{"id":25902,"date":"2020-06-01T15:33:39","date_gmt":"2020-06-01T13:33:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25902"},"modified":"2020-06-01T15:33:39","modified_gmt":"2020-06-01T13:33:39","slug":"sot-me-shume-se-kurre-kemi-nevoje-per-udheheqes-qe-duan-drejtesine-dhe-njerezimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25902","title":{"rendered":"SOT M\u00cb SHUM\u00cb SE KURR\u00cb KEMI NEVOJ\u00cb P\u00cbR UDH\u00cbHEQ\u00cbS Q\u00cb DUAN DREJT\u00cbSIN\u00cb DHE NJER\u00cbZIMIN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"276\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 276px) 100vw, 276px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bota sot \u00ebsht\u00eb e prekur nga turbullira dhe trazira politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore, ndoshta si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; Shtoj\u00eb k\u00ebsaj situate edhe p\u00ebrhapjen an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs t\u00eb korona virusit vdekjeprur\u00ebs, q\u00eb pothuaj nuk ka len\u00eb vend pa prekur n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb periudh\u00eb si kjo, nevojit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhej e frym\u00ebzues p\u00ebr tu marr\u00eb me sfidat dhe me problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot bota, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti.&nbsp; \u201cBota ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dashuri me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Martin Lurther King-u dekada m\u00eb par\u00eb. Jo p\u00ebr autoritar\u00eb dhe zbatues masash diktatoriale, por \u201cKemi nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dashuri me njer\u00ebzimin\u201d, na duhen udh\u00ebheq\u00ebs &#8212; ka thek\u00ebsuar mbrojt\u00ebsi i t\u00eb drejtave civile n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb dhe fituesi i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paq\u00eb \u2013 p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt duan t\u2019ia kushtojn\u00eb talentet, pasionin, dashurin\u00eb dhe veprat e tyre, drejt\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, si dhe zgjidhjes s\u00eb sfidave dhe problemeve komb\u00ebtare, rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet bota n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u2013 n\u00eb fund t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb shekullit 21.<\/p>\n\n\n\n<p>Bota sot ka nevoj\u00eb, natyrisht, dhe pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs si Dr. Martin Luther Kingu, prifti protestan, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb drejtave civile dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb \u2013 fjal\u00ebt e t\u00eb cilit edhe sot, dekada m\u00eb von\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb njer\u00ebzit vullnet-mir\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Historia bot\u00ebrore ka prodhuar gjithmon\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb koh\u00eb krizash e luft\u00ebrash rajonale dhe bot\u00ebrore \u2013 qoft\u00eb luft\u00ebra t\u00eb nxehta si Lufta e Par\u00eb dhe e Dyt\u00eb Botor\u00ebre, qoft\u00eb Lufta e Ftoht\u00eb e shekullit t\u00eb kaluar. &nbsp;Shekulli i kaluar do mbetet shekulli fam\u00ebkeq q\u00eb solli gjenocidin, fashizmin dhe komunizmin, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, prodhoi edhe lider\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe njer\u00ebzor, t\u00eb cil\u00ebt, me gjith\u00eb humbjet fatzeza, u p\u00ebrballen drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqia dhe tragjedi anti-njer\u00ebzore, duke shp\u00ebtuar bot\u00ebn nga katastrofat dhe tragjedit\u00eb q\u00eb k\u00ebto regjime po i p\u00ebrgatisnin bot\u00ebs. &nbsp;Bota sot, fatbardh\u00ebsisht, nuk p\u00ebrballet me ndonj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla, por ama gj\u00ebndet p\u00ebrball\u00eb sfidave dhe problemeve t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore, politike, dhe ekonomike \u2013 p\u00ebrfshir pandemin\u00eb e koronavirusit, e cila mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb mos t\u00eb nj\u00ebjtat pasoja, at\u00ebher\u00eb aq sereioze, por edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia se ato t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb shekullit 20.&nbsp; Thon\u00eb se \u00e7do gjenerat\u00eb n\u00eb cil\u00ebndo shoq\u00ebri, n\u00eb \u00e7do vend dhe bota n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i qet udh\u00ebheqsit e m\u00ebdhej t\u00eb aft\u00eb e frym\u00ebzues, p\u00ebr tu marr\u00eb me sfida t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot njer\u00ebzimi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse \u201chistoria magistra vitae est\u201d, n\u00ebqoftse pra historia \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuesja e jet\u00ebs, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se periudha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb sot, ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Martin Luther Kingu, t\u00eb cil\u00ebt duan njer\u00ebzimin dhe drejt\u00ebsin\u00eb, paq\u00ebn dhe lirin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim.&nbsp; Njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb m\u00ebshir\u00eb ndaj fatit t\u00eb keq t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka t\u00eb mundur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzimin.&nbsp; Sot kemi nevoj\u00eb p\u00ebr shembuj t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb mir\u00eb, shembuj q\u00eb kishte bota n\u00eb shekullin e kaluar, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme aktiviteti, nga politika e deri tek bamir\u00ebsia. &nbsp;Udh\u00ebheq\u00ebs dhe njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb &#8212; t\u00eb cil\u00ebt megjith\u00eb tmeret anti-njer\u00ebzore t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 si\u00e7 p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb, gjenocdi, fashizmi e komunizmi \u2013 fal\u00eb disa personaliteteve bot\u00ebrore, shekulli i kaluar u mbyll me m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. &nbsp;Ishin k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt meritojn\u00eb fal\u00ebnderimet dhe mir\u00ebnjohjen e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve vullnet mir\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb \u2013 pasi n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur, ata treguan kurajo dhe guxim duke mbrojtur dinjitetin njer\u00ebzor, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kur ato po k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga diktator\u00ebt dhe autoritar\u00ebt e t\u00eb gjithave ngjyrave.&nbsp; Ia vlen t\u2019i kujtojm\u00eb, shkurtimisht, disa prej k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori \u2013 shembulli i t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb kopjohet dhe t\u00eb ndiqet nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sot, jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e veprimtaris\u00eb njer\u00ebzore, ashtuq\u00eb ta lem\u00eb ket\u00eb bot\u00eb p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm, pak m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019e kemi gjetur.<\/p>\n\n\n\n<p>E fillojm\u00eb list\u00ebn me Nen\u00eb Terez\u00ebn, bij\u00ebn e gjakut dhe t\u00eb Kombit ton\u00eb &#8212; shqiptare e cila ia kushtoi jet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebrve nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmurve dhe atyre n\u00eb prak t\u00eb vdekjes an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por sidomos n\u00eb Indi. Prania e saj dhe motrave t\u00eb Urdh\u00ebrit t\u00eb saj q\u00eb N\u00ebn\u00eb Teresa themeloi shekullin e kaluar, p\u00ebrhapet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 130-vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas historian\u00ebve, n\u00eb list\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb frym\u00ebzuan njer\u00ebzimin shekullin e kaluar ishte edhe Martin Luther Kingu, predikuesi i krisht\u00ebr protestan amerikan, i cili organizoi dhe frym\u00ebzoi l\u00ebvizjen p\u00ebr t\u00eb drejtat civile, nj\u00ebri prej orator\u00ebve m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs, i cili me fjal\u00ebt e tija frym\u00ebzuese dhe me guximin e tij personal, bindi vendin dhe bot\u00ebn se nuk mund t\u00eb vazhdohej m\u00eb me padrejt\u00ebsit\u00eb dhe mos toleranc\u00ebn raciale.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr udh\u00ebheqsit e m\u00ebdhej \u2013 t\u00eb cil\u00ebt me veprat e tyre prej udh\u00ebheqsish t\u00eb dalluar, kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb mira n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore, konsiderohen t\u00eb jen\u00eb tre udh\u00ebheqsit e periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb: Presidenti Ronald Reagan Mikhail Goba\u00e7ov dhe Margareth That\u00e7er, t\u00eb cil\u00ebt i dhan\u00eb fund Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb &#8212; me nj\u00eb n\u00ebnshkrim &#8212; pa shkrepur asnj\u00eb fishek dhe pa hedhur asnj\u00eb raket\u00eb kund\u00ebr pal\u00ebs tjet\u00ebr, duke sjellur k\u00ebshtu lirin\u00eb nga zgjedha komuniste, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 350-milion banor\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, historian\u00ebt p\u00ebrfshijn\u00eb edhe Papa Gjon Palin e Dyt\u00eb, i cili gjithashtu konsiderohet se luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shembjen e komunizmit n\u00eb atdheun e tij n\u00eb Poloni dhe an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs lindore dhe q\u00ebndrore, duke frym\u00ebzuar themelimin e levizjes s\u00eb puntor\u00ebve polak\u00eb, Solidarnost.