{"id":25807,"date":"2020-05-22T11:43:05","date_gmt":"2020-05-22T09:43:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25807"},"modified":"2020-05-22T11:43:05","modified_gmt":"2020-05-22T09:43:05","slug":"amanetin-e-mban-toka-gezuar-ditelindjen-prof-ernest-koliqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25807","title":{"rendered":"AMANETIN E MBAN TOKA &#8211; G\u00cbZUAR DIT\u00cbLINDJEN PROF. ERNEST KOLIQI!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25808\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>20 Maji (1903) sh\u00ebnon dit\u00eblindjen e Profesor Ernest Koliqit. &nbsp;G\u00ebzuar Dit\u00eblindjen i dashur Profesor Koliqi! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e konsideorj veten t\u00eb privilegjuar q\u00eb kam pasur fatin t\u00eb njihja megjith\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, Profesor Koliqin, gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1970.&nbsp; Deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb me 15 Janar, 1975, shk\u00ebmbenim letra, t\u00eb pak\u00ebn, dy tre her\u00eb n\u00eb vjet. &nbsp;Detyrimi im p\u00ebr ta kujtuar at\u00eb, rrjedh\u00eb nga nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Profesor Koliqi m\u00eb ka d\u00ebrguar n\u00eb vitin 1972.&nbsp; Letra e tij erdhi pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje amatore nga ana ime p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb fletushk\u00eb kushtuar rinis\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim. &nbsp;Ishte nj\u00eb let\u00ebr me k\u00ebshilla tep\u00ebr t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri nga nj\u00eb personalitet si Ernest Koliqi, por q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrmbante edhe nj\u00eb amanet. Ai shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cI dashtuni Fran, m\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut, \u201cRinija Shqyptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d. &nbsp;G\u00ebzohem pik\u00eb ma s\u00eb pari q\u00eb je mir\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb ndjekish studimet, e n\u00eb fund, p\u00ebr botimin kushtue mas\u00ebs s\u00eb re q\u00eb larg prej Atdheut ka shum\u00eb nevoj\u00eb t\u2019ushqehet me shkrime t\u00eb sh\u00ebndoshta shqipe.&nbsp; T\u00eb lumt\u00eb! Asht\u00eb nji filles\u00eb plot premtime.&nbsp; Mbaje mend ve\u00e7 nji fjal\u00eb t\u00eb mo\u00e7me: \u2018Trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u2019.&nbsp; Avit moshatar\u00eb sa ma shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundesh.&nbsp; N\u2019 asht\u00eb se kjo fletore do t\u00eb merret edhe me let\u00ebrsi, mos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d. Ishte ky, pra, amaneti i tij, nj\u00eb amanet q\u00eb jam munduar ta mbaj\u00eb me at\u00eb kapacitetin tim t\u00eb vog\u00ebl, duke e kujtuar at\u00eb kur kam pas\u00eb mund\u00ebsi me gjith\u00eb kufizimet e mia n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb gjithan\u00ebshme \u2013 brenda dhe jasht\u00eb Atdheut &#8212; duke filluar nga viti 1918 e deri n\u00eb vitin 1975, kur nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kujtimeve nga disa takime me t\u00eb dhe respektit t\u00eb madh q\u00eb kam p\u00ebr veprat dhe jet\u00ebn e Ernest Koliqit, \u00ebsht\u00eb edhe ky amanet pra q\u00eb m\u00eb detyron t\u00eb mos e harroj dhe ta kujtoj at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time m\u00eb modeste, nga koha n\u00eb koh\u00ebdhe n\u00eb raste si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja e tij, si nj\u00ebrin prej t\u00eb m\u00ebdh\u00ebjve t\u00eb Kombit, por megjith\u00eb kontributin e tij t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, i p\u00ebrjashtuar dhe denigruar nga regjimi komunist shqiptar, mbetet pothuaj i harruar dhe i kritikuar edhe sot &#8212; nga pseudo-historian\u00ebt nostalgjik\u00eb t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8212; 30-vjet pas shembjes s\u00eb regjimit komunist.&nbsp; Un\u00eb nuk kam p\u00ebrgatitjen as nuk jam i denj\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj vepr\u00ebn dhe kontributet e shumta t\u00eb Ernest Koliqit, por amanetin p\u00ebr t\u00eb mos e harruar at\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt autor\u00eb si ai, t\u00eb p\u00ebrjashtruar nga let\u00ebrsia shqipe prej regjimit komunist dhe nga mbeturinat e atij regjimi deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme \u2014 p\u00ebrpiqem me modesti ta \u00e7oj n\u00eb vend, nga hera n\u00eb her\u00eb, amanetin e tij, p\u00ebr t\u00eb mos e harruar at\u00eb dhe autor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga komunizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pasi jemi ende n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje shokuese shpirt\u00ebrore&nbsp; n\u00eb lidhje me&nbsp; shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb 17 majit, si nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb brutale dhe m\u00eb t\u00eb dh\u00ecmbshme n\u00eb historin\u00eb kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ia vlen\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb Ernest Koliqin edhe me k\u00ebt\u00eb rast, pasi si\u00e7 duket, historikisht, ai dhe shum\u00eb&nbsp; t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb historis\u00eb shqiptare kan\u00eb pasur lidhje me Teatrin Komb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr. &nbsp;Ernest Koliqi ishte pr\u00ebparimtar. &nbsp;Besoj se ai do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb teatri t\u00eb ri dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb standardeeve evropiane, pasi ai nga ajo kultur\u00eb vinte. Por nuk besoj se do t\u00eb kishte miratuar shembjen p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, pasi ai ishte edhe nj\u00eb ruajt\u00ebs, mbrojt\u00ebs dhe kultivues i historis\u00eb dhe identitetit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo dhe kurdoher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb jem gabim, por besoj se kjo foto historike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim i mbajtur n\u00eb i ish-Teatri Komb\u00ebtar &#8212; i rr\u00ebnuar brutalisht m\u00eb 17 Maj nga autoritetet e qeveris\u00eb socialiste pseudo-demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sot\u00ebme\u2014n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00eb vitin e 1942 strehohej edhe Instituti i Studimeve Shqiptare, i kryesuar nga Profesor Ernest Koliqi.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb Institut ka filluar botimi i v\u00ebllimeve t\u00eb m\u00ebdha, \u201cStudime e Tekste\u201d, ku bashkpunuan linguist\u00ebt, jurist\u00ebt dhe folklorist\u00ebt si the albanolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb asaj kohe. N\u00eb \u201cNumrin P\u00ebrkujtimuer\u201d t\u00eb revist\u00ebs Sh\u00ebjzat, me rastin e vdekjes s\u00eb Profesor Koliqit, n\u00eb vitin 1975, sh\u00ebnohet se pas largimit t\u00eb tij nga Ministria e Arsimit, n\u00eb vitin 1942, Profesor Koliqi em\u00ebrohet Kryetar i Institutit t\u00eb Studimeve Shqiptare,(Shih foton m\u00eb lart\u00eb) me qellim p\u00ebr t\u00eb vazhduar vepren e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kongresi i Manastrit.&nbsp; Aty sh\u00ebnohet se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Profesor Koliqi bashkpunoi me Mustafa Merlika Kruj\u00ebn, Karl Gurakuqin, Asdrenin, Ali Asllanin, Lasgush Poradecin, Anton Logorecin, Ismet Toton, e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Ernest Koliqi, si Minist\u00ebr i Arsimit luajti rolin kryesor dhe historik t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe duke hapur shkolla an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr.&nbsp; \u201cK\u00ebto shkolla\u201d, sipas Dr. Rexhep Krasniqit, ish-Kryetarit t\u00eb \u201cKomitetit Shqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d n\u00eb Nju Jork, \u201cU b\u00ebn\u00eb baza me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e gj\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb shum\u00ebansh\u00ebm t\u00eb arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Jugosllavin\u00eb\u201d, e at\u00ebhershme. &nbsp;E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara se nga kjo politik\u00eb e Ernest Koliqit, ka p\u00ebrfituar edhe brezi im n\u00eb krahin\u00ebn e Ulqinit, pasi m\u00ebsuesit e mi dhe t\u00eb bashkmoshatar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb shkollave fillore n\u00eb ato zona, ishin trajnuar nga arsimtar\u00ebt dhe m\u00ebsuesit nga Shqip\u00ebria q\u00eb kishte d\u00ebrguar atje Ernest Koliqi.&nbsp; Ia kemi borxh atij, sepse, po t\u00eb mos ishte p\u00ebr k\u00ebta emisar\u00eb t\u00eb Koliqit dhe p\u00ebr shkollat shqipe q\u00eb ata hap\u00ebn n\u00eb trojet shqiptare, ndoshta as shqip nuk do flisnim sot &#8212; un\u00eb as t\u00eb tjer\u00ebt bashkmoshatar\u00eb t\u00eb mi, e si rrjedhim as brezat pas nesh.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshiroj ta mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb kujtim me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb Ernest Koliqit me disa vargje nxjerr\u00eb nga poemthi me titull, \u201cSymfonija e Shqipevet\u201d, kushtuar lasht\u00ebsis\u00eb shqiptare nj\u00eb prej veprave t\u00eb tija q\u00eb frym\u00ebzon atdhetarizmin dhe lart\u00ebson shpirtin e lexuesit edhe sot e k\u00ebsaj dite. &nbsp;Sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb historike kur n\u00eb horizontin shqiptar po duken disa re t\u00eb zeza, Koliqi ka shkruar se q\u00ebllimi i k\u00ebtij poemthi \u2014\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb besimin n\u00eb Atdhe me nj\u00eb krijim mitesh shqiptare, t\u00eb cilat sipas tij, d\u00ebshmojn\u00eb se asnj\u00eb penges\u00eb dhe shkat\u00ebrrim