{"id":25700,"date":"2020-05-11T18:40:57","date_gmt":"2020-05-11T16:40:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25700"},"modified":"2020-05-11T18:40:57","modified_gmt":"2020-05-11T16:40:57","slug":"mbarimi-i-luftes-se-dyte-boterore-nuk-solli-liri-per-mbare-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25700","title":{"rendered":"MBARIMI I LUFT\u00cbS S\u00cb DYT\u00cb BOT\u00cbRORE NUK SOLLI LIRI P\u00cbR MBAR\u00cb EVROP\u00cbN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"275\" height=\"226\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 275px) 100vw, 275px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb u sh\u00ebnua 75-vjetori i mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me ceremoni t\u00eb posa\u00e7me dhe me fjalime e deklarata t\u00eb ve\u00e7anta nga udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb, individualisht dhe s\u00eb bashku, p\u00ebrfshir p\u00ebrsh\u00ebndetjen e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili me nj\u00eb video mesazh sh\u00ebnoi 75-vjetorin e fitores s\u00eb aleat\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, duke fal\u00ebnderuar forcat aleate, t\u00eb cilat si pjes\u00eb e NATO-s, tha ai, vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol kritik n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrfshir pandemin\u00eb Covid-19.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, me k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb ve\u00e7an\u00ebrsisht m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen&nbsp; me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb deklarata e l\u00ebshuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo s\u00eb bashku me 9 homolog\u00eb evropian\u00eb \u2013 ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb 9 vendeve ish-komuniste: &nbsp;Bullgaris\u00eb, Republik\u00ebs \u00c7eke, Estonis\u00eb, Hungaris\u00eb, Letonis\u00eb, Lituanis\u00eb, Polonis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb. &nbsp;Pasi nuk e pash\u00eb t\u00eb reflektuar askund n\u00eb median shqiptare k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb me vend t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre vendeve ish komuniste, vendosa ta pasqyroj me k\u00ebt\u00eb shkrim modest \u2013 p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr faktin se deklarata n\u00eb fjal\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb pyes veten: Po pse nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria nenshkruese e k\u00ebsaj deklarate s\u00eb bashku me vendet simotra ish-komuniste por edhe si an\u00ebtare aktuale e organizat\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO. &nbsp;A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Shqip\u00ebria \u2013 ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs &#8212; konsideron se fitorja mbi nazismin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb solli lirin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se n\u00eb parim ishte kund\u00ebr deklarat\u00ebs?&nbsp; Jan\u00eb pyetje k\u00ebto q\u00eb dikush duhet t\u00eb ia bej\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Por le t\u00eb vazhdojm\u00eb me p\u00ebrmbajtjen e deklarat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar nga p\u00ebrfaqsuesit e lart\u00eb t\u00eb 9 vendeve ish-komuniste evropiane dhe Sekretari Amerikan i Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shefat e lart\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre 10-vendeve aleate, n\u00eb krye me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sot t\u00eb gjitha an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs ushtarake NATO n\u00eb 75-vjetorin e mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 me deklarat\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt&#8211;kujtuan viktimat dhe t\u00eb gjith\u00eb ushtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt luftuan p\u00ebr t\u00eb mundur Gjermanin\u00eb naziste dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund hollokaustit. <a href=\"https:\/\/www.state.gov\/joint-statement-on-the-75th-anniversary-of-the-end-of-the-second-world-war\/\">https:\/\/www.state.gov\/joint-statement-on-the-75th-anniversary-of-the-end-of-the-second-world-war\/<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, p\u00ebrfaqsuesit e lart\u00eb t\u00eb 9 vendeve ish-komuniste, s\u00eb bashku me Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, shkuan m\u00eb larg k\u00ebsaj radhe dhe kujtuan, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke deklaruar se mbarimi i luft\u00ebs nuk solli lirin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendeve t\u00eb kontinentit evropian. &nbsp;\u201cNd\u00ebrsa Maji i vitit 1945 solli mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Evrop\u00eb, mbarimi i luft\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk solli lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. &nbsp;Pas luft\u00ebs, pjesa q\u00ebndrore dhe lindore e kontinentit mbet\u00ebn n\u00ebn regjimet komuniste p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u201d, shkruajn\u00eb ata n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre.&nbsp; \u201cShtetet Baltike ishin okupuar dhe aneksuar ilegalisht nd\u00ebrsa Bashkimi Sovjetik ushtroi kontroll t\u00eb tmersh\u00ebm mbi vendet e tjera t\u00eb rob\u00ebruara nga komunizmi, duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn e madhe ushtarake, shtypjet dhe kontrollin ideologjik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shefat e diplomacis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre 10-vendeve theksojn\u00eb gjithashtu n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre se, \u201cP\u00ebr shum\u00eb dekada, nj\u00eb num\u00ebr i madh evropian\u00ebsh nga Evropa qendrore dhe lindore sakrifikuan jet\u00ebn e tyre duke luftuar p\u00ebr liri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miliona t\u00eb tjer\u00ebve iu mohuan t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut n\u00ebn tortura t\u00eb tmershme dhe shp\u00ebrnguljes t\u00eb detyruar.&nbsp; Shoq\u00ebrit\u00eb pas perdes s\u00eb hekurt, t\u00eb deshp\u00ebruara nga mungesa e liris\u00eb n\u00ebn komuniz\u00ebm, k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht rrug\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u201d p\u00ebr vendet e tyre vasale t\u00eb ish-Bashkimit Sovjetik, nenvijojn\u00eb ata, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb mesazhin e botuar dje me rastin e 75-vjetorit t\u00eb mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr p\u00ebrpjekjet e vendeve ish-komuniste p\u00ebr liri e demokraci, ata p\u00ebrmendin n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre ngjarjet e vitit 1956 n\u00eb Hungari, themelimin dhe veprimtarit\u00eb e Kart\u00ebs 77 n\u00eb \u00c7ekosllovaki, L\u00ebvizjen Solidarnoshq n\u00eb Poloni, Vjesht\u00ebn e Kombeve t\u00eb vitit 1989 dhe m\u00eb n\u00eb fund shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, si ngjarjet m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb kontribuan shum\u00eb n\u00eb rivendosjen e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe Qendrore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb deklarat\u00ebn e tyre t\u00eb forte dhe t\u00eb jashtzakonshme, ata shfaqin besimin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb liri dhe demokraci, duke then\u00eb se, \u201cSot jemi duke punuar s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb, ku respektohen dhe zbatohen t\u00eb drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit. &nbsp;Udh\u00ebheqsit e lart\u00eb t\u00eb 9 diplomacive evropiane dhe asaj amerikane paralajm\u00ebrojn\u00eb nostalgjik\u00ebt e komunizmit dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrpiqen, gjithnj\u00eb, madje edhe pas 75 vjet m\u00eb von\u00eb, t\u00eb falsifikojn\u00eb faktet e historis\u00eb: \u201cE ardh\u00ebmja duhet t\u00eb bazohet n\u00eb faktet e historis\u00eb dhe n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e regjimeve totalitare.&nbsp; Ne jemi t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr dialog me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb ndjekin k\u00ebto parime. &nbsp;Manipulimi i ngjarjeve historike q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shp\u00ebrthimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe n\u00eb ndarjen e Evrop\u00ebs pas luft\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje sh\u00ebmtuese p\u00ebr t\u00eb falsifikuar historin\u00eb\u201d,&nbsp; deklaruan 10 ministrat e jasht\u00ebm evropian t\u00eb (Bullgaris\u00eb, Republik\u00ebs \u00c7eke, Estonis\u00eb, Hungaris\u00eb, Letonis\u00eb, Lituanis\u00eb, Polonis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb) dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb e p\u00ebrfundojn\u00eb deklarat\u00ebn e tyre duke u b\u00ebr\u00eb thirrje dhe duke u kujtuar, \u201cT\u00eb gjith\u00eb antar\u00ebve t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se siguria, stabiliteti dhe paqa e p\u00ebrhershme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nevojitin zbatimin e vazhduesh\u00ebm dhe serioz t\u00eb ligjeve dhe normave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb t\u00eb gjitha shteteve.&nbsp; Duke marr\u00eb m\u00ebsim nga leksionet mizore t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i b\u00ebjm\u00eb thirrje komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb bashkohet me ne, ashtuq\u00eb vendosm\u00ebrisht t\u00eb hedhim posht\u00eb konceptin e sferave t\u00eb influenc\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr barazi midis t\u00eb gjitha shteteve\u201d, mbyll\u00ebn ata mesazhin e tyre, me rastin e 75-vjetorit t\u00eb mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk e di se pse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej vendeve n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebsaj deklarate.&nbsp; Duhet pyetur Kryeministri Rama, n\u00eb rolin e tij edhe si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm ose Ministrin e Jasht\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb, se pse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej vendeve ish-komuniste evropiane, q\u00eb duhej t\u00eb n\u00ebnshkruante k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb. Shqip\u00ebria ndan\u00eb ket\u00eb histori t\u00eb 75-viteve m\u00eb par\u00eb me Evrop\u00ebn dhe sidomos me k\u00ebto shtete evropiane ish-komuniste, t\u00eb cilat u shkel\u00ebn keq nga \u00e7izmja e rend\u00eb e komunizmit, por t\u00eb cilat nep\u00ebrmjet ministrave t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebme, n\u00ebnshkruan dje k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb me rastin e 75-vjetorit t\u00eb mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.