{"id":26162,"date":"2020-07-01T17:15:00","date_gmt":"2020-07-01T15:15:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26162"},"modified":"2020-07-01T17:48:05","modified_gmt":"2020-07-01T15:48:05","slug":"elez-biberaj-emerohet-drejtor-i-pergjitheshem-i-zerit-te-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26162","title":{"rendered":"ELEZ BIBERAJ EM\u00cbROHET DREJTOR I P\u00cbRGJITH\u00cbSH\u00cbM I Z\u00cbRIT T\u00cb AMERIK\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/elez-biberaj-zeri-i-amerikes.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-19011\" width=\"562\" height=\"410\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/elez-biberaj-zeri-i-amerikes.jpg 440w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/elez-biberaj-zeri-i-amerikes-300x219.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 562px) 100vw, 562px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Drejtorja e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett dhe z\u00ebvend\u00ebsja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen duke th\u00ebn\u00eb se, Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensis\u00eb Amerikane p\u00ebr Median Globale (USAGM), q\u00eb mbikqyr nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ato me ekipin e zgjedhur prej tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, dit\u00ebn e mart\u00eb, Z. Michael Pack b\u00ebri pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, duke njoftuar zyrtarisht em\u00ebrat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb do t\u00eb zev\u00ebnd\u00ebsojn\u00eb shefat e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb 5 enteve t\u00eb transmetimeve civile nd\u00ebrkomb\u00ebtare amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe m\u00ebsova se nj\u00ebri prej k\u00ebtyre zev\u00ebnd\u00ebsimeve, ishte miku im i ngusht\u00eb dhe kolegu i dit\u00ebve t\u00eb mira dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr pothuaj 50-vitet e kaluara Dr. Elez Biberaj I cili u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, si Drejtor i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb i VOA-s.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin e em\u00ebrimeve, Shefi Ekzekutiv I em\u00ebruar nga Presidenti Trump dhe i sapo miratuar nga Senati i SHBA-ave, i Agjensis\u00eb Amerikane p\u00ebr Median Globale (USAGM), Z. Pack, u shpreh se, \u201cP\u00ebrvoja e k\u00ebtyre burrave dhe grave t\u00eb talentuar, njohuria e tyre e veprimtaris\u00eb dhe misionit t\u00eb tyre ndaj k\u00ebtyre enteve si dhe angazhimi i tyre ndaj standardeve t\u00eb gazetaris\u00eb, do na e b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur hapjen e nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb agjencin\u00eb ton\u00eb.&nbsp; Dr. Biberaj, Z. Shapiro, Z, Ponnudurai dhe Zonjat Sullivan dhe Sindelar do t\u00eb luajn\u00eb role kritike n\u00eb postet e tyre duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb entet tona t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb tu sh\u00ebrbejm\u00eb m\u00eb mir\u00eb audiencave tona.&nbsp; I fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje ton\u00ebn dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur t\u00eb punoj\u00eb hap p\u00ebr hap me ta dhe me t\u00eb gjith\u00eb ju\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin q\u00eb Z. Michael Pack i drejtoi stafit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe enteve t\u00eb tjera t\u00eb transmetimeve civile nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb koment n\u00eb pritje t\u00eb em\u00ebrimeve t\u00eb reja, portali amerikan i lajmeve, VOX u shpreh p\u00ebr em\u00ebrimin e Dr. Biberaj duke th\u00ebn\u00eb se, Z. Biberaj g\u00ebzon nj\u00eb reputacion shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb si nj\u00eb njeri serioz dhe profesionist i disiplinuar. Ai \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me gjith\u00eb shpirt ndaj p\u00ebrhapjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb lajmeve dhe informacionit n\u00eb vendet dhe kontinentet ku kjo liri u mohohet njer\u00ebzve, thuhet n\u00eb komentin e portalit amerikan t\u00eb lajmeve VOX.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa t\u00eb dh\u00ebna, shkurtimisht, mbi karier\u00ebn e Dr. Elez Biberaj. &nbsp;Elez Biberajn, bota shqiptare e ka njohur p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli &#8212; jo vet\u00ebm nep\u00ebrmjet komenteve prej eksperti mbi gj\u00ebndjen n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkan, gjat\u00eb viteve si dhe p\u00ebr intervistat e shum\u00ebta n\u00eb val\u00ebt e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; por edhe nep\u00ebrmjet shkrimeve t\u00eb shumta si autor librash dhe dyzina artikujsh n\u00eb anglisht, t\u00eb botuara n\u00eb gazetat amerikane dhe n\u00eb shqip n\u00eb median shqiptare si dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Deri sot, Dr Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azis\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb nga viti 2006. Ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr programimin multimedial t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs drejtuar Rusis\u00eb, Ukrain\u00ebs, Armenis\u00eb, Gjeorgjis\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb. &nbsp;Z. Biberaj filloi pun\u00ebn tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb vitin1980 si nj\u00eb transmetues nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Sh\u00ebrbimin Shqip t\u00eb k\u00ebsaj radioje. Nga viti 1982 deri n\u00eb vitin 1986, ai punoi n\u00eb Divizionin e Shtypit t\u00eb ish Agjencis\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Sh.B.A-s\u00eb si shkrimtar\/redaktor i specializuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet sovjetike dhe t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore. &nbsp;Dr. Biberaj u kthye n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si shef i Sh\u00ebrbimit Shqip n\u00eb vitin 1986 dhe p\u00ebr 18 vite me radh\u00eb ka sh\u00ebrbyer si Shef i Seksionit shqip VOA-s, duke e sh\u00ebnd\u00ebrruar sh\u00ebrbimin shqip n\u00eb nj\u00eb prej enteve m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha transmetimeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ai sh\u00ebrbeu n\u00eb nj\u00eb kapacitet t\u00eb dyfisht\u00eb si shef i Sh\u00ebrbimit Shqip dhe drejtor i shkrimtar\u00ebve dhe studiuesve t\u00eb Divizionit Evropian t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;Dr. Biberaj u em\u00ebrua Redaktor\/ Menaxhues i Divizionit t\u00eb Euro-Azis\u00eb n\u00eb 2004, u b\u00eb shef n\u00eb detyr\u00eb si Drejtor i Divizionit Euro-aziatik n\u00eb vitin tjet\u00ebr dhe u em\u00ebrua p\u00ebrfundimisht Drejtor i Divizionit me 2006. &nbsp;Ai ka doktoratur\u00ebn (PHD) n\u00eb Shkencat Politike nga Universiteti Columbia n\u00eb Nju Jork dhe \u00ebsht\u00eb autor i kat\u00ebr librave, p\u00ebrfshir\u00eb, &#8220;Shqip\u00ebria n\u00eb Tranzicion: Rruga e V\u00ebshtir\u00eb Drejt Demokracis\u00eb, 1990-2010&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Biberaj njihet si ekspert n\u00eb fush\u00ebn e transmetimeve radio-televizive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gazetar i shquar dhe autor librash dhe artikujsh t\u00eb shumt\u00eb akademik\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe si njoh\u00ebs i mir\u00eb i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Rusis\u00eb.&nbsp; Dr. Biberaj ka vizituar shpesh shtetet dhe zonat ku fliten gjuh\u00ebt n\u00eb t\u00eb cilat transmeton Z\u00ebri i Amerik\u00ebs programet e veta, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Evrop\u00eb, Rusi e gjetk\u00eb. &nbsp;Si nj\u00ebri prej v\u00ebzhguesve dhe analist\u00ebve m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr zhvillimet e periudh\u00ebs komuniste dhe paskomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar at\u00eb miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt Profesor Nikola Pano, dhe si eskpert i njohur gjat\u00eb karjer\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Washington, Dr. Biberaj \u00ebsht\u00eb ftuar dhe ftohet shpesh p\u00ebr t\u00eb folur nga pik\u00ebpamja e nj\u00eb eksperti &#8212; p\u00ebr situatat n\u00eb zon\u00ebn e Euro-Azis\u00eb, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe mbi Rusin\u00eb \u2013 qoft\u00eb nga ente t\u00eb ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb federale amerikane, qoft\u00eb nga organizata mediatike, jo-qeveritare dhe akademike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Me em\u00ebrimin e tij n\u00eb postin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Dr. Biberaj ka arritur&#8211;t\u00eb pak\u00ebn deri tashti \u2013 kulmin e karier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyer, nj\u00eb sukses ky p\u00ebr t\u00eb cilin ai vet dhe familja e tij duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njohin &#8212; p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi e p\u00ebr s\u00eb largu \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe autorin e k\u00ebtyre rreshtave modest\u00eb \u2013 si nj\u00eb shok i ngusht\u00eb, mik i familjes dhe bashkpuntor\u00eb i pa ndar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjat\u00eb prej gjys\u00ebm shekulli n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr liri e demokraci, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet tona shqiptare, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Tashti Zotit Biberaj i \u00ebsht\u00eb besuar nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe nga ana e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Un\u00eb