{"id":26044,"date":"2020-06-19T21:11:12","date_gmt":"2020-06-19T19:11:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26044"},"modified":"2020-06-19T21:11:12","modified_gmt":"2020-06-19T19:11:12","slug":"historike-themelohet-e-para-kateder-albanologjike-ne-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=26044","title":{"rendered":"HISTORIKE: THEMELOHET E PARA KATED\u00cbR ALBANOLOGJIKE N\u00cb SHTETET E BASHKUARA T\u00cb AMERIK\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"253\" height=\"207\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 253px) 100vw, 253px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Hapja e nj\u00eb Katedre p\u00ebr studime shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb e kahmot\u00ebshme n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe p\u00ebrflitej shpesh \u2013 sidomos n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb komunitetit &#8212; si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pa realizuar, nga akademik\u00ebt e njohur t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, si Prof. Arshi Pipa, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nick Pano, Prof. Sami Repishti, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e studimeve shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe i shum\u00eb pritur nga komuniteti shqiptaro-amerikan.&nbsp; Ajo q\u00eb nuk u arrijt dot p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull &#8212; aq sa \u00ebsht\u00eb edhe historia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; m\u00eb n\u00eb fund u b\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb vit.&nbsp; N\u00eb Universitetin DePaul t\u00eb qytetit \u00c7ikago t\u00eb shtetit Illinois &#8212; &nbsp;nj\u00ebri nd\u00ebr universitetet m\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb dhe universiteti m\u00eb i vjet\u00ebr katolik n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; \u00ebsht\u00eb themeluar Katedra p\u00ebr Albanologjin\u00eb p\u00ebr Studime Shqiptare \u2013 \u201cKatedra e re e Albanologjis\u00eb Hidai Bregu n\u00eb Unversitetin DePaul\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Katedra e par\u00eb e Albanlogjis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur fal\u00eb nj\u00eb donacioni nga filantropi shqiptaro-amerikan, Z. Hidai Eddie Bregu, nd\u00ebrsa Drejtori i par\u00eb i k\u00ebsaj Katedre albanologjike n\u00eb Universitetin DePaul, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Profesori Gazmend Kapllani \u2013 duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb universitet, t\u00eb parin n\u00eb historin\u00eb e universiteteve amerikane, q\u00eb i lart\u00ebson studimet shqiptare n\u00eb nivel katedre dhe Profesorin Kapllani si drejtorin e par\u00eb t\u00eb saj.&nbsp; Natyrisht, se merita e madhe i takon filantropit dhe patriotit t\u00eb shquar shqiptaro-amerikan, Z. Hidai Eddie Bregu p\u00ebr fondet q\u00eb ka dhuruar p\u00ebr themelimin e Katedr\u00ebs Albanologjike.&nbsp; Profesori Kapllani e ka cil\u00ebsuar Z. Bregu nj\u00eb, \u201cNjeri me nj\u00eb vizion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. &nbsp;Sa patriot aq edhe i lidhur me rrymat m\u00eb bashk\u00ebkohore, aq edhe mendjehapur, aq edhe i lidhur me bashk\u00ebsit\u00eb e ndryshme n\u00eb Amerik\u00eb. &nbsp;Pra, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb model i patriotit bashk\u00ebkohor\u201d, ka vler\u00ebsuar Z. Kapllani, duke shtuar se ai vet ishte i nderuar t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si drejtori i par\u00eb i Katedr\u00ebs dhe shtoi se do b\u00ebj \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb dhe ta nderoj\u00eb emrin dhe vizionin Z. Bregu.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim elektronik me mua, Drejtori i ri i Katedr\u00ebs n\u00eb Universitetin DePaul, Prof, Gazmend Kapllani u shpreh, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull, se p\u00ebr momentin ai ka p\u00ebrqend\u00ebruar p\u00ebrpjekjet dhe planet e tija fillestare, q\u00eb si\u00e7 u shpreh ai, \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Katedr\u00ebn e Albanologjis\u00eb n\u00eb DePaul nj\u00eb pik\u00eb-takimi t\u00eb akademik\u00ebve, artist\u00ebve dhe intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb do sjellin mendimin krijues dhe do nxisin debate t\u00eb frutshme mbi temat Shqiptare. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebte arsye vazhdojm\u00eb edhe k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb eventet tona publike. T\u00eb Shtunen do shfaqim\u201d, tha ai, \u201conline filmin ZANA q\u00eb do shoq\u00ebrohet me nj\u00eb diskutim me regjizoren e filmit Antoneta Kastrati dhe drejtoren e fotografis\u00eb Sevdije Kastrati. &nbsp;Zana \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si filmi pjesemarr\u00ebs i Kosov\u00ebs n\u00eb Oscar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb film i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d, shtoi Profesor Kapllani.