&nbsp; Por n\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 2020, Shqip\u00ebria, fatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb ende me Evrop\u00ebn. &nbsp;Mos vall\u00eb Shqip\u00ebria ende nuk i sheh vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta \u2013 si\u00e7 jan\u00eb paqa, liria, demokracia,t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut, toleranca e tjera &#8212; me syt\u00eb e Evrop\u00ebs, e sidomos historin\u00eb e 75-viteve t\u00eb kaluara, jo se jo? &nbsp;A nuk beson Shqip\u00ebria e sot\u00ebme ashtu si\u00e7 mendojn\u00eb 9 vendet ish-komuniste nep\u00ebrmjet zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre diplomacive evropiane dhe asaj amerikane, se e \u201cardhmja duhet t\u00eb bazohet n\u00eb faktet e historis\u00eb dhe n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e regjimeve totalitare\u201d?&nbsp; N\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 2020, a \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr bashkpunim me vendet e tjera evropiane p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb, ku respektohen dhe zbatohen t\u00eb drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit?&nbsp; 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit, a \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria gati t\u00eb trajtoj\u00eb viktimat e komunizmit me t\u00eb nj\u00ebjtin respekt p\u00ebr ta si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb e mbar\u00eb Evropa?&nbsp; Viktimat e komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, megjith pafaj\u00ebsin\u00eb e tyre, nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb hakmarrje p\u00ebr vuajtjet e tyre, por sot n\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 2020 ndihen t\u00eb zhg\u00ebnjyer me klas\u00ebn politike shqiptare t\u00eb tre dekadave t\u00eb kauara.&nbsp; T\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos harrohen ato vuajtje dhe q\u00eb sipas deklarat\u00ebs s\u00eb 10-ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb 9 vendeve ish-komuniste dhe Sekretarit amerikan t\u00eb shtetit, q\u00eb e kaluara dhe e \u201cardhmja t\u00eb bazohen n\u00eb faktet e historis\u00eb dhe n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e regjimeve totalitare\u201d?&nbsp; K\u00ebt\u00eb e shprehi m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb nj\u00eb komunikim me mua sot, mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ish-i burgosuri dhe i ish i p\u00ebrndjekuri i regjimit komunist dhe fashist n\u00eb Shqip\u00ebri, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan, Z. Sami Repishti, i cili megjithse vuajti n\u00ebn komuniz\u00ebm dhe fashiz\u00ebm, ai prapseprap &#8212; n\u00eb shpirtin e tij human &#8212; i fal\u00eb ata q\u00eb e persekutuan dhe e burgos\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm se kishte pik\u00ebpamje ndryshe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin e vet.&nbsp; Profesor Repishti duke kujtuar viktimat e komunizmit dge zhg\u00ebnjimin e tij shprehet k\u00ebshtu:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFrank &#8212; Kurr\u00eb nuk harroj fjal\u00ebn e Jezusit q\u00eb mbas t\u00eb gjitha torturave deklaroi:&#8221; O Zot fali, sepse nuk din\u00eb \u00e7ka bajn\u00eb!&#8221;&nbsp; Ate q\u00eb kuqalashet na kan\u00eb ba ne dhe te gjithe kombit shqiptar, nuk shlyhet as me nji gjyq t\u00eb Nurernbergut as edhe me njiqind. &nbsp;Por duhet mendue se \u00e7ka bahet mbas saj. &nbsp;Fitorja ma e madhe e an\u00ebs son\u00eb, t\u00eb persekutuemve, asht\u00eb fakti moralisht ma i nalt\u00eb: refuzimi i hakmarrjes. &nbsp;K\u00ebshtu na krijueme premisat e nji pajtimi permanent. &nbsp;U zhgenjyem! Ajo q\u00eb na deshp\u00ebron asht\u00eb mosdhanja e llogaris\u00eb p\u00ebr krimet monstruoze q\u00eb kemi p\u00ebsue. Zoti i shp\u00ebrbleft\u00eb vuejtet e lot\u00ebt tona. Amen!&nbsp; Sami\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen: kur do t\u00eb ngrihet Shqip\u00ebria n\u00eb nivelin moral t\u00eb ish-p\u00ebrndjekurve t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb regjimit komunist, si Profesor Sami Repishti. Kur, m\u00eb n\u00eb fund, Shqip\u00ebria do t\u00eb pranoj\u00eb \u201cfaktet e historis\u00eb dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e regjimeve totalitare\u201d, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste, p\u00ebrfshir 9 vendet evropiane ish-komuniste q\u00eb s\u00eb bashku me Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00ebnshkruan Deklarat\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, me rastin e mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe n\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 2020? &nbsp;Pa nj\u00eb p\u00ebrballim t\u00eb sinqert me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, kam droj\u00eb se Kombi Shqiptar von\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb paq\u00eb dhe rehati.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb u sh\u00ebnua 75-vjetori i mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me ceremoni t\u00eb posa\u00e7me dhe me fjalime e deklarata t\u00eb ve\u00e7anta nga udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb, individualisht dhe s\u00eb bashku, p\u00ebrfshir p\u00ebrsh\u00ebndetjen e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili me nj\u00eb video mesazh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25700"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25701,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25700\/revisions\/25701"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}