Nga Beqir Sina<\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb dite me pare shkrimtari Agron Tufa percolli ne llogarine e tij ne FCB, rr\u00ebfimin e nj\u00eb n\u00ebne nga Berati s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs i mor\u00ebn nga duart t\u00eb birin 4-vje\u00e7ar.
Historia \u00ebsht\u00eb publikuar nga Agron Tufa, drejtor i Institutit p\u00ebr Studimin e Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, i cili nuk ka hezituar t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb me emra njer\u00ebzit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngjarjen e kobshme.
B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Vjollca Me\u00e7en dhe Zamir Shtyll\u00ebn, dy ish hetues t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme.
Vjollca Me\u00e7e, ish-prokurore n\u00eb koh\u00ebn e monizmit, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, nj\u00eb nd\u00ebr organizmat kryesor\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.
Komiteti i Helsinkit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka deg\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb drejtohet pik\u00ebrisht nga Me\u00e7e.
M\u00eb her\u00ebt, Ish prokurorja e diktatur\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuzuar nga n\u00ebn\u00eb Barije Karabollaj, n\u00ebna e vog\u00eblushit 4-vje\u00e7ar e cila ka ndar\u00eb historin\u00eb e saj publikisht.
Zamir Shtylla, ish -drejtori i hetimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme n\u00eb koh\u00ebn e Ina Ram\u00ebs, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave n\u00eb vitin 2015.
Shtylla dha dor\u00ebheqjen n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2009 nga detyra q\u00eb mbante n\u00eb organin q\u00ebndror t\u00eb akuz\u00ebs, akt q\u00eb u zyrtarizua n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010 pasi u akuzua nga kryeministri Berisha si hetues i koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs. Por Ina Rama e em\u00ebroi n\u00eb Elbasan, detyr\u00eb nga e cila u largua m\u00eb von\u00eb. Me ardhjen e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, Zamir Shtylla u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm.
Nga qeveria Berisha Shtylla u akuzua se n\u00eb vitet \u201980, kur punonte si hetues n\u00eb Berat e Sarand\u00eb, kishte dh\u00ebn\u00eb disa vendime n\u00eb gjyqe politike.
Sot, kreu i Institutit p\u00ebr Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, e p\u00ebrmend emrin e tij bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb Vjollca Me\u00e7es n\u00eb historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb nj\u00eb n\u00ebne nga Berati s\u00eb cil\u00ebs i mor\u00ebn nga duart t\u00eb birin 4 vje\u00e7ar dhe nuk e pa m\u00eb kurr\u00eb.
HISTORIA E PUBLIKUAR Nga AGRON TUFA:
GJAKU I TIM BIRI
(sipas rr\u00ebfimit t\u00eb nj\u00eb n\u00ebne)
\u2013 T\u00eb k\u00ebrkon kryetarja e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Beratit, shoqja Jemine Guri, \u2013 m\u00eb tha polici. Bashk\u00eb me tim bir p\u00ebr dore, Aturin e vog\u00ebl kat\u00ebrvje\u00e7ar, ai na shoq\u00ebroi nga fshati i internimit deri n\u00eb hollin e Komitetit. Ishte 10 tetori i vitit 198\u2026
\u2013 Djalin l\u00ebrja sportelistes, \u2013 tha polici. \u2013 Nuk mund t\u00eb hysh n\u00eb zyr\u00ebn e shoqes Jemin\u00e9 me djalin p\u00ebrdore\u2026 pes\u00eb minuta\u2026 mbaron pun\u00eb dhe e merr.
Sportelistja, nj\u00eb grua e re me p\u00ebrpar\u00ebse t\u00eb kalt\u00ebr, i buz\u00ebqeshi \u00ebmb\u00ebl Arturit t\u00eb vog\u00ebl me ka\u00e7urrela t\u00eb arta, por ai u ngjesh pas meje. P\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrdir\u00eb parandjenj\u00ebn e err\u00ebt q\u00eb m\u00eb kaploi, nxorra nj\u00eb kallamsheqeri dhe ia dhash\u00eb. I b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje vijat e kuqe, bardh\u00eb e blu dhe u g\u00ebnjye. Polici me futi n\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb dhe vet\u00eb u largua. Brenda m\u00eb prisnin dy gra dhe nj\u00eb mesoburr\u00eb me kostum gri.