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin komunikim, Dr. Kapllani njofton gjithashtu se n\u00eb universitetin DePaul \u00ebsht\u00eb krijuar tashm\u00eb Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Cultural Alliance), themeluar dhe p\u00ebrber\u00eb nga student\u00eb dhe t\u00eb rinj nga DePaul dhe universitete t\u00eb tjera. &nbsp;Nj\u00eb nga Projektet q\u00eb kemi nisur t\u00eb punojm\u00eb quhet Speak Memory. Projekti ka si synim t\u00eb mbledh\u00eb historit\u00eb personale t\u00eb Shqiptaro-Amerikan\u00ebve, fillimisht, n\u00eb Cikago dhe mandej n\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn gradualisht\u201d. Sipas Prof. Kapllanit ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt afatgjat\u00eb, synimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb \u201cKrijimi i nj\u00eb Arkivi t\u00eb Kujteses s\u00eb Komunitetit (historit\u00eb do regjistrohen dhe do ruhen n\u00eb Librarin\u00eb e Universitetit DePaul bashk\u00eb me d\u00ebshmi t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb na ofrojn\u00eb t\u00eb intervistuarit, si kopje fotografish\u00eb, ditare, karta postale, q\u00eb lidhen me historin\u00eb e tyre personale dhe t\u00eb komunitetit Shqiptaro-Amerikan). &nbsp;Sipas rezultateve q\u00eb do kemi, historit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen lib\u00ebr, ekspozit\u00eb ose dokumentar, theksoi Dr. Kapllani.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa u p\u00ebrket planeve t\u00eb m\u00ebvonshme, Drejtori i Katedr\u00ebs s\u00eb Albanologjis\u00eb n\u00eb Universitetin De Paul t\u00eb \u00c7ikagos tha se, var\u00ebsisht, nga kushtet ai do d\u00ebshironte q\u00eb vitin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb Konferenc\u00eb p\u00ebr Holokaustin dhe shp\u00ebtimin e Hebrejve n\u00eb Shqiperi gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb bashk\u00ebpunim me Muzeun e Holokaustit n\u00eb Cikago \u2013 e cila Konferenc\u00eb, sipas Profesor Kapllanit, do shoq\u00ebrohet me botimin e nj\u00eb libri n\u00eb anglisht, p\u00ebr k\u00ebte tem\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pritet q\u00eb n\u00eb shtator, q\u00eb sh\u00ebnon gjithashtu edhe fillimin e vitit t\u00eb ri akademik, Katedra e re e Albanalogjis\u00eb n\u00eb Universitetin DePaul t\u00eb \u00c7ikagos t\u00eb filloj\u00eb zyrtarisht punimet.&nbsp; Planet afatgjata t\u00eb Katedr\u00ebs, Profesor Kapllani i ka shpalosur, pjes\u00ebrisht, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, marsin q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar platform\u00ebn dhe nga momenti i krijimit t\u00eb saj brenda k\u00ebtij viti \u00e7do student do t\u00eb mundet t\u00eb drejtohet tek ne dhe t\u00eb regjistrohet. &nbsp;Do jet\u00eb an\u00ebtar si t\u00eb thuash i diplom\u00ebs q\u00eb ne do japim, sepse ne duam q\u00eb t\u2019u japim diploma student\u00ebve tan\u00eb. &nbsp;Dhe studenti do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe nga ana tjet\u00ebr ato q\u00eb i quajm\u00eb ne l\u00ebnd\u00eb p\u00ebrmbajtjeje, pra l\u00ebnd\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb shqip dhe anglisht p\u00ebr tema dhe tematika t\u00eb ndryshme t\u00eb albanologjis\u00eb\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb ai Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn me VOA-n, Dr. Kapllani ka th\u00ebn\u00eb se Katedra e par\u00eb albanologjike n\u00eb nj\u00eb universitet amerikan, do t\u00eb ofroj\u00eb l\u00ebnd\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirse nga t\u00eb gjitha disiplinat me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr student\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. &nbsp;\u201cDo kemi t\u00eb gjitha disiplinat nga gjuha, let\u00ebrsia, historia, arkeologjia, filozofia. &nbsp;Dhe duam q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb kurrikul\u00eb sa m\u00eb bashk\u00ebkohore sepse Albanologjia ka mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme sidomos kur lidhet me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve globale sot, qoft\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e diapsor\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr historin\u00eb dhe gjeostrategjin\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr fen\u00eb. &nbsp;Pra neve do t\u00eb mundohemi t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb kurrikul\u00eb sa m\u00eb bashk\u00ebkohore q\u00eb mos t\u2019i flasi vet\u00ebm student\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb qendra dhe publiku kryesor\u00eb i yni, por t\u2019i flasi \u00e7do studenti nga \u00e7do lloj origjine apo nga \u00e7do lloj baze etnike\u201d, ka thek\u00ebsuar Z. Kapllani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nism\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se themelimi i k\u00ebsaj Katedre Albanologjike n\u00eb Universitetin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr katolik DePaul n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb \u00c7ikago, p\u00ebr komunitetin dhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan nuk besoj t\u00eb ket\u00eb pasur n\u00eb k\u00ebto 100-vjet. &nbsp;Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulture arb\u00ebrore n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar, p\u00ebr ruajtjen e kultur\u00ebs dhe t\u00eb identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.&nbsp; Jam i bindur se Katedra do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr ku do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb atmosfera e ve\u00e7ant\u00eb e Arb\u00ebrit, aty ku &#8212; p\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00ebt dhe jo vet\u00ebm \u2013 kultura, gjuha dhe traditat tona do t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihen n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb huaj, por mike p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 Amerika.