{"id":2588,"date":"2015-03-24T20:17:28","date_gmt":"2015-03-24T19:17:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2588"},"modified":"2015-03-24T20:17:44","modified_gmt":"2015-03-24T19:17:44","slug":"prishtina-me-24-mars-1999-kodra-e-diellit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2588","title":{"rendered":"PRISHTINA M\u00cb 24 MARS 1999  &#8211; KODRA E DIELLIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Prishtina-24-mars-1999.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2589 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Prishtina-24-mars-1999-300x139.jpg\" alt=\"Prishtina-24-mars-1999\" width=\"300\" height=\"139\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Prishtina-24-mars-1999-300x139.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Prishtina-24-mars-1999.jpg 645w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan\u00a0 Muhamet Mjeku<\/p>\n<p>Dita e 24 marsit 1999 (e m\u00ebrkur\u00eb), ishte caktuar si afat i fundit p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb ta pranonte marr\u00ebveshjen e Rambouillet. Kjo, edhe p\u00ebrkund\u00ebr ultimatumit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, s\u2019u p\u00ebrfill nga regjimi i Millosheviqit. Urdh\u00ebri i prer\u00eb q\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb n\u00ebnshkruhej dokumenti, do t\u00eb bombardohej nuk u mor si \u00e7\u00ebshtje serioze nga Beogradi, ngaq\u00eb mendohej se kjo do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb trysni rasti, si\u00e7 kishte ndodhur edhe me trysnit\u00eb e tjera n\u00eb luft\u00ebn e Kroacis\u00eb, e sidomos me Bosnje Hercegovin\u00ebn. Tash nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr kaq vjet, ishin m\u00ebsuar me psikologjin\u00eb e Millosheviqit se me fjal\u00eb tek ai nuk mund t\u00eb ushtrohej ndikim. \u201cAi i bindet vet\u00ebm forc\u00ebs\u201d, theksonin\u00a0 analist\u00ebt e mediave per\u00ebndimore. Ndodhi ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb qen\u00eb lutur p\u00ebr bombardim, ndon\u00ebse e dinin se Serbia n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje do t\u00eb dhunonte, do t\u00eb masakronte, do t\u00eb d\u00ebbonte nga sht\u00ebpit\u00eb dhe trojet e tyre mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, 24 marsin e merrnim si dit\u00eb shp\u00ebtimi. Njer\u00ebzit n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb furnizoheshin me artikuj ushqimor\u00eb. N\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb shihje shum\u00eb shqiptar\u00eb duke bartur artikuj ushqimor\u00eb, q\u00eb i blenin gjithandej qytetit, aty ku i gjenin e aq sa kishin mund\u00ebsi. Disa shitore kishin mbetur bosh, kurse bler\u00ebsit ua kishin m\u00ebsyer magazeve t\u00eb kompleksit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Rinis\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb quhej &#8220;Boro e Ramizi&#8221;, ku k\u00ebto i mbanin biznesmen\u00eb serb\u00eb e shqiptar\u00eb. Radh\u00ebt e njer\u00ebzve n\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gj\u00ebra ushqimore ishin t\u00eb pafund. Rrall\u00eb kush shihej n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb bisedonte me dik\u00eb tjet\u00ebr, secili ngarende dikah q\u00eb t&#8217; i kryente pun\u00ebt para se t\u00eb ket\u00eb r\u00ebn\u00eb muzgu i mbr\u00ebmjes. Nga pamjet q\u00eb shihja n\u00eb qytet, fitoja p\u00ebrshtypjen se di\u00e7ka e rrezikshme po vinte, ashtu sikur njer\u00ebzit p\u00ebrball\u00eb t\u00eb nj\u00eb stuhie shkat\u00ebrruese t\u00eb natyr\u00ebs. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e OSBE-s\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb qysh m\u00eb 20 mars kishin braktisur Kosov\u00ebn dhe m\u00eb s\u2019kishte mbetur kush t\u00eb jipte informacione p\u00ebr veprimet terroriste serbe ndaj popullat\u00ebs shqiptare. Pra t\u00eb vazhdonin krimet, pa d\u00ebshmi. K\u00ebshtu ka qen\u00eb e t\u00ebr\u00eb historia serbe. Si\u00e7 thot\u00eb anglezja Mis Edith Durham n\u00eb librin e saj p\u00ebr Ballkanin, se kur vriteshin shqipta\u00ebt nga serb\u00ebt askush s\u2019 i p\u00ebrmendte n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb serb i vrar\u00eb nga shqiptar\u00ebt, e t\u00ebr\u00eb Evropa alarmohej! Nj\u00eb popull jetim.