\u2013 Ti ke nj\u00eb djal\u00eb, apo jo? \u2013 filloi burri.
Po, \u2013 i thash\u00eb, \u2013 sot ka mbushur kat\u00ebr vje\u00e7\u2026
M\u00eb p\u00ebrshkuan t\u00eb dridhurat. Asnj\u00eb fjal\u00eb urimi.
\u2013 Ne, Partia, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb, q\u00eb djali yt t\u00eb rritet nga nj\u00eb reaksionare si ti\u2026 \u2013 tha, dhe pauz\u00ebn q\u00eb pasoi e mbushi me t\u00eb trokitura thoi mbi siprin\u00ebn e tavolin\u00ebs. \u2013 Nuk do ta l\u00ebm\u00eb gjakun e shkokut ton\u00eb partizan, besnikut t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb bastardohet nga nj\u00eb n\u00ebn\u00eb reaksionare, bij\u00eb bejler\u00ebsh gjakpir\u00ebs! D\u00ebgjon? Ndaj ne\u2026
M\u00ebsyva der\u00ebn shigjet\u00eb e dola jasht\u00eb.
As djalin, as gruan me p\u00ebrpar\u00ebse t\u00eb kalt\u00ebr s\u2019i pash\u00eb kund.
\u2013 Ku ma \u00e7uat djalin? Djalin! \u2013 piskata fort.
Burri me dy grat\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb holl. Renda n\u00eb oborr. Askund, asnj\u00eb shenj\u00eb e djalit tim.
\u2013 Kot e k\u00ebrkon, \u2013 foli burri me kostum gri. \u2013 Ai ndodhet larg tashm\u00eb\u2026 nuk e arrin.
Pas k\u00ebsaj rash\u00eb n\u00eb koma. Pas 5 muajsh u p\u00ebrmenda, por nuk mund t\u00eb l\u00ebvizja. Paraliza m\u00eb mb\u00ebrtheu n\u00eb shtrat p\u00ebr 3 vjet. Vet\u00ebm n\u00ebn\u00ebn pata te kryet. Her\u00eb-her\u00eb vinte dhe im shoq. I shkat\u00ebrruar. Vet\u00ebm nj\u00eb fjali ia p\u00ebrs\u00ebrisja vazhdimisht: \u201cShko, gjeje djalin ton\u00eb!\u201d. Ai vet\u00ebm qante. Kaloi paraliza dhe m\u00eb d\u00ebrguan fill n\u00eb internim. Pastaj burg prap\u00eb, e prap\u00eb internim. Me radh\u00eb. Vinin oficer\u00ebt e sigurimit papandehur. Bastisnin kasollen dhe ul\u00ebrinin: \u201cKu i ke fshehur poezit\u00eb!\u201d
Derisa ra diktatura. Nisa k\u00ebrkimin e Arturit tim. \u201cTani do t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb 12 vje\u00e7. A do t\u00eb m\u00eb njoh\u00eb?\u201d Derisa, nj\u00eb dite t\u00eb mjegullt vjeshte t\u00eb vitit 1991, nj\u00eb grua e panjohur trokiti n\u00eb port\u00ebn e kasolles sime.
