{"id":25924,"date":"2020-06-05T00:25:00","date_gmt":"2020-06-04T22:25:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25924"},"modified":"2020-06-05T00:24:41","modified_gmt":"2020-06-04T22:24:41","slug":"djegia-e-shkolles-ne-dacaj-krim-kunder-shqiptareve-ne-rozhaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25924","title":{"rendered":"DJEGIA E SHKOLL\u00cbS N\u00cb DACAJ  KRIM  KUND\u00cbR SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb ROZHAJ\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Djegia-shkolla-dacaj-rozhaje.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25925\" width=\"461\" height=\"613\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Djegia-shkolla-dacaj-rozhaje.jpg 444w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Djegia-shkolla-dacaj-rozhaje-226x300.jpg 226w\" sizes=\"auto, (max-width: 461px) 100vw, 461px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Ishte pik\u00ebrisht koha e pandemis\u00eb e cila iu p\u00ebrshtat dor\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb djegies s\u00eb pyjeve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Rozhaj\u00ebs, me dinak\u00ebri shfryt\u00ebzuan rastin t\u00eb djegin edhe objektin e shkoll\u00ebs s\u00eb vetme&nbsp; m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Dacaj, q\u00eb ishte vep\u00ebr kriminale e paramenduar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb komun\u00ebn e Rozhaj\u00ebs. Ata djeg\u00ebn objektin e shkoll\u00ebs, e jo shkoll\u00ebn sepse si e till\u00eb&nbsp; ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e&nbsp; vet\u00ebdij\u00ebs dhe e indentitetit&nbsp; t\u00eb &nbsp;shqiptar\u00ebve &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Opinioni i gjer\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb komun\u00ebn e Rozhaj\u00ebs, ka pasur rastin t\u00eb njihet n\u00eb ve\u00e7anti &nbsp;n\u00eb vitin 1999, pik\u00ebrisht me rastin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sepse nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i shqiptar\u00ebve nga Kosova, jan\u00eb zhvendosur k\u00ebtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs dhe t\u00eb&nbsp; aparthejdit t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe. Ndon\u00ebse kosovar\u00ebt k\u00ebrkuan strehim dhe shp\u00ebtim n\u00eb Rozhaj\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn malore t\u00eb saj, me 18 prill 1999&nbsp; n\u00eb Buk\u00ebl e Husaj nga pjes\u00ebtar\u00ebt e ushtris\u00eb jugosllave u maltretuan, dhunuan madje duke vrar\u00eb 21 civil\u00eb, qytetar\u00eb nga Kosova. Ndon\u00ebse nga ajo koh\u00eb kan\u00eb kaluar 21 vite, edhe pse jan\u00eb zhvilluar seance gjyq\u00ebsore, askush nuk u d\u00ebnu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr kriminale kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, q\u00eb d\u00ebshmon se jemi larg funksionimit t\u00eb shtetit ligjor n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krahasim me forcat ushtarke dhe ata paramilitare, popullata shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti e ajo e Rozhaj\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kosovar\u00ebt i mbeshteti m\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e tyre, duke treguar solidaritet dhe humaniz\u00ebm v\u00ebllaz\u00ebror. Dhe nuk kishte si t\u00eb ishte ndryshe, sepse kjo popullsi ishte e vet\u00ebdijshme p\u00ebr origjin\u00ebn jo t\u00eb larg\u00ebt shqiptare edhe pse tani jan\u00eb t\u00eb asimiluar pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb boshnjak\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>R\u00ebnie drastike e numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me numrin e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Rozhaj\u00eb ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme q\u00eb paraqet rastin me drastik, i cili \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. K\u00ebshtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga viti 1908, pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Rozhaj\u00ebs ishte 86.5%, e dh\u00ebn\u00eb kjo e cila n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore ka ndryshuar dukshm\u00ebm n\u00eb disafavor t\u00eb shqiptar\u00ebve. K\u00ebshtu pas &nbsp;nj\u00eb shekulli n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga regjistrimi i popullsis\u00eb(2011), numri i tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis ka mbetur simbolik, me 5 % n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjitshme. Kjo periudh\u00eb kohore d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente politik\u00ebn e pushtetit t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr spastrimin e heshtur etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb k\u00ebtu ishte me p\u00ebrmasa drastike m\u00eb tep\u00ebr s\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vis tjet\u00ebr shqiptar &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb r\u00ebnien