{"id":25804,"date":"2020-05-22T11:36:24","date_gmt":"2020-05-22T09:36:24","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25804"},"modified":"2020-05-22T11:36:24","modified_gmt":"2020-05-22T09:36:24","slug":"nikolla-pashiqi-dhe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25804","title":{"rendered":"NIKOLLA PASHIQI DHE SHQIPTAR\u00cbT"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"580\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Nikolla-pashiqi-dhe-shqiptaret.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25805\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Nikolla-pashiqi-dhe-shqiptaret.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Nikolla-pashiqi-dhe-shqiptaret-207x300.jpg 207w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><figcaption><strong>Nikolla Pashiqi<\/strong><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nik\u00eb Gashaj, Politolog<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke vazhduar pa nd\u00ebrprerje politik\u00ebn e qeveris\u00eb serbe qysh nga viti 1912, qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb borgjeze gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit paten si q\u00ebllim strategjik eliminimin total t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn shp\u00ebrnguljen e tyre n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb homogjenizimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse. Gjithashtu, q\u00ebllimi strategjik u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb procesin e denacionalizimit dhe t\u00eb asimilimit t\u00eb nacionalitetit shqiptar\u00eb\u00a0 n\u00eb Jugosllavi. Programin e k\u00ebtill\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve qarqet sunduese e realizuan me metoda dhe forma t\u00eb shumta, nd\u00ebr t\u00eb cilat po p\u00ebrmendim k\u00ebto:<\/p>\n\n\n\n<p>a) Qarqe m\u00eb ekstreme dhe m\u00eb reaksionare shoviniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb borgjeze synuan eliminimin e shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb gjenocidit fizik. Ky q\u00ebllim u realizua n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb masakrimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb 1912 dhe prej 1918 deri m\u00eb 1924, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb vrasjes e t\u00eb likuidimit individual t\u00eb njer\u00ebz\u00ebve deri n\u00eb vitin 1941. Gjithashtu, pas sulmit t\u00eb forcave fashiste kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1941 u keqp\u00ebrdor ushtia p\u00ebr masakrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb disa vise t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrndryshe, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb monarkiste dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb borgjeze k\u00ebto forca ekstreme zbatuan terror dhe keq\u00ebp\u00ebrdorime permanente ndaj popullsis\u00eb shqiptare me q\u00ebllim t\u00eb zhdukjes s\u00eb tyre fizike.<\/p>\n\n\n\n<p>b) Pjes\u00ebt m\u00eb liberale t\u00eb qarqeve sunduese n\u00eb Jugosllavin\u00eb borgjeze shpresuan se shqiptar\u00ebt do t\u2019i eliminojn\u00eb nga trualli i Jugosllavis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb denacionalizimit dhe t\u00eb asimilimit ty tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim optimisti m\u00eb i madh ishte Nikolla Pashiqi i cili m\u00eb 1918 deklaroi se n\u00eb priudh\u00ebn e 25\u00a0 vjet\u00ebve t\u00eb ardhshme shqiptar\u00ebt do t\u00eb eliminoheshin. M\u00ebndim t\u00eb ngjash\u00ebm shprehu edhe prefekti n\u00eb Prishtin\u00eb, i cili shpresoi se \u201carnaut\u00ebt me kalimin n\u00eb fen\u00eb ortodokse do t\u00eb braktisin komb\u00ebsin\u00eb e vet, sepse e din\u00eb se\u00a0 paraardh\u00ebsit e tyre ishin ortodoks\u00eb\u201d Mir\u00ebpo,\u00a0 p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rezistenc\u00ebn ndaj politik\u00ebs s\u00eb asimilimit, p\u00ebr arsye t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb eliminimin e gjuh\u00ebs shqipe, q\u00eb kishte pak pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me gjuh\u00ebn serbokroate, dhe p\u00ebr arsye t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnies s\u00eb vendosur t\u00eb masave shqiptare procesit t\u00eb denacionalizmit, ky q\u00ebllim p\u00ebr asimilimin e popullsis\u00eb shqiptare nuk mund t\u00eb realizohej gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb borgjeze.