{"id":25598,"date":"2020-05-01T19:46:42","date_gmt":"2020-05-01T17:46:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25598"},"modified":"2020-05-01T19:46:42","modified_gmt":"2020-05-01T17:46:42","slug":"thirrje-ambasades-amerikane-ne-tirane-mos-derdhni-fonde-te-tjera-per-te-shpetuar-nje-kauze-te-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25598","title":{"rendered":"THIRRJE AMBASAD\u00cbS AMERIKANE N\u00cb TIRAN\u00cb: MOS DERDHNI FONDE T\u00cb TJERA P\u00cbR T\u00cb SHP\u00cbTUAR NJ\u00cb KAUZ\u00cb T\u00cb D\u00cbSHTUAR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"268\" height=\"220\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 268px) 100vw, 268px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>\u201cDON\u2019T THROW GOOD MONEY AFTER BAD\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kritikoj Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara, qoft\u00eb at\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb qoft\u00eb at\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.&nbsp; M\u00eb vjen keq sepse si pjes\u00ebtar i komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebr 50-vjet tani, por edhe si nj\u00eb shqiptaro-amerikan q\u00eb kam patur privilegjin dhe nderin t\u00eb punoj nga af\u00ebr me shum\u00eb diplomat\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr disa dekada dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ruaj gjithnj\u00eb kujtime shum\u00eb t\u00eb mira dhe respekt.&nbsp; Kishim pritur p\u00ebr pothuaj nj\u00eb shekull \u2013 q\u00eb Kombi amerikan, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb zyrtarizonte lidhjet historikisht mike me Kombin shqiptar, t\u00eb nd\u00ebrprera p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; Fal\u00eb nder\u00ebs Zotit, sot kemi dy ambasada amerikane n\u00eb trojet shqiptare: nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e tjetra n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; n\u00eb Kosov\u00ebn e \u00e7liruar, fal\u00eb, kryesisht, nd\u00ebrhyrjes ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj per\u00ebndimor\u00eb.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebto lidhje midis dy kombeve tona, un\u00eb si shqiptaro-amerikan dhe ne si komunitet k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, besoj se jemi shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e dy ambasadave tona n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit kemi mb\u00ebshtetur veprimtarit\u00eb e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, ose n\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb pak\u00ebnd\u00ebsh\u00ebm edhe kemi heshtur p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb rrethanave t\u00eb mbrendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne si taksapagues amerikan\u00eb, me origjin\u00eb shqiptare, nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrejtje e madje edhe t\u00eb kritikojm\u00eb m\u00ebnyrat se si shpenzohen fondet e miratuara nga Kongresi amerikan, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.&nbsp; Shtetet e Bashkuara, nep\u00ebrmjet ambasad\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr disa vite tani, kan\u00eb mb\u00ebshtetur fuqimisht me fonde dhe me ekspertiza t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cReform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d, e cila sipas disa ekspert\u00ebve ka d\u00ebshtuar tanim\u00eb dhe sipas t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb minimum, \u00ebsht\u00eb e vonuar dhe nuk po zbatohet, megjith\u00eb derdhjen e fondeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Nuk kam asnj\u00eb dyshim se q\u00ebllimet e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, historikisht, kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb q\u00ebllim-mira dhe pa hile. &nbsp;Por, ama sot n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020, pas shum\u00eb vjet p\u00ebrpjekjesh, duhet t\u00eb pranohet se megjith\u00eb masat serioze t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri, ato p\u00ebrpjekje, sot p\u00ebr sot jan\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, t\u00eb deshtuara. &nbsp;Jo se ambasada amerikane nuk ka b\u00ebr\u00eb mjaft n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por p\u00ebr arsye se kjo klas\u00eb politike, duke filluar nga kryeministri e posht\u00eb, nuk e do k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe as nuk do e zbatojn\u00eb edhe po t\u00eb arrihet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj u habita kur pash\u00eb nj\u00eb njoftim n\u00eb faqen fejsbuk t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb sipas t\u00eb