{"id":25638,"date":"2020-05-04T08:50:00","date_gmt":"2020-05-04T06:50:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25638"},"modified":"2020-05-04T09:51:13","modified_gmt":"2020-05-04T07:51:13","slug":"at-gjergj-fishta-njeriu-qe-ka-frymezuar-heroin-e-kombit-agim-ramadani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25638","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA, NJERIU Q\u00cb KA FRYM\u00cbZUAR HEROIN E KOMBIT, AGIM RAMADANI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"305\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani.\u00a0 I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7.\u00a0 \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij dhe jo vet\u00ebm n\u00eb vend\u00eblindjen e tij por edhe n\u00eb Mirdit\u00eb, nga ku thuhet se ai dhe familja e tij kan\u00eb origjin\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe kujtuar vepr\u00ebn e tij heroike p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare.\u00a0 Si\u00e7 duket, p\u00ebr arsye t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi, sivjet nuk u mbajt ndonj\u00eb manifestim p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar dit\u00eblindjen n\u00eb vemdlindjen e tij ku kishte kryer edhe shkoll\u00ebn fillore, t\u00eb mesme.\u00a0 Pasi kreu shkoll\u00ebn e mesme, Agim Ramadani vazhdoi m\u00ebsimet n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Zagreb, ku siguroi p\u00ebrvoj\u00eb ushtarake, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdori me mjeshtri m\u00eb von\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga biografia e tij lexojm\u00eb gjithashtu se ai kishte dezertuar nga ushtria ish-jugosllave dhe me familje \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr ku kishte gjetur strehim. &nbsp;Por, ndon\u00ebse e kishte rregulluar jet\u00ebn n\u00eb Zvic\u00ebr me statusin e emigrantit, n\u00eb vitin 1998 atij nuk i rrihej dhe iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb Atdheut duke u bashkuar me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse iu desh t\u00eb linte pas bashkshorten Shukrijen me tre f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Per\u00ebndia i kishte falur atij talente edhe p\u00ebr p\u00ebr art, let\u00ebrsi, humor e aktrim. &nbsp;Por mbi t\u00eb gjitha, Agim Ramadani \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb luft\u00eb si nj\u00eb strateg i dalluar ushtarak, shum\u00eb i dashur dhe i p\u00eblqyer nga ushtar\u00ebt e tij, me t\u00eb cil\u00ebt, historia do sh\u00ebnoj\u00eb se ai s\u00eb bashku me bashk\u00ebluftar\u00ebt e vet, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.&nbsp; Shok\u00ebt e tij kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Agim Ramadani ishte njeriu i par\u00eb q\u00eb hoqi, me duart e veta, piramid\u00ebn kufitare n\u00eb Koshar\u00eb, midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe ish-Jugosllavis\u00eb.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr familjen e tij, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr mbar\u00eb shqiptarin\u00eb, pas aktit heroik t\u00eb thyerjes s\u00eb kufirit shqiptaro-shqiptar, Heroi i Kombit Shqiptar, Agim Ramadani ra heroikisht n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb \u2013 si nj\u00ebri prej heronjve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot me 3 Maj, 2020, bashkshortja Shukrije e kujtoi t\u00eb dashurin e saj dhe Heroin e Kombit, n\u00eb 57-vjetorin e lindjes s\u00eb tij me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb dashurie e kujtese, por dhe mjaft kritike ndaj gj\u00ebndjes aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ideali i d\u00ebshmor\u00ebve si Agim Ramadani, \u00ebsht\u00eb shkelur dhe harruar.