{"id":25716,"date":"2020-05-13T10:35:47","date_gmt":"2020-05-13T08:35:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25716"},"modified":"2020-05-13T10:35:47","modified_gmt":"2020-05-13T08:35:47","slug":"a-di-kush-se-cka-po-ndodhe-ne-shkup-me-shtepine-e-nene-terezes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25716","title":{"rendered":"A DI KUSH SE \u00c7KA PO NDODH\u00cb N\u00cb SHKUP ME SHT\u00cbPIN\u00cb E N\u00cbN\u00cb TEREZ\u00cbS?"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"279\" height=\"229\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 279px) 100vw, 279px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Disa portale shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe agjencin\u00eb INA n\u00eb Shkup, njoftuan t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr reagimin e Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, (ITSHKSH-s\u00eb) ndaj asaj q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb, <strong>\u201cShlyerja e \u00e7do gjurme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\u201d,<\/strong> nobelistes shqiptare, n\u00eb sheshin e Shkupit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat vendore n\u00eb Shkup, Shefi i ITSHKSH-s\u00eb &#8212; nj\u00eb ent zyrtar ky i akredituar nga qeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut &#8212; Z. Skender Asani, shpreh indinjat\u00ebn e thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cnj\u00eb sulm ndaj figur\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, ndaj vepr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb njohur dhe t\u00eb pranuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, por edhe ndaj admiruesve t\u00eb saj gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d.&nbsp; Tani p\u00ebr tani, nuk e kam t\u00eb ekzakt\u00ebrisht t\u00eb qart\u00eb, nga burimet e deritanishme, se v\u00ebrtet\u00eb \u00e7ka po ndodh\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shkup, por duke u bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn e Z. Asani p\u00ebr mediat \u2013 deklarat\u00ebn e t\u00eb cilit nuk kemi ndonj\u00eb arsye q\u00eb ta dyshojm\u00eb &#8212; duket se zhdukja e gjurm\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shkup, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e kryer, megjithse nuk dihet se kush e mori vendimin dhe kur, ose pse, ka th\u00ebn\u00eb Z. Skender Asani: &nbsp;<strong><em>\u201cJemi sot k\u00ebtu, n\u00eb sheshin e Kryeqytetit, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen p\u00ebr nj\u00eb veprim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Qyteti i Shkupit dhe q\u00eb na ka shqet\u00ebsuar jo vet\u00ebm neve si studiues e si shkupjan\u00eb, por edhe shum\u00eb dashamir\u00eb t\u00eb qytetit ton\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb syt\u00eb kah ne. &nbsp;Si\u00e7 e shihni, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend tashm\u00eb nuk ekzistojn\u00eb gjurm\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe pos k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb bllokuar edhe rruga p\u00ebr t\u00eb vendosur lule n\u00eb pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie. &nbsp;Pavar\u00ebsisht thashethemeve, t\u00eb gjitha faktet flasin se k\u00ebtu ka qen\u00eb sht\u00ebpia ku ajo ka lindur, andaj ky vend tashm\u00eb disa vjet konsiderohej si shenj\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gonxhe Bojaxhiut \u2013 N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe ishte sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb pelegrinazhi p\u00ebr admiruesit e personalitetit t\u00eb saj. Por, ja q\u00eb tash, me nj\u00eb vendim q\u00eb nuk dim\u00eb si \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe nga kush \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, ky park i ka mbuluar shenjat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ka pamund\u00ebsuar vendosjen e luleve n\u00eb pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore t\u00eb saj.<\/em><\/strong>\u201d, ka deklaruar t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr mediat, Shefi i ITSHKSH-s\u00eb, Z. Skender Asani.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Asani dhe enti q\u00eb ai kryeson, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr studimin dhe mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Gonxhe Bojaxhiut \u2013 N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb tani protesta me an\u00eb letrash duke k\u00ebrkuar &#8212; shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm dhe sulm ndaj Bij\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb bot\u00eb &#8212; nga udh\u00ebheqsit dhe entet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb Veriut, p\u00ebrfshir\u00eb Kryetarin e qytetit t\u00eb Shkupit i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr sheshin n\u00eb fjal\u00eb&nbsp; &#8212; q\u00eb t\u00eb rishqyrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm. &nbsp;Z.Asani tha p\u00ebr median vendore se do pres\u00eb edhe disa dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si do p\u00ebrgjigjen instancat m\u00eb t\u00eb larta maqedonase ndaj ketij akti, por shtoi se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb zgjidhjejev t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb k\u00ebtij problemi, ai ka n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb dhe mb\u00ebshtetje nga miqt\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, raporton agjencia INA.