{"id":25782,"date":"2020-05-20T08:59:47","date_gmt":"2020-05-20T06:59:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25782"},"modified":"2020-05-20T08:59:47","modified_gmt":"2020-05-20T06:59:47","slug":"ushtrimi-i-gazetarise-se-lire-nuk-eshte-krim-30-vjete-zhgenjim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25782","title":{"rendered":"USHTRIMI I GAZETARIS\u00cb S\u00cb LIR\u00cb NUK \u00cbSHT\u00cb KRIM &#8211;30-VJET\u00cb ZHG\u00cbNJIM!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"273\" height=\"224\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo k\u00ebmish\u00eb m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb 30-vjet\u00eb e vjet\u00ebr. &nbsp;Ishte nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb q\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit vuri n\u00eb qarkullim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr pothuaj 50-vjet komuniz\u00ebm, si dhe pjes\u00ebmarrjen e delegacionit t\u00eb par\u00eb amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste. &nbsp;E ruaj gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebmish\u00eb megjith\u00ebse e grisur.&nbsp; Madje e kam vendosur n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb, si kujtim i nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrre dhe nj\u00eb shprese t\u00eb dikurshme.&nbsp; E ruaj si kujtim t\u00eb realizimit t\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pjese d\u00ebrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve me rastin e shembjes s\u00eb regjimit diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si nj\u00eb simbol kur shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb merrnin frym\u00eb lirisht, pas pothuaj gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm. &nbsp;Ashtu mendonim at\u00ebher\u00eb. &nbsp;Ndoshta ishim naiv.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E ruaj si kujtim shprese e periudh\u00ebs Mars\/Prill i vitit 1991.&nbsp; Them si kujtim shprese sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb gj\u00ebndej nj\u00eb delegacion zyrtar i Shteteve t\u00eb Bashkuara, m\u00eb pak se dy jav\u00eb pasi ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb Washington protokolli p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnive diplomatike midis dy vendeve.&nbsp; Nd\u00ebrsa shetisnim &nbsp;mbr\u00ebmjeve n\u00eb Sheshin Skenderbeu, vihej re nj\u00eb atmosfer\u00eb entuziazmi dhe shprese p\u00ebr ndryshim. &nbsp;N\u00eb vesh\u00ebt ton\u00eb brohorisnin thirrjet e rinis\u00eb shqiptare: \u201cLiri Demokraci\u201d dhe parullat, \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d, e t\u00eb tjera parulla t\u00eb tilla pro-per\u00ebndimore, I shikoje t\u00eb varura kudo n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebmisha p\u00ebrkujtimore e asaj ngjarjeje me r\u00ebnd\u00ebsi \u2013 e k\u00ebthimit t\u00eb madh historik &#8212; n\u00eb fillim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane 30-vjet m\u00eb par\u00eb, kujton periudh\u00ebn Mars\/Prill, 1991 t\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb, si v\u00ebrejt\u00ebs zgjedhor\u00eb (election observers) n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri: &nbsp;\u201cVotoni P\u00ebr Ne\u201d, nuk ishte thirrje q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votonin p\u00ebr ne, sepse ne nuk ishim n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve, por do u jepte mesazhin shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb shpreheshin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb, p\u00ebrfshir lirin\u00eb e shtypit, dhe zhvillimeve t\u00eb reja demokratike n\u00eb vend.&nbsp; Q\u00eb t\u00eb votonin, pra, p\u00ebr vlerat amerikano- per\u00ebndimore, p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb shprehurit, si nj\u00eb prej parimeve m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb demokracis\u00eb amerikane dhe per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeq\u00ebsisht, mesazhi i para 30-viteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebmish\u00eb \u2013 mesazhi i realizimit t\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00ebs s\u00eb shembjes s\u00eb komunizmit dhe i kujtimit t\u00eb shpres\u00ebs se, m\u00eb n\u00eb fund, dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira e prisnin Kombin shqiptar &#8212; sot \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.&nbsp; Lista e arsyeve p\u00ebr zhg\u00ebnjimet e mia, ashtu si edhe p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb &#8212; mbrenda dhe jasht\u00eb Atdheut &#8211;me politik\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb.&nbsp; Ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndjekur kontributin tim modest n\u00eb publicistik\u00ebn shqiptare gjat\u00eb viteve, mund t\u00eb ken\u00eb ven\u00eb re p\u00ebrq\u00ebndimin tim, ndoshta t\u00eb tepruar sipas dissave, mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtypit p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri v\u00ebrtet\u00eb demokratike &nbsp;&nbsp;sidomos n\u00eb vendet post-komuniste n\u00eb tranzicion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj nuk po m\u00eb durohet pa shprehur zhg\u00ebnjimin tim t\u00eb radh\u00ebs ndaj vendimit t\u00eb marr\u00eb, dit\u00eb e fundit, nga autoritetet e qeveris\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb goditur me nj\u00eb tjet\u00ebr grusht n\u00eb hund\u00eb lirin\u00eb e medias n\u00eb Shqip\u00ebri edhe ashtu t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, tanim\u00eb nga masat arbitrare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.&nbsp; Televizioni Ora News, nj\u00eb prej z\u00ebrave t\u00eb fundit kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb Rama, ka marr\u00eb urdh\u00ebr nga autoritetet p\u00ebr mbylljen e aktivitetit, nj\u00eb vendim ky q\u00eb si\u00e7 duket u t\u00ebrhoq m\u00eb von\u00eb, por ORA News nuk u nda pa nj\u00eb gjob\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga autoritetet, me arsyetimin se n\u00eb disa emisione t\u00eb k\u00ebtij televizioni nuk ishte zbatuar urdh\u00ebri p\u00ebr pranin\u00eb n\u00eb studio t\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se dy personave. &nbsp;P\u00ebr mua nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb arsyetim q\u00eb justifikon urdh\u00ebrin p\u00ebr mbylljen e aktiviteteve t\u00eb medias, qoft\u00eb gazet\u00eb, revist\u00eb, portal a po televizion. Raportohet se ky udh\u00ebr, q\u00eb u cil\u00ebsua nga drejtuesit e televizionit ORA, si nj\u00eb \u201cskandal dhe i paprecedent\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb kritikua r\u00ebnd\u00eb nga organizatat e gazetar\u00ebve dhe nga disa personalitete t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Presidentin e Republik\u00ebs, Z. Meta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb nga pranit\u00eb diplomatike ose nga \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u201d e vendosur n\u00eb Tiran\u00eb ndaj k\u00ebsaj masakre t\u00eb fundit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;Ka ardhur koha q\u00eb ju si p\u00ebrfaqsues t\u00eb vlerave per\u00e7dnimore dhe si mbrojt\u00ebs t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, t\u00eb heqni dor\u00ebzat dhe t\u00eb largoni maskat diplomatike kur flisni p\u00ebr lirin\u00eb e medias n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Fjal\u00ebt nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb! &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/mbroni-lirine-e-medias-te-nderuar-ambasadore\/\">https:\/\/telegraf.al\/politike\/mbroni-lirine-e-medias-te-nderuar-ambasadore\/<\/a> N\u00eb fund t\u00eb fundit, duhet par\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vend&#8211;ku liria e shtypit dhe e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gj\u00ebndet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rreziku t\u00eb madh\u2014 e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vend i cili si shtet q\u00eb kryeson Organizat\u00ebn p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb, &nbsp;duhet t\u00eb jet\u00eb shembull i ushtrimit t\u00eb liri\u00ebs s\u00eb media dhe jo hskel\u00ebs brutal i saj.&nbsp; Ironia e k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb se OSBE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn liria e medias me statut, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejtat m\u00eb thememlore q\u00eb duhe t\u00eb mbroj\u00eb Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpresa e nj\u00eb shiptaro-amerikani e 30-viteve m\u00eb par\u00eb &#8212; se me shembjen e komunizmit, nj\u00ebra prej lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut &#8212; liria e v\u00ebrtet\u00eb e fjal\u00ebs dhe e medias n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; po zhduket.&nbsp; &nbsp;Televizioni ORA news \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr mediat e pakta kritike ndaj qeveris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb sadopka nj\u00eb pavar\u00ebsi nga qeveria dhe nga nje\u00ebrzit e saj.&nbsp; ORANews, me disa media t\u00eb tjera si motra t\u00eb pavarura \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pa drejt\u00eb me autoritetet qeveritare, si &#8211;Davidi me Goliatin \u2013 n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs. si\u00e7 tregon edhe urdh\u00ebri i fundit i qeveris\u00eb Rama, fillimisht p\u00ebr t\u00eb mbyllur, e pastaj p\u00ebr t\u00eb gjobitur televizionin ORA news.