Nga Mal Berisha<\/p>\n\n\n\n
Me rastin e 12 Qershorit \u2013 Dit\u00ebs s\u00eb Hyrjes s\u00eb NATO \u2013 s n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n\n\n\n
M\u00eb dat\u00ebn 24 Mars 1999, forcat ajrore t\u00eb NATO-s filluan bombardimet mbi caqet ushtarake t\u00eb Sllobodan Miloshevi\u00e7it. Avion\u00ebt u nis\u00ebn nga baza ushtarake e Avianos dhe skuq\u00ebn qiellin e mug\u00ebt t\u00eb asaj q\u00eb kishte mbetur nga Jugosllavia. Menj\u00ebher\u00eb, si reaksion kund\u00ebr bombardimeve t\u00eb NATO-s n\u00eb tok\u00ebn e Kosov\u00ebs u intensifikuan veprimet e kriminel\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Miloshevi\u00e7it n\u00eb form\u00ebn m\u00eb agresive t\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb cilat u shoq\u00ebruan me:
Deportime masive, shfarosje t\u00eb popullsis\u00eb, djegie t\u00eb banesave dhe pasurive, p\u00ebrdhunime dhe keqtrajtime, t\u00eb cilat shkaktuan nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb reaguan ishin amerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt caktuan baz\u00ebn ushtararke Fort Dix, n\u00eb shtetin e New Jersy-it si nj\u00eb vend ku do t\u00eb strehoheshin mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb transportuar me mjete ajrore dhe prej aty do t\u00eb shp\u00ebrndaheshin n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Amerik\u00ebn.
5 maj 1999 \u2013 Grupi i par\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb katapultuar n\u00eb Fort Dix \u2013 New Jersey SHBA
I p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb grupin e punonj\u00ebsve humanitar\u00eb amerikan\u00eb dhe t\u00eb imigracionit, pata rastin q\u00eb t\u00eb pres grupin e par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb zbrit\u00ebn n\u00eb aeroportin ushtarak Fort Dix n\u00eb jug t\u00eb shtetit t\u00eb New Jiersey. Ishte data 5 maj 1999 kur u mblodh\u00ebm n\u00eb at\u00eb baz\u00eb. Shumica ishin ushtarak\u00eb amerikan\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb agjensis\u00eb s\u00eb Imigracionit, agjensi ndihmash humanitare, sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, si dhe disa shqiptaro-amerikan\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb ShBA. Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja Lig\u00ebn Qytetare Shqiptaro Amerikane q\u00eb e drejtonte ish Kongresmeni Joe DioGuardi.
Aeroplani i par\u00eb ushtarak Boeing 747 q\u00eb kishte plot 453 shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs u ul r\u00ebnd\u00eb \u2013 r\u00ebnd\u00eb dhe mua m\u00eb dukej sikur ai mbart\u2019te me vete t\u00ebr\u00eb pesh\u00ebn e atij dheu q\u00eb banohet prej shqiptar\u00ebsh. V\u00ebrtet\u00eb ai ishte shume i madh por ngjyra e tij kaki-ushtarake, ngarkesa q\u00eb kishte me vete dhe padurimi yn\u00eb p\u00ebr t\u2019i par\u00eb, takuar, ndihmuar ata njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm aty, e b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb dukej shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se pesha e tij e v\u00ebrtet\u00eb fizike.
Aty prisnin mbi 100 kamera t\u00eb qendrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha televizive t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebr to CNN dhe BBC.
Nuk vonoi dhe nga dera e avionit zbrit\u00ebn udh\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb. Ideja q\u00eb na shkonte nd\u00ebr mend ishte: Vall\u00eb a do t\u00eb zbresin dot nga shkall\u00ebt? A jan\u00eb ata aq t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sa t\u00eb arrijn\u00eb deri tek qilimi i kuq i shtruar nga autortetet shtet\u00ebrore t\u00eb New Jersy-it, t\u00eb cil\u00ebt kishin v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre?