cilit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb Memorandumi t\u00eb nenshkruar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn midis USAID dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit Shqiptar, \u00ebsht\u00eb arrijtur nj\u00eb marr\u00ebveshje, \u201cp\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn teknike t\u00eb nevojshme\u201d, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e cila sipas njoftimit t\u00eb ambasad\u00ebs na paska aktualisht pothuajse 35,000 dosje t\u00eb prapambetura, p\u00ebr tu shqyrtuar. &nbsp;N\u00eb njoftim thuhet gjithashtu se, \u201cSipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, nj\u00eb ekip i ve\u00e7ant\u00eb jurist\u00ebsh t\u00eb zot\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb efikasitet dhe t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb marrin vendime m\u00eb shpejt.\u201d&nbsp; More, v\u00ebrtet\u00eb ka njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb se pas historis\u00eb s\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb deritanishme n\u00eb reform\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, tani do t\u00eb identifikohet, \u201cNj\u00eb ekip i ve\u00e7ant\u00eb jurist\u00ebsh t\u00eb zot\u00eb shqiptar\u00eb\u201d, q\u00eb do ta zb\u00ebrthejn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb sekretin e problemeve n\u00eb sistemin juridik shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb dhe 35.000 dosjet e prapambetura dhe q\u00eb nga puna e tyre t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb k\u00ebnaqur? &nbsp;Beson njeri? &nbsp;Ku ishin deri tani k\u00ebta \u201cjurist\u00eb t\u00eb zot\u00eb\u201d?&nbsp; Mos jan\u00eb edhe k\u00ebta pjes\u00eb e atyre jurist\u00ebve t\u00eb \u201czot\u00eb\u201d q\u00eb e kan\u00eb sjellur sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet tani!&nbsp; Keni ndonj\u00eb baromet\u00ebr t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb matur pik\u00ebpamjet e shqiptar\u00ebve ndaj p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr \u201creform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, dhe ndaj jurist\u00ebve t\u00eb \u201czot\u00eb\u201d shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, megjith\u00ebse jam i sigurt se n\u00eb radh\u00ebt e tyre ka edhe t\u00eb nd\u00ebrsh\u00ebm dhe profesionist\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrtet\u00eb pret ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb se me k\u00ebt\u00eb Memorandum t\u00eb n\u00ebnshkruar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn midis USAID dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit Shqiptar, dhe me gjith\u00eb fondet amerikane q\u00eb do t\u00eb derdh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri \u201cp\u00ebr reform\u00ebn shqiptare n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, megjith\u00ebse shuma nuk p\u00ebrmendet n\u00eb njoftim &#8212; numri i k\u00ebtyre 35.000 \u00e7eshtjeve t\u00eb prapambetura, do t\u00eb zvog\u00eblohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, si\u00e7 thuhet n\u00eb njoftim!?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb th\u00ebnje amerikane, \u201cthrowing good money after bad\u201d, q\u00eb n\u00eb thelb i referohet nj\u00eb situate kur dikush shpenzon fonde shtes\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb plan t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshtuar.&nbsp; Si nj\u00eb taksapagues amerikan, m\u00eb duket se kjo nism\u00eb nuk duhej t\u00eb ndodhte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. &nbsp;E kuptoj se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb harxhuar shum\u00eb fonde qeveritare amerikane dhe shum\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar nga eskpert\u00eb amerikan\u00eb gjat\u00eb viteve n\u00eb Tiran\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohet se t\u00eb gjitha ato shpenzime e mundime gjat\u00eb viteve kan\u00eb shkuar kot.&nbsp; Por shpenzimi i fondeve t\u00eb tjera shtes\u00eb, si\u00e7 propozohet me Memorandumin e lart\u00eb- p\u00ebrmendur, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb tjet\u00ebr e rrezikshme, jo vet\u00ebm e pa dobishme p\u00ebr objektivin e caktuar, por mund t\u00eb jet\u00eb katastrofike p\u00ebr systemin e drejt\u00ebsis\u00eb.&nbsp; Pas 30-vjet\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste, duhet t\u00eb jeni t\u00eb vetdijsh\u00ebm se dollar\u00ebt n\u00eb vetvete nuk do t\u00eb zgjidhin problemet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe aq m\u00eb pak problemet n\u00eb sistemin juridik t\u00eb atij vendi.