jam pensionuar 15 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs (pik\u00ebrisht nga posti q\u00eb mbajti deri tani Elezi), por duke e njohur \u2013 mbrenda dhe jasht\u00eb VOA-s &#8212; shum\u00eb mir\u00eb Elez Biberajn, &nbsp;p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrgatitjen, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e tij ndaj VOA-s, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli edhe Michael Pack \u2013respektin e tij p\u00ebr d\u00ebgjuesi, shikuesit, lexuesit si dhe ndaj misionit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp; Mision ky i p\u00ebrcaktuar me ligj nga Kongresi amerikan, p\u00ebr t\u00eb raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mira dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira \u2013 lajme t\u00eb mira ose t\u00eb k\u00ebqia &#8212; do tu themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn &#8212; ishte dhe \u00ebsht\u00eb motoja e VOA-s, \u00e7\u2019prej fillimit, t\u00eb cil\u00ebn Z. Biberaj e ka zbatuar me p\u00ebrpik\u00ebm\u00ebri t\u00eb nj\u00eb profesionisti t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb gazetarin\u00eb shqiptare dhe amerikane.&nbsp; Un\u00eb jam i bindur se autoritetet amerikane, nuk mund t\u00eb kishin gjetur njeri m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebsh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, m\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb zotin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb q\u00eb i kan\u00eb besuar, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe n\u00ebn k\u00ebto rrethana n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr lexuesin q\u00eb ndoshta nuk e njeh mir\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs Elez Biberaj q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij enti me fam\u00eb bot\u00ebrore dhe me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike nga pik\u00ebpamja e politik\u00ebs amerikane, ja vlen t\u00eb sjell\u00eb, shkurtimisht, disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb mediatike amerikane, reputacioni i t\u00eb cil\u00ebs njihet edhe bot\u00ebrisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs (VOA) \u00ebsht\u00eb transmetuesi m\u00eb i madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar amerikan, q\u00eb ofron lajme dhe informacione n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 45 gjuh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshme javore prej qindra miliona d\u00ebgjues dhe shikues. &nbsp;Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebrgatit materiale p\u00ebr platforma dixhitale, televizive dhe radio.&nbsp; Programet e VOA-s mund t\u00eb lexohen\/d\u00ebgjohen dhe t\u00eb shikohen p\u00ebrmes telefonit celular dhe mediave sociale. Materialet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme gjithashtu shp\u00ebrndahen me satelit, kabllo, FM dhe val\u00eb t\u00eb mesme (MW), val\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra n\u00eb disa raste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb programet e VOA-s shp\u00ebrndahen edhe n\u00eb nj\u00eb rrjet prej m\u00eb shum\u00eb se 2.500 stacionesh, bazuar n\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Q\u00eb nga krijimi n\u00eb vitin 1942, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb lajmeve t\u00eb sakta, objektive dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirse, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;Si gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit global, &nbsp;lugft\u00ebrave ballkanike ashtu edhe sot n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr liri, demokraci &nbsp;dhe t\u00eb drejta t\u00eb&nbsp; njeriut an\u00eb e mban\u00eb globi, n\u00eb pun\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrditshme, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs pasqyron dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe shembull i parimeve t\u00eb nj\u00eb shtypi t\u00eb lir\u00eb e demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Elez Biberaj n\u00eb detyr\u00ebn e re si Drejtor i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs i raporton, Z. Michael Pack &#8212; i em\u00ebruari i Presidentit Trump dhe i posa miratuar nga Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 shef i ri ekzekutiv i Agjencis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Median Globale (USAGM) q\u00eb p\u00ebrfshin Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe disa rrjete t\u00eb tjera mediatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb financuara po ashtu nga Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb ekziston shprehja se t\u00eb jesh shqiptar i mir\u00eb duhet t\u00eb jesh edhe amerikan i mir\u00eb.&nbsp; Familja Biberaj pasqyron m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb th\u00ebnje.