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim emocional por plot t\u00eb arsyesh\u00ebm, q\u00eb si\u00e7 duket i referohet bisedimeve rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve &#8212; si pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit dialog midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u2013 Zonja Shukrije Ramadani, kujton dit\u00eblindjen e t\u00eb dashurit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faqen fejsbuk duke th\u00ebn\u00eb se,&nbsp; \u201cEr\u00ebra t\u00eb forta po fryjn\u00eb kufijve tan\u00eb me shpres\u00ebn se mund t\u00eb ju l\u00ebvizin, shtyjn\u00eb m\u00eb anash p\u00ebr ca hektar\u00eb, ose t\u00eb ju p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb, e me emrin tuaj t\u00eb na bindin se kjo ishte edhe \u00ebndrra juaj\u201d, sh\u00ebnon nd\u00ebr t\u00eb tjera Shukrije Ramadani n\u00eb postimin dedikuar bashkshortit t\u00eb saj, aq prek\u00ebs sa q\u00eb meriton t\u00eb botohet i t\u00ebr\u00eb: \u201cP\u00ebr dit\u00eblindjen t\u00ebnde &#8212; si ta uroj dit\u00eblindjen shpirti im?! &nbsp;N\u00eb lulen e rinis\u00eb me gjakun t\u00ebnd lave \u00ebnd\u00ebrrat tua p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Shum\u00eb gj\u00ebra u b\u00ebn\u00eb ndryshe q\u00eb 21 vite t\u00eb munges\u00ebs sate! &nbsp;Er\u00ebra t\u00eb forta po fryjn\u00eb kufijve tan\u00eb me shpres\u00ebn se mund t\u00eb ju l\u00ebvizin, shtyjn\u00eb ma anash p\u00ebr ca hektar\u00eb, ose t\u00eb ju p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb e me emrin tuaj t\u00eb na bindin se kjo ishte edhe \u00ebndrra e juaj. &nbsp;Po harrojn\u00eb se gjaku i derdhur ec\u00eb lirsh\u00ebm damar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb pellazge e cila nuk falet aq leht\u00eb, se frymon dhembje, krenari e trim\u00ebri! &nbsp;Ti prek\u00ebsh ata damar\u00eb, e prek shpirtin e epokave t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs.&nbsp; Ndoshta m\u00eb mir\u00eb q\u00eb na u mbyll\u00ebn rrug\u00ebt kah ju, e.lulet u vyshk\u00ebn n\u00eb duar, se do t\u00eb habiteshe me pamjen e p\u00ebr\u00e7udnuar t\u00eb bot\u00ebs njer\u00ebzore q\u00eb do t\u00eb vizitonin\u201d.&nbsp; \u201cNjer\u00ebz pa fytyra, ve\u00e7 me sy. &nbsp;Kishin ardhur aq shum\u00eb sy e ua kishim prishur qet\u00ebsin\u00eb. &nbsp;Ti ke ditur t\u2019i lexosh syt\u00eb e njer\u00ebzve, t\u00eb zbulosh t\u00eb fshehtat e tyre e thikat pas shpine, q\u00eb t\u2019i ruanin. &nbsp;Po tash jan\u00eb shumuar thikat shpirti jem, n\u00eb \u00e7do an\u00eb secili ther\u00eb secilin, e fshehet pas maskave t\u00eb lider\u00ebve. &nbsp;Ideali u shkel e u harru, si t\u00eb zhdukurit e luft\u00ebs. &nbsp;\u00cbndrrat e bukura u sh\u00ebmtuan e po shnd\u00ebrrohen n\u00eb makthe t\u00eb humburish q\u00eb se gjejn\u00eb rrug\u00ebn e drit\u00ebs.&nbsp; Asesi s\u2019po e gjejm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Diogjeni, kujt t\u2019ia besojm\u00eb shpirtin kur dreq\u00ebrit me rroba engj\u00ebjsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dheut e atdheut. &nbsp;\u00c7do her\u00eb jam lutur t\u2019i \u00e7el\u00ebsh syt\u00eb e t\u00eb shikosh lirin\u00eb q\u00eb me gjak e lave, sot shpresoj q\u00eb nuk na sheh e na d\u00ebgjon! Pusho i qet\u00eb shpirti im, se t\u2019i vet\u00ebm dit\u00eblindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e liris\u00eb jan\u00eb ashtu si\u00e7 i \u00ebnd\u00ebrrove e pikturove me dashurin\u00eb e p\u00ebrjetshme\u201d p\u00ebrfundon bashkshortja e Agim Ramadanit kujtimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00ebindje t\u00eb dashurit t\u00eb saj t\u00eb ren\u00eb heroikisht p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, viteve t\u00eb kaluara jan\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar denj\u00ebsisht dit\u00eblindjen e Heroit t\u00eb Kombit, Agim Ramadani, p\u00ebrfshir mitingje kulturore madje edhe n\u00eb Mirdit\u00eb, nga ku thuhet se rrjedh\u00eb familja e Agim Ramadanit dhe n\u00eb vendlinjen e tij n\u00eb Zheger t\u00eb Gjilanit jan\u00eb mbajtur rregullisht manifestime tradicionale n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij heroi.