&nbsp; Po t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private amerikane q\u00eb do t\u00eb kishte derdhur aq shum\u00eb fonde dhe investime pa sukses n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, sa ka derdhur qeveria amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dy-pal\u00ebshe\u2013 dhe jo vet\u00ebm qeveria amerikane \u2013 nj\u00eb firm\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kishte falimentuar me koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur flasim p\u00ebr vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, shqiptar\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb pro-amerikan\u00eb, por jo kjo klas\u00eb politike, megjith\u00ebse, sa p\u00ebr sy e faqe, ata shprehen se jan\u00eb m\u00eb pro-amerikan\u00ebt n\u00eb bot\u00eb dhe u p\u00eblqen t\u00eb dalin n\u00eb fotografi me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb. Pretednimet e tyre pro-amerikane jan\u00eb nj\u00eb hipokrizi e shekullit! &nbsp;T\u00eb jesh pro-amerikan do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndajsh t\u00eb nj\u00ebjtat vlera me Amerik\u00ebn, p\u00ebrfshir sensin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe respektin p\u00ebr njerzit, t\u00eb drejtat e tyre themelore, trajtimin e barabart dhe mir\u00ebqenjen e tyre.&nbsp; Jan\u00eb pra nj\u00eb ser\u00eb idesh e parimesh dhe vizionesh q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta. &nbsp;N\u00ebqoftse do t\u00eb merret seriozisht kjo klas\u00eb politike shqiptare, ajo duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe jo vet\u00ebm t\u00eb flasin p\u00ebr to.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb prej k\u00ebtyre politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Amerik\u00ebn, as me vlerat amerikane, fatkeq\u00ebsisht.&nbsp; Kam droj\u00eb se kjo klas\u00eb politike e ka p\u00ebrcaktuar tanim\u00eb veten se n\u00eb \u00e7\u2019drejtim do ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb duke e vrar\u00eb t\u00eb ardhmen e brezave, ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, animet politike autoritare t\u00eb udh\u00ebheqjes jan\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb saj, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilit po voton me kemb\u00eb duke u larguar nga vendi p\u00ebr n\u00eb per\u00ebndim, p\u00ebr arsye t\u00eb gj\u00ebndjes s\u00eb krijuar ekonomike dhe politike \u2013 p\u00ebrfshir munges\u00ebn e nj\u00eb reforme t\u00eb sistemit juridik.&nbsp; Kryeministri i vendit shpreh haptas admirimin e tij p\u00ebr udh\u00ebheqsit autokrat\u00eb t\u00eb rajonit dhe p\u00ebr sistemet politike t\u00eb kontrolluara prej tyre.&nbsp; A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet me fondet e taksa paguesve amerikan\u00eb? &nbsp;S\u00eb fundmi, qeveria e kryeministrit Rama i ka k\u00ebrkuar KE-s\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Konventa e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, sikur vet\u00ebm Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me pandemin\u00eb. &nbsp;\u00cbsht\u00eb modeli i drejt\u00ebsis\u00eb autoritare dhe jo ai i bazuar n\u00eb sistemin amerikan, q\u00eb kjo klas\u00eb politike po nd\u00ebrton n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Jo vlerat amerikane, t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, p\u00ebrfshir sistemin juridik dhe qeverisjen demokratike, \u201ct\u00eb popullit, nga populli dhe p\u00ebr popullin\u201d.&nbsp; \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebta nuk kan\u00eb dashur as nuk duan reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe as antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. &nbsp;Kjo marrveshje midis USAID dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit Shqiptar m\u00eb duket si nj\u00eb shpenzim i kot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00eb shtetas amerikan, i them k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e mesazhit q\u00eb kishte ndar\u00eb me koleg\u00ebt e tij ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry n\u00eb Munich n\u00eb vitin 2104:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dJemi krenar\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai se -\u201dNe p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosim sistemin ton\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur e transparente, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ta reformuar, p\u00ebr ta ndrequr ku e kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar at\u00eb kur duhet.