<\/p>\n\n\n\n<p>c) Duke par\u00eb se eliminimi i shqiptar\u00ebve me ndihm\u00ebn e gjenocidit fizik dhe t\u00eb asimilimit nuk dha rezultate t\u00eb d\u00ebshiruara, qeveria jugosllave inicoi debatin \u201cshkencor\u201d n\u00eb Klubin kulturor t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 1936, i cili duhej t\u00eb gjente rrug\u00eb dhe m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr eliminimin e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr eliminimin e homogjenizimit t\u00eb saj n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Serbi Jugore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat u dalluan posa\u00e7\u00ebrisht Gjoka Perina, Orestije K\u00ebrstiq, Borivoje Bunjevac, Vasa \u00c7ubrilloviq e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto diskutime u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb at\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb asimilimit dhe t\u00eb kolonizimit t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb viseve ku jetonin shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb eliminojej homogjenizimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb territoret gjegj\u00ebse t\u00eb t\u00eb ashtuquejtur\u00ebs Sebi Jugore dhe se kjo do t\u00eb mund t\u00eb arrihej vet\u00ebm me shp\u00ebrnguljen masive e t\u00eb dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, n\u00eb rend t\u00eb pare n\u00eb Turqi. Shp\u00ebrngulja e k\u00ebtill\u00eb, sipas pohimeve t\u00eb k\u00ebtyre autor\u00ebve, kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe komb\u00ebtare, strategjike dhe politike p\u00ebr shtetin jogosllav.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbasi konstatoi se me politk\u00ebn e deriat\u00ebhershme shtet\u00ebrore nuk u pak\u00ebsua, por u shtua homogjenizmi i shqiptar\u00ebve n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse, Gjoka Perina tha: \u201cK\u00ebta arnaut\u00eb, si element\u00eb i huaj, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sot nj\u00eb rrezik komb\u00ebtar dhe politik. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb fuqish\u00ebm e kompakt\u00eb, kan\u00eb z\u00ebn\u00eb pozit\u00eb qendrore dhe na kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb kontinuitetin si dhe lidhjet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb komunikacionit, q\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr ato vise\u201d. Sipas tij, do t\u00eb ishte m\u00eb s\u00eb miri sikur shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrnguleshin n\u00eb mas\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme ose, n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e pamundshme, at\u00ebher\u00eb me tranferimin e popullsis\u00eb n\u00eb viset ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe me shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb shqiptar\u00ebv n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb arrihet shkat\u00ebrrimi i homogjenizimit t\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse. Mir\u00ebpo, alernativa mbi shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Jugosllavi nuk u pranua n\u00eb kushtet e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr Luft\u00ebn II Bot\u00ebrore dhe p\u00ebr arsye se nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb do t\u2019i kund\u00ebrviheshin t\u00eb gjitha forcat demokratike n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Alternativa m\u00eb e pranueshme p\u00ebr eliminimin e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb shqiptare nga territoret p\u00ebrkat\u00ebse ishte ajo e Vasa \u00c7ubrilloviqit, i cili p\u00ebr k\u00ebt\u00eb diskutim p\u00ebrgatiti studimin m\u00eb voluminoz, n\u00eb t\u00eb cilin u shkoqit\u00ebn konkretisht t\u00eb gjitha metodat dhe instrumentet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn e jashtme \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri, e sidomos n\u00eb Turqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00c7ubrilloviqi thot\u00eb:\u201dDuhet p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet diplomatike q\u00eb Tirana t\u00eb bindet p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve tan\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas tij, duhej b\u00ebr\u00eb presion mbi qeverin\u00eb shqiptare dhe \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb kanaleve t\u00eb fshehta t\u00eb angazhohen materialisht njer\u00ebz t\u00eb dalluar\u201d(Hajredin Hoxha). Mir\u00ebpo, si\u00e7 theksonte \u00c7ubrilloviqi. Gjasat p\u00ebr shp\u00ebrnguljen m\u00eb masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ishin reale edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb ndaj k\u00ebsaj shp\u00ebrnguljeje. P\u00ebrndryshe, qeveria jugosllave nuk ishte shum\u00eb e impresionuar p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse k\u00ebt\u00eb nuk e konsideronte zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve prej trojeve t\u00eb tyre nga se p\u00ebrvoja tregoi se ata, p\u00ebr arsye t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb, ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb trojet e veta sapo u jipej rasti historik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Vasa \u00c7ubrilloviq konsideroi se alternative m\u00eb reale p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebv nga Jugosllavia ishte shp\u00ebrngulja e tyre massive e dhunshme n\u00eb Turqi. Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai thot\u00eb:\u201dTurqia \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pranoj\u00eb afro 200 mij\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar tan\u00eb, por kusht\u00ebzon q\u00eb, \u00e7ka p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e pranueshme, k\u00ebta t\u00eb jen\u00eb arnaut\u00eb. D\u00ebshir\u00ebn e turqve duhet pranuar sa m\u00eb pare me plot vullnet dhe t\u00eb realizohet sa m\u00eb shpejt\u00eb konventa mbi shp\u00ebrnguljen\u201d. Duhet theksuar se Turqia insistonte n\u00eb shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve e jot \u00eb turqve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb synimeve dhe t\u00eb pretendimeve t\u00eb saj shekullore mbi k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n\n\n\n<p>Orientimi kah shp\u00ebrngulja masive e shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi, sipas \u00c7ubrilloviqit, do t\u00eb mund t\u00eb nxiste opinionin public, e sidomos qeverin\u00eb italiane dhe at\u00eb shqiptare q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrveheshin k\u00ebsaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye disi duhej \u201cbindur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb e qet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Mjeshtria e veprimit ndaj Tiran\u00ebs, si dhe parat\u00eb e p\u00ebrdorura me vend do t\u00eb mund t\u00eb ishin vendimtare\u201d p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria jugosllave, duke vazhduar kontaktet dhe bisedat me Turqin\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb nga Jugosllavia, t\u00eb cilat filluan qysh n\u00eb vitin 1924 e vazhduan intensivisht m\u00eb 1935, arriti n\u00ebnshkrimin nd\u00ebrmjet dy qeverive t\u00eb marr\u00ebveshjes mbi shp\u00ebrnguljen e t\u00eb ashtuqueturave emigrant\u00eb n\u00eb Turqi. Me at\u00eb marr\u00ebveshje ishte parapar\u00eb shp\u00ebrngulja e 250 mij\u00eb emigrantave, p\u00ebrkat\u00ebsisht shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi. Mir\u00ebpo, me marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb nd\u00ebrmjet Jugosllavis\u00eb dhe Turqis\u00eb u vendos q\u00eb n\u00eb Turqi t\u00eb shp\u00ebrngulen afro 400 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Jugosllavi u mor\u00ebn masa q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrnguleshin me dhun\u00eb n\u00eb Turqi. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb ligjin civil u p\u00ebrfshi klauzula se banor\u00ebve mysliman\u00eb mund t\u2019u l\u00ebshoheshin lejet p\u00ebr shp\u00ebrngulje n\u00eb bot\u00ebn e jashtme brenda 24 or\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuadrin e presionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi masat shqiptare p\u00ebr shp\u00ebrngulje t\u00eb dhunshme n\u00eb Turqi m\u00eb 1937 u nd\u00ebrmor\u00ebn aksione t\u00eb reja p\u00ebr marrjen masive t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punueshme shqiptar\u00ebve me q\u00ebllim t\u00eb kolonizimit t\u00eb ri ose t\u00eb shitjes t\u00eb k\u00ebsaj toke serb\u00ebve vendas. N\u00eb studimin e p\u00ebrmendur t\u00eb \u00c7ubrilloviqit shkoqit\u00ebn me precizitet metodat e llojllojshme t\u00eb presionit mbi masat shqiptare, duke filluar prej marrjes masive t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punueshme deri te zbatimi i presionit e t\u00eb terrorit m\u00eb brutal dhe gjenocidi fizik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ai rekomandoi ndaj mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb, si dhe keqp\u00ebrdorimin, maltretimin dhe fyerjen e tyre permanente n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje.<\/p>\n\n\n\n<p>Zbatimit efikas t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrnguljes masive dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi iu kund\u00ebrvun\u00eb vendosm\u00ebrisht masat popullore t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, e sidomos pas okupimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1939,&nbsp; n\u00eb mbar\u00eb Jugosllavi u krijua psikoza e luft\u00ebs, prandaj qeveria jugosllave nuk mund t\u00eb zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen e arritur me Turqin\u00eb rreth shp\u00ebrnguljes masive t\u00eb shqiptar\u00ebve&nbsp; dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj k\u00ebsaj shp\u00ebrngulje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, qeveria turke n\u00ebn ndikimin&nbsp; e Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb Italis\u00eb, n\u00ebn presionin e inteligjenc\u00ebs shqiptare n\u00eb ambasad\u00ebn turke n\u00eb Beograd dhe me veprimtarin\u00eb e forcave demokratike n\u00eb vet\u00eb Turqin\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsoi e mandje edhe e sabotoi procesin e realizimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrmendur mbi shp\u00ebrnguljet nga Jugosllavia n\u00eb Turqi.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nga Nik\u00eb Gashaj, Politolog Duke vazhduar pa nd\u00ebrprerje politik\u00ebn e qeveris\u00eb serbe qysh nga viti 1912, qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb borgjeze gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit paten si q\u00ebllim strategjik eliminimin total t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn shp\u00ebrnguljen e tyre n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25804"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25806,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25804\/revisions\/25806"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}