Ata po zbrisnin dhe un\u00eb ndjeja se si \u00e7do shkall\u00eb e m\u00ebposhtme q\u00eb ata shkelnin ishte nj\u00eb gong i ri q\u00eb b\u00ebnte zbritjen regresive t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr, dhjet\u00eb, nj\u00ebqind, kat\u00ebrqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e tre vet\u00eb i shkel\u00ebn ato shkall\u00eb me hapin e tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb lodhur e t\u00eb d\u00ebrrmuar\u2026Kat\u00ebrqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e tre shqiptar\u00eb m\u00eb pak n\u00eb dheun e tyre, vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aeroplan\u2026.Po edhe sa mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb kishin ikur n\u00eb drejtime t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn, deri n\u00eb Australi dhe n\u00eb Zeland\u00ebn e Re?
Autobuz\u00ebt e kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe amerikane t\u00eb transportit toksor t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve \u201cAcademy\u201d ishin rrjeshtuar fare pran\u00eb pist\u00ebs. \u201cMusafir\u00ebt\u201d, si\u00e7 i quajt\u00ebn amerikan\u00ebt, u ngjit\u00ebn n\u00eb autobusa t\u00eb cil\u00ebt kishin ulur krik\u00ebt e shasis\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb nivel me tok\u00ebn p\u00ebr tua leht\u00ebsuar atyre sadopak sforcon fizike t\u00eb t\u00eb ngjiturit n\u00eb shkall\u00ebt e autobusit. Karvani i autobuzave i transportoi ata njer\u00ebz, fytyrat e t\u00eb cil\u00ebve ngjanin m\u00eb shum\u00eb me portrete filmash me legjenda dhe personazhe, se sa me njer\u00ebz real\u00eb. Dikush e kishte quajtur udh\u00ebtimin e tyre \u201cbiblik\u201d. Dhe i till\u00eb ishte. As n\u00eb Bib\u00ebl, dhuna nuk i ka st\u00ebrpikur njer\u00ebzit kaq larg!
N\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb gjimnastik\u00ebs s\u00eb baz\u00ebs ushtarake ishin instaluar lloj lloj sh\u00ebrbimesh si ato sanitare, sh\u00ebndet\u00ebsore, ushqimore, infermjer\u00eb, mjek\u00eb, punonj\u00ebs social\u00eb, kryqi i kuq, vullnetar\u00eb, punonj\u00ebs imigracioni, p\u00ebrkthyes t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, civil\u00eb, ushtararak\u00eb, agjent\u00eb t\u00eb FBI e plot e plot t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur. Musafir\u00ebve iu ofruan pije freskuese pa fund, kafe, dekafe, \u00e7aj, fruta t\u00eb \u00e7do lloji, sandui\u00e7 pa mish derri. Secili prej nesh mbante nj\u00eb kart\u00eb identiteti n\u00eb qaf\u00eb dhe \u00e7dokush n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebrkujdesej p\u00ebr di\u00e7ka. Nd\u00ebr ta, nj\u00eb t\u00eb till\u00eb e mbaja edhe un\u00eb me tim bir, Erionin. E gjitha kjo e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ata njer\u00ebz.
Salla u mbush. Njer\u00ebzit zun\u00eb vende n\u00ebp\u00ebr shkall\u00ebt e gjimnaziumit ushtarak. Ishin tejet t\u00eb lodhur, t\u00eb nxir\u00eb nga dielli, t\u00eb drobitur nga rruga e gjat\u00eb dhe kushtet e tmerrshme n\u00eb t\u00eb cilat kishin kaluar dit\u00ebt dhe jav\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb deriatyshme.
Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre t\u00eb cil\u00ebt nuk rezistonin m\u00eb, u shtruan n\u00eb fush\u00ebn e basketbollit n\u00ebp\u00ebr barrela ushtarake dhe filluan t\u00eb merrnin serume. Nga altoporlanti d\u00ebgjoheshin thirrje t\u00eb pand\u00ebprera t\u00eb punonj\u00ebsve social\u00eb:
\u201cJu lutemi shum\u00eb, merrni sa m\u00eb shum\u00eb l\u00ebngje, pini l\u00ebngje sepse trupat tuaj jan\u00eb dehidruar!\u201d
Nj\u00eb p\u00ebrkujdesje aq njerzore as q\u00eb do ta kishin imagjinuar. Merrej me mend se \u00e7far\u00eb kontrasti i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ishte p\u00ebr ata njer\u00ebz ky kalim sublimues nga ajo gjendje q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb prapa me k\u00ebt\u00eb q\u00eb kishin gjetur k\u00ebtu.
