{"id":26063,"date":"2020-06-21T23:14:31","date_gmt":"2020-06-21T21:14:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26063"},"modified":"2020-06-21T23:14:31","modified_gmt":"2020-06-21T21:14:31","slug":"te-gjithe-per-kongresmenin-eliot-engel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26063","title":{"rendered":"T\u00cb GJITH\u00cb P\u00cbR KONGRESMENIN ELIOT ENGEL!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Eliot_Engel.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13169\" width=\"584\" height=\"368\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Eliot_Engel.jpg 525w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Eliot_Engel-300x189.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 584px) 100vw, 584px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Miku mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Thon\u00eb se miku i mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. &nbsp;N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, Kongresmeni demokrat nga Nju Jorku, Z. Eliot Engel ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.&nbsp; P\u00ebr aq gjat\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sa shpesh\u00ebher\u00eb e pyes veten se si nuk u lodh ky ligjven\u00ebs amerikan me ne dhe me gomarlleqet tona shqiptare, me konflikte politike midis partive dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre partive shqiptare, me korrupsionin, me shkeljet e lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir lirin\u00eb e medias, d\u00ebshtimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor dhe t\u00eb tjera halle q\u00eb, kryesisht, shqiptar\u00ebt po ia shkaktojn\u00eb vetvetes k\u00ebto 30-vjet\u00ebt e kaluara. &nbsp;Lista \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb e problemeve q\u00eb po pengojn\u00eb seriozisht shtet-formimin duke detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen masivisht nga trojet e veta, si nga Kosova ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurdoher\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb vizitojn\u00eb Washingtonin, nuk largohen kurr\u00eb pa u ndaluar tek miku i shqiptar\u00ebve, Kongresmeni Eliot Engel, p\u00ebr tu konsultuar me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe fotografi, pasi ata jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr popullaritetin e Z. Eliot Engel n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb torjeve tona, si nj\u00ebri prej mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb vendosur dhe parimor\u00eb q\u00eb kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Washington.&nbsp; Po, po, kemi pasur edhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs amerikane \u2013 nga president\u00eb e, senator\u00eb e deri tek kongresmen\u00eb gjat\u00eb viteve &#8211;kontributin e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, kur shqiptar\u00ebt ishin n\u00eb or\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, jemi p\u00ebrpjekur ta vem\u00eb n\u00eb dukje, nga koha n\u00eb koh\u00eb. &nbsp;Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb larguar nga politika p\u00ebr arsye moshe, disa kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb e do t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb humbur interesin e tyre t\u00eb dikursh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, qoft\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb aktivizimit t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, qoft\u00eb se pse ndoshta konsiderojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb nga komunizmi dhe Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar nga okupimi serb dhe sot g\u00ebzon pavar\u00ebsin\u00eb dhe si p\u00ebrfundim nga m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb angazhim si dikur.&nbsp; Por, mund t\u00eb them me bindje t\u00eb thell\u00eb se si asnj\u00eb tjet\u00ebr politikan amerikan &#8212; megjith\u00eb q\u00ebllimet e mira t\u00eb tyre dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mir\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve &#8212; nuk ishte si Kongresmeni Eliot Engel, i cili e ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjen shqiptare me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh, si nj\u00eb kauz\u00eb morale, politike, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb tij\u00ebn \u2013 si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Eliot Engel \u2013 nj\u00ebri prej demokrat\u00ebve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; mbetet sot pothuaj i vetmi ligjven\u00ebs amerikan, si njoh\u00ebs i mir\u00eb i problemeve shqiptare n\u00eb Ballkan dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i vendosur i interesave komb\u00ebtare shqiptare, n\u00eb pozit\u00ebn e tij t\u00eb lart\u00eb si Kryetar i Komisionit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsuesve p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb kapacitet, ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb i angazhuar me pun\u00ebt shqiptare dhe nuk demoralizohet nga politikat dhe t\u00eb b\u00ebmat dhe t\u00eb pa b\u00ebrat e k\u00ebsaj klase politike shqiptare t\u00eb d\u00ebshtuar, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, por mbetet&nbsp; gjithnj\u00eb optimist p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb turbullta komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Eliot Engel ka th\u00ebn\u00eb se \u201cShtetet e Bashkuara jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb sken\u00ebn globale kur ne zhvillojm\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb vlerat thelb\u00ebsore amerikane \u2013 n\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr demokracin\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.