\u201d &nbsp;K\u00ebshtuq\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb ai, ne i bashkohemi k\u00ebtij dialogu me ju k\u00ebtu n\u00eb Munih, \u201cduke ditur dhe duke pranuar t\u00eb metat tona, <strong>por pranimi i mang\u00ebsive tona nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne nuk do themi gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 i shohim n\u00eb vende t\u00eb tjera, duke u bazuar n\u00eb pik\u00ebpamjet dhe vlerat tona\u201d.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb pranohet pra se p\u00ebrpjekjet, sado t\u00eb drejta dhe t\u00eb nevojshme q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, kan\u00eb d\u00ebshtuar! &nbsp;Jo p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit t\u00eb ambasad\u00ebs dhe ndihm\u00ebs amerikane p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por n\u00eb saje t\u00eb mos vullnetit t\u00eb klas\u00ebs politike e cila mbron me \u00e7do kusht interesat e veta dhe t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb tyre mb\u00ebshtet\u00ebs, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave dhe t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb popullit. &nbsp;Si nj\u00eb shtetas krenar dhe taksapagues amerikan protestoj q\u00eb t\u00eb vazhdohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb &#8212; q\u00eb taksat e mia t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr aventura dhe kauza t\u00eb d\u00ebshtuara, p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pushtet nj\u00eb klas\u00eb politike t\u00eb d\u00ebshtuar dhe moralisht t\u00eb korruptuar e cila n\u00eb thelb nuk ndan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb njer\u00ebzore, morale, politike, as drejt\u00ebsie me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e them me plot bindje por edhe me dhimbje n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr bashkatadhetar\u00ebt e mi sepse shoh, q\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur John Kerry, 6-vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e Munichut n\u00eb lidhje me influencat e oligark\u00ebve, sidomos n\u00eb Ballkan, se 6-vjet m\u00eb von\u00eb, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb Shqip\u00ebri as n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAspiratat e qytetar\u00ebve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligark\u00ebve t\u00eb korruptuar, interesa k\u00ebto t\u00eb cilat p\u00ebrdorin parat\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn opozit\u00ebs politike dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb politikan\u00ebt dhe entet mediatike dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin trysni duke abuzuar me t\u00eb drejtat e organizatave jo-qeveritare p\u00ebr t\u00eb ekzistuar dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb ambientin e tyre\u201d, ka then\u00eb Xhon Kerri. &nbsp;Kjo kritik\u00eb e Zotit Kerri ndaj disa vendeve ku oligark\u00ebt, sidomos n\u00eb Ballkan, kan\u00eb uzurpuar jet\u00ebn politike dhe ekonomike, e ku ata n\u00eb shum\u00eb raste kontrollojn\u00eb dhe p\u00ebrdorin median p\u00ebr manipulimin e politikan\u00ebve dhe t\u00eb zgjedhjeve &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes bota per\u00ebndimore nuk ndan\u00eb me k\u00ebta politikan\u00eb dhe oligark\u00eb pasurin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb vlerave universale, p\u00ebr t\u00eb cilat u fol n\u00eb Konferenc\u00ebn e Munihut. &nbsp;Oligark\u00ebt dhe interesat e tyre i kan\u00eb z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb saj demokratik dhe kan\u00eb helmuar e korruptuar klas\u00ebn politike dhe median, p\u00ebr interes t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket reform\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb drejt\u00ebsi &#8212; dhe para se t\u00eb derdhen fonde t\u00eb tjera amerikane si n\u00eb pus pa fund &#8212; t\u00eb fillohet nga e para ose t\u00eb hiqet dor\u00eb fare nga nj\u00eb p\u00ebrpjekje e till\u00eb sado e dobishme dhe sado e nevojshme q\u00eb t\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb kjo nism\u00eb fisnike, por e gabuar.&nbsp; P\u00ebr ndryshe, si p\u00ebrfundim, rrezikohet q\u00eb populli shqiptar t\u00eb humbas besueshm\u00ebrin\u00eb tek ambasada dhe shpres\u00ebn tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumica e shqiptar\u00ebve e kan\u00eb humbur me koh\u00eb shpres\u00ebn tek kjo klas\u00eb politike shqiptare, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe gjith\u00eb spektrit politik shqiptar, pa dallim.&nbsp; Mbaj mend nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb nga nj\u00eb redaktor i vjet\u00ebr kur kisha filluar pun\u00ebn tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave &#8212; natyrisht n\u00eb kontekstin e gazetaris\u00eb radiofonike t\u00eb asaj kohe &#8212; i cili m\u00eb pat th\u00ebn\u00eb se do b\u00ebjsh gabime n\u00eb karier\u00ebn t\u00ebnde, por kujdes e mos humb besueshm\u00ebrin\u00eb tek d\u00ebgjuesit, sepse n\u00ebqoftse humb besueshm\u00ebrin\u00eb tek d\u00ebgjuesit, ke humbur \u00e7do gj\u00eb dhe t\u00eb shkon mundi kot.