{"id":25726,"date":"2020-05-14T11:26:15","date_gmt":"2020-05-14T09:26:15","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25726"},"modified":"2020-05-14T11:26:15","modified_gmt":"2020-05-14T09:26:15","slug":"agonia-e-ish-jugosllavise-dhe-prova-e-pucit-ushtarak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25726","title":{"rendered":"AGONIA E ISH-JUGOSLLAVIS\u00cb DHE PROVA E PU\u00c7IT USHTARAK"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" width=\"219\" height=\"316\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 219px) 100vw, 219px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nik\u00eb Gashaj, Politolog<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ish-Jugosllavia pas vdekjes s\u00eb Titos ka qen\u00eb shum\u00eb e s\u00ebmur, e shkat\u00ebrruar nga brenda. Prandaj, ka qen\u00eb n\u00eb pyetje vet\u00ebm koha, se kur ajo do t\u00eb zhduket nga skena bot\u00ebrore. Derisa, agonia ka zgjat\u00eb, n\u00eb Republika t\u00eb gjith\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb grabit p\u00ebr t\u2019i krijuar kushtet&nbsp; p\u00ebr send\u00ebrtimin e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre t\u00eb cil\u00ebve iu jan\u00eb duk\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme pas varrimit t\u00eb shtetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. S\u00ebrbia e ka shpejtua politik\u00ebn e saj ekspansioniste. N\u00eb at\u00eb drejtim, e ka pacifikua Kosov\u00ebn, bar ashtu \u00ebsht\u00eb dukur, e ka b\u00eb me heshtur Vojvodin\u00ebn, Malin e Zi e ka v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb servile. I ka mbet me e forcua pushtetin e s\u00ebrb\u00ebve kroat t\u00eb rebeluar n\u00eb pjes\u00ebt e okupuara t\u00eb kroacis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ka pas\u00eb q\u00ebllim me i inkorporua,&nbsp; nd\u00ebrsa p\u00ebr BeH, ka pas p\u00ebr qellim me e sulmua ushtarakisht. Kroacia ka p\u00ebrgatitur ndarjen dhe formimin e konfederat\u00ebs ose t\u00eb Unionit t\u00eb shtet\u00ebve t\u00eb pavarura, si dhe \u00ebsht\u00eb armatosur, e vet\u00ebdijshme, se m\u00eb n\u00eb fund vet\u00ebm \u201cpushka e vet n\u00eb krah\u00eb\u201d mund t\u2019i garantoj ekzistenc\u00ebn (Davorin Rudolf). Slloven\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normative e kan\u00eb rregulluar vet\u00ebqen\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb pavarur, kurse Maqedonia dhe BiH kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dyshim, t\u00eb ndar\u00eb m\u00eb dysh, nd\u00ebrmjet federat\u00ebs asimetrike t\u00eb but\u00eb, dhe t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur n\u00eb Konfederat\u00eb ose Union t\u00eb shtet\u00ebve sovrane.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shtetin e p\u00ebrbashk\u00ebt Jugosllav, vet\u00ebm e ashtuquejtura Armata Popullore Jugosllave akoma ka treguar sh\u00ebnja t\u00eb jet\u00ebs. Meq\u00ebn\u00ebse, Gjeneralshtabi i ushtris\u00eb&nbsp; ka anua kah Serbia, lideri s\u00ebrb Sllobodan Millosheviqi, e ka vendosur me e shfryt\u00ebzua Armat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt jugosllave p\u00ebr arritjet e q\u00ebllimit t\u00eb tij, i cili n\u00eb at\u00eb moment ia duk\u00ebt m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi: Me e ndal\u00eb armatimin e Kroacis\u00eb, me i forcua pozitat e s\u00ebrb\u00ebvet kroat t\u00eb rebeluar dhe p\u00ebrgatitja e pushtimit t\u00eb territor\u00ebve t\u00eb BeH. P\u00ebr me qen\u00eb krejt ajo n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn e Jugosllavis\u00eb dhe me ligjet federale, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb sy t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, SHBA dhe NATO-s\u00eb, ka v\u00ebndosur me u sh\u00ebrbye me Kryesin\u00eb e Jugosllavis\u00eb, Komand\u00ebn supreme t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb shtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryesia e RSFJ ka qen\u00eb i vetmi organ i autorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale me i urdh\u00ebrua Armat\u00ebs ushtare p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forcave t\u00eb armatosura. Mir\u00ebpo, Millosheqviqi