{"id":2592,"date":"2015-03-25T07:00:13","date_gmt":"2015-03-25T06:00:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2592"},"modified":"2015-03-24T20:33:46","modified_gmt":"2015-03-24T19:33:46","slug":"shqetesimet-e-kongresit-amerikan-mbi-lirine-e-medias-ne-turqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2592","title":{"rendered":"SHQET\u00cbSIMET E KONGRESIT AMERIKAN MBI LIRIN\u00cb E MEDIAS N\u00cb TURQI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Kongres-amerikan-shqetsohet-shtypin-turqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2593 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Kongres-amerikan-shqetsohet-shtypin-turqi-232x300.jpg\" alt=\"Kongres-amerikan-shqetsohet-shtypin-turqi\" width=\"232\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Kongres-amerikan-shqetsohet-shtypin-turqi-232x300.jpg 232w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Kongres-amerikan-shqetsohet-shtypin-turqi.jpg 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 232px) 100vw, 232px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Zyra e Senatorit demokrat t\u00eb shtetit t\u00eb New Yorkut, Charles E. Schumer njoftoi jav\u00ebn q\u00eb kaloi se ai dhe mbi 70-senator\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb &#8212; i d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit John Kerry q\u00eb t\u00eb interesohet mbi at\u00eb q\u00eb ligjv\u00ebnsit amerikan\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frik\u00ebsim dhe k\u00ebrc\u00ebnim i vazhduesh\u00ebm ndaj medias dhe nj\u00eb praktik\u00eb censurimi e shtypit n\u00eb Turqi, nga ana e administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Taip Erdogan. Senator\u00ebt amerikan\u00eb theksojn\u00eb, n\u00eb letr\u00ebn e tyre se koh\u00ebt e fundit, dy gazetar\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb media t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Turqi dhe t\u00eb cil\u00ebt njihen si kritik\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Erdogan, jan\u00eb arrestuar. Para k\u00ebtij incidenti, shum\u00eb gazetar\u00eb kan\u00eb humbur pun\u00ebn pasi kishin shkruar artikuj kritik\u00eb ndaj Presidentit Erdogan dhe administrat\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke ven\u00eb n\u00eb dukje tradit\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb ndaj demokracis\u00eb dhe toleranc\u00ebs ndaj mendimeve ndryshe dhe t\u00eb kund\u00ebrta, Senatori Schumer dhe koleg\u00ebt e tij n\u00eb Senatin amerikan shprehin shqet\u00ebsimet e tyre mbi frik\u00ebsimin e medias n\u00eb at\u00eb vend dhe i b\u00ebjn\u00eb thirrje Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb t\u00eb bashkpunoj\u00eb me qeverin\u00eb turke p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Senatori Schumer dhe 74 senator\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebnshkruan letr\u00ebn drejtuar Sekretarit Kerry \u2013 q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr paralajm\u00ebrimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Kongresit amerikan ndaj Turqis\u00eb &#8212; thon\u00eb se duke u bazuar n\u00eb lajmet e botuara n\u00eb median dhe shtypin turk dhe amerikan, administrata e Presidentit Erdogan ka frik\u00ebson dhe ngacmongazetar\u00eb turq, t\u00eb cil\u00ebt ajo i konsideron si kritik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tanishme. Senator\u00ebt shkruajn\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e tyre drejtuar Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, se m\u00eb 14 dhjetor ishte arrestuar krye-redaktori i gazet\u00ebs Zaman, (i cili tani \u00ebsht\u00eb liruar) nj\u00eb gazet\u00eb kjo me qarkullim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Turqis\u00eb, si dhe pronari i Grupit t\u00eb Medias Samanyolu i cili, sipas senator\u00ebve, fatkeqsisht mbetet n\u00ebn arrest. T\u00eb dy k\u00ebta, thon\u00eb ligjv\u00ebnsit amerikan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb njohur si kritik\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Erdogan. Senatori Schumer dhe koleg\u00ebt e tij i b\u00ebjn\u00eb thirrje kryediplomatit amerikan q\u00eb, &#8220;ta bisedoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me Presidentin Erdogan dhe me p\u00ebrfaqsues t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb inkurajoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb nevojshme dhe paq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre rasteve.