<br \/>\n***<br \/>\nNga sht\u00ebpia dola p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrrimin e 200 dollar\u00ebve n\u00eb marka, sepse me k\u00ebt\u00eb valut\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb blehej ushqim. Konvertimi b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb karshi nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Gjyqit t\u00eb Qarkut, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb tregut t\u00eb pem\u00ebve dhe perimeve, n\u00eb pjes\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Po ecja ngadal\u00eb duke v\u00ebshtruar me kujdes situat\u00ebn p\u00ebr rreth dhe duke u munduar t\u00eb l\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje indiferente. Gjithkund v\u00ebreheshin forca t\u00eb shum\u00ebfishta policie, t\u00eb veshur me helmeta, t\u00eb armatosur me armatim dore dhe tanke. K\u00ebtyre okupator\u00ebve mund t\u2019u shihje vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs t\u00eb pa mbuluar, ku manifestonin eg\u00ebrsin\u00eb, mosdurimit dhe neverin\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve. Kjo nuk i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje askujt, ngaq\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00ebsuar me dhun\u00ebn serb q\u00eb nga viti 1878, kur u b\u00eb spastrimi etnik i Sanxhakut t\u00eb Nishit dhe Vranj\u00ebs.<br \/>\nPjesa e vjet\u00ebr e Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin tymonin turbullush\u00ebm oxhak\u00ebt e sht\u00ebpive p\u00ebrdhese, dukej e err\u00ebt, plot zgavra e polic\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe t\u00eb till\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb. K\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetit asnj\u00ebher\u00eb s\u2019e kisha par\u00eb m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Me 200 dollar\u00eb, t\u00eb futur thell\u00eb n\u00eb nj\u00eb xhep t\u00eb dyfisht\u00eb, arrita tek pazari i devizave. N\u00eb shesh, si\u00e7 isha m\u00ebsuar t\u00eb shihja, nuk kishte njer\u00ebz as t\u00eb till\u00eb q\u00eb blenin, as t\u00eb atill\u00eb q\u00eb shisnin! Thash\u00eb me vete, po n\u00eb cil\u00ebn bot\u00eb jetukam un\u00eb?! Aty, m\u2019u kujtua spitali neoropsikiatrik n\u00eb Prishtin\u00eb dhe shefi i k\u00ebtij pavioni, Skender Boshnjaku, gjat\u00eb nj\u00eb vizite q\u00eb i pata b\u00ebr\u00eb si gazetar, vite m\u00eb par\u00eb. Thash\u00eb se vendi im mund t\u00eb jet\u00eb atje! Megjithk\u00ebt\u00eb, vendosa t\u00eb hyja m\u00eb thell\u00eb n\u00eb disa rrugica, i bindur se ata do t\u00eb gjendeshin andej pari ngase mund ishin frik\u00ebsuar nga policia dhe skajuar pas ndonj\u00eb muri. Edhe aty s\u2019 kishte njer\u00ebz p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ndonj\u00ebrit q\u00eb kalonte rrug\u00ebn trupithi me nguti. Tashm\u00eb i ndrojtur shpejtova hapat t\u00eb largohesha nga kjo hap\u00ebsir\u00eb boshe, derisa s\u2019m\u00eb kishte gjetur ndonj\u00eb e zez\u00eb nga policia, e cila mund t\u00eb\u00a0 keqtrajtonte, t\u00eb burgoste dhe t\u00eb vriste pa u hamendur. Tek ecja drejt \u201cQaf\u00ebs\u201d n\u00ebp\u00ebr sokaqe t\u00eb ngushta, disa tregtar\u00eb e zanatxhinj u v\u00ebnin dryrin duqaneve t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb mallin fshehtas q\u00eb kishin n\u00eb to. Po ku ta \u00e7onin\u2026? N\u00eb pyetje ishte jeta!