n\u00eb at\u00eb organ, me marifetlluke e dredhi t\u00eb ndryshme, ka arrijtur prej gjithsejit tet\u00eb vende(vota) me i pasur tri(&nbsp; nj\u00eb vend i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb ngusht, nj\u00eb t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe nj\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse autonomit\u00eb&nbsp; e t\u00eb dyjave Krahina kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb analuara(abroguara), dhe ato nuk e kan\u00eb p\u00ebrb\u00eb m\u00eb elementet konstitutive t\u00eb federat\u00ebs), plus vota e Malit t\u00eb Zi i cili ka anuar kah Serbia. Ashtu q\u00eb vendimet me r\u00ebnd\u00ebsi jan\u00eb marr\u00eb me shumic\u00eb prej pes\u00eb votave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;APJ&nbsp; midis petrit\u00ebve dhe t\u00eb ngurruer\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ushtria p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb e pavendosur, dyshas, nd\u00ebrmjet petrit\u00ebve(sokolave) t\u00eb vet t\u00eb lidhur me udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e S\u00ebrbis\u00eb dhe t\u00eb atyre t\u00eb dyshuar, t\u00eb ngurruar, shumica e epror\u00ebve t\u00eb ri, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb frigua nga intervenimi i NATO-s\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se Armata e p\u00ebrdor forc\u00ebn n\u00eb konfliktet e br\u00ebndshme n\u00eb Jugosllavi. Njeriu i par\u00eb i APJ gjenerali Velko Kadijeviq, ministri federativ i mbrojtjes, m\u00eb s\u00eb miri me sjedhjet dhe &nbsp;propozimet e tij e ka pasqyrua<\/p>\n\n\n\n<p>gj\u00ebndjen n\u00eb ushtri. N\u00eb m\u00ebngjez ka b\u00ebrtit dhe k\u00ebrcnua q\u00eb v\u00ebndosshm\u00ebrisht duhet thyer e mposht\u00eb pushteti kroat, kurse n\u00eb mbr\u00ebmje i ballafaquar me rreziqe, e ka p\u00ebrdredh bishtin dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. P\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebkundshmeris\u00eb t\u00eb tij, udh\u00ebheq\u00ebsit e Republik\u00ebs s\u00eb S\u00ebrbis\u00eb: Millosheviqi dhe Joviqi kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb idhnuar n\u00eb t\u00eb, dhe e kan\u00eb quajtur gjeneralin me em\u00ebra fyes: i paaft\u00eb, bishtnues dhe qyqe.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>&nbsp;&nbsp;Urdh\u00ebri p\u00ebr \u00e7armatimin e nj\u00ebsive paraushtarake<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas diskutimeve t\u00eb ashp\u00ebra t\u00eb cilat kan\u00eb zgjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn, Kryesia RSFJ, me 9 janar 1991, e ka dh\u00ebn\u00eb Urdh\u00ebrin: gjat\u00eb 10 dit\u00ebve duhet me u \u00e7armatosur t\u00eb gjitha formacionet e armatosura t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb sistemin unitar t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb RSFJ ose t\u00eb organeve t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb br\u00ebdshme. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb analiz\u00ebs ka qen\u00eb Kroacia.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kroaci, natyrisht, kurr kush nuk ka dashur me ia dor\u00ebzua arm\u00ebt t\u00eb cilat me v\u00ebshtir\u00ebsi i kan\u00eb fitua, kryesisht duke i ble nga vendet e huaja(pasi q\u00eb APJ ua ka marr arm\u00ebt e mbrojtjes territoriale, n\u00eb maj 1990.).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;N\u00eb skaj t\u00eb intervenimit ushtarak<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb dramatike. Kroat\u00ebt nuk i kan\u00eb kthyer arm\u00ebt, andaj APJ e ka ngritur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00ebkosisht, ministria e mbrojtjes e Kroacis\u00eb ua ka d\u00ebrgua Udh\u00ebzimet urgjente t\u00eb gjitha organeve administrative p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mbrojtjes popullore:\u201dN\u00eb Kroaci t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb dhe shtabet me i vu n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb! Sipas disa burimeve, jan\u00eb mobilizuar 50 mij\u00eb rezervista polic\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Seanca e Jasht\u00ebzakonshme e Kuvendit