e till\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis krahas rrethanave shoq\u00ebrore dhe&nbsp; politik\u00ebs s\u00eb pushtetit n\u00eb nivel lokal e shtet\u00ebror, ka ndikuar procesi i&nbsp; asimilimit e ate kryesisht &nbsp;n\u00eb boshnjak si&nbsp; dhe procesi i emigrimit, kryesisht n\u00eb Kosov\u00eb e Turqi e gjetiu n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. P\u00ebr momentin shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vendbanimet fshatare si &nbsp;n\u00eb: &nbsp;Dacaj, Husaj, Buk\u00ebl i Ep\u00ebrm, Bukel i Posht\u00ebm, Buxhov dhe Peshkaj, kryesisht n\u00eb rrethin\u00ebn e Rozhaj\u00ebs, m\u00eb num\u00ebr t\u00eb pak\u00ebt, n\u00eb kushtet e mbijetes\u00ebs shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkolla n\u00eb Dacaj simbol i identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se sa ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jetohet e t\u00eb mbrohet identiteti komb\u00ebtar p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb komun\u00ebn e Rozhaj\u00ebs, si d\u00ebshmi kemi shkoll\u00ebn m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Dacaj, e cila \u00ebsht\u00eb ballafaquar me pengesa t\u00eb ndryshme nga pushteti i koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dacaj p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb&nbsp; shkolla m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb hapur &nbsp;gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1943. Ishte koha kur n\u00ebn pushtetin e italian\u00ebve funksiononte Mbret\u00ebnia Shqiptare ku m\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ishte Spiro Rexha nga Shqip\u00ebria. Por, pas tre vit\u00ebve m\u00eb tu vendosur &nbsp;pushteti komunist n\u00eb Rozhaj\u00eb, pas vitit shkollor 1945\/46 pushteti i koh\u00ebs nd\u00ebrpret zhvillimin&nbsp; e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, duke i detyruar nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Ishte ky &nbsp;veprim direkt i pushtetit socialist &nbsp;kund\u00ebr barazis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr tu arsimuar n\u00eb gjuh\u00ebn amtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse ndaj nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb pushtetit shqiptar\u00ebt parashtruan ankesa, k\u00ebrkesa e lutje&nbsp; t\u00eb shumta, p\u00ebr t&#8217;iu rikthyer arsiminin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, rezistenca ishte e vazhdueshme. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rethanave tjera shoq\u00ebrore, nj\u00eb angazhim i till\u00eb u realizu n\u00eb praktik\u00eb pas 22 viteve n\u00eb vitin 1968, ku rifilloj m\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb si e till\u00eb vazhdon edhe sot, me statusin e shkoll\u00ebs fillore n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are.Duhet cekur m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast angazhimin e m\u00ebsuesit Sokol Daci i cili ka merita t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr rikthimin e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, duke sfiduar rrethanat e koh\u00ebs. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb ndodhi edhe n\u00eb disa vendbanime tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse me her\u00ebt nx\u00ebn\u00ebs\u00ebve shqiptar\u00eb iu &nbsp;ishte pamund\u00ebsuar shkollimi n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sulme t\u00eb vazhdueshme ndaj shkoll\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb informacion\u00ebve q\u00eb disponojm\u00eb&nbsp; n\u00eb lidhje mbi pun\u00ebn e k\u00ebsaj shkolle nga koha e hapj\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e deri m\u00eb tash, del se ajo ka p\u00ebrjetuar sulme t\u00eb ndryshme si thyerje t\u00eb objektit, vjedhje t\u00eb materialit shkollor, grabitje t\u00eb literatures shkollore, presione ndaj personelit arsimor etj. Nd\u00ebrsa rast specifik paraqet em\u00ebrimi i drejtorit&nbsp; t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme duke mos respektuar k\u00ebshillin e shkoll\u00ebs, vlerat pedagogjike&nbsp; e meritokracin\u00eb duke vendosur drejtor shkolle p\u00ebr nj\u00ebzet vite me kriterin partiak n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin&nbsp; personin i cili nuk ka ditur t\u00eb komunikoj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Por, p\u00ebrfundimisht para tre vit\u00ebve u zgjodh drejtori shqiptar p\u00ebrndryshe pjes\u00ebtar i kolektivit t\u00eb shkoll\u00ebs H.Laj\u00e7i, i cili \u00ebsht\u00eb angazhuar &nbsp;p\u00ebr investime n\u00eb shkoll\u00eb sepse si e till\u00eb nuk ka pasur kushte elementare n\u00eb zhvillimin e procesit m\u00ebsimor sipas standard\u00ebve e normave pedagogjike. Por, edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kushteve optimale t\u00eb pun\u00ebs &nbsp;kolektivi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj shkolle i ka p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha, duke