{"id":25560,"date":"2020-04-28T10:09:48","date_gmt":"2020-04-28T08:09:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25560"},"modified":"2020-04-28T10:09:48","modified_gmt":"2020-04-28T08:09:48","slug":"kosova-kercenohet-nga-serbia-e-madhe-dy-libra-ne-anglisht-mbi-kosoven-te-autorit-enver-bytyci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25560","title":{"rendered":"KOSOVA K\u00cbRC\u00cbNOHET NGA SERBIA E MADHE &#8211; DY LIBRA N\u00cb ANGLISHT MBI KOSOV\u00cbN T\u00cb AUTORIT ENVER BYTY\u00c7I"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"546\" height=\"413\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Enver-bytyci-librat-per-kosove.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25561\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Enver-bytyci-librat-per-kosove.jpg 546w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Enver-bytyci-librat-per-kosove-300x227.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 546px) 100vw, 546px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Autori dhe eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Evrop\u00ebs jug-lindore, Profesori i shkencave politike dhe i historis\u00eb n\u00eb universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, Enver Byty\u00e7i, pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte koh\u00ebt e fundit dy librat e tija t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb anglisht: \u201cKosovo Threatened by the Greater Serbia\u201d (Kosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe) dhe \u201cCoercive Diplomacy of Nato in Kosovo\u201d (Diplomacia e Imponuar e Nato-s n\u00eb Kosov\u00eb). &nbsp;Libri, \u201cDiplomacia e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb\u201d e studiuesit dhe historianit Enver Byty\u00e7i \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb anglisht n\u00eb vitin 2015 nga Sht\u00ebpia Botuese Cambridge Scholars Publishing, ku trajtohet, si\u00e7 sugjeron edhe titulli, diplomacia e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, duke i ofruar lexuesit nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebanshme t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.&nbsp; Por, po p\u00ebrqendrohemi tek libri \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d, botuar koh\u00ebt e fundit, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb hedhjes s\u00eb tez\u00ebs p\u00ebr korigjimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d, \u00ebsht\u00eb botuar anglisht dhe shqip nga Instituti i Studimeve t\u00eb Evrop\u00ebs Jug-lindore dhe \u00ebsht\u00eb promovuar nga fundi i Janarit q\u00eb kaloi n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Kjo monografi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje dokumentacioni mbi ngjarjet historike mbi Kosov\u00ebn, ku n\u00eb thelb, autori trajton \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, duke argumentuar se ndryshimi, rishqyrtimi, korrigjimi i kufijve, rregullimi ose demarkacioni, ose sido q\u00eb ta quajn\u00eb sot mb\u00ebshtetsit e k\u00ebsaj teze ndryshimin e kufijve midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent tep\u00ebr i rreziksh\u00ebm p\u00ebr paq\u00ebn dhe stabilitetin afat-shkurt\u00eb dhe afatgjat\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.&nbsp; Profesor Byty\u00e7i me t\u00eb drejt\u00eb e konsideron ndryshimin e mund\u00ebsh\u00ebm t\u00eb kufijve midis dy vendeve, si nj\u00eb akt q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Serbis\u00eb dhe q\u00eb si i till\u00eb kontribon drejt realizimit t\u00eb planit afatgjat\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrr\u00ebs shekullore t\u00eb Beogradit, p\u00ebr krijimin e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori ka zgjedhur koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb botuar n\u00eb anglisht monografin\u00eb \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qendrat kryesore bot\u00ebrore \u2013 Washingtoni dhe Brukseli \u2013 po p\u00ebrgatiten t\u00eb rifillojn\u00eb bisedimet e planifikuara, ose si\u00e7 e qujan\u00eb ato, \u201cdialogun\u201d midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje \u201cgjith\u00ebp\u00ebrf\u00ebshirse\u201d, e cila sipas shum\u00eb eskpert\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe ndryshimin, ose t\u00eb pak\u00ebn rishqyrtimin e kufijve midis dy vendeve. &nbsp;Megjith\u00ebse z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm, sidomos n\u00eb Washington, pretendojn\u00eb se propozimi p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufijve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebrfshir edhe t\u00eb d\u00ebrguarin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Presidentit Trump, Ambasadorin Richard Grenell, nd\u00ebrsa evropian\u00ebt jan\u00eb shprehur kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb kufijve midis dy vendeve.&nbsp; Megjithk\u00ebt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, duke par\u00eb se di\u00e7ka po vlon n\u00eb ket\u00eb mes, Kongresisti amerikan dhe mik i kahmotsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve n\u00eb Kongresin amerikan, Eliot Engel, n\u00eb kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, ka shprehur, dit\u00ebt e fundit, shqet\u00ebsimet e tija mbi politik\u00ebn aktuale amerikane ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e kryesuar nga ish-deputeti amerikan Joe Dioguardi, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Donald Trump, q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb ambasadorin Richard Grenell nga detyra e tij si i D\u00ebrguari Special i tij p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb -Serbi, &nbsp;\u201cMeqen\u00ebse Ambasadori Grenell ka humbur besueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi t\u00eb paansh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA).&nbsp; Kjo organizat\u00eb lobiste shqiptaro-amerikane, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kritikon ashp\u00ebr edhe klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Presidentin Hashim Tha\u00e7i, duke th\u00ebn\u00eb se nga nj\u00eb ndryshim i kufijve, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb humbiste Kosova, por do t\u00eb fitonte Serbia dhe jo vet\u00ebm Serbia, por edhe aleatja e saj historike, Rusia: \u201cPa dyshim, ndarja do t\u00eb trim\u00ebronte si Serbin\u00eb ashtu edhe Rusin\u00eb dhe aspiratat e tyre hegjemone p\u00ebr dominim n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe hyrjen n\u00eb detin Adriatik\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e hapur t\u00eb LQSHA-s.&nbsp; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, pun\u00ebt shqiptare jan\u00eb nd\u00ebrlikuar shum\u00eb keq dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, mund t\u00eb keq\u00ebsohen e dhe m\u00eb shum\u00eb. &nbsp;Libri i historianit Enver Byty\u00e7i \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d e p\u00ebrkthyer n\u00eb anglisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i vlefsh\u00ebm n\u00eb debatin aktual t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb sugjeroja q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb protagonist\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes &#8212; komb\u00ebtar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb &#8212; t\u00eb lexojn\u00eb monografin\u00eb e Profesor Enver Byty\u00e7it.&nbsp; N\u00eb debatin aktual, Enver Bytyci ofron, jo vet\u00ebm, fakte e dokumentacion t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar por ofron edhe k\u00ebshilla se si duhet t\u00eb dilet nga ky qorrsokak i politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe politik\u00ebs s\u00eb ngat\u00ebrruar nd\u00ebrshiptare, midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs.&nbsp; Ndaj\u00eb shqet\u00ebsimin tim me autorin e nderuar dhe jam dakort me t\u00eb &#8212; ashtu si\u00e7 kam shkruar edhe disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn &#8212; se mungesa <strong>e k\u00ebshillimeve dhe bashkrendimeve t\u00eb q\u00ebndrimeve n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb aq me r\u00ebnd\u00ebsi, si\u00e7 jan\u00eb bisedimet Kosov\u00eb-Serbi dhe ndryshimi i mund\u00ebsh\u00ebm i kufijve &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e pap\u00ebrgjegj\u00ebshme nga ana e k\u00ebsaj klase politike, p\u00ebr t\u00eb mos then\u00eb edhe skandaloze, ndaj interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp; Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm edhe i ashtuquajturi procesi \u201cminishengen\u201d, i udh\u00ebhequr nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, nj\u00eb proces ky q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga Kosova pasi nuk merr aspak parasysh\u00eb shqet\u00ebsimet dhe as interesat e Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb strategjia komb\u00ebtare e platform\u00ebs mbar\u00eb-shqiptare p\u00ebr \u201cminishengenin\u201d ballkanik dhe ku jan\u00eb k\u00ebshillimet dhe bashkrendimet e politikave me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse midis dy shteteve shqiptare?&nbsp; Mos pasja e nj\u00eb politike t\u00eb bashkrenduar midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebr parimet e m\u00ebdha t\u00eb interesit komb\u00ebtar, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb skandaloze, por mund t\u00eb konsideorhet edhe kriminale ndaj interesave komb\u00ebtare.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pajtohem edhe me mendimet dhe kritikat e Profesorit Enver Byty\u00e7it, autorit t\u00eb monografis\u00eb, \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d, ndaj\u00eb politik\u00ebs s\u00eb gabuar t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrsa u p\u00ebrket shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura Kosov\u00eb-Serbi \u2013 e sidomos, procesit ndaj procesit \u201cminishengen\u201d t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, si nj\u00eb politik\u00eb e gabuara q\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Tiran\u00ebs zyrtare, po vendos p\u00ebrs\u00ebri Beogradin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs ballkanike, si nj\u00eb \u201cmini-jugosllavi e re\u201d, e cila i sh\u00ebrben kryek\u00ebput interesave t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, i hap dyert edhe influenc\u00ebs ekonomike, politike dhe ushtarake t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.&nbsp; Dikush prej k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb proces, duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb se si nj\u00eb rol i p\u00ebrforcuar politik, ekonomik dhe ushtarak i Rusis\u00eb n\u00eb Balkan dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Jug-lindore, \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve?!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb se pse kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e gabuar, le t\u00eb lexojn\u00eb librin e posa botuar n\u00eb anglisht dhe shqip t\u00eb Profesor Enver Byty\u00e7it, \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d.