t\u00eb Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 25 janar 1991. Presidenti i Kroacis\u00eb, Franjo Tugjman n\u00eb foltore idhur ka th\u00ebn\u00eb:Armata nuk ka t\u00eb drejt me vendos p\u00ebr fatin e ton\u00eb! Po ashtu b\u00ebri thirrje p\u00ebr mbrojtjen e vendit, por dhe p\u00ebr dialog. M\u00eb tutje v\u00ebndosi q\u00eb me me nj\u00eb delegacion m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror t\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr Beograd, p\u00ebr me bisedua me udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs shtet\u00ebrore jugosllave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Beograd, pasdite \u00ebsht\u00eb thirrur Mbledhja e Kryesis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb , sepse Kroacia dhe m\u00eb tutje nuk i kthen arm\u00ebt. Ministri federal i mbrojtjes, gjenerali Kadijeviq, informoi Kryesin\u00eb RSFJ se ushtria \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Jugosllavin\u00eb, dhe ka vendosur me k\u00ebrkua nga Komanda supreme e forcave t\u00eb armatosura, d.m.th. t\u00eb Kryesis\u00eb t\u00eb RSFJ, t\u2019ia jap Urdh\u00ebrin APJ t\u00eb jet\u00eb e gatshme menj\u00ebher\u00eb t\u00eb angazhohet, n\u00ebse vihet deri te konfliktet nd\u00ebrnacionale n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, shumica e an\u00ebtar\u00ebve nuk i kan\u00eb p\u00ebrkrah propozimet e ushtris\u00eb. Bloku serbo-malazes i Kryesis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, menj\u00ebher e ka p\u00ebrkrah q\u00ebrimin e hesapeve me kroat\u00eb. Ata kan\u00eb k\u00ebrkua q\u00eb Kryesia, aty p\u00ebr aty t\u2019ia jap l\u00ebjen Armat\u00ebs p\u00ebr veprim t\u00eb lir\u00eb luftarak. Nd\u00ebrsa, antar\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kundra: Stjepan Mesiq, Janez Denovshek dhe Bogiq Bogiqeviq, nd\u00ebrsa Vasil Turpukovski, ka qen\u00eb n\u00eb rrug\u00eb zyrtare. M\u00eb tutje jan\u00eb zhvilluar polemika t\u00eb ashp\u00ebra, debat me grindje, n\u00eb momente t\u00eb pa kontrolluara, ka ardhur deri te thyerja dhe kaosi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb moment Drnovsheku i irituar me hidh\u00ebrim ka dal\u00eb prej sallet. Pastaj, \u00ebsht\u00eb kthye. S\u00ebbashku me Mesiqin jan\u00eb kund\u00ebrshtua \u00e7do diskutimi p\u00ebr Kroacin\u00eb p\u00ebrpa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj. P\u00ebr at\u00eb ar\u00ebsye, rreth or\u00ebs 20, jan\u00eb thirr n\u00eb mbledhje p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kroacis\u00eb: Franjo Tugjman, Zharko Domljan dhe Josip Manoliq. Pasi ka ardh\u00eb n\u00eb mbledhje t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, i zemruar, i hidh\u00ebruar dhe agresiv, presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb Tugjman,&nbsp; antar\u00ebve t\u00eb Kryesis\u00eb ua ka tha n\u00eb sy, se Kroacia mbrohet prej \u201cbandave serbe\u201d,&nbsp; nga pu\u00e7i shtet\u00ebror. Kroacia \u00ebsht\u00eb e gatshmr p\u00ebr dialog, por dhe p\u00ebr mbrojtjen gjith\u00ebpopullore, n\u00eb rast se, kushdo ta rrezikoj sovranitetin kroat. Joviqi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Serbis\u00eb ka qen\u00eb i habitur dhe i hutuar p\u00ebr kuraj\u00ebn dhe p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rebelimit t\u00eb nj\u00eb kroati i cili ka ardhur personalisht n\u00eb Beograd i gatsh\u00ebm p\u00ebr grindje. M\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb p\u00ebshtjellur, pastaj di\u00e7ka ka p\u00ebrzie duke p\u00ebrm\u00ebnd qet\u00ebsin\u00eb dhe kompromisin. D\u00ebshmitar\u00ebt m\u00eb von\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, se ai ka qen\u00eb i tkurrun, i friguar me pamjen e furishme dhe fjalimin e presidentit t\u00eb Kroacis\u00eb. Prandaj, edhe ashtu me stas i shkurt, \u00ebsht\u00eb duk\u00ebt dhe m\u00eb tep\u00ebr si mistrec.