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrc\u00ebnimet, frik\u00ebsimet, gjobat dhe urdh\u00ebrat p\u00ebr mbyllje t\u00eb aktiviteteve legjitime gazetareske t\u00eb nj\u00eb televizioni nga autoritetet e qeveris\u00eb shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fundit i ORA News \u2013 30-vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; jan\u00eb shkekje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ligjeve vendase dhe t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga autoritetet shqiptare, n\u00ebnshkruese e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe Shqip\u00ebria. &nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, heshtja flagrante e ambasadave per\u00ebndimore dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ndaj k\u00ebtyre shkeljeve t\u00eb pashembullta t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s, si\u00e7 jan\u00eb sulmet kund\u00ebr ORA News n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e pa tolerueshme, 30-vjet pas thirrjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr \u201cLiri, Demokraci\u201d dhe \u201c &nbsp;E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d. &nbsp;&nbsp;\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb serioz\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb nderuar diplomat\u00eb: si p\u00ebrfaqsues\u00eb t\u00eb atyre vlerave per\u00ebndimore t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, n\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb mendoni se ato vlera duhet t\u00eb jen\u00eb edhe vlerat e Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste, demokratike dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb n\u00eb shekullin XXI! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb prej k\u00ebtyre vlerave \u00ebsht\u00eb liria e shtypit! &nbsp;Ushtrimi i profesionit t\u00eb gazetarit nuk guxohet t\u00eb konsiderohet si krim, n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb aspiron antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.&nbsp; Mos HESHTNI p\u00ebrball k\u00ebtyre shkeljeve flagrante t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; \u201cJam betuar t\u00eb mos hesht\u00eb, kurdoher\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kudo durojn\u00eb dhe p\u00ebsojn\u00eb vuajtje e posht\u00ebrim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb i ndjeri Elie Wiesel, nj\u00ebri prej mbrojt\u00ebsve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr paq\u00eb. &nbsp;\u201cNe duhet pa tjet\u00ebr t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.&nbsp; Q\u00ebndrimi indiferent ndihmon vet\u00ebm shtyp\u00ebsin dhe kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb viktim\u00ebs.&nbsp; Nganj\u00ebher\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb.&nbsp; Kur rrezikohet jeta e njer\u00ebzve dhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik dinjiteti njer\u00ebzor, kufijt komb\u00ebtar\u00eb dhe ndjenjat personale nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb.&nbsp; Kurdoher\u00eb q\u00eb burra e gra persekutohen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr arsye politike, racore ose fetare \u2013 n\u00eb at\u00eb moment \u2013 ai vend duhet t\u00eb b\u00ebhet qendra e universit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Elie Wiesel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 p\u00ebr ju si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vlerave per\u00ebndimore n\u00eb at\u00eb vend, si rrjedhim i kriz\u00ebs aktuale politike, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ju &#8212; sot p\u00ebr sot &#8212; qendra e universit t\u00eb veprimit tuaj diplomatik. &nbsp;Mos HESHTNI, ju lutem, por mbroni vlerat per\u00ebndimore n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos lirin\u00eb e shtypit para se t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb &#8212; ashtuq\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos humbasin krejt\u00ebsisht shpres\u00ebn e 30-viteve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr liri e demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vendin e tyre \u2013 dhe q\u00eb ju t\u00eb mos humbni kredibilitetin si shpresa e fundit e tyre. PLEASE DON\u2019T BE SILENT BYSTANDERS!&nbsp; N\u00eb baz\u00eb t\u00eb vlerave per\u00ebndimore, gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb krim.&nbsp; Mbrojeni, pra si nj\u00eb vler\u00eb per\u00ebndimore n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; jo me deklarata boshe por me vepra!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Kjo k\u00ebmish\u00eb m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb 30-vjet\u00eb e vjet\u00ebr. &nbsp;Ishte nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb q\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit vuri n\u00eb qarkullim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr pothuaj 50-vjet komuniz\u00ebm, si dhe pjes\u00ebmarrjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25782","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25782"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25782\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25783,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25782\/revisions\/25783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}