\u2013 Zonj\u00eb, \u2013 m\u00eb foli. \u2013 Ti nuk m\u00eb njeh. Un\u00eb jam Af\u00ebrdita nga P\u00ebrmeti, nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e dyt\u00eb e dajove t\u00eb tu. Kam ardhur t\u00eb t\u00eb them di\u00e7ka, e cila duhet t\u00eb groposet midis nesh. P\u00ebrndryshe, po ma nxorre emrin, un\u00eb bashk\u00eb me burrin e f\u00ebmij\u00ebt e mi jemi t\u00eb vdekur brenda dit\u00ebs. Kam ardhur t\u00eb t\u00eb them mos e
k\u00ebrko m\u00eb djalin t\u00ebnd, Arturin. B\u00ebhu e fort\u00eb dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer, \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, bashk\u00eb me disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mitur. Aty i ushqenin mir\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, u merrnin gjak. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto raste, me 30 mars 1985, fill pasi i mor\u00ebn gjakun, Arturi\u2026 nuk u p\u00ebrmend m\u00eb. E kam par\u00eb me syt\u00eb e mi. Vdiq, si shum\u00eb vog\u00eblush\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin me t\u00eb tjer\u00eb\u2026
I gjori im bir! Gruaja nuk e dinte se at\u00eb dit\u00eb lo\u00e7ka ime do mbushte 6 vje\u00e7\u2026
Mos e k\u00ebrko m\u00eb\u2026 B\u00ebhu e fort\u00eb, \u2013 tha gruaja dhe vrapoi n\u00eb mjegull, duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb shituar n\u00eb prag.
\u2013 As varrin mos ia k\u00ebrko! \u2013 erdhi z\u00ebri i saj, tashm\u00eb nga mjegulla. \u2013 Jan\u00eb sekrete q\u00eb nuk hapen kurr\u00eb, \u2013 shtoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit gruaja, q\u00eb kishte koh\u00eb e tretur n\u00eb mjegull. Nuk e pash\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb at\u00eb grua. Ua kishte th\u00ebn\u00eb edhe dajave t\u00eb mi. Po at\u00eb nat\u00eb qe larguar familjarisht n\u00eb Greqi.
N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1997 im shoq m\u00eb thirri t\u00eb shkoj p\u00ebr t\u00eb pastruar tek sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb dhom\u00ebn e vjehrrit q\u00eb m\u00eb pati urryer, gjeta dy blloqe t\u00eb trash\u00eb. N\u00eb nj\u00ebrin ai kishte shkruar kujtimet e jet\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrsa blloku tjet\u00ebr ishte ditar. Nisa ta shfletoj e t\u00eb lexoj pavullnetsh\u00ebm, derisa u ndala, duke k\u00ebrkuar, n\u00eb sh\u00ebnimin \u201c8 tetor 198\u2026\u201d:
\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ujdisur me kujdes\u2026 Plani q\u00eb b\u00ebm\u00eb me shok\u00ebt Vjollca Me\u00e7e, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s\u2019ka pse t\u00eb mos funksionoj\u00eb. Djali i B\u2026 Artur S\u2026, do t\u00eb rr\u00ebmbehet n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Beratit\u2026 Do ta shlyejm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund\u2026.\u201d
M\u00eb shung\u00ebllonin vesh\u00ebt. Si k\u00ebshtu!? Vjollca Me\u00e7e ishte kush\u00ebrira e vjehrrit tim! Per\u00ebndi, gj\u00ebm\u00ebn ma paskan kurdisur t\u00eb mit\u00eb, mendova dhe ndjeva se po m\u00eb binte zali. A e ka ditur vall\u00eb gjyshi enverist se ku po e \u00e7onte gjakun e nipit 4 vje\u00e7ar? Si ta pyes, tani q\u00eb ka vdekur?
Do t\u00eb shkoj t\u2019i ulem mbi varr, t\u2019i piskas\u2026 deri sa t\u00eb ngrihet\u2026 t\u00eb m\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Beqir Sina Nj\u00eb dite me pare shkrimtari Agron Tufa percolli ne llogarine e tij ne FCB, rr\u00ebfimin e nj\u00eb n\u00ebne nga Berati s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs i mor\u00ebn nga duart t\u00eb birin 4-vje\u00e7ar.Historia \u00ebsht\u00eb publikuar nga Agron Tufa, drejtor i Institutit p\u00ebr Studimin e Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, i cili nuk […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25774,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25773"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25775,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25773\/revisions\/25775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25774"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}