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/usembassytirana\/?ref=nf&amp;hc_ref=ARQvok9xFuf0EK7sc5Lc691H1aTjxieiAdN5Ofispk8R89M0VUIyiDD5xyqpheKLHZM&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARC8Pfw0vSAL_nyzghwxVXgxYwMq41NThMwNt1fy1m-sQymXgJtnvWi6fZJhWYRG16nPVsEeek3nto_Jo1dYR_qXPK0F4BG4Zij6wTSHqLe7xNPTGKFT_fd9d4mU2T44J9kKl5_ltNZ3pK9kpJWBoST2_rsTvwm2bYNBwvTNKWQXM_oyw3hBBcw02Wb1OCIEiJTTOf7daVipOQYxrEfyjKHHMqcAuIXku6wchnrpHdWTPZ0j3j-4RK4ZhkiAZb_FoVVfDA-46vNeCMW15fmjRNAMlzFtJFAh21KS6FM8SwGDMvl1XxksVQXDeBuqqUtJfBBdeHF7DUahHiPjQQ&amp;__tn__=%3C-R\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/usembassytirana\/?hc_ref=ARQeXTMvJ9NidgLfpO7LdcHKDVNIdkYP6vR4zMgTPlcwACLLhdb4VCfJ3OviqoKchqk&amp;fref=nf&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARC8Pfw0vSAL_nyzghwxVXgxYwMq41NThMwNt1fy1m-sQymXgJtnvWi6fZJhWYRG16nPVsEeek3nto_Jo1dYR_qXPK0F4BG4Zij6wTSHqLe7xNPTGKFT_fd9d4mU2T44J9kKl5_ltNZ3pK9kpJWBoST2_rsTvwm2bYNBwvTNKWQXM_oyw3hBBcw02Wb1OCIEiJTTOf7daVipOQYxrEfyjKHHMqcAuIXku6wchnrpHdWTPZ0j3j-4RK4ZhkiAZb_FoVVfDA-46vNeCMW15fmjRNAMlzFtJFAh21KS6FM8SwGDMvl1XxksVQXDeBuqqUtJfBBdeHF7DUahHiPjQQ&amp;__tn__=kC-R\"><strong>U.S. Embassy-Tirana<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/usembassytirana\/photos\/a.446371155837\/10157318209950838\/?type=3&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARC8Pfw0vSAL_nyzghwxVXgxYwMq41NThMwNt1fy1m-sQymXgJtnvWi6fZJhWYRG16nPVsEeek3nto_Jo1dYR_qXPK0F4BG4Zij6wTSHqLe7xNPTGKFT_fd9d4mU2T44J9kKl5_ltNZ3pK9kpJWBoST2_rsTvwm2bYNBwvTNKWQXM_oyw3hBBcw02Wb1OCIEiJTTOf7daVipOQYxrEfyjKHHMqcAuIXku6wchnrpHdWTPZ0j3j-4RK4ZhkiAZb_FoVVfDA-46vNeCMW15fmjRNAMlzFtJFAh21KS6FM8SwGDMvl1XxksVQXDeBuqqUtJfBBdeHF7DUahHiPjQQ&amp;__tn__=-R\">6 hrs<\/a> \u00b7<\/p>\n\n\n\n<p>&#x1f1e6;&#x1f1f1; | Gjykata e Lart\u00eb ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje t\u00eb prapambetura. P\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem, USAID dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor Shqiptar n\u00ebnshkruan nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi m\u00eb 29 prill, p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn teknike t\u00eb nevojshme. Sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, nj\u00eb ekip i ve\u00e7ant\u00eb jurist\u00ebsh t\u00eb zot\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb efikasitet dhe t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb marrin vendime m\u00eb shpejt. Ashtu si\u00e7 Shtetet e Bashkuara mb\u00ebshtet\u00ebn fuqimisht miratimin e reformave gjyq\u00ebsore, ashtu ne mb\u00ebshtesim fuqimisht zbatimin e plot\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre reformave. Drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar. Ne presim t\u00eb shohim numrin e prapambetur t\u00eb k\u00ebyre \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb zvog\u00eblohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n\n\n\n<p>&#x1f1fa;&#x1f1f8; | The High Court currently has a backlog of almost 35,000 cases. To address this problem, USAID and the Albanian High Judicial Council (HJC) signed a Memorandum of Understanding (MOU) on April 29 to provide necessary technical assistance. Under the MOU, a special team of bright Albanian lawyers will be hired to assist the court to operate more efficiently and allow judges to make decisions more quickly. Just as the United States strongly supported the adoption of judicial reforms, we strongly support the full, timely implementation of these reforms. Justice delayed is justice denied. We look forward to seeing the backlog of cases reduced as quickly as possible<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDON\u2019T THROW GOOD MONEY AFTER BAD\u201d \u00a0Nga Frank Shkreli E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kritikoj Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara, qoft\u00eb at\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb qoft\u00eb at\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.&nbsp; M\u00eb vjen keq sepse si pjes\u00ebtar i komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebr 50-vjet tani, por edhe si nj\u00eb shqiptaro-amerikan q\u00eb kam patur privilegjin dhe nderin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-25598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25599,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25598\/revisions\/25599"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}