{"id":25931,"date":"2020-06-05T00:24:05","date_gmt":"2020-06-04T22:24:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25931"},"modified":"2020-06-05T00:24:05","modified_gmt":"2020-06-04T22:24:05","slug":"protestat-si-force-morale-per-te-bere-ndryshimet-e-nevojshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25931","title":{"rendered":"PROTESTAT SI FORC\u00cb MORALE P\u00cbR T\u00cb B\u00cbR\u00cb NDRYSHIMET E NEVOJSHME"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"279\" height=\"229\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 279px) 100vw, 279px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Protestat q\u00eb filluan n\u00eb shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia t\u00eb nj\u00eb afrikano-amerikani u p\u00ebrhap\u00ebn shpejt an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb disa qyztete t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla amerikane.&nbsp; Shumica e protestave ishin paq\u00ebsore, por pati edhe shum\u00eb raste ku protestat u shfryt\u00ebzuan nga huligan\u00eb dhe grupe ekstremist\u00ebsh, p\u00ebrfaqsues t\u00eb ideologjive t\u00eb ndryshme esktreme, t\u00eb cil\u00ebtmor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb veprime dhune, vjedhje dhe thyerje dyqanesh.&nbsp; Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb shfaqje solidariteti t\u00eb pa par\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Amerik\u00eb, e n\u00eb bot\u00eb jo se jo, disa prej k\u00ebtyre protestave paq\u00ebsore n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb Amerik\u00ebs, iu bashkuan edhe oficera t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb solidaritet me k\u00ebrkesat e protestuesve p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs nga policia, si\u00e7 u pasqyrua n\u00eb Minneapolis t\u00eb shtetit Minnesota para nj\u00eb jave, nj\u00eb ngjarje kjo q\u00eb shkaktoi reagime t\u00eb ashpra an\u00eb e mban\u00eb vendit.&nbsp; P\u00ebr arsye t\u00eb dhun\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit nga disa individ\u00eb dhe grupe ekstremiste, disa qytete jan\u00eb detyruar t\u00eb shpallin orarin e ndalim-qarkullimit dhe disa governator\u00eb shtetesh mobilizuan Gard\u00ebn Komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pronat.<\/p>\n\n\n\n<p>Personalitete t\u00eb njohura t\u00eb jet\u00ebs politike dhe shoq\u00ebrore kan\u00eb komentuar vdekjen e afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd n\u00eb duart e policis\u00eb s\u00eb qytetit Minneapolis, p\u00ebrfshir ish-president\u00ebt Barak Obama, Xhimi Carter, Bill Clinton e Xhorxh W. Bush, nd\u00ebr t\u00eb tjera perosnalitete t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb amerikane.&nbsp; M\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen, ve\u00e7an\u00ebrisht, deklarata e ish-presidentit republikan Xhorxh W Bush, i cili i shikon protestat paq\u00ebsore \u2013 ndoshta jo si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj rendit e qet\u00ebsis\u00eb \u2013 por edhe si nj\u00eb forc\u00eb morale p\u00ebr reflektim dhe si nj\u00eb shtytje t\u00eb re p\u00ebr b\u00ebrjen e ndryshimeve t\u00eb nevojshme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane, kur \u00ebsht\u00eb fjala, sidomos, p\u00ebr trajtimin e afrikano-amerikan\u00ebve nga policia dhe nga forcat e rendit &#8212; \u2013 nj\u00eb trajtim ky q\u00eb komuniteti afrikano-amerikan deri tani e ka konsideruar si t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb disfavorsh\u00ebm ndaj afrikano-amerikan\u00ebve, sidomos ndaj t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse ish-Presidenti Bush dhe bashkshortja e tij Laura shprehen t\u00eb pik\u00eblluar p\u00ebr vrasjen brutale t\u00eb Xhorxh Floyd-it dhe t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar n\u00eb vend si rrjedhim i k\u00ebsaj vrasjeje, thon\u00eb se tani nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb japim m\u00ebsime e leksione, por \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb dhe t\u00eb reflektojm\u00eb p\u00ebr \u201cd\u00ebshtimet tona tragjike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMbetet nj\u00eb d\u00ebshtim trondit\u00ebs q\u00eb shum\u00eb afrikano-amerikan\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb afrikano-amerikan\u00eb, ngacmohen dhe k\u00ebrc\u00ebnohen n\u00eb vendin e tyre t\u00eb lindjes.