&nbsp; Dr Elez Biberaj rrjedh nga n\u00eb familje anti-komuniste nga Tropoja.&nbsp; E ardhur n\u00eb Amerik\u00eb para 52 vjet\u00ebve, familja Biberaj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim suksesi, si familje n\u00eb ter\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si antar\u00eb individual t\u00eb k\u00ebsaj familje t\u00eb ngusht\u00eb e tradicionale shqiptaro-amerikane, secili prej 4 v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve e 4 motrave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim suksesi n\u00eb vetvete, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, si biznesmen\u00eb, avokate e&nbsp; prokurore, politik\u00eb dhe pasuri t\u00eb patundur (real estate) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb brezi m\u00eb i ri i familjes Biberaj dallohet gjithashtu edhe ai n\u00eb fushat e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb komunitetin shqiptare-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane.&nbsp; N\u00eb \u00e7do fush\u00eb veprimi, Dr. Elez Biberaj dhe familja e tij dallohen p\u00ebr dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e sidomos p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, por ata dallohen gjithashtu edhe p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj vendit q\u00eb i ka marr\u00eb n\u00ebn strehim \u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 aty ku t\u00eb gjith\u00eb ne gjet\u00ebm demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonim, realizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u201c\u00ebndrr\u00ebs amerikane\u201d dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara, n\u00eb fush\u00eb veprimet e preferuara tonat si shqiptare dhe shqiptaro-amerikan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij pran\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, gjat\u00eb dekadave Dr. Elez Biberaj \u00ebsht\u00eb dekoruar dhe shp\u00ebrblyer nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs si dhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb \u00e7lirimit dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kombit shqiptar.&nbsp; Elez Biberaj i ka pranuar gjithmon\u00eb me p\u00ebrvujt\u00ebni shp\u00ebrblimet dhe dekoratat e ndryshme gjat\u00eb viteve duke fal\u00ebnderuar gjithmon\u00eb bashkpuntor\u00ebt e tij p\u00ebr suksesin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku kan\u00eb arritur gjat\u00eb viteve dhe mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb treguar mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb i ka ofruar mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb arrij\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb VOA-s, si \u201cNj\u00eb bir i denj\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, si\u00e7 e pat cil\u00ebsuar me nj\u00eb rast Z. Biberaj ish-Drejtori i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i VOA\u2019s, Z. David Ensor. &nbsp;Elezi vazhdon me vrull t\u00eb pandalsh\u00ebm veprimtarin\u00eb e vet duke korrur suksese dhe miratime n\u00eb qarqet m\u00eb t\u00eb larta dhe m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb profesionit t\u00eb tij t\u00eb bot\u00ebs amerikane dhe asaj shqiptare, po se po.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtij biri, v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb shqiptaris\u00eb, tani i \u00ebsht\u00eb besuar posti kryesor dhe i merituar si Drejtor i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;P\u00ebr ket\u00eb \u00ebsht\u00eb krenare familja e tij, jemi krenar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb e njohim dhe q\u00eb kemi punuar me \u2018t\u00eb gjat\u00eb viteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i urojm\u00eb sukses n\u00eb detyr\u00ebn e re, p\u00ebr sado koh\u00eb q\u00eb ta ushtroj\u00eb!&nbsp; Shokut dhe mikut tim t\u00eb ngusht prej 5-dekadash, i cili nderon familjen dhe shok\u00ebt e tij, emrin shqiptar dhe komunitetin ton\u00eb shqiptaro-amerikan, i shfaqi &#8212; bashk\u00eb me p\u00ebrg\u00ebzimet e mia m\u00eb t\u00eb thella p\u00ebr detyr\u00ebn e re \u2013 edhe admirimin tem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Drejtorja e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett dhe z\u00ebvend\u00ebsja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen duke th\u00ebn\u00eb se, Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensis\u00eb Amerikane p\u00ebr Median Globale (USAGM), q\u00eb mbikqyr nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-26162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26162"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26163,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26162\/revisions\/26163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}