&nbsp; Si t\u00eb mos e mir\u00ebpresim themelimin e nj\u00eb qendre akademike si kjo, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb kated\u00ebr q\u00eb do t\u00eb merret me historin\u00eb, gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn e trojeve tona, nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr e cila do t\u00eb hapi shtigje t\u00eb reja n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve historike dhe n\u00eb shtjellimin e tyre.&nbsp; Si t\u00eb mos k\u00ebnaqemi dhe t\u00eb mos brohorisim e t\u00eb duar-trokisim themelimin e k\u00ebsaj Katedre, n\u00eb nj\u00ebrin prej universiteve m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb t\u00eb vjetra amerikane \u2013 kated\u00ebr e cila jam i sigurt se do sjelli drit\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb shqiptare t\u00eb p\u00ebrdhosur nga historiografia komuniste\u2014e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb luaj nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb paraqitjen e shqiptar\u00ebve si nj\u00eb Komb i denj\u00eb dhe i paisur me vlera per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb zen\u00eb vendin e tij aty ku i takon, krahas kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara. &nbsp;Vet themelimi i k\u00ebsaj Katedre tregon fisnik\u00ebrin\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb filantropistit, Z. Hidai Bregut, por edhe t\u00eb vetvetes ton\u00eb, si nj\u00eb komunitet tashm\u00eb i pjekur e serioz n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, me kultur\u00eb e histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe krenare. &nbsp;Gj\u00ebja p\u00ebr tu d\u00ebshiruar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00eb themelimi i Katedr\u00ebs albanologjike n\u00eb universitetin DePaul t\u00eb \u00c7ikagos t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr tu kopjuar edhe nga filantrop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb si Hidai Bregu dhe q\u00eb kjo nism\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim dhe fillim i nj\u00eb veprimtarie m\u00eb aktive n\u00eb thememlimin e programeve t\u00eb tilla n\u00eb universitetet an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, nga individ\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, t\u00eb cil\u00ebve Per\u00ebndia dhe Amerika u ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsite p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dekani i Universitetit DePaul, Dr. Guillermo Vasquez de Velasco, PhD deklaron n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Universitetit se \u201cNe u sigurojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve tan\u00eb arsim q\u00eb balancon studimin e thelluar me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb disiplina t\u00eb ndryshme, q\u00eb formojn\u00eb thelbin e njohurive njer\u00ebzore. &nbsp;T\u00eb gjitha programet tona p\u00ebr dh\u00ebnien e diplomave k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rrisin njohurit\u00eb e student\u00ebve dhe aft\u00ebsit\u00eb e t\u00eb menduarit kritik, q\u00eb ata t\u00eb ngren\u00eb pyetje me vler\u00eb dhe kuptim dhe t&#8217;i zhvillojn\u00eb ato si pjes\u00eb t\u00eb pandara t\u00eb zemr\u00ebs dhe mendjes, t\u00eb qen\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs dhe zhvillimit t\u00eb mendimit t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtyre \u201cnjohurive thelb\u00ebsore\u201d q\u00eb ofron universiteti DePaul, duke filluar nga viti 2020, do t\u00eb jet\u00eb edhe albanologjia, gjuha, let\u00ebrsia, kultura dhe historia e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00ebrin prej universiteteve m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Amerik\u00ebs, Universiteti De Paul n\u00eb \u00c7ikago.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, jo vet\u00ebm komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo qofshin duhet t\u00eb ndjehen krenar\u00eb p\u00ebr aktin fisnik t\u00eb shqiptaro-amerikanit, Z. Hidai Bregut dhe t\u2019i urojm\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e tij t\u00eb re e fsinike edhe drejtorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Katedr\u00ebs Albanologjike n\u00eb Universitetin DePaul, Dr. Gazmend Kapllanit. K\u00ebta dy burra meritojn\u00eb nderimet tona dhe mir\u00ebnjohjen e gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve mendjendritur.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Hapja e nj\u00eb Katedre p\u00ebr studime shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb e kahmot\u00ebshme n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe p\u00ebrflitej shpesh \u2013 sidomos n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb komunitetit &#8212; si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pa realizuar, nga akademik\u00ebt e njohur t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, si Prof. Arshi Pipa, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-26044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26045,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26044\/revisions\/26045"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}