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb morale\u201d, theksoi ish-presidenti Xhorxh Bush, \u201ckur protestuesit paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb mbrojtur nga forcat, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ruajtjen e rendit dhe p\u00ebrzbatimin e ligjit, marshojn\u00eb s\u00eb bashku me protestuesit paq\u00ebsor\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.&nbsp; Kjo tragjedi &#8211; e nj\u00eb serie t\u00eb gjat\u00eb tragjedish\u00eb t\u00eb ngjashme &#8211; shtron pyetjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb m\u00eb heret: &nbsp;Si t\u2019i japim fund racizmit sistemik n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb? &nbsp;M\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb veten n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebrat e aq shum\u00eb personave t\u00eb l\u00ebnduar dhe t\u00eb pik\u00eblluar. &nbsp;Ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i heshtur ato z\u00ebra, nuk e kuptojn\u00eb Amerik\u00ebn dhe as m\u00ebnyrat se si ky vend duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, u shpreh Z. Bush, n\u00eb reagimin e tij ndaj vrasjes s\u00eb afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd n\u00eb Minesota. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, ish-presidenti republikan shkruan se, \u201cSfida m\u00eb e madhe e Amerik\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb se si t\u00eb bashkoj\u00eb njer\u00ebz me prejardhje t\u00eb ndryshme nga e gjith\u00eb bota, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm drejt\u00ebsie dhe mund\u00ebsish\u00eb t\u00eb barabarta\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;Z. Bush paralajm\u00ebron se \u201cDoktrina dhe sjelljet e bazuara n\u00eb nj\u00eb superioritet racial q\u00eb dikur gati kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb vendin ton\u00eb \u2013 k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb gjithnj\u00eb unitetin e k\u00ebtij vendi\u201d, ka deklaruar Z. Bush.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-presidenti Xhorxh Bush u shpreh se shum\u00eb njer\u00ebz, me t\u00eb drejt\u00eb, kan\u00eb dyshimet e veta n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. &nbsp;Afrikano-amerikan\u00ebt, shtoi ai, jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shkeljes s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk shohin ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje ose zgjidhje urgjente dhe adekuate nga institucionet amerikane. Por Zoti Bush thot\u00eb se beson n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e qendrueshme n\u00eb Amerik\u00eb dhe se ajo do t\u00eb realizohet me mjete paq\u00ebsore, duke marr\u00eb nj\u00eb qendrim kund\u00ebr dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga grupet dhe individ\u00eb ekstrem\u00eb, n\u00eb protestat e dit\u00ebve t\u00eb fundit. \u201cVjedhjet nuk jan\u00eb \u00e7lirim dhe shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparim. &nbsp;Por, ne gjithashtu jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se paqja e q\u00ebndrueshme n\u00eb komunitetet tona k\u00ebrkon drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb. &nbsp;Sundimi i ligjit, n\u00eb fund t\u00eb fundit, varet nga drejt\u00ebsia dhe nga legjitimiteti dhe kredibiliteti i sistemit juridik. &nbsp;Vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb barabart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d theksoi Z. Bush. &nbsp;&nbsp;Kjo, sipas ish-presidentit Xhorxh Bush do t\u00eb nevojit, \u201cP\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb guximshme dhe krijuese. &nbsp;Ne u sh\u00ebrbejm\u00eb m\u00eb mir\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb kur p\u00ebrpiqemi t\u00eb kuptojm\u00eb hallet dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre. &nbsp;Ne i duam fqinj\u00ebt tan\u00eb si veten kur i trajtojm\u00eb ata si t\u00eb barabart me ne, duke i mbrojtur dhe duke treguar dhemb\u00ebshuri ndaj tyre. &nbsp;Ekziston nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb &#8211; m\u00ebnyra e mir\u00ebkuptimit, e angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe veprimit t\u00eb guximsh\u00ebm dhe n\u00eb paq\u00ebn e rr\u00ebnjosur n\u00eb drejt\u00ebsi.