{"id":25501,"date":"2020-04-22T10:08:50","date_gmt":"2020-04-22T08:08:50","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25501"},"modified":"2020-04-22T10:08:50","modified_gmt":"2020-04-22T08:08:50","slug":"zi-ne-familjen-e-xhim-xhemes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25501","title":{"rendered":