<\/p>\n\n\n\n<p>Debata ka zgjat deri n\u00eb mjesnat\u00eb. Kurrkush kujt nuk i ka besua. M\u00eb n\u00eb fund pjesmarr\u00ebsit pas nj\u00eb debati t\u00eb ashp\u00ebr, disesi kan\u00eb arritur t\u00eb merren vesh: Kroacia menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj e \u00e7armatos policin\u00eb rezerviste, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ushtria duhet ta hiq gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr luft\u00eb dhe ajo t\u00eb k\u00ebthehet n\u00eb kushte t\u00eb zakonshme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs. N\u00eb mbr\u00ebmje me 25 janar, pas mbledhjes s\u00eb Kryesis\u00eb t\u00eb RSFJ, gjenerali Kadijeviq n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ka bisedua vet\u00ebm me presidentin e Kroacis\u00eb, Franjo Tugjman. N\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs Kadijeviqi i ka th\u00ebn\u00eb Tugjmanit: \u201cFranjo, t\u00eb lutem n\u00eb t\u00eb ardh\u00ebshmen komuniko vet\u00ebm me Millosheviqin, sepse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb S\u00ebrbi jan\u00eb \u00e7etnik\u00eb t\u00eb fort\u00eb!(Manolliq).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>&nbsp;&nbsp;Prova e p\u00ebs\u00ebritur e pu\u00e7it shtet\u00ebror<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn e APJ, m\u00eb 12 mars 1991. p\u00ebrs\u00ebri bashkohet Kryesia e Jugosllavis\u00eb, si komand\u00eb supreme e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Jugosllavis\u00eb. P\u00ebr r\u00ebnd t\u00eb dit\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb propozimet definitive t\u00eb ushtris\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs t\u00eb shtetit t\u00eb Jugosllavis\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Gjeneralshtabit t\u00eb APJ, propozimet n\u00eb p\u00ebs\u00eb pik\u00eb i ka paraqitur ministri i mbrojtjes federativ, gjenerali Velko Kadijeviq. Nd\u00ebr t\u00eb tjerat, APJ ka propozuar: marrja e vendimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr shpalljen e gj\u00ebndjes t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Jugosllavis\u00eb. Armata Popullore e Jugosllavis\u00eb, k\u00ebshtu pra, e ka propozua grusht shtetin e fshehur, tinz\u00eb, me pretekst t\u00eb dob\u00ebt demokratik, p\u00ebr ta marr pushtetin ushtria n\u00eb Jugosllavi. Shprehimisht, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gj\u00ebndja n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb, pas shpalljes t\u00eb gj\u00ebndjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, do t\u00eb organizohet dhe t\u00eb mbahet&nbsp; Referendumi p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes politike t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Mir\u00ebpo, referendumi n\u00eb Jugosllavi do t\u00eb p\u00ebrfshinte popujt, dhe jo republikat, serb\u00ebt n\u00eb Kroaci dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin, por jo dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, sepse politika zyrtare s\u00ebrbe shqiptar\u00ebt i trajton si pakic\u00eb komb\u00ebtare, e jo si popull.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr propozimin e ushtris\u00eb jan\u00eb dakordua: Joviq(Serbia), Nenad Buqin (Mali i Zi), Jugosllav Kostiq (Vojvodina) dhe Riza Sapunxhiu(Kosov\u00eb). Propozimet i kan\u00eb kund\u00ebrshtua: Stjepan Mesiq(Kroacia), Bogiq Bogiqeviq (Bosnja e Hercegovina) dhe Vasil Turpukovski (Maqedonia), Janez Drnovshek (Sllovenia) nuk ka qen\u00eb n\u00eb mbledhje. Propozimi nuk ka kalua. P\u00ebr vendimin e Kryesis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nevojshme pes\u00eb vota pozitiv\u00eb. Pra, ka munguar nj\u00eb vot.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Fjala e Stijepan Mjesiqit n\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb t\u00eb ish- Jugosllavis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb Kosov\u00eb situata nuk mund t\u00eb zgjidhe me dhun\u00eb- represion.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk mund t\u00eb zgjidhet kundra shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrpa shqiptar\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb t\u00eb ish- Jugosllavis\u00eb, Stjepan Mjesiqi(Kroacia), nd\u00ebr t\u00eb tjerat ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Sa mua m\u00eb p\u00ebrket\u00eb , nuk shof ar\u00ebsye p\u00ebr dramatik. Situata nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb duhet me shkua n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, makar, sa i p\u00ebrket Kroacis\u00eb. Atje, n\u00eb Kroaci vatra e kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar artificialisht, p\u00ebr mos t\u00eb shihet Kosova, jan\u00eb krijua Knin, Petrinja dhe Pakrac.