sfiduar rrethanat e koh\u00ebs, me t\u00eb vetmin qellim q\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i edukimit dhe arsimimin e nx\u00ebn\u00ebsve &nbsp;n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb favor t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Djegia e shkoll\u00ebs akt antishqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ekzistenca e k\u00ebsaj shkolle n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe si subjekti i vet\u00ebm&nbsp; i identitetit shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis ishte penges\u00eb e m\u00ebhershme p\u00ebr qarqe t\u00eb ndryshme antishqiptare. Andaj shfryt\u00ebzuan rastin e pandemis\u00eb por edhe t\u00eb zjarr\u00ebve n\u00eb bjeshk\u00ebt e mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Rozhaj\u00ebs, p\u00ebr t&#8217;ia v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn objektit t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb Dacaj. Pik\u00ebrisht me dat\u00ebn 16 maj 2020, dora e zez\u00eb, veproj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale, duke thyer grilat e dritar\u00ebs duke i v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn zyr\u00ebs s\u00eb drejtorit, m\u00eb \u00e7&#8217; rast u dogj\u00ebn dokumentacioni pedagogjik, biblioteka e shkoll\u00ebs, arkivi, fotografit\u00eb e disa figurave komb\u00ebtare, ditar\u00ebt, inventari shkollor etj. Pamjet e prezantuara n\u00eb mediat elektronike d\u00ebshmuan s\u00eb pothuaj \u00e7do gj\u00eb ishte shkat\u00ebrruar, nga del se qellimi i dor\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, ishte arritur plot\u00ebsisht. Sepse, ajo \u00e7ka nuk u realizu n\u00eb vitin 1999, si duket u kujtuan ta realizojn\u00eb n\u00eb vep\u00ebr tani pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb si dhe t\u00eb f\u00ebrkimeve politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimeve destruktive t\u00eb kish\u00ebs ortodokse serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e deritashme d\u00ebshmon s\u00eb n\u00eb mjediset e ndryshme&nbsp; kur jan\u00eb djegur librat m\u00eb pas jan\u00eb rrezikuar autor\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa tash kur digjet shkolla, nuk ka dilem\u00eb s\u00eb rrezikohen m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e nx\u00ebn\u00ebsit &nbsp;e tyre shkollave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Simboli i mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse me num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl nx\u00ebn\u00ebsish, n\u00eb nj\u00eb mjedis ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb pakic\u00eb absolute num\u00ebrike, angazhimi &nbsp;me p\u00ebrkushtim i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\u00ebve kjo shkoll\u00eb &nbsp;ishte &nbsp;dhe \u00ebsht\u00eb simboli i identitetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb shqiptaris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis,&nbsp; dhe&nbsp; si e till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbet\u00ebt t\u00eb presim angazhimin konkret nga organ\u00ebt kompetente p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin profesional n\u00eb lidhje me djegijen e shkat\u00ebrrimit t\u00eb objektit t\u00eb shkoll\u00ebs, nd\u00ebrsa Ministria e arsimit &nbsp;e Mali t\u00eb Zi duhet t\u00eb angazhohet m\u00ebnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti, e jo restaurimin e tij, me t\u00eb gjitha kushtet optimale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00ebsimin. Do t\u00eb ishte kjo&nbsp; dhurata me m\u00eb vler\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe kolektivin e shkoll\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb vitit vijues shkollor, sepse \u00ebsht\u00eb &nbsp;simbol i mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>(Maj 2020)<\/p>\n\n\n\n<p>Pasojat nga djegija e objektit t\u00eb shkoll\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte pik\u00ebrisht koha e pandemis\u00eb e cila iu p\u00ebrshtat dor\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb djegies s\u00eb pyjeve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Rozhaj\u00ebs, me dinak\u00ebri shfryt\u00ebzuan rastin t\u00eb djegin edhe objektin e shkoll\u00ebs s\u00eb vetme&nbsp; m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Dacaj, q\u00eb ishte vep\u00ebr kriminale e paramenduar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb komun\u00ebn e Rozhaj\u00ebs. Ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25925,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384,247,2317],"class_list":["post-25924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga","tag-rozhaje","tag-shkolla-dacaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25924"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25926,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25924\/revisions\/25926"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}