe historin\u00eb e arb\u00ebreshve kudo t\u00eb ishin.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebkur nisi t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e priftit, Antonio Belushi filloi t\u00eb studionte e regjistronte jet\u00ebn e trash\u00ebgimin\u00eb arb\u00ebreshe, k\u00ebng\u00ebt, vallet, veshjet, shprehjet, fjal\u00ebt e urta, goj\u00ebdh\u00ebnat, p\u00ebrrallat, martesat, ritet fetare, fisnik\u00ebrin\u00eb, etj. Ai thesar i grumbulluar m\u00eb pas filloi t\u00eb botohej i plot\u00eb dhe rregullisht n\u00eb revist\u00ebn e tij \u201cLidhja\u201d, e cila u shkonte arb\u00ebreshve kudo t\u00eb ndodheshin n\u00eb bot\u00eb. Gjurma e tij e ngjitjes lart e m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb formuar nga 60 vjet pun\u00eb kombtare arb\u00ebrore me nj\u00eb sasi e cil\u00ebsi t\u00eb pakryer nga njeri tjet\u00ebr dhe e b\u00ebr\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb terren. Biblioteka e tij tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i mbajtur past\u00ebr e i rradhitur dhe \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb student\u00eb e profesor\u00eb shqiptar\u00eb nga kudo ku jan\u00eb. Biblioteka e tij p\u00ebrmban mbi 10\u2019000 botime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kultur\u00ebn, artin, gjuh\u00ebn e historin\u00eb arb\u00ebrore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt ku ka arb\u00ebresh\u00eb-arbanas-arvanitas-shqiptar\u00eb. At\u00eb, p\u00ebr shembull, e kan\u00eb vizituar shkollar\u00eb shqiptar\u00eb nga Tirana e Prishtina q\u00eb nga viti 1977 dhe tani dhjetra student\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb vit nga Universiteti i Tetov\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Arb\u00ebresh\u00ebt kan\u00eb biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojn\u00eb festivale, kan\u00eb libra, revista, vjersh\u00ebtar\u00eb, shkollar\u00eb dhe faqe interneti n\u00eb Shqip. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e arb\u00ebreshit mendohet, flitet, shkruhet e k\u00ebndohet vet\u00ebm Shqip. Arb\u00ebreshi k\u00ebndon k\u00ebng\u00eb popullore me \u00e7do mik q\u00eb u hyn n\u00eb sht\u00ebpi. Malli p\u00ebr dheun e Atit dhe t\u00eb Am\u00ebs nuk shteron. Ai e ka Bes\u00ebn t\u00eb skalitur n\u00eb mendje e sjellje. Antonio Belushi krenohet se gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ka ndjekur k\u00ebshill\u00ebn e babait Xhovani Belushi q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb arb\u00ebresh i mir\u00eb. Ai kujton t\u00eb \u00ebm\u00ebn Teresa Policastro Belushi q\u00eb, sipas fjal\u00ebs s\u00eb saj, kur vdiq u varros me kostumin arb\u00ebresh t\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjurm\u00ebn q\u00eb Antonio Belushi ka skalitur &nbsp;duke u ngjitur lart jan\u00eb edhe 40 vite pun\u00eb kombtare, q\u00eb nga viti 1965, me arb\u00ebror\u00ebt-arbanit\u00ebt-arvanit\u00ebt e Greqis\u00eb. Ai shkonte n\u00eb katundet arvanitase n\u00eb tan Greqin\u00eb dhe merrte pamje, regjistronte t\u00eb folmet, vjershat, k\u00ebng\u00ebt, fjal\u00ebt e urta, mallkimet, p\u00ebrrallat, zakonet, goj\u00ebdh\u00ebnat, bisedat, n\u00eb g\u00ebzime e zi. Pastaj ato ai i botonte n\u00eb revist\u00ebn \u201cLidhja\u201d dhe ua d\u00ebrgonte me mijra kopje n\u00eb duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij n\u00eb Shqip. Ai i pyeste ata imt\u00ebsisht, si bie fjala: Si e b\u00ebni buk\u00ebn dhe djathin? Si i thoni k\u00ebsaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe ar\u00ebn? Si quhen fshatrat, malet e kodrat p\u00ebrqark? Si p\u00ebrsh\u00ebndeteni? Si uroni, k\u00ebndoni e p\u00ebr \u00e7far?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjet q\u00eb mori nga 900 fshatrat e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tan Greqin\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta, gj\u00eb q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb v\u00ebrtetonte se kultura arb\u00ebrore-arbanite-arvanite-shqiptare \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb kudo n\u00eb Greqi. Dhe se ajo, bashk\u00eb me emrat e fshatrave, ishte nj\u00eblloj me kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb trojet e tjera arb\u00ebrore t\u00eb Gadishullit Ilirik dhe arb\u00ebreshve n\u00eb Italin\u00eb jugore e Si\u00e7ili. Besa, miku, mikpritja, mir\u00ebsia \u201cbuk\u00eb, krip\u00eb e zem\u00ebr\u201d jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta kudo ku ka arb\u00ebr. K\u00ebt\u00eb nuk e mbulon as ndryshimi i 2\/3 t\u00eb emrave t\u00eb fshatrave arb\u00ebror\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb emra jo-arb\u00ebror\u00eb dhe as dhuna policore e psikologjike e shtetit dhe kish\u00ebs greke kund\u00ebr vet\u00ebdijes e kujtes\u00ebs kombtare arb\u00ebrore-arvanitase. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Antonio Belushi dhe Aristidh Kola e shkollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb arvanitas u b\u00ebn\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr me bashk\u00ebpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arb\u00ebresh\u00ebt e jugut t\u00eb Italis\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb folmes s\u00eb Shqipes. Nj\u00eb nga botimet e Antonio Belushit \u00ebsht\u00eb edhe libri \u201cArb\u00ebror\u00ebt-arvanit\u00eb, nj\u00eb popull i paduksh\u00ebm\u201d posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ta. Arvanitasit nuk mund t\u00eb jen\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Greqi sepse ata jan\u00eb vendas dhe pasardh\u00ebs t\u00eb arb\u00ebrve t\u00eb lasht\u00eb, edhe t\u00eb Athin\u00ebs apo Spart\u00ebs s\u00eb hershme. Shpjegimi i hyjnive n\u00eb p\u00ebrrallat \u201cgreke\u201d b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs Shqipe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faltoret m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Z\u00eb-usit gjendeshin n\u00eb rajonin E Pirit. Nj\u00eb shembull dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb qyteza em\u00ebrmadhe e Maraton\u00ebs n\u00eb lindje t\u00eb Athin\u00ebs. Af\u00ebr saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb p\u00ebrmendore me emrat e 192 arb\u00ebrve t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr pers\u00ebve n\u00eb vitin 490 p.e.s. Nj\u00eb nga ata emra ka mbiemrin Belushi.<\/p>\n\n\n\n<p>Antonio Belushi krijoi bashk\u00ebpunim me arb\u00ebresh\u00ebt kudo ku ndodhen n\u00eb bot\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Argjentin\u00eb, Ukrain\u00eb, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvic\u00ebr, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranish\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tubimet shqiptare n\u00eb Uindsor e Toronto t\u00eb Kanadas\u00eb, n\u00eb Detroit, \u00c7ikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork t\u00eb ShBA. Ai qe pjes\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb madhe kombtare bot\u00ebrore p\u00ebr largimin e pushtuesve serb\u00eb nga Dardania (Kosova, serb.) n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX. Ai bashk\u00ebpunoi shum\u00eb me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtar\u00ebt e ndrysh\u00ebm kombtar\u00eb n\u00eb ShBA, Europ\u00eb, Australi, si dhe me udh\u00ebheq\u00ebsit nga Prishtina. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dardani ai qe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1970 kur mori pjes\u00eb n\u00eb seminarin p\u00ebr gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare organizuar n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb vitin 2003, ai bashk\u00eb me Robert Elsin vizituan varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve n\u00eb Prekaz t\u00eb Drenic\u00ebs. Vizita e tij m\u00eb e fundit n\u00eb Dardani ishte n\u00eb Shtator 2018. Vizita e tij e par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb qe n\u00eb Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin Kulturor Ilir. Vizit\u00ebn e dyt\u00eb e kreu n\u00eb N\u00ebndor 1992 dhe n\u00eb vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj \u00e7do vit n\u00eb Shqip\u00ebri. Tanim\u00eb edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjes\u00eb n\u00eb votimet e vitit 2015.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndri\u00e7imi e p\u00ebrparimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb kudondodhur u erdhi e u vjen nga rr\u00ebnj\u00ebt arb\u00ebreshe, si para 200 vjet\u00ebsh ashtu edhe tani. Arb\u00ebresh\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn Shqipe ku m\u00ebsimi n\u00eb Shqip t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm me ligj p\u00ebr t\u00eb gjitha vitet e l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me Italin\u00eb, e cila e njeh me Kushtetut\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb kombtare arb\u00ebreshe, t\u00eb organizohen p\u00ebr hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe d\u00ebrgimin aty t\u00eb m\u00ebsuesve shqiptar\u00eb. N\u00eb paralel, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb do i jepet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arb\u00ebreshe ku flitet e meshohet n\u00eb Shqip jan\u00eb pjes\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujdesje p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt arb\u00ebreshe dometh\u00ebn\u00eb pyll me lisa arb\u00ebror\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron p\u00ebrjet\u00eb. Z\u00ebri i arbrit d\u00ebgjohet pa ndalim sepse kumbimi i tij nuk shuhet. Nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjak e cili dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb bes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Saimir Lolja Arb\u00ebrit e jugut dhe mesit t\u00eb Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen n\u00eb Gadishullin Apenin dhe Si\u00e7ili m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb shekujt XV-XVI me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e m\u00ebdha pas r\u00ebnies s\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb vitin 1478 dhe Koron\u00ebs n\u00eb More n\u00eb vitet 1533-1534. Si e fundit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[2673,2674],"class_list":["post-26164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-antonio-belushi","tag-saimir-lolja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26166,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26164\/revisions\/26166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}