<strong>Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb situata nuk mundet zot\u00ebri, me u zgjidhur me<\/strong> <strong>dhun\u00eb(represion). Nuk mund t\u00eb zgjidhet kundra shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrpa shqiptar\u00eb<\/strong>, por nuk mundet as situata n\u00eb Kroaci me u zgjidhur p\u00ebrpa kroat\u00eb dhe kund\u00ebra kroat\u00ebve, a pik\u00ebrisht, ajo po tentohet. \u00cbsht\u00eb b\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale me i p\u00ebrfitua s\u00ebrb\u00ebt kundra kroat\u00ebve, gjoja se serb\u00ebt n\u00eb kroaci jan\u00eb t\u00eb rrezikuar, tani k\u00ebrkohet me shkua n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. M\u00ebndoj se me shpalljen e gj\u00ebndjes t\u00eb jasht\u00ebzakonshme do t\u00eb ndalohej \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr marr\u00ebveshje. Mesiqi tha dhe at\u00eb, se gj\u00ebndja e jasht\u00ebzakonshme propozohet me qellim t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb udhheq\u00ebsis\u00eb aktuale t\u00eb Serbis\u00eb nga opozita politike n\u00eb S\u00ebrbi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dy dit\u00ebsh, m\u00eb 14 mars, meq\u00ebn\u00ebse n\u00eb debat shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebs\u00ebve nuk e ka p\u00ebrkrah futjen e gj\u00ebndjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb vend t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb propozuar nga ana e ushtris\u00eb, nd\u00ebrmarrja e masave t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, duke p\u00ebrfshi dhe mobilizimin e pjessh\u00ebm. Mir\u00ebpo, as ashtu, nj\u00eb vendim i modifikuar nuk \u00ebsht\u00eb marr, sepse nuk jan\u00eb sigurua pes\u00eb vota t\u00eb nevojshme.&nbsp; P\u00ebr propozimet e APJ p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb votua: Borisllav Joviq, Jugosllav Kostiq, Nenad Buqin dhe Riza Sapunxhiu. Kund\u00ebr propozimit t\u00eb ushtris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb:&nbsp; Stjepan Mesiq, Vasilj Turpukovski dhe Bogiq Bogiqeviq, kurse Janez Dernovshek, nuk ka marr pjes\u00eb n\u00eb mbledhje.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;<strong>Shkuarja e Kadijeviqit n\u00eb Moskv\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb mbledhjes t\u00eb Kryesis\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, m\u00eb 12 mars ministri i mbrojtjes Velko Kadijeviq, fshehtazi, p\u00ebrkrye natet, me ajroplan special ushtarak ka shkua n\u00eb Moskv\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillim me ministrin sovjetik t\u00eb mbrojtjes, Dimitrin Jazov. Gjenerali Kadijeviq&nbsp; ka dashtur me e v\u00ebrtetua, se sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Moskv\u00ebs, a do t\u00eb intervenoj NATO-ja, n\u00eb qoft\u00eb se APJ e merr pushtetin n\u00eb Jugosllavi dhe si do jet\u00eb reagimi i Moskv\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Andaj, e ka k\u00ebrkua p\u00ebrkrajen ruse, n\u00eb rast se, ushtria e b\u00ebn grusht shtetin. Sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb Kadieviqit, ministri Jazov e ka marr n\u00eb telefon Gorba\u00e7ovin, presidentin e Bashkimit Sovjetik. \u201cP\u00ebrgjigjet kan\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht negative dhe jan\u00eb redukua n\u00eb at\u00eb, se n\u00eb kurrfar\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Bashkimit Sovjetik nuk mund t\u00eb llogarisim&#8230; P\u00ebrgjigjja e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb t\u00eb Bashkimit Sovjetik, n\u00eb ve\u00e7anti e Gorba\u00e7ovit ka qen\u00eb&nbsp; fare krejt negative dhe p\u00ebrfundimisht ar\u00ebmiq\u00ebsore p\u00ebr Jugosllavin\u00eb\u201d. Kadieviqi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nat\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebrpa kurrfar\u00eb garancie sovjetike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: \u201cBisht p\u00ebr luk dhe curick\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>Konfuzioni dhe gj\u00ebndja kaotike e funksionimit t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e v\u00ebrteton dhe fakti se ministri i mbrojtjes Kadijeviqi, ka shkua n\u00eb Moskv\u00eb me ajroplan special ushtarak, p\u00ebrpa dijen dhe l\u00ebjen e shefit t\u00eb tij, Kryeministrit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, Ante Markoviq.