\u201d &nbsp;Nj\u00eb kampion i v\u00ebrtet\u00eb i demokracis\u00eb dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, Eliot Engel ka q\u00ebndruar dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb shqiptar\u00ebve kudo dhe gjithmon\u00eb, bazuar n\u00eb k\u00ebto parime t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, sot, Kongresmeni Eliot Engel ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtejen e miq\u00ebve t\u00eb tij shqiptare-amerikan\u00eb, sidomos t\u00eb atyre n\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb e punon\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokrate n\u00eb zgjedhjet paraprake n\u00eb distriktin e tij elektoral, m\u00eb 23 qershor, 2020. &nbsp;Z. Engel ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr vot\u00ebn e secilit shqiptar e shqiptare me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb distrikin elektoral p\u00ebr an\u00ebtar Kongresi.&nbsp; Kurr\u00eb mos mendoni se vota jote \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vot\u00eb dhe si e till\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi.&nbsp; Sot miku yn\u00eb i madh, Eliot Engel gj\u00ebndet p\u00ebrball nj\u00eb dite t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij politike dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne, si individ\u00eb dhe si komunitet shqiptare-amerikan, se pse ia kemi borxh, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb tija n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkua dhe jasht\u00eb tij!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i gj\u00ebnden pran\u00eb dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb mikun e tyre Eliot Engel-in, n\u00eb dit\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me 23 qershor mbahen votimet paraprake p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kanditatin e Partis\u00eb Demokrate p\u00ebr Kongres i cili do t\u00eb p\u00ebrballet me kandidatin republikan n\u00eb nentor. &nbsp;Kandidati demokrat q\u00eb do zgjidhet k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, qoft\u00eb Z. Engel qoft\u00eb kund\u00ebrshtari i tij democrat &#8211;do jet\u00eb i sigurt se do fitoj\u00eb zgjedhjet e nentorit kund\u00ebr kandidatit republikan, pasi ky distrikt zgjedhor banohet me nj\u00eb p\u00ebrqindje d\u00ebrmuese demokrat\u00ebsh.&nbsp; K\u00ebshtuq\u00eb, votimet dit\u00ebn e mart\u00eb jan\u00eb kritike p\u00ebr Z. Engel.&nbsp; Analist\u00ebt thon\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 30-vjet, (Kongresmeni Engel \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb Kongres p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1989), Z. Engel gj\u00ebndet p\u00ebrball\u00eb sfiduesit m\u00eb serioz t\u00eb karjer\u00ebs s\u00eb tij politike nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokrate. &nbsp;Kund\u00ebrshtari i tij \u00ebsht\u00eb afrikano-amerikani 44-vje\u00e7ar Jamaal Bowman, nj\u00eb drejtor shkolle t\u00eb mesme, i cili ka siguruar mb\u00ebshtetjen e krahut t\u00eb majt\u00eb ekstrem t\u00eb Partis\u00eb Demokrate, p\u00ebrfshir\u00eb Senatorin Bernie Sanders, Senatores Elizabeth Warren, kongresmenes Alexandra Ocasio-Cortez dhe t\u00eb tjer\u00eb, madje ai ka siguruar edhe mb\u00ebshtetjen e gazet\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Nju Jorkut, The New York Times. &nbsp;Mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Kongresmenin Eliot Engel, lajmeve t\u00eb fundit, e kan\u00eb shpallur tanim\u00eb, ish-senatorja dhe ish-kandidatja p\u00ebr president, Hillary Clinton, Senatori aktual demokrat i New Yorkut, Chuck Schumer dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, kund\u00ebrshtari i Z.Engel udh\u00ebheq, tani p\u00ebr tani, me 10 p\u00ebr qind (41-31) nd\u00ebrsa 27 p\u00ebr qind e votuesve mbeten ende t\u00eb pavendosur se p\u00ebr cilin kandidat do t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb mart\u00ebn me 23 qershor.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptaro-amerikan\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb distrikt elektroal mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshimin e k\u00ebtyre numrave, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sjellin Kongresistin Eliot Engel edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb Kongresin e Shteteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Shqiptar\u00ebt kudo qofshin kan\u00eb ende nevoj\u00eb p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm me \u00e7eshtjet dhe kauzat tona, t\u00eb cilat ai i ka promovuar dhe i ka mb\u00ebshtetur si asnj\u00eb tjet\u00ebr ligjven\u00ebs n\u00eb Washington. &nbsp;Duhet t\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se n\u00ebqoftse humb Kongresisti Engel n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, shqiptar\u00ebt do t\u00eb humbasin shum\u00eb si komunitet k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por do ta p\u00ebsojn\u00eb keq edhe marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Kosov\u00ebn n\u00eb vep\u00e7anti.