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi Zoti Skender Asani \u00ebsht\u00eb shef i Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve, p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr studimin dhe mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Gonxhe Bojaxhiut \u2013 N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb&nbsp; &#8212; si do t\u00eb reagojn\u00eb p\u00ebr ket\u00eb akt kund\u00ebr trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare n\u00eb Shkupin, dikur shqiptar dy shtetet shqiptare \u2013 Republika e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republika e Kosov\u00ebs?&nbsp; N\u00ebqoftse bazohemi n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs, mos pritni asgj\u00eb, asnj\u00eb reagim, asnj\u00eb protest\u00eb.&nbsp; Se pse k\u00ebta jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb mbrojtur deri tani trash\u00ebgimin\u00eb kulturore e historike shqiptare n\u00eb trojet shqiptare jasht\u00eb kufijve t\u00eb tyre, por kjo klas\u00eb politike ka mbylllur syt\u00eb dhe goj\u00ebn ndaj p\u00ebrdhosjes s\u00eb trojeve shqiptare me ngritjen e monumenteve turke, greke e sllave gjat\u00eb viteve, n\u00eb tokat e shenjta shqiptare.&nbsp; K\u00ebsaj klase politike, nuk i intereson as sht\u00ebpia e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shkup as trash\u00ebgimia kulturore mij\u00ebvje\u00e7are e Kombit shqiptar n\u00eb trojet shekullore t\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Mbar\u00eb trojet shqiptare, sipas tyre, do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit minishengen ballkanik, por jo m\u00eb par\u00eb se t\u00eb fshihen t\u00eb gjitha gjurm\u00ebt e historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe identitetit t\u00eb shqiptarve n\u00eb ato troje.&nbsp; Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk presim gj\u00eb nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, po nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb presion qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm t\u00eb sllavo-maqedonasve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta ia vlen\u00eb pak histori \u2013 p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terezes n\u00eb Shkup, q\u00eb si\u00e7 duket nuk ekziston m\u00eb, por q\u00eb ndoshta hedh pak\u00ebz drit\u00eb p\u00ebr arsyet se pse pik\u00ebrish tani u mor ky vendim.&nbsp; Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb \u201cShlyerja e \u00e7do gjurme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\u201d n\u00eb Shkup po ndodh pik\u00ebrisht n\u00eb 1-vjetorin e vizit\u00ebs s\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Shkup (me 7 Maj, 2019). Me at\u00eb rast Radio Vatikani shkruante k\u00ebshtu Sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb: \u201cKujtojm\u00eb se Sht\u00ebpia p\u00ebrkujtimore \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar aty ku ngrihet kisha e Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit, shkat\u00ebrruar nga t\u00ebrmeti i vitit 1963. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb kish\u00eb, q\u00eb ishte famullia e saj, themeluesja e ardhshme e Motrave t\u00eb Dashuris\u00eb mori pag\u00ebzimin, nj\u00eb dit\u00eb pas lindjes. Guri i par\u00eb u vendos m\u00eb 9 maj 2008, nd\u00ebrsa p\u00ebrurimi u b\u00eb m\u00eb 30 janar t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebpas\u00ebm. Nd\u00ebrtesa, me nj\u00eb stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb evropian e indian, ka nj\u00eb bazament n\u00eb gur me t\u00eb cilin nd\u00ebrthuren element\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm arkitektonik\u00eb, ku spikat nj\u00eb kull\u00eb xhami, n\u00eb faqet e s\u00eb cil\u00ebs mbizot\u00ebron nj\u00eb kryq i madh, punim n\u00eb filigran\u00eb. Kati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muze, ku ekspozohen fotografi e objekte t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs si edhe disa relike t\u00eb saj; n\u00eb katin e dyt\u00eb, krejt\u00ebsisht prej xhami, ndodhet kapela. Sht\u00ebpia p\u00ebrkujtimore vizitohet nga rreth 100 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb vit\u201d, ka sh\u00ebnuar Radio Vatikani me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb P\u00ebkujtimore t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Shkup, me 7 Maj t\u00eb vitit q\u00eb kaloi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Radio Vatikani ka njoftuar me at\u00eb rast gjithashtu se n\u00eb at\u00eb vend, Papa Fran\u00e7esku u prit nga eprorja dhe nga 3 motra t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i dha nj\u00eb tuf\u00eb