{"id":25857,"date":"2020-05-29T15:06:00","date_gmt":"2020-05-29T13:06:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25857"},"modified":"2020-05-29T17:08:47","modified_gmt":"2020-05-29T15:08:47","slug":"keshilli-koordinues-i-diaspores-dhe-qeveria-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25857","title":{"rendered":"K\u00cbSHILLI KOORDINUES I DIASPOR\u00cbS DHE QEVERIA RAMA"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/K\u00cbSHILLI-KOORDINUES-I-DIASPOR\u00cbS.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25858\" width=\"586\" height=\"266\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/K\u00cbSHILLI-KOORDINUES-I-DIASPOR\u00cbS.jpg 512w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/K\u00cbSHILLI-KOORDINUES-I-DIASPOR\u00cbS-300x136.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 586px) 100vw, 586px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00eb e fundit, lexova me v\u00ebmendje deklarat\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb K\u0451shilli Koordinues i Diaspor\u0451s (KKD) mbi zhvillimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij K\u00ebshilli shfaqin \u201cshqet\u00ebsimin\u201d e tyre p\u00ebr shembjen ilegale t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale politike n\u00eb vend.\u00a0 Si\u00e7 dihet, ky institucion p\u0451rfaq\u0451son interesat e diaspor\u0451s dhe synon nj\u00ebherazi t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb ur\u00eb ur\u0451 lidh\u0451se, kryesisht, me institucionet qeveritare, t\u00eb pak\u00ebn ashtu duket deri m\u00eb tani.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e l\u00ebshuar me 22 Maj, 2020 &#8212; KKD thot\u00eb se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKa ndjekur me shqet\u0451sim t\u0451 ve\u04abant\u0451 situat\u0451n e krijuar nga shembja e godin\u0451s s\u0451 Teatrit Komb\u0451tar.&nbsp; M\u0451nyra dhe momenti q\u0451 u zgjodh nga qeveria p\u0451r t\u0451 prishur godin\u0451n, shoq\u0451ruar me arroganc\u0451n kund\u0451r atyre me mendim ndryshe, n\u2019a shqet\u0451son pasi vihet seriozisht n\u00eb diskutim e ardhmja e Shqip\u0451rise si nj\u0451 shtet demokratik.&nbsp; \u00cbsht\u0451 e pakuptueshme se si n\u0451 \u04abastet e r\u0451nda t\u0451 pandemis\u0451, nj\u00eb nga prioritetet e qeveris\u0451 ishte prishja e Teatrit Komb\u0451tar.&nbsp; Shoq\u0451ria shqiptare n\u0451 k\u0451t\u0451 periudh\u00eb t\u00eb paprecedent ka nevoj\u0451 p\u0451r qet\u0451si dhe unitet dhe jo veprime t\u0451 nxituara dhe konflikte t\u00eb panevojsheme\u201d, theksohet n\u00eb deklarat\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb p\u00ebrfaqsues\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare.&nbsp; KKD me t\u00eb drejt\u00eb i referohet edhe dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur kund\u00ebr protestuesve dit\u00ebn e shembjes s\u00eb Teatrit, si \u201cnj\u00eb akt i shemtuar dhe aspak demokratik\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thek\u00ebsohet se: \u201cNe d\u0451nojm\u0451 pa asnj\u0451 rezerv\u0451 veprimet e qeveris\u0451 p\u0451r sh\u0451mbjen e Teatrit Komb\u00ebtar, munges\u0451n e transparenc\u0451s, shkeljet ligjore, dhe nxitimin n\u0451 marrjen e vendimeve\u201d.&nbsp; KKD u b\u00ebn thirrje forcave politike n\u0451 Shqip\u0451ri q\u0451 t\u0451 zhvillojn\u0451 dialogun dhe jo arroganc\u0451n e treguar deri tani dhe q\u00eb t\u00eb ndalohet menj\u00ebher\u0451 ndjekja penale kund\u0451r personave t\u0451 arrestuar e dhunuar n\u0451 protest\u0451n e dat\u0451s 17 Maj, nd\u00ebrsa theksojn\u00eb se \u201cndjekje penale ndoshta duhet rezervuar p\u0451r ata q\u0451 urdh\u0451ruan shembjen dhe ushtruan dhun\u0451n\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dihet se K\u00ebshilli Koordinues i Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb organizuar dhe miratuar nga qeveria e Kryeministrit Rama, por KKD thot\u00eb se megjithk\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje, ky ent \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur nga qeveria.&nbsp; E p\u00ebrsh\u00ebndes KKD-\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb mbi shembjen ilegale t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar!&nbsp; Por megjith\u00ebse kjo deklarat\u00eb e KKD-s\u00eb kund\u00ebr shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nga autoritetet shqiptare \u00ebsht\u00eb mjaft e fort\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje, p\u00ebr mua \u00e7do organizat\u00eb q\u00eb formohet dhe miratohet nga nj\u00eb qeveri &#8212; m\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshoj\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet dhe objektivat e cil\u00ebsdo qeveri qoft\u00eb, p\u00ebrfshir edhe qeverin\u00eb e Kryeministrit Rama, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb orgnaiztae t\u00eb till\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike personale dhe partiake.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019prej fillimit, un\u00eb e kam mir\u00ebpritur \u201cSamitin e Diaspor\u00ebs\u201d dhe krijimin e K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb Diaspor\u00ebs, nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia, si nj\u00eb mas\u00eb me vend megjithse e vonuar, p\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb meriton diaspora.&nbsp; M\u00eb ka p\u00eblqyer ideja e takimeve t\u00eb organizuara p\u00ebr diaspor\u00ebn edhe nga Kosova dhe Maqedonia sepse takime t\u00eb tilla merrnin nj\u00eb dometh\u00ebnje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare.&nbsp; T\u00eb pak\u00ebn n\u00eb takime t\u00eb tilla ishim t\u00eb bashkuar, mendoja un\u00eb.