&nbsp; Nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan q\u00eb t\u2019i thot\u00eb k\u00ebsaj administrate ose nj\u00eb tjetre nes\u00ebr, ndal kur pun\u00ebt nuk shkojn\u00eb n\u00eb interest\u00eb shqiptar\u00ebve! Jam i sigurt se Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare nuk ua \u201cndin\u00eb\u201d kjo situat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb shprehje popullore, sepse jan\u00eb t\u00eb nx\u00ebn\u00eb me pun\u00eb shum\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi: p\u00ebr karriga e pushtet p\u00ebr vete dhe p\u00ebr partit\u00eb e tyre.&nbsp; M\u00eb kujtohet kur isha Drejtor i NACC-ut n\u00eb vitin 2005, grupi i \u00e7eshtjeve shqiptare n\u00eb Kongres &#8212; themeluar nga Eliot Engel me koleg\u00eb t\u00eb tij &#8212; kishte m\u00eb shum\u00eb se dy dyzina an\u00ebtar\u00eb, gjysma republikan\u00eb, gjysma demokrat\u00eb &#8212; dhe shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb.&nbsp; Sot edhe n\u00ebqoftse ekziston ky grup, ekziston si em\u00ebr, &nbsp;vet\u00ebm sa p\u00ebr sy e faqe. &nbsp;Me humbjen e mund\u00ebshme t\u00eb Z. Engel &#8212; largo Zot \u2013 thoni lamtumir\u00eb grupit t\u00eb \u00e7eshtjeve shqiptare, sado i vog\u00ebl dhe i pa influenc\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb aktualisht. Lutemi q\u00eb Z. Engel t\u00eb fitoj\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, se p\u00ebr ndryshe, shqiptar\u00ebve u humb z\u00ebri i fundit me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb Washington. &nbsp;Duke votuar Kongresmenin Eliot Engel, ju, jo vet\u00ebm votoni p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Washington edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb sprovuar t\u00eb \u00e7eshtjeve shqiptare dhe nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i &nbsp;komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar shkuarjen n\u00eb Kongres t\u00eb nj\u00eb ultra majtisti socialist i tipit t\u00eb Senatorit Sanders , sepse kush fiton t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb at\u00eb district zgjedhor fiton edhe zgjedhjet e p\u00ebrgjith\u00ebshme n\u00eb nentor, pasi ajo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb me shumic\u00eb d\u00ebrmuese demokrate.<\/p>\n\n\n\n<p>Fotot m\u00eb posht\u00eb jan\u00eb nga udh\u00ebtimi i nj\u00eb delegacioni t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan KKSHA) n\u00eb trojet shqiptare, nga data 2 deri 10 Korrik, 2005 (kur autori ishte Drejtor i (KKSHA) \u2013 me Kongresistin Eliot Engel dhe me disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit t\u00eb KKSHA-s, p\u00ebrfshir\u00eb aktivist\u00ebt e njohur t\u00eb komunitetit dhe t\u00eb \u00e7eshtjeve komb\u00ebtare, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, si dhe disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku dhe Detroiti.&nbsp; Un\u00eb jam deshmitar i shum\u00eb veprave madhore t\u00eb Z. Engel n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve, por kjo vizit\u00eb n\u00eb trojet shqiptare \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull i angazhimit t\u00eb pa kursyer t\u00eb Z. Eliot Engel p\u00ebr \u00e7eshtjet shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb dhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky pra \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb treguar se komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe i denj\u00eb i k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje prej tri dekadash p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, duke dalur masivisht n\u00eb votime, p\u00ebr t\u00eb hedhur vot\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Z. Eliot Engel n\u00eb zgjedhjet e dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr. &nbsp;Gj\u00ebja m\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb distriktin e tij elektoral, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb, \u201cThank You, Congressman Engel\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn dhe kujdesin q\u00eb kini treguar p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jat\u00eb tre dekadave t\u00eb kauara, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb delni e t\u00eb votoni p\u00ebr Kongresistin Eliot Engel, dit\u00ebn e mart\u00eb me 23 qershor \u2013 nj\u00ebrin prej 10 demokrat\u00ebve m\u00eb efektiv\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan, sipas universitetit Virxhinia dhe universitetit Vanderbilt.<\/p>\n\n\n\n<p>Mos ta presim n\u00eb bes\u00eb mikun ton\u00eb t\u00eb madh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, kur ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miku mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Nga Frank Shkreli Thon\u00eb se miku i mir\u00eb njihet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. &nbsp;N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, Kongresmeni demokrat nga Nju Jorku, Z. Eliot Engel ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.&nbsp; P\u00ebr aq gjat\u00eb, n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13169,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-26063","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26063"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26064,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26063\/revisions\/26064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}