<\/p>\n<p>Duke ecur m\u00eb tej, takova dy shok\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb t\u00eb blenin ndonj\u00eb gj\u00eb ushqimore, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Me nguti k\u00ebmbyem nga dy-tri fjal\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb ndodhte brenda 24 or\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb. Mendova: 24 or\u00ebt e ardhshme mund t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr 180 shkall\u00eb. A \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm ky fakt, pas gjith\u00eb k\u00ebsaj pritjeje, q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehet nga nj\u00eb rob\u00ebri e gjat\u00eb, n\u00eb liri?!<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit pash\u00eb dy ekipe televizive amerikane CBS News dhe t\u00eb CNN, nd\u00ebrsa af\u00ebr Hotel Grandit policia kontrollonte nj\u00eb ekip tjet\u00ebr t\u00eb gazetar\u00ebve The New York Times e Los Angeles Times, q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb raportuar p\u00ebr ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetit q\u00eb nga viti 1990, e ve\u00e7mas n\u00eb hotelin Grand, shum\u00eb pak shqiptar\u00eb frekuentonin k\u00ebndej pari. Ky hotel ishte pushtuar nga legjionet e kriminelit Razhnjatoviq-Arkanit.<\/p>\n<p>Mendoja se serb\u00ebt n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje mund t\u00eb d\u00ebbonin dhe t\u00eb vrisnin masivisht shqiptar\u00ebt, duke i nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. K\u00ebt\u00eb mendim e sforconte fakti se dy jav\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb ishin sjell\u00eb forca t\u00eb reja dhe ishte shum\u00ebfishuar armatimi i r\u00ebnd\u00eb. Millosheviqi s\u2019e donte paqjen, dhun\u00ebn e kishte t\u00eb vetmin mjet. I dehur pas nacio-fashizmit dhe d\u00ebshtimit t\u00eb tij, ve\u00e7mas n\u00eb Kroaci, e kishte t\u00ebrbuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb padurueshme ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pritjeje n\u00eb radh\u00ebt e gjata q\u00eb t\u00eb bleja disa artikuj ushqimor\u00eb n\u00eb bodrumet e depove n\u00eb &#8220;Boro e Ramiz&#8221;, pronari i nj\u00ebr\u00ebs prej depove lajm\u00ebroi se malli ishte sosur dhe pritja ishte e kot\u00eb. Radh\u00ebt e njer\u00ebzve u shperndan\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe t\u00eb pasigurt. N\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb Breg t\u00eb Diellit, vendosa t\u00eb ndalesha n\u00eb pazarin e vog\u00ebl t\u00eb pem\u00ebve dhe perimeve n\u00eb Ulpjan. Ndiqja njer\u00ebzit q\u00eb parakalonin rrug\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb Prishtin\u00ebs. Para se t\u00eb hyja n\u00eb treg, pash\u00eb policin\u00eb serbe duke keqtrajtuar disa shqiptar\u00eb. U ktheva q\u00eb t\u00eb dilja n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, por edhe ajo kontrollohej. Vendosa t\u00eb ecja drejt, duke mos l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb njeriut t\u00eb dyshimt\u00eb, por t\u00eb nj\u00eb njeriut hallexhi. N\u00eb fakt secili shqiptar p\u00ebr sigurimin serb ishte i dyshimt\u00eb. Nj\u00eb polic m\u00eb pyeti se ku po shkoja? \u201c N\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb Breg t\u00eb Diellit\u201d, i fola atij. U hamend, por nuk m\u00eb pyeti gj\u00eb tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa un\u00eb po vazhdoja t\u00eb ecja. N\u00eb pazar kishte pak njer\u00ebz, gjithashtu, edhe shit\u00ebs. Mora pak sende ushqimore p\u00ebr ngut, pak djath\u00eb dhe ve, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana ishin t\u00eb domosdoshme. N\u00eb dalje t\u00eb pazarit, n\u00eb an\u00ebn e poshtme, ishin vendosur dy tanke serbe, me gjas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Post\u00ebn e Re. Autobusat q\u00eb qarkullonin n\u00eb drejtim t\u00eb Bregut t\u00eb Diellit, nuk vinin, as nuk shkonin. Aty-k\u00ebtu v\u00ebrehej ndonj\u00eb taksist q\u00eb tin\u00ebzisht merrte ndonj\u00eb udh\u00ebtar. Hypja n\u00eb taksi ishte e rrezikshme p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit policor. Vendosa q\u00eb t\u00eb nisesha k\u00ebmb\u00eb, por as kjo nuk garantonte as gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 pasiguris\u00eb. Krejt n\u00eb dalje t\u00eb pazarit takova nj\u00eb shok timin me 10 cop\u00eb ve q\u00eb kishte vendosura n\u00eb nj\u00eb llastik t\u00eb tejduksh\u00ebm. Ai ngutej, t\u00eb mos e zinte terri, meq\u00eb banonte n\u00eb periferi te qytetit. M\u00eb tha se kishte frik\u00eb q\u00eb mos po u ndodhte f\u00ebmij\u00ebve ndonj\u00eb gj\u00eb e papritur?. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb jem aty. I thash\u00eb, mendo vet\u00ebm pozitivisht, se kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb duhet ndjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb trazuese.<\/p>\n<p>Duke ecur drejt lagjes sime m\u00eb ra nd\u00ebrmend, pse ai s\u2019kishte bler\u00eb m\u00eb shum\u00eb ve?. Pse aq pak, pse s\u2019e pyeta? N\u00eb fakt, kisha mund\u00ebsi t\u2019i ndihmoja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, por tani ishte b\u00ebr\u00eb von\u00eb. Ai kishte ikur me llastikun e bardh\u00eb t\u00eb tij n\u00eb dor\u00eb, i frik\u00ebsuar se \u00e7\u2019 po ndodhte. I trazuar ndodhesha edhe un\u00eb. Kalova af\u00ebr tre rokaqiejve n\u00eb Ulpjan\u00eb p\u00ebr n\u00eb Breg t\u00eb Diellit. Edhe pse kisha kaluar shum\u00eb her\u00eb k\u00ebtu-pari, asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb s\u2019e kisha shikuar fasad\u00ebn e k\u00ebtyre tre rokaqej q\u00eb u kishte r\u00ebn\u00eb dhe muret e tyre kishin mbetur t\u00eb shpluara. Pran\u00eb tyre dhe hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb i rrethonte rrall\u00eb kalonte ndonj\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja ishte afruar, nd\u00ebrsa secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet p\u00ebrpiqej t&#8217; i \u201cgrabite\u201d k\u00ebsaj fund-dite di\u00e7ka q\u00eb t&#8217; i gjendej n\u00eb moment krize. N\u00eb stacionet e benzin\u00ebs shihje kolona t\u00eb gjata automobilash q\u00eb prisnin p\u00ebr t\u2019u furnizuar me derivate t\u00eb naft\u00ebs.T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, pa p\u00ebrjashtim, ishin shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr \u00e7do rast rreziku.<br \/>\nM\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje nj\u00eb banor i Aktashit , i cili kishte bler\u00eb nj\u00eb dele dhe t\u00ebrhiqte zvar\u00eb drejt garzh\u00ebs. Ky rast m\u00eb dha t\u00eb kuptoja se un\u00eb s\u2019 kisha b\u00ebr\u00eb agj\u00eb p\u00ebr furnizim me arikuj ushqimor\u00eb, duke mos vler\u00ebsuar drejt situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po hynim. Ta them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk isha i shkujdesur vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Kisha injoruar th\u00ebnien e njohur: p\u00ebrgatitu p\u00ebr m\u00eb t\u00eb keqen, puno e shpreso p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb Breg t\u00eb Diellit, gjat\u00eb ver\u00ebs dhe vjesht\u00ebs 1998, u strehuan disa familje t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve ton\u00eb nga Shipitulla, t\u00eb miqve dhe dy tri familje t\u00eb tjera nga Drenica. N\u00eb dimrin e vitit 1998-1999 qe strehuar edhe familja e Muharrem Bashot\u00ebs nga Komorani, t\u00eb cil\u00ebn e gjeta aty kur u ktheva nga Amerika. Familja Bashota pas shum\u00eb peripecive n\u00ebp\u00ebr malet e Berish\u00ebs, m\u00eb n\u00eb fund, kishte arritur t\u00eb strehohej te ne.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 mars 1999 kur u ngrys, t\u00eb gjith\u00eb hym\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe, prisnim minutat e fundit t\u00eb skadimit t\u00eb ultimatiumit, gjithnj\u00eb n\u00eb pritje se a do t\u00eb fillonte fushata ajrore nga forcat e NATO-s?!. Ta them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ende kishim dyshime, hamendje se a do t\u00eb ndodhte kjo mrekulli. V\u00ebllai kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb bunker t\u00eb vog\u00ebl prapa sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb vog\u00ebl ndihm\u00ebse. Ai zinte kat\u00ebr pes\u00eb veta, por nuk kishte ndonj\u00eb forc\u00eb t\u00eb duhur mbrojt\u00ebse. Gjat\u00eb dit\u00ebs kishte d\u00ebrguar disa plafa dhe sende t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb strehoheshim aty, n\u00ebse do t\u00eb kishte nevoj\u00eb. Ai besonte se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb streh\u00eb mbrojt\u00ebse, por n\u00eb fakt ishte i mashtruar.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 8 e 15 minuta n\u00eb mbr\u00ebmje filloi bombardimi. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebrtisnim \u201c Fundi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d&#8230; Nga presioni i bombardimeve, kisha p\u00ebrshtypjen se luajti e t\u00ebr\u00eb toka. Ne, nga Bregu i Diellit, nga kati i dyt\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb pam\u00eb flak\u00ebn andej kah aeroporti i Prishtin\u00ebs dhe nj\u00eb tym t\u00eb zi q\u00eb ngrihej lart\u00eb p\u00ebrtej Veternikut. Ne na dukej se s\u00eb pari u sulmuan depot e ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb Hajvali dhe ato mes Bardhit (Bellaqevcit) t\u00eb Madh dhe t\u00eb Vog\u00ebl, ku ishte vendosur armatimi i sjell nga Maqedonia, pasi kjo ish Republik\u00eb jugosllave shpalli pavar\u00ebsin\u00eb. Maqedonia ishte e vetmmja q\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs jugosllve, kishte fituar pa luft\u00eb. Kryetar i saj i par\u00eb Kiro Gligorov, nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i serb\u00ebve, i cili n\u00eb Jugosllavi kishte pasur, p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore e politike. Po ky funksionar kishte deklaruar se n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb lufte n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedonia do t\u00eb hapte nj\u00eb koridor p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb nga do t\u00eb p\u00ebrcilleshin n\u00eb vendet tjera t\u00eb per\u00ebndimit. Dhe kjo s\u2019ishte kurrfar\u00eb befasie. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, kishin p\u00ebrjetuar t\u00eb gjitha format e segregacionit, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Jugosllavi.<br \/>\nV\u00ebllau, fill pas nisjes s\u00eb bombardimeve n\u00ebp\u00ebr terr, meqen\u00ebse ishte nd\u00ebrprer\u00eb elektriku, po zbriste shkall\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb dor\u00eb mbante nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me nj\u00eb bisht t\u00eb gjat\u00eb ahu.<br \/>\n\u201c\u00c7\u2019do me k\u00ebt\u00eb\u201d, e pyeta!<br \/>\n\u201cN\u00ebse tenton dikush t\u00eb futet brenda, t\u00eb mbrohemi\u201d, m\u00eb tha.\u00a0 I p\u00ebrkujtova se na paska marr\u00eb djalli! Po si t\u00eb mbrohemi nga huligan\u00ebt serb\u00eb? Nduersa ai mue tha:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebher\u00eb po i \u00e7oj f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb bunker kurse un\u00eb e ti po vendosemi n\u00eb mbrojtje n\u00eb dy qoshet e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00ebse dikush do t\u00eb tentoj\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. N\u00eb fakt ne, s\u2019kishim kurrfar\u00eb mund\u00ebsish t\u00eb p\u00ebrballeshim me terrorin serb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb or\u00eb pas fillimit t\u00eb bombardimeve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej dhomave ku kishim l\u00ebshuar perdet e errta n\u00eb dritare q\u00eb t\u00eb mos dep\u00ebrtonte nga jasht\u00eb drita e zbet\u00eb e qirit, me Muharrem Bashot\u00ebn q\u00eb ishte i strehuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, ngrit\u00ebm nga nj\u00eb got\u00eb me raki rrushi, duke u lutur q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, do t\u00eb fitonim lirin\u00eb. Ishte nj\u00eb lutje n\u00eb mes shpres\u00ebs dhe frik\u00ebs. I thash\u00eb mikut Bashota, t\u00eb mendojm\u00eb me optimiz\u00ebm se e mira ka p\u00ebr ta mundur t\u00eb keqen, ashtu si\u00e7 e drejta, t\u00eb padrejten historike ndaj nesh. Por, n\u00eb rrethana t\u00eb till\u00eb, ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos e mendoshe edhe t\u00eb keqen, q\u00eb rrinte varur n\u00eb kulmin e se cil\u00ebs sht\u00ebpi shqiptare.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb d\u00ebgjoheshin t\u00eb sht\u00ebna nga policia, ushtria dhe civil\u00ebt serb\u00eb. Ata shtinin drejt lagjeve shqiptare p\u00ebr t&#8217; i frik\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb braktisnin sa m\u00eb par\u00eb Kosov\u00ebn. Derisa t\u00eb tjer\u00ebt rrinin brenda, me t\u00eb v\u00ebllain, n\u00eb dy qoshe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, filluam t\u00eb b\u00ebnim roje. Kur nisi t\u00eb agoj\u00eb dita, hym\u00eb brenda. Nuk dinim asgj\u00eb se \u00e7\u2019 kishte ndodhur gjat\u00eb asaj nate n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kishim d\u00ebgjuar krisma arm\u00ebsh dhe kishim par\u00eb flak\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb djegies s\u00eb dyqaneve shqiptare nga serb\u00ebt dhe objektet ushtarake e policore t\u00eb bombarduara nga NATO. Nga lajmet e m\u00ebngjesit t\u00eb Radio-Tiran\u00ebs dhe qendrave tjera evropiane m\u00ebsuam p\u00ebr shum\u00eb ekzekutime q\u00eb kishin ndodhur gjithandej Kosov\u00ebs, e edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Nd\u00ebrkaq, agjensia Rojter thoshte se ishin ekzekutuar shum\u00eb shqiptar\u00eb, ishin pla\u00e7kitur, djegur e shkat\u00ebrruar shum\u00eb dyqane n\u00eb qend\u00ebr dhe periferi t\u00eb qytetit, si dhe ishin vrar\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb pronave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb or\u00eb pas fillimit t\u00eb bombardimeve, kryetari SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval (Oval Office) deklaronte :\u201d Mbyllja e k\u00ebsaj tragjedie, gjithsesi, \u00ebsht\u00eb imperativ moral\u201d. Ky theksoi se bombardimi po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ndaluar dhun\u00ebn brutale t\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit mbi civil\u00eb. Nuk duam t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet Bosnja.<\/p>\n<p>N\u00eb bombardime hyn\u00eb shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA, Anglin\u00eb dhe Gjermanin\u00eb.\u00a0 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, aeroplan\u00ebt gjerman\u00eb inkuadrohen n\u00eb nj\u00eb front lufte p\u00ebrkrah NATO-s. Mbi qiellin serb arriti edhe aeroplani amerikan B-2 q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si edhe F-117.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes i bruz\u00ebt, por me shpres\u00eb t\u00eb madhe, po zbardhte. N\u00eb lindje-nj\u00eb peizazh i kuq\u00ebrrem\u00ebt n\u00eb qiellin mbi Prishtin\u00eb, tregonte metafor\u00ebn simbolike t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb liris\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira.T\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb sht\u00ebpi, me pak p\u00ebrjashtime, s\u2019kishim b\u00ebr\u00eb gjum\u00eb. Secili ishte n\u00ebn presion, sidomos kur edhe BBC gjat\u00eb dit\u00ebs b\u00ebri publike vrasjet e intelektual\u00ebve dhe veprimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb ishin kryer gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Fush\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb Gjakov\u00eb e qytete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky ishte skenari serb i Millosheviqit, i mb\u00ebshtetur dhe i projektuar nga akademik\u00ebt dhe intelektual\u00ebt serb\u00eb, projektues edhe t\u00eb shum\u00eb elaborateve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre.<\/p>\n<p>Raportohej se mes nat\u00ebs 24 dhe 25 marsit disa polic\u00eb dhe paramilitar\u00eb me forc\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e avokatit Bajram Kelmendi q\u00eb ndodhej n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Vellusha&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb. Ata dhunsh\u00ebm kishin nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpia at\u00eb dhe dy djemt\u00eb e tij, Kushtrimin e Kastriotin. T\u00eb nes\u00ebrmen kufomat e tyre ishin gjetur af\u00ebr nj\u00eb stacioni karburantesh n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Fush\u00eb Kosov\u00eb. Gjithashtu, raportohej se n\u00eb Mitrovic\u00eb ishin vrar\u00eb Latif Berisha, profesor i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe kryetari Deg\u00ebs s\u00eb LDK, kryetari i sindikatave t\u00eb Mitrovic\u00ebs Agim Hajrizi me djal\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, forcat e sigurimit serb n\u00eb sy t\u00eb shoqes s\u00eb tij, kishin vrar\u00eb mjekun e njohur Izet Him\u00ebn, n\u00eb Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasjet e k\u00ebtyre intelektual\u00ebve dhe veprimtar\u00ebve ndikuan drejt\u00ebp\u00ebrdrejt n\u00eb ikjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova. Ky s\u2019 ishte skenar i ri nga Serbia.<br \/>\nAf\u00ebr kishim nj\u00eb familje serbe, ku jetonin tre v\u00ebllez\u00ebr me disa f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebn\u00ebn dhe gjyshen. Origjina e k\u00ebsaj familje ishte nga rrethina e Prizrenit, kurse babai i tre djemve, Jordani kishte vdekur me her\u00ebt. Ai shprehte nj\u00eb urrejtje t\u00eb fshehur ndaj shqiptar\u00ebve, sidomos pas demonstratave t\u00eb vitit 1981. Mir\u00ebpo, ishte koh\u00eb tjet\u00ebr dhe, at\u00eb urrejtje nuk kishte mund\u00ebsi ta kuror\u00ebzonte me veprim. Djalin e madh e kishte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe, kryesisht, q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb spital \u00e7menduri n\u00eb Nish, e ndonj\u00ebher\u00eb vinte edhe n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij. Nga ai ruanim f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl. I dyti, q\u00eb u shfaq si nacionalist serb, ishte b\u00ebr\u00eb drejtor i hotelit &#8220;Grand&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb nga nj\u00eb kamerier, pasi qen\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt nga puna n\u00eb vitin 1990. Kur filloi lufta n\u00eb Kroaci dhe Bosnj\u00eb, fqinji yn\u00eb, sallat e k\u00ebtij hoteli i l\u00ebshoi p\u00ebr tubime t\u00eb vullnetar\u00ebve serb\u00eb, q\u00eb nga Kosova p\u00ebrcillsheshin me zhurm\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb zonat e luft\u00ebs. Shihej n\u00eb shoq\u00ebri me njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Arkanit dhe Sheshelit, nd\u00ebrsa i vogli, Sllavku kishte nj\u00eb natyr\u00eb pak m\u00eb t\u00eb but\u00eb, ishte m\u00eb i shoq\u00ebruar dhe fliste edhe shqip. Pra, ky ishte fqinji yn\u00eb serb q\u00eb sht\u00ebpia e tij nuk kishte distanc\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb metra prej ton\u00ebs. Jo fort larg, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ishin edhe dy familje serbe q\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj lagje kishin pasur probleme t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme m\u00eb her\u00ebt, sidomos me familjen e Zhik\u00ebs q\u00eb ishte pronar i nj\u00eb sht\u00ebpie af\u00ebr rrug\u00ebs kryesore, pothuaj p\u00ebrball\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201cIsmail Qemaili\u201d.