<\/p>\n\n\n\n<p>Nelson Mandela ish-i burgosuri politik n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, njeriu i pajtimit, megjith vuajtjet e tija n\u00eb burgjet e atij vendi p\u00ebr 27 vjet, pa zem\u00ebrim dhe hidh\u00ebrim, por gjithmon\u00eb p\u00ebr pajtim\u2013 pas lirimit nga burgu \u2013 iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs p\u00ebr vendosjen e demokracis\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut dhe n\u00eb kontinentin afrikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Fal\u00eb shembullit t\u00eb tij prej lideri, lart\u00eb nga 20 shtete afrikane t\u00eb nen-Sahar\u00ebs, sot g\u00ebzojn\u00eb demokracin\u00eb, fal\u00eb shembullit t\u00eb tij, sipas historian\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb mandatin e shkurt\u00ebr si president, John F. Kennedy jeton gjithnj\u00eb n\u00eb kujtimin pozitiv t\u00eb amerikan\u00ebve dhe njer\u00ebzve vullnet mir\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i njohur i shekullit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb veprat dhe fjal\u00ebt e tija frym\u00ebzojn\u00eb ende, jo vet\u00ebm amerikan\u00ebt por edhe njer\u00ebzit vullnetmir\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb: \u201cMos pyetni se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb bej\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebjsh ti p\u00ebr vendin tend\u201d, nj\u00eb thirrje q\u00eb ting\u00ebllon gjithmon\u00eb aktuale.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb list\u00ebn e udh\u00ebheqsve q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore, mund t\u00eb vendoset edhe emri i Dwight Eisenhower, Gjenerali Suprem i cili udh\u00ebhoqi forcat aleate n\u00eb fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kund\u00ebr nazizmit, nd\u00ebrsa n\u00eb historin\u00eb amerikane, ai njihet edhe si presidenti q\u00eb krijoi \u201cAmerik\u00ebn moderne\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Mahatma Gandhi njihet dhe nderohet si babai i kombit indian, sot vendi m\u00eb i madh demokratik n\u00eb bot\u00eb me nj\u00eb popullsi mbi nj\u00eb miliard banor\u00eb.&nbsp; Gandhi \u00ebsht\u00eb arkitekti i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Indis\u00eb nga Perandoria britanike, por ai denoncoi p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs p\u00ebr arritjen e atij objektivi.&nbsp; Filozofia e tij ishte, \u201cFuqia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d dhe mos p\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs p\u00ebr realizimin e objektivave, q\u00eb vazhdon t\u00eb konsiderohet edhe sot si trash\u00ebgimia e tij n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lista \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrmendur k\u00ebtu e udh\u00ebheq\u00ebsve bot\u00ebror\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit. Mir\u00ebpo, koha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak kritike se periudhat n\u00eb t\u00eb cilat jetuan dhe vepruan udh\u00ebheqsit e m\u00ebsip\u00ebrm. &nbsp;Rrjedhimisht, sfidat dhe problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot bota, k\u00ebrkojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, jo vet\u00ebm frym\u00ebzues dhe t\u00eb guximsh\u00ebm, por edhe udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht e duan kombin e vet, e duan njer\u00ebzimin, drejt\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sipas shembujve t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, sot p\u00ebr sot, nuk shoh n\u00eb horizontin e af\u00ebrt as t\u00eb larg\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb till\u00eb, t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb q\u00eb duan dhe q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb, frym\u00ebzimin dhe atdhedashurin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me problemet e sot\u00ebme serioze bot\u00ebrore \u2013 n\u00eb nivel shtet\u00ebror, rajonal dhe as nd\u00ebrkomb\u00ebtar.&nbsp; Lutemi, q\u00eb ashtu si n\u00eb kaluar\u00ebn, i Madhi Zot t\u2019i \u00e7oj\u00eb k\u00ebsaj bote udh\u00ebheq\u00ebs frym\u00ebzues dhe t\u00eb drejt\u00eb si\u00e7 ishin personalitetet e lart\u00ebp\u00ebrmendura. &nbsp;Vet\u00ebm disa prej t\u00eb cil\u00ebve kemi hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019i dalluar p\u00ebr gjurm\u00ebt dhe trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb kan\u00eb len\u00eb pas, si frym\u00ebzues dhe guximtar\u00eb, si njer\u00ebz dhe si udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb do i p\u00ebrmend historia p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe njer\u00ebzimit. Ndihma e Zotit qoft\u00eb me ne!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Bota sot \u00ebsht\u00eb e prekur nga turbullira dhe trazira politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore, ndoshta si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; Shtoj\u00eb k\u00ebsaj situate edhe p\u00ebrhapjen an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs t\u00eb korona virusit vdekjeprur\u00ebs, q\u00eb pothuaj nuk ka len\u00eb vend pa prekur n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb periudh\u00eb si kjo, nevojit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhej e frym\u00ebzues p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25902","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25902"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25902\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25903,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25902\/revisions\/25903"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}