&#8221;<\/p>\n<p>Senator\u00ebt vun\u00eb n\u00eb dukje se k\u00ebto raste arrestimesh dhe frik\u00ebsimesh t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb medias jan\u00eb nj\u00eb devijim nga tradita e gjat\u00eb e Turqis\u00eb ndaj demokracis\u00eb dhe toleranc\u00ebs, duke thek\u00ebsuar se, &#8220;Si nj\u00eb demokraci me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tolerance dhe diskutimi t\u00eb lir\u00eb dhe si nj\u00eb vend partner i vlefsh\u00ebm i Amerik\u00ebs n\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrmarrje, qeveria e tanishme e Turqis\u00eb n\u00ebn Presidentin Erdogan duhet t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb shtypjet ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe nj\u00ebkohsisht t&#8217;u jap\u00eb fund frik\u00ebsimeve flagrante ndaj pjestarve t\u00eb medias t\u00eb cil\u00ebt shprehin mendime ose raportojn\u00eb mbi ngjarjet, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb regjimi mendon se jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interasat e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb n\u00eb Senatin amerikan t\u00eb shfaqet nj\u00eb unanimitet i till\u00eb p\u00ebr \u00e7fardo kauze, por n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb u n\u00ebnshkrua nga shumica e senator\u00ebve amerikan\u00eb (73 nga 100 senator\u00ebt gjithsejt), thuhet gjithashtu se Sekretari i Shtetit John Kerry duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb v\u00ebmendjen rreth prirjeve shqet\u00ebsuese ndaj sjelljeve jo demokratike n\u00eb radh\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb presidentit turk Erdogan dhe nj\u00ebkohsisht t&#8217;i b\u00ebj\u00eb thirrje qeveris\u00eb turke q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe lirin\u00eb e shtypit, di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb konsiderohej si nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb Turqi, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera, Senatori demokrat Charles Schumer.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kolegu i tij republikan dhe bashk-autori i letr\u00ebs drejtuar Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit, Senatori Roger Wicker i shtetit Mississippi u shpreh se, &#8220;Administrata e Presidentit Erdogan duhet t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto shkelje t\u00eb r\u00ebnda ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lire dhe liris\u00eb s\u00eb medias. Arrestimi i gazetar\u00ebve dhe censurimi i medias jan\u00eb sh\u00ebnja t\u00eb nj\u00eb regjimi autoritar dhe jo t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Shpresoj q\u00eb Sekretari Kerry do t\u00eb zgjidh\u00eb s\u00eb shpejti k\u00ebto zhvillime shqet\u00ebsuese&#8221;, tha Senatori republikan i shtetit Mississippi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Dhom\u00ebn e Senatit, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb botohej letra e Senator\u00ebve drejtuar John Kerry-t, Senatori Patrick Leahy u ngrit p\u00ebr t\u00eb denoncuar masat e qeveris\u00eb turke ndaj liris\u00eb s\u00eb medias duke th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto masa nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me normat dhe vlerat q\u00eb pritet t\u00eb zbatohen nga Turqia, nj\u00eb vend aleat i NATO-s.&#8221; Ato masa shtoi Senatori Leahy, jo vet\u00ebm q\u00eb &#8221; Dhunojn\u00eb vet angazhimet q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Turqia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marrveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por nxisin edhe kund\u00ebrshtime dhe mospajtime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe nj\u00ebherazi v\u00ebrtetojn\u00eb akuzat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Administrat\u00ebs s\u00eb Erdoganit.&#8221; Senatori Leahy shprehu zhg\u00ebnjimin dhe shqet\u00ebsimin e tij si dhe t\u00eb shum\u00eb eskpert\u00ebve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjve amerikano-turke se nj\u00eb, &#8220;zmbrapsje nga demokracia n\u00eb Turqi, do t\u00eb dob\u00ebsonte partneritetin ton\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik n\u00eb at\u00eb rajon.&#8221; Senatori i shtetit Vermont deklaroi se bashkohet me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme t\u00eb k\u00ebtyre rasteve dhe q\u00eb t&#8217;i, &#8220;Jepet fund arrestimeve nga ana e qeveris\u00eb turke t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe njer\u00ebzit vullnet mir\u00eb presin m\u00eb shum\u00eb nga qeveria e k\u00ebtij kombi t\u00eb madh. Populli turk meriton m\u00eb mir\u00eb se kaq&#8221;, p\u00ebrfundoi deklarat\u00ebn e tij n\u00eb Dhom\u00ebn e Senatit amerikan, Senatori Patrick Leahy.