gjat\u00eb historis\u00eb nuk mundi t\u00eb shuante palcin gjallnues t\u00eb rodit ton\u00eb. &nbsp;Q\u00ebllimi tjet\u00ebr i botimit t\u00eb k\u00ebsaj simfonie valvit\u00ebse fjal\u00ebsh fantastike, sipas autorit, \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb ndjell\u00eb agime ma t\u00eb k\u00ebthjellta popullit shqiptar\u201d, n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur fliste e shkruante p\u00ebr Shqip\u00ebri, Ernest Koliqi nuk kishte n\u00eb mend vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb e kufijve t\u00eb sot\u00ebm, por nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb p\u00ebrfshinte shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trojeve autoktone n\u00eb Ballkan. &nbsp;Nep\u00ebrmjet tre poet\u00ebnve imagjinar\u00eb n\u00eb \u201cSymfonin\u00eb e Shqipevet\u201d, ai shpreh\u00eb besimin e tij n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e cila megjith\u00eb, \u201cerr\u00ebsit\u00eb e nat\u00ebs\u201d \u2013 Koliqi prapseprap shpreson dhe beson se virtytet e m\u00ebdha t\u00eb Kombit shqiptar, do t\u2019i mbeten trash\u00ebgimi brezave t\u00eb tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, duke shprehur besimin e tij me tre poet\u00ebt e \u201cSymfonis\u00eb s\u00eb Shqipevet\u201d &#8211;megjith\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Kombi shqiptar &#8212; n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe me drejt\u00ebsi, n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim dhe hare, drejt agimeve t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, duke deklaruar se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBESOJM\u00cb n\u00eb Shqipni edhe n\u00eb virtytet e mshefta q\u00eb ruen gjaku illyro-thrak i bijve t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb misjonin e nalt\u00eb q\u00eb Perendia, si\u00e7 do kombit n\u00eb bot\u00eb, i sh\u00ebnoi edhe kombit t\u00eb vog\u00ebl shqiptar, mot e sot, n\u00eb vallen e shekujve t\u00eb palindun.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb v\u00ebllaznimin e madh t\u00eb Shiptar\u00ebve q\u00eb tue u forcue, ka me i falun fisit t\u2019on\u00eb agime ma t\u00eb drejta.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb pun\u00ebn e Shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebllaznuem e n\u00eb lumnin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb kombit parmenda e bujkut, veli i detarit, penda e dijetarit, kullma e farkatarit, buza e poetit, spata e druvarit, m\u00ebsimi i fetarit, kur k\u00ebto t\u00eb l\u00ebvizin e t\u00eb kumbojn\u00eb tue veprue n\u2019emnat e ngjitun e t\u00eb pandam\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb e t\u00eb Shqipnis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb fisnikin\u00eb e gojdhanave st\u00ebrgjyshore dhe n\u00eb lulzimin e ri t\u00eb k\u00ebtyne, nd\u00ebr breznina q\u00eb ecin prej territ kah drita.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb Flamur t\u2019on\u00eb edhe n\u00eb frytin e vuejtjeve q\u00eb p\u00ebr T\u00eb u bajten n\u00eb dobin\u00eb e gjakut q\u00eb p\u00ebr T\u00eb u derdh.<\/p>\n\n\n\n<p>BESOJM\u00cb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb v\u00ebllaznore q\u00eb Flamuri i Shqipnis\u00eb ka me sigurue tue rrah i lir\u00eb n\u00eb qiejt q\u00eb presin diella ma t\u00eb ndritsh\u00ebm and\u2019e kand n\u2019at\u00eb tok\u00eb, ku na p\u00ebrkundi n\u00eb djep kanga e nji nane arb\u00ebnore dhe n\u00eb gji t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shpresojm\u00eb me u dhan\u00eb pushim k\u00ebtyne esht\u00ebnave t\u00eb lodhun.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Besimi n\u00eb Atdhe i Ernest Koliqit, ishprehur nep\u00ebrmjet poemthit \u201cSymfonija e Shqipevet\u201d. &nbsp;Ky \u00ebsht\u00eb edhe Besimi q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb \u00e7do shqiptar kudo, e sidomos elita politike aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; pa marr\u00eb parasysh\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Kombi. &nbsp;Ky \u00ebsht\u00eb edhe amaneti i mbajtur nga un\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb madh, por t\u00eb p\u00ebrjashtuar e t\u00eb harruar t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>20 Maji (1903) sh\u00ebnon dit\u00eblindjen e Profesor Ernest Koliqit. &nbsp;G\u00ebzuar Dit\u00eblindjen i dashur Profesor Koliqi! &nbsp; Nga Frank Shkreli Un\u00eb e konsideorj veten t\u00eb privilegjuar q\u00eb kam pasur fatin t\u00eb njihja megjith\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, Profesor Koliqin, gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25807"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25807\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25809,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25807\/revisions\/25809"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}