me lule, t\u00eb cil\u00ebn Ati i Shenjt\u00eb e vendosi n\u00eb shtatoren e shenjtores shqiptare. Papa shkoi m\u00eb pas n\u00eb kapel\u00eb, ku ishin mbledhur krer\u00ebt e bashk\u00ebsive fetare t\u00eb vendit si edhe disa kush\u00ebrinj t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. &nbsp;N\u00eb altar ishin vendosur relikja e shenjtes, disa objekte personale dhe pes\u00eb qirinj, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 5 bashk\u00ebsit\u00eb fetare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. K\u00ebtu, Papa shqiptoi lutjen e falenderimit drejtuar Zotit, q\u00eb i dhuroi bot\u00ebs N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn si dhurat\u00eb dhe lutjen drejtuar vet\u00eb shenjtes, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit e p\u00ebr popullin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb&nbsp; vizit\u00ebn e par\u00eb historike t\u00eb nj\u00eb Pape n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Shkup (7 maj 2019), dikur selia e Ipeshkvis\u00eb shqiptare Shkup-Prizren, ishte nj\u00eb vizit\u00eb e q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb thek\u00ebsuar jet\u00ebn dhe veprat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, aty n\u00eb trollin q\u00eb e lindi at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nenvijuar rolin e saj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Me t\u00eb arritur n\u00eb aerportin e Shkupit, ekzakt nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Papa Fran\u00e7esku ka folur p\u00ebr q\u00ebllimin e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vendlindjen e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.&nbsp; <em>\u201cDua t\u00eb nderoj n\u00eb m\u0451nyr\u0451 t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bashk\u00ebqytetaren tuaj t\u00eb shquar e cila, dashurin\u00eb ndaj Zotit dhe dashurin\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve e b\u00ebri ligj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke fituar admirimin n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. I referohem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb asaj q\u00eb universalisht njihet si N\u00ebna Tereze e Kalkut\u00ebs .Ajo lindi n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb Shkupit n\u00eb vitin 1910, me emrin Anjez\u00eb Gonxhe Bojaxhiu dhe e zhvilloi apostullimin e saj, b\u00ebr\u00eb me dhurimin e p\u00ebrvuajtur e t\u0451 plot\u00eb t\u0451 vetvetes, n\u00eb Indi, dhe p\u00ebrmes motrave t\u00eb saj mb\u00ebrrini n\u0451 kufijt\u00eb m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm gjeografik dhe ekzistencial t\u0451 njer\u00ebzimit\u201d.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJam i lumtur q\u0451 pas pak do t\u0451 mund t\u0451 shkoj p\u00ebr t\u2019u lutur te Memoriali kushtuar asaj, nd\u00ebrtuar n\u00eb vendin ku dikur ishte Kisha e Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit, Kish\u00eb kjo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u pag\u00ebzua N\u0451na Tereze. Ju me t\u00eb drejt\u00eb jeni krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Grua t\u00eb madhe. Prandaj, ju ftoj t\u00eb vazhdoni t\u00eb punoni me angazhim, p\u00ebrkushtim dhe shpres\u00eb, q\u00eb bijt\u00eb dhe bijat e k\u00ebsaj toke t\u0451 mund, sipas shembullit t\u0451 saj, t\u00eb zbulojn\u00eb, t\u00eb arrijn\u00eb dhe t\u00eb rrisin e p\u00ebrforcojn\u00eb thirrjen q\u00eb Zoti ka \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr ta. N\u00ebna Tereze diti t\u2019u b\u00ebnte mir\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fatkeq\u00ebsisht, bijt\u00eb dhe bijat e asaj toke, t\u00eb cil\u00ebve iu drejtua Papa Fran\u00e7esku n\u00eb vizit\u00ebn e tij Shkupit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po ndjekin shembullin e saj, por po ia zhdukin edhe gjurm\u00ebt fizike N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, pik\u00ebrisht aty ku ka lindur ajo.&nbsp; Por kot e kan\u00eb se sado q\u00eb t\u00eb mundohen, nuk mund ta fshijn\u00eb at\u00eb nga zem\u00ebrat e qindra miliona njerz\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb vullnet mir\u00eb, pa dallim feje a krahine.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Frank Shkreli<\/em><em><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Disa portale shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe agjencin\u00eb INA n\u00eb Shkup, njoftuan t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr reagimin e Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, (ITSHKSH-s\u00eb) ndaj asaj q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb, \u201cShlyerja e \u00e7do gjurme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\u201d, nobelistes shqiptare, n\u00eb sheshin e Shkupit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25716"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25716\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25717,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25716\/revisions\/25717"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}