&nbsp; Eksperti i politik\u00ebs dhe i historis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare b\u00ebn paralajm\u00ebrimin e tij se Tirana zyrtare me politik\u00ebn e saj, sidomos, me politik\u00ebn minishengen p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, po d\u00ebmton dhe mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Ai e quan k\u00ebt\u00eb politik\u00eb si ter\u00ebsisht anti-shqiptare sepse, shkruan autori, ky proces thekson dhe mb\u00ebshtet\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb drejtohet nga Beogradi dhe jo nga Brukseli, drejt\u00eb integrimeve t\u00eb plota euro-atlantike t\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb ide dhe d\u00ebshir\u00eb kjo e kahmot\u00ebshme e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Tridhjet\u00eb vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe pak m\u00eb shum\u00eb se 20-vjet nga \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs dhe pas 12-vjet\u00eb pavar\u00ebsi, Kombi shqiptar, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, gj\u00ebndet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb nj\u00eb rreziku t\u00eb p\u00ebrmbrendsh\u00ebm, nj\u00eb rreziku t\u00eb shkaktuar nga vet shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo kriz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb kontribuar vet me politikat e tyre t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebshme nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, fatkeq\u00ebsisht, i gjen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, krejt\u00ebsisht t\u00eb pa p\u00ebrgatitur, t\u00eb zbuluar krejt lakuriq para popullit t\u00eb vet dhe para opinionit bot\u00ebror, duke mos ditur se si t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gjenden, pa asnj\u00eb ide t\u00eb re dhe pa asnj\u00eb strategji politike komb\u00ebtare, se si duhet shkuar p\u00ebrpara.&nbsp; Gjithkush n\u00eb mendje t\u00eb vet jep idet\u00eb e veta, ose kund\u00ebrshton idet\u00eb e atij tjetrit, pa ofruar asnj\u00eb marr\u00ebveshje as vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se si duhet vazhduar. &nbsp;Presidenti i Kosov\u00ebs kund\u00ebr Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, opozita kund\u00ebr pozit\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tirana kryesisht hesht, aktualisht, pasi ka \u201chedhur gurin e tani fsheh dor\u00ebn\u201d.&nbsp; E nj\u00ebjta ndodh edhe n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb politik\u00eb bashk\u00ebrenduese midis forcave politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet me rend\u00ebsi komb\u00ebtare.&nbsp; Ekziston pra nj\u00eb kaos i r\u00ebnd\u00eb mendimesh dhe nj\u00eb munges\u00eb bashk\u00ebrendimi n\u00eb politik\u00ebn komb\u00ebtare, p\u00ebr sa u p\u00ebrket interesave afatgjata t\u00eb Kombit shqiptar, si\u00e7 mund t\u00eb vihet re nga debati mbi \u00e7\u00ebshtjet e kufirit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe jo vet\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnimit, por edhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb Serbie t\u00eb Madhe, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqitar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeqsisht, p\u00ebr fatet tona, kriza sh\u00ebndetsore bot\u00ebrore e shkaktuar nga koronavirusi vdekjeprur\u00ebs, i ka nd\u00ebrlikuar edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe interesimin e miq\u00ebve tradicional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ashtu si e gjith\u00eb bota p\u00ebrballen me hallet e veta, si p\u00ebrfundim i k\u00ebsaj epidemie dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebshit\u00ebr q\u00eb ti kushtojn\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb zone t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Balalkanit, me t\u00eb cil\u00ebn edhe mund t\u00eb jet\u00eb lodhur edhe opinion public amerikan dhe per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, para se t\u00eb faj\u00ebsojm\u00eb amerikan\u00ebt por edhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in e pun\u00ebve tona, duhet q\u00eb t\u00eb drejtojm\u00eb gishtin e akuz\u00ebs atje ku n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet ta drejtojm\u00eb: ndaj Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare dhe t\u2019i identifikojm\u00eb ata si fajtor\u00eb t\u00eb gjendjes aktuale kaotike komb\u00ebtare dhe politike n\u00eb trojet tona, p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. &nbsp;Libri i Profesor Enver Byty\u00e7it, \u201cKosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia e Madhe\u201d, furnizon n\u00eb gjuh\u00ebn anglisht &#8212; jo vet\u00ebm lexuesin e thjesht\u00eb por edhe protagonist\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb merren me pun\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor &#8212; me analiza t\u00eb dobishme, dokumentacion, fakte dhe ide, nga t\u00eb cilat, sipas Wolfgang Grossruck, ish-presidenti Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb, gjithashtu \u201cdo t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe politik\u00ebb\u00ebrsit rajonal\u00eb q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb, paq\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Jug-lindore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Autori dhe eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Evrop\u00ebs jug-lindore, Profesori i shkencave politike dhe i historis\u00eb n\u00eb universitetin \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, Enver Byty\u00e7i, pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte koh\u00ebt e fundit dy librat e tija t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb anglisht: \u201cKosovo Threatened by the Greater Serbia\u201d (Kosova e K\u00ebrc\u00ebnuar nga Serbia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[2649,1082],"class_list":["post-25560","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-enver-bytyci","tag-librat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25562,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25560\/revisions\/25562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}