&nbsp; Samitin e par\u00eb t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb e kam konsideruar si fillimi i nj\u00eb dialogu t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb komb\u00ebtar, dialog i cili ka munguar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb midis diaspor\u00ebs dhe Atdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ishte shpresa, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, Samitet e Diaspor\u00ebs i p\u00ebrngjanin m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mitingu politik t\u00eb Ram\u00ebs dhe nuk pasqyruan dialog komb\u00ebtar as politik, si\u00e7 pritej, midis diaspor\u00ebs dhe autoriteteve shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, besoj se mund t\u00eb vin\u00eb edhe antar\u00ebt e KKD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato samite.&nbsp; N\u00eb deklarat\u00ebn e tyre m\u00eb sip\u00ebr, KKD u b\u00ebn\u00eb thirrje, \u201cforcave politike n\u0451 Shqip\u0451ri q\u0451 t\u0451 zhvillojn\u0451 dialogun dhe jo arroganc\u0451n e treguar deri tani\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb i kisha menduar takimet e diaspor\u00ebs n\u00eb Atdhe si tubime komb\u00ebtare, t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs nga t\u00eb gjitha trevat dhe nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs.&nbsp; Tubime q\u00eb do t\u00eb pasqyronin vlerat m\u00eb t\u00eb mira st\u00ebrgjyshore t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe vlerat per\u00ebndimore t\u00eb toleranc\u00ebs politike dhe traditave st\u00ebrgjyshore dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb bashkrenduar forcat p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gusht, t\u00eb vitit 2016 duke folur n\u00eb New York para disa p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb komunitetit n\u00eb lidhje me planet p\u00ebr samitet e ardh\u00ebshme t\u00eb diaspor\u00ebs, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Rama ishte shprehur duke njoftuar mbajtjen e samitit t\u00eb diaspor\u00ebs se samiti, sipas tij, ishte&nbsp; \u201cNj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb treguar se ne mund t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, por gjithmon\u00eb t\u00eb bashkuar rreth vlerave tona, gjuh\u00ebs dhe identitetit ton\u00eb unik shqiptar.&nbsp; Nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi rrug\u00ebt dhe m\u00ebnyrat e bashk\u00ebpunimit me shembuj suksesi nga heronjt\u00eb e diaspor\u00ebs\u201d. Ka th\u00ebn\u00eb ai.&nbsp;&nbsp; Zoti Rama ishte shprehur gjithashtu se Samitet e Diaspor\u00ebs duhej t\u00eb \u201cpromovonin edhe imazhin e vlerave tona m\u00eb t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb prej nesh jasht\u00eb Atdheut p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli ose m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, u jemi p\u00ebrshtatur vlerave politike per\u00ebndimore, demokracis\u00eb, toleranc\u00ebs p\u00ebr kund\u00ebrshtarin dhe respekt ndaj mendimeve t\u00eb kund\u00ebrta, respekt p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb shtypit n\u00eb ve\u00e7anti, e t\u00eb tjera.&nbsp; Andaj k\u00ebto vlera per\u00ebndimore, Z. Rama, ne t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare jemi munduar t\u2019i gj\u00ebrshetojm\u00eb me vlerat tona tradicionale komb\u00ebtare st\u00ebrgjyshore.&nbsp; M\u00eb vjen keq t\u00eb them por nga ajo q\u00eb kemi par\u00eb deri sot, ne t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare nuk kemi asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ju.&nbsp; Z. Kryeminist\u00ebr, shembja e stilit terrorist nga autoritetet shqiptare e Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb dhe qeverisja juaj aktuale \u2013si\u00e7 ve n\u00eb dukje edhe deklarata e K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb Diaspor\u00ebs m\u00eb lart\u00eb \u2013 tregon se nuk kemi asgj\u00eb m\u00eb, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ju sa u p\u00ebrket vlerave politike e morale \u2013 qofshin ato st\u00ebrgjyshore, qofshin ato per\u00ebndimore.&nbsp; Shembja e Teatrit Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7eshtje shqet\u00ebsimi p\u00ebr diaspor\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, urat po prish\u00ebn dhe lidhjet shpirt\u00ebrore po pak\u00ebsohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb midis diaspor\u00ebs shqiptare dhe Atdheut ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb qeverisjes tuaj autoritare, si\u00e7 u pasqyrua koh\u00ebt e fundit edhe me shembjen e ilegale t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, si vet\u00ebm nj\u00eb nga ngjarjet shqet\u00ebsuese, q\u00eb sipas deklarat\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb, \u201cme karakter t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Dit\u00eb e fundit, lexova me v\u00ebmendje deklarat\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb K\u0451shilli Koordinues i Diaspor\u0451s (KKD) mbi zhvillimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij K\u00ebshilli shfaqin \u201cshqet\u00ebsimin\u201d e tyre p\u00ebr shembjen ilegale t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr gj\u00ebndjen aktuale politike n\u00eb vend.\u00a0 Si\u00e7 dihet, ky institucion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25858,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-25857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25859,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25857\/revisions\/25859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}