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7 kujtimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unikale, nj\u00eb manifestim i till\u00eb tradicional kulturor \u00ebsht\u00eb mbajtur dy vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 3 maj, 2018 n\u00eb sheshin e liris\u00eb t\u00eb fshatit Zheger t\u00eb Gjilanit, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes s\u00eb legjendarit Agim Ramadani e ku mor\u00ebn pjes\u00eb Ansambli Mirdita \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d dhe artisti i Kombit Reshat Arbana, t\u00eb ardhur nga Shqip\u00ebria: <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=X1XipE-3fSc\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=X1XipE-3fSc<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte me at\u00eb rast, q\u00eb bashkshortja e legjendarit Agim Ramadani, Zonja Shukrije Ramadani me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb, para mij\u00ebra vetave pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb manifestim, fal\u00ebnderoi organizatorin e tij manifetsimi, Besnik Pacin nga Mir\u00ebdita, duke iu drejtuar me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cI dashuri v\u00eblla, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb na ofrove sot duke na nderuar me grupin e mrekulluelluesh\u00ebm nga Mirdita dhe me t\u00eb Madhin Reshat Arbana, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme. &nbsp;Pak \u00ebsht\u00eb t\u00eb them faleminderit, por nuk mund t\u00eb mos them q\u00eb sot prania e mirditor\u00ebve m\u00eb dha ndjenjen e Bashkimit Komb\u00ebtar.&nbsp; &nbsp;M\u00eb ofroi \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e realizuar t\u00eb Agimit. &nbsp;Ne ishim bashk\u00eb sot dhe bashk\u00eb p\u00ebrkujtuam Agimin ton\u00eb.&nbsp; A nuk \u00ebsht\u00eb kjo liria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u flijua Agimi yn\u00eb. &nbsp;Ai sot festoi bashk\u00eb me ne, n\u00eb sheshin e liris\u00eb. Qofshi me jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb lumtur e k\u00ebndofshi p\u00ebr lumturin\u00eb dhe dashurin\u00eb e gjeneratave t\u00eb reja\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo me p\u00ebrmallim. Nd\u00ebrsa, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e saj drejtuar artistit t\u00eb madh Reshat Arbana, ajo do t\u00eb fliste p\u00ebr lidhjen e bashkshortit t\u00eb saj &#8212; legjendarit, Heroit t\u00eb Kombit, Agim Ramadani &#8212; me z\u00ebrin e interpretimit t\u00eb vargjeve t\u00eb Fisht\u00ebs s\u00eb Madhe nga artisti i Madh i Kombit, Reshat Arban\u00ebs. &nbsp;Ajo zbuloi, me at\u00eb rast, dashurin\u00eb e bashkshortit t\u00eb saj p\u00ebr poezit\u00eb e Fisht\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb betej\u00ebn e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte marr\u00eb me vete kaset\u00ebn me poezin\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs, recituar me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs.\u201cDeshta me ju lan\u00eb nj\u00eb kujtim, kur e pash\u00eb t\u00eb Madhin Reshat Arbana kur erdhi. &nbsp;Agimi kur u nis p\u00ebr n\u00eb luft\u00eb, nga gjith\u00e7ka q\u00eb mori me vete, ishte nj\u00eb kaset\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte t\u00eb regjistruara me z\u00ebrin e Reshat Arban\u00ebs, poezit\u00eb e Fisht\u00ebs s\u00eb Madh. &nbsp;Kur e pyeta pse po e merr, ai m\u00eb tha, shiqo. &nbsp;Ky \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i Atdheut, z\u00ebri q\u00eb na ndihmon, na jep shpres\u00eb na jep fuqi, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb luft\u00ebn ashtu si\u00e7 duem, deri n\u00eb \u00e7lirimin e plot\u00eb t\u00eb Atdheut..Me at\u00eb z\u00eb (t\u00eb Fisht\u00ebs) ai u dha zem\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb betejat m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb u zhvilluan n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Atdheut ton\u00eb.