Hillary Clinton, zonja e Par\u00eb Amerikane i pret \u201cMusafir\u00ebt Kosovar\u00eb\u201d.
Filluan procedurat e para. Tani secili kishte z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend. N\u00eb sall\u00eb dhan\u00eb ball\u00eb Zonja e Par\u00eb e Amerik\u00ebs, Hillari Klinton, Guvernatorja e Shtetit t\u00eb New Jersy-it, zonja Christine Todd Whitman, Sekretarja e Shtetit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe Pun\u00ebn Sociale, senator\u00eb, kongresmen\u00eb, si dhe autoritete lokale t\u00eb Fort Dix -it.
Salla shp\u00ebrtheu n\u00eb duartrokitje. Ato dukeshin si t\u00eb buta, pak t\u00eb shurdh\u00ebta, si nj\u00eb daulle pak e shfryr\u00eb, si nj\u00eb def i panxehur; n\u00eb to m\u00eb dukej se d\u00ebgjoja di\u00e7ka q\u00eb nuk d\u00ebgjohet, m\u00eb dukej se ndjeja at\u00eb q\u00eb nuk ndjehet; t\u00eb rrahurat e atyre duartrokitjeve kishin pak z\u00eb, por ting\u00ebllonin shum\u00eb. Dukej sikur ishin t\u00eb akorduara n\u00eb frekuenca t\u00eb tilla q\u00eb nuk d\u00ebgjohen af\u00ebr. Dukej q\u00eb secili donte ta b\u00ebnte zhurm\u00ebn e tij jo p\u00ebr vete, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shihej, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndihej aty. Dukej se ata donin q\u00eb ato duartrokitje t\u00eb d\u00ebrgoheshin matan\u00eb atyre mureve, matan\u00eb atij pylli rrethues, tutje, tutje diku ku ajo t\u00eb d\u00ebgjohej jo m\u00eb p\u00ebr ata vet\u00eb, por p\u00ebr ata q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb prapa; duhej t\u00eb t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen p\u00ebr ata q\u00eb ishin n\u00eb male, t\u00eb mbetur rrug\u00ebve, pa ushqim e veshmbathje; p\u00ebr ata q\u00eb ishin n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.
Ai ngaz\u00ebllim i venitur i atyre njer\u00ebzve q\u00eb nuk dinin as t\u00eb g\u00ebzoheshin dhe as t\u00eb hidh\u00ebroheshin m\u00eb, ishte tashm\u00eb i hedhur n\u00eb at\u00eb sall\u00eb si nj\u00eb vello, ngjyr\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs askush nuk di ta p\u00ebrcaktoj\u00eb, e bardh\u00eb, e zez\u00eb, blu apo\u2026ndoshta m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb quhet flu, e paqart\u00eb, e pa ndritshme, e shlyer.
Mbaroi edhe ceremonia. U tha se ju jeni njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb bot\u00eb, se keni n\u00eb krah\u00eb Amerik\u00ebn q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u2019u ler\u00eb n\u00eb balt\u00eb, se do t\u00eb b\u00ebhet \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ju dhe bashk\u00ebkombasit tuaj e plot e plot\u00eb t\u00eb tjera\u2026 Tani do t\u00eb fillonte procedura e par\u00eb elementare, marrja e identitetit t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve, shumica e t\u00eb cil\u00ebve nuk kishin asnj\u00eb lloj dokumenti p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme nd\u00ebr t\u00eb cilat kryesorja ishte se ato ua kishin grisur autoritetet policore serbe p\u00ebr t\u2019i d\u00ebbuar, madje edhe pa emrat e tyre, ose n\u00eb ikje e sip\u00ebr as q\u00eb ju kishte vajtur mendja tek nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.