<\/p>\n<p>Ja si e p\u00ebrshkruan hotel Grandin e Prishtin\u00ebs James Pettfer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Londra, kur ishte drejtor fqinji yn\u00eb Zorani, n\u00eb librin etij \u201cEkspresi i Kosov\u00ebs\u201d:\u201d Kulla komuniste prej betoni dhe e sh\u00ebmtuar e Grandit ishte di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, nj\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm ku mund t\u00eb vihej makina e terrorit shtet\u00ebror t\u00eb Arkanit. Pamja e jashtme ishte e tmerrshme, por brend\u00ebsia kishte poezi, poezin\u00eb e rrezikut t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb frik\u00ebs. Gjith\u00e7ka ishte e zez\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel varr. Dyshemeja ishte e zez\u00eb, muret e zeza, orendit\u00eb t\u00eb zeza, perde t\u00eb zeza dhe kamerier\u00ebt mbanin pantollana dhe xhaketa t\u00eb zeza\u2026n\u00eb jehon\u00ebn e muzik\u00ebs gjat\u00eb mbr\u00ebmjeve t\u00eb egra n\u00eb katin e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb Grandit, ku rendet e gjata t\u00eb serb\u00ebve k\u00ebrcenin horo-n, mb\u00ebrmje me nj\u00eb qind t\u00eb ftuar, q\u00eb organizohen sa her\u00eb q\u00eb dikush ik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ushtri. Kjo bot\u00eb e zhdukur dhe e humbur shtrihet n\u00eb kujtes\u00ebn time me turmat e vajzave t\u00eb gjata e hollake serbe, q\u00eb e shihnin rekrutin ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb t\u00eb fundit. Salla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrcenin ishte e gjat\u00eb, e err\u00ebt, e zymt\u00eb, nj\u00ebsoj si mbr\u00ebmja e lamtumir\u00ebs n\u00eb kazerma\u2026 Jeta ishte luft\u00eb n\u00eb Prishtin\u00ebn e Millosheviqit e t\u00eb Arkanit. Ishte nj\u00eb luft\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt serb\u00ebt besonin se nuk mund ta humbisnin\u201d. Ky fragment i p\u00ebrket luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, n\u00eb prag t\u00eb tjetr\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb disa sht\u00ebpi t\u00eb lagjes son\u00eb, ishin vendosur refugjat\u00eb, sidomos nga rajoni i Drenic\u00ebs. Dy v\u00ebllez\u00ebrit, Zorani dhe Sllavku kan\u00eb k\u00ebrkuar nga fqinj\u00ebt t\u00eb mos pranojn\u00eb asnj\u00eb familje refugjat\u00ebsh. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar fqinj\u00ebt shqiptar\u00eb. Ka pasur raste kur kan\u00eb tentuar t\u00eb hyjn\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb oborrin e familjeve tona me pretekse t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb familje serbe ushtar\u00ebt e Arkanit hynin, si t\u00eb ishte shtab lufte. N\u00eb fakt kjo ishte b\u00ebr\u00eb depo arm\u00ebsh e mallrash t\u00eb pla\u00e7kitura, ku nuk p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsai edhe e dhunimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bez i zi n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve serb\u00eb p\u00ebr shkak te vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre, kohe m\u00eb par\u00eb, ishte hequr dhe qe vendosur nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nga larg s\u2019ishim n\u00eb gjendje ta\u00a0 identifikonim. Lidhjet e Zoranit me kriminel\u00ebt e Arkanit mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin seriozisht jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb lagje. Mjaftonte vet\u00ebm ta drejtonte gishtin kah ndonj\u00ebra familje, asgj\u00eb nuk duhej m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan\u00a0 Muhamet Mjeku Dita e 24 marsit 1999 (e m\u00ebrkur\u00eb), ishte caktuar si afat i fundit p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb ta pranonte marr\u00ebveshjen e Rambouillet. Kjo, edhe p\u00ebrkund\u00ebr ultimatumit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, s\u2019u p\u00ebrfill nga regjimi i Millosheviqit. Urdh\u00ebri i prer\u00eb q\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb n\u00ebnshkruhej dokumenti, do t\u00eb bombardohej nuk u mor si \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2589,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-2588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2588"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2591,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588\/revisions\/2591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}