&nbsp; Dhe sot kur e shoh para nesh Reshat Arban\u00ebn, u them t\u00eb drejt\u00ebn se u emocionova pa mas\u00eb\u201d u ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb pranishmve Shukrije Ramadani, se si bashkshorti i saj dhe Heroi i Kombit, Agim Ramadani, mbushej me frym\u00ebzim nga vargjet e At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa doemthen\u00ebs ky kujtim i Shukrije Ramadanit, q\u00eb e ndan\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ne &#8212; respektin q\u00eb kishte bashkshorti i sa Agim Ramadani p\u00ebr Poetin Komb\u00ebtar, At Gjergj Fisht\u00ebs, i cili, si\u00e7 shkruan At Danijel Gje\u00e7aj, \u201cqau me lot\u00eb gjaku kur padrejt\u00ebsit\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhejve dhe dhuna e t\u00eb fort\u00ebve ndau prej trupit t\u00eb Atdheut, Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri, Hot e Grud\u00eb, Plav\u00eb e Guci\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjerisht. At Gjergj Fishta, gjithnj\u00eb, \u201casht\u00eb i mbuluem me m\u00ebni tradh\u00ebtie n\u00eb Atdhe\u201d, ka shkrua Gje\u00e7aj.&nbsp; Duke lexuar fjal\u00ebt e Shukrije Ramadanit, \u201c\u00c7do her\u00eb jam lutur t\u2019i \u00e7el\u00ebsh syt\u00eb e t\u00eb shikosh lirin\u00eb q\u00eb me gjak e lave, sot shpresoj q\u00eb nuk na sheh e na d\u00ebgjon\u201d, n\u00eb kujtimin sot t\u00eb bashkshortit t\u00eb saj, mu kujtua nj\u00eb shkrim i At Daniel Gje\u00e7ajt p\u00ebr Fisht\u00ebn e Madh: \u201cPerse, sakt Fishta, po t\u00eb \u00e7onte kryet prej vorri, kish me na mallkue dhe me nam\u00eb mal t\u00eb that\u00eb kish gjaku i Deshmorve, q\u00eb krah p\u00ebr krah ran\u00eb flije q\u00eb Bashkimin komb\u00ebtar me e ruejt.. se prej fjalorit t\u00eb shqipes, Bashkimin duen me e shlye dhe n\u00eb loj\u00eb vem\u00eb burrat q\u00eb p\u00ebr \u2018t\u00eb veprojn\u00eb&#8230;\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas Shukrije Ramadanit sot, \u201c\u00cbndrrat e bukura u sh\u00ebmtuan e po shnd\u00ebrrohen n\u00eb makthe t\u00eb humburish q\u00eb se gjejn\u00eb rrug\u00ebn e drit\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 57-vjetorin e lindjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, vet Agim Ramadani do t\u2019i ankohej Perendis\u00eb me fjal\u00ebt e frym\u00ebzuesi t\u00eb tij, Poetit Komb\u00ebtar At Gjergj Fisht\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cO Perendi, a ndjeve?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tradhtar\u00ebt na lan\u00eb pa Atdhe<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E ti rrin e gjuen me rrufe,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Lisat nep\u00ebr male, kot\u201d (Gjergj Fishta)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 3 Maji sh\u00ebnoi dit\u00eblindjen e Heroit Komb\u00ebtar, Agim Ramadani.\u00a0 I lindur me 3 Maj, 1963, ai sot do mbushte 57 vje\u00e7.\u00a0 \u00c7do vit kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me manifestime tradicionale kulturore n\u00eb sheshin e liris\u00eb n\u00eb fshatin Zheger t\u00eb Gjilanit, aty ku edhe ka lindur heroi. Sh\u00ebnohej kjo dit\u00eb n\u00eb vendlindjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-25638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25639,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25638\/revisions\/25639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}