<\/p>\n<p>Reagimet ishin t\u00eb shpejta kund\u00ebr k\u00ebsaj letre t\u00eb Kongresit amerikan, nga ambasadori turk n\u00eb Washington, nga media pro-Erdogan n\u00eb Turqi e cila pretendoi se kongresmn\u00ebt kishin marr\u00eb ryshvet p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb till\u00eb dhe nga vet Presidenti Taip Erdogani cili gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Meksik\u00eb, i cil\u00ebsoi an\u00ebtar\u00ebt e Kongresit amerikan si \u201cligjv\u00ebn\u00ebs me qira\u201d. Disa nga kongresmen\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar letr\u00ebn than\u00eb se reagimeve zyrtare turke \u201cu mungon respekti\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gazeta turke Zaman sjell\u00eb reagimin e nj\u00eb prej z\u00ebrave t\u00eb opozit\u00ebs, grupit parlamentar t\u00eb partis\u00eb turke MHP, nep\u00ebrmmjet n\u00ebnkryetarit t\u00eb saj, Oktay Vural, i cili u shpreh p\u00ebr median se letra e senator\u00ebve amerikan\u00eb erdhi tep\u00ebr von\u00eb. Oktay Vural tha se, \u201cLiria e shtypit \u00ebsht liria e kombit ton\u00eb. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsh operacione kund\u00ebr pjes\u00ebtarve t\u00eb medias vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse ata botojn\u00eb lajme p\u00ebr korrupcionin. Ne nuk e meritojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Presioni kund\u00ebr medias\u201d, shoti ai, \u201cka arritur pik\u00ebn q\u00eb po d\u00ebmton interesat turke.\u201d<\/p>\n<p>Pa marr\u00eb parasysh\u00eb reagimet zyrtare turke ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb Kongresit amerikan mbi munges\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe mbi k\u00ebrcnimet dhe arrestimet q\u00eb u b\u00ebhen gazetarve turq, trajtimi i gazetar\u00ebve turq nga administrata e Presidentit Erdogan njihet mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb publikuar nga organizata t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e njeriut dhe me lirin\u00eb e medias n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, si\u00e7 Human Rights Watch.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ent nd\u00ebrkomb\u00ebtar i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liria e fjal\u00ebs, organizata prestigjoze q\u00eb merret me mbrojtjen e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb liris\u00eb fjal\u00ebs an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, &#8220;Korrespondent\u00ebt Pa Kufij&#8221; (Reporters Without Borders) e rendit Turqin\u00eb n\u00eb vendin e 154 nga 180 vendet n\u00eb Indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit p\u00ebr vitin 2014. Turqia, sipas k\u00ebsaj organizate \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet q\u00eb vazhdimisht ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gazetarve t\u00eb arrestuar n\u00eb bot\u00eb, se bashku me vendet si\u00e7 jan\u00eb Kina dhe Irani.<br \/>\nLetra e Kongresit amerikan drejtuar Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje me r\u00ebnd\u00ebsi e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gazetarve jo vet\u00ebm n\u00eb Turqi por n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Kjo mb\u00ebshtetje nga senator\u00ebt amerikan\u00eb e liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb Turqi ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs ku mungon, ku keqp\u00ebrdoret, ose ku shkelet liria e medias. Sepse arrestimi ose keqtrajtimi i nj\u00eb gazetari, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse shpreh mendime ose shkruan p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk i p\u00eblqejn\u00eb , si p\u00ebr shemb\u00ebll, autoriteteve qeveritare n\u00eb Turqi ose n\u00eb Kin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm kund\u00ebr \u00e7do gazetari kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Zyra e Senatorit demokrat t\u00eb shtetit t\u00eb New Yorkut, Charles E. Schumer njoftoi jav\u00ebn q\u00eb kaloi se ai dhe mbi 70-senator\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb &#8212; i d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit John Kerry q\u00eb t\u00eb interesohet mbi at\u00eb q\u00eb ligjv\u00ebnsit amerikan\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2593,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-2592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2592"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2595,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2592\/revisions\/2595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}