T\u00eb shoh\u00ebsh jo thjesht nj\u00eb shfaje tragjike, por vet\u00eb tragjedin\u00eb e luajtur nga tragjik\u00ebt
N\u00eb rastet kur mungonte \u00e7do d\u00ebshmi e identitetit, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja kalonte n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb marrjesh n\u00eb pyetje. Ajo ishte nj\u00eb procedur\u00eb e thjesht\u00eb, por m\u00eb e vlefshmja p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte ngjar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebtu njeriu m\u00ebsonte aq shum\u00eb p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e tragjedis\u00eb dhe vuajtjes njer\u00ebzore. K\u00ebtu m\u00ebsohej se si f\u00ebmija kishte par\u00eb prind\u00ebrit tek i vriteshin, se si prindi e kishte par\u00eb f\u00ebmij\u00ebn po k\u00ebshtu, se njeriu nuk ndihmonte dot njeriun e tij n\u00eb \u00e7astet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs, sepse as k\u00ebt\u00eb nuk ia lejonin\u2026 K\u00ebtu dukej se sa e vyer \u00ebsht\u00eb jeta kur e jeton n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt\u00eb ashtu sikund\u00ebr m\u00ebsoje se sa e pavlefshme b\u00ebhet ajo n\u00eb \u00e7aste t\u00eb caktuara. K\u00ebtu m\u00ebsoje se si njeriu \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i jap\u00eb fund jet\u00ebs n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufton p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb me k\u00ebmb\u00eb e me dh\u00ebmb\u00eb. K\u00ebtu njeriu sheh jo figura t\u00eb krijuara skenike q\u00eb interpretojn\u00eb tragjedin\u00eb njer\u00ebzore por vet\u00eb tragjedin\u00eb, vet\u00eb at\u00eb q\u00eb dikush mundohet ta rikrijoj\u00eb duke sjell\u00eb tek njer\u00ebzit mesazhe t\u00eb forta n\u00ebp\u00ebrmjet emocionesh shokuese. Jo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ke nevoj\u00eb p\u00ebr aq shum\u00eb mundim aktor\u00ebsh. K\u00ebtu secili \u00ebsht\u00eb aktori origjinal i nj\u00eb tragjedie njer\u00ebzore t\u00eb shkaktuar mbi t\u00eb thjesht p\u00ebr fajin se rasti ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb lind\u00eb i nj\u00eb feje, besimi dhe kombi t\u00eb caktuar.
N\u00eb intervistat p\u00ebr gjetjen e identitetit, kalonin nj\u00ebri pas tjetrit burra, gra, t\u00eb rinj, t\u00eb moshuar.
Tjetri, kush \u00ebsht\u00eb tjetri n\u00eb radh\u00eb? \u2013 th\u00ebrrisnin oficer\u00ebt e imigracionit.
Nga ajo dat\u00eb deri m\u00eb 10 qershor 1999, baza ushtarake e shtetit t\u00eb New Jersy-it, Fort Dix priti 6.500 shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.
Sot ata jan\u00eb shtetas amerikan\u00eb. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb at\u00eb shtet t\u00eb madh n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, shkenc\u00eb, art, kultur\u00eb, mjeksi, biznes.
Nderim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm atij vendi t\u00eb madh!
Fort Dix, Maj \u2013 Qershor 1999 \u2013 2020<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Mal Berisha Me rastin e 12 Qershorit \u2013 Dit\u00ebs s\u00eb Hyrjes s\u00eb NATO \u2013 s n\u00eb Kosov\u00eb M\u00eb dat\u00ebn 24 Mars 1999, forcat ajrore t\u00eb NATO-s filluan bombardimet mbi caqet ushtarake t\u00eb Sllobodan Miloshevi\u00e7it. Avion\u00ebt u nis\u00ebn nga baza ushtarake e Avianos dhe skuq\u00ebn qiellin e mug\u00ebt t\u00eb asaj q\u00eb kishte mbetur nga Jugosllavia. […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25961,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25960","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25960"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25960\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25962,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25960\/revisions\/25962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}