\u201d, n\u00ebnvijoi ish-presidenti Bush.&nbsp; Ndon\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn e tij me rastin e vrasjes s\u00eb afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia n\u00eb Minnesota, Z. Bush shfaqi shqet\u00ebsimet e tija n\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb vend, e t\u00eb cilat rezultuan n\u00eb protesta t\u00eb m\u00ebdha an\u00eb e mban\u00eb vendit\u2014ai prapseprap shprehu besimin e tij se vendi do b\u00ebhet m\u00eb i mir\u00eb nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb sado e hidh\u00ebt, ashtu si\u00e7 ka ndodhur edhe n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tilla n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs. &nbsp;\u201cJam i sigurt, se s\u00eb bashku, amerikan\u00ebt do t\u00eb zgjedhin m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e tyre, ka p\u00ebrfunduar deklarat\u00ebn e tij, ish-presidenti Xhorxh W. Bush, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cZgjidhjet e problemeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb amerikane mund t\u00eb realizohen m\u00eb s\u00eb miri duke jetuar e vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb idealeve themelore amerikane \u2013 n\u00eb baz\u00eb, pra, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs themelore se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe t\u00eb paisur nga Per\u00ebndia me disa t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb Amerik\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir protestat gjith\u00ebp\u00ebrfshirse kund\u00ebr vrasjes s\u00eb afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia e qytetit Minneapolis u shprehen t\u00eb gjith\u00eb ish-president\u00ebt q\u00eb ende jetojn\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir edhe ish-Presidentin Barak Obama &#8212; i pari president i Amerik\u00ebs me origjin\u00eb afrikano-amerikane.&nbsp; N\u00eb reagimin e tij, Z. Obama tha se ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb nxirren n\u00eb pah problemet raciale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u201cnjer\u00ebzit n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme\u201d, p\u00ebrsa u p\u00ebrket k\u00ebtyre sfidave shoq\u00ebrore.&nbsp; Ish-presidenti demokrat u b\u00ebri thirrje protestuesve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb \u201cShpres\u00eb edhe pse ndiheni t\u00eb zem\u00ebruar\u2026se ndryshimi po vjen\u2026ndryshime epike n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, q\u00eb sipas tij,\u201cdo t\u00eb jen\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa ato q\u00eb kam par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time&#8221;. &nbsp;Z. Obama e mbylli mesazhin e tij &nbsp;duke then\u00eb se k\u00ebto protesta masive sot dallohen nga l\u00ebvizjet p\u00ebr t\u00eb drejtat civile t\u00eb 1960-ave, sepse sipas tij, k\u00ebsaj radhe,\u201cK\u00ebtu ka di\u00e7ka ndryshe\u201d, duke shtuar se ata q\u00eb protestojn\u00eb e marshojn\u00eb sot, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Amerik\u00ebs sesa 50 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fuqia e t\u00eb pafuqishm\u00ebve, do ta cil\u00ebsonte ish-disidenti, aktivisti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ish-presidenti \u00e7ek, Vaclav Havel!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Protestat q\u00eb filluan n\u00eb shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia t\u00eb nj\u00eb afrikano-amerikani u p\u00ebrhap\u00ebn shpejt an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb disa qyztete t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla amerikane.&nbsp; Shumica e protestave ishin paq\u00ebsore, por pati edhe shum\u00eb raste ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25932,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25931\/revisions\/25932"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}