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Pse pu\u00e7i shtet\u00ebror ushtarak nuk u realizua n\u00eb ish-Jugosllavi?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pse n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb furishme, Armata nuk e realizoi pu\u00e7in ushtarak?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Gjeneralshtab t\u00eb Armat\u00ebs Jugosllave, m\u00eb 17 mars ka mbizot\u00ebrua pik\u00ebpamja se pu\u00e7i do ta kompromitoi ushtrin\u00eb, do ti homogjenizoi kroat\u00ebt dhe slloven\u00ebt, dhe ata do t\u2019i kthejn\u00eb dhe popujt tjer\u00eb kundra serb\u00ebve, do t\u00eb shkaktonte kaos n\u00eb ekonomi, a mund t\u00eb shkaktoj dhe sank\u00ebsione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, blokad\u00ebn financiare, intervenimin, nga jasht\u00eb. Ushtar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnd e kan\u00eb pasur dhe pik\u00ebpamjet e SHBA dhe t\u00eb NATO-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb kund\u00ebrshtua p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs. Gjithashtu, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni dhe p\u00ebr pik\u00ebpamjet e Gorba\u00e7ovit dhe t\u00eb Jazanovit p\u00ebr mosp\u00ebrzierjen e Rus\u00ebve n\u00eb kriz\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Beogradi e ka pas marr informat\u00ebn mbi bisedat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s\u00eb, me Gjeneralshtabin e Armat\u00ebs Sovjetike. Natovcat kan\u00eb k\u00ebrkua q\u00eb Rus\u00ebt mos ta p\u00ebrkrahin Armat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb. Po ashtu kan\u00eb deklarua se NATO-ja, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen eventuale t\u00eb Armat\u00ebs Jugosllave n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb paleve n\u00eb konflikt\u00eb, v\u00ebndosshm\u00ebrisht do t\u00eb reagoj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Historia p\u00ebrs\u00ebritet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim: <\/strong>n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb lart\u00eb, rrjedh se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb Millosheviqit dhe t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb ish-Jugoslavis\u00eb, p\u00ebraq\u00ebsuesi i Kosov\u00ebs n\u00eb Kryesin\u00eb e Jugosllavis\u00eb, ka qen\u00eb Riza Sapunxhiu, dhe kryesisht ka votua si bloku serbo-malazes, p\u00ebr formimin e S\u00ebrbis\u00eb s\u00eb Madhe. Nd\u00ebrsa, interesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashtur p\u00ebr t\u2019i mbrojtur t\u00eb tjer\u00ebt, nga Kroacia dhe Sllovenia. Kjo \u00ebsht\u00eb apsurde. Por, duhet t\u00eb supozohet se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Kosov\u00ebs i jan\u00eb k\u00ebrcnua udh\u00ebheq\u00ebsia s\u00ebrbe, prandaj ai \u00ebsht\u00eb dhe frigua. Ky rast mund t\u00eb krahasohet me presidentin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7in. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht, Historia p\u00ebrs\u00ebritet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb Gashaj, Politolog Ish-Jugosllavia pas vdekjes s\u00eb Titos ka qen\u00eb shum\u00eb e s\u00ebmur, e shkat\u00ebrruar nga brenda. Prandaj, ka qen\u00eb n\u00eb pyetje vet\u00ebm koha, se kur ajo do t\u00eb zhduket nga skena bot\u00ebrore. Derisa, agonia ka zgjat\u00eb, n\u00eb Republika t\u00eb gjith\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb grabit p\u00ebr t\u2019i krijuar kushtet&nbsp; p\u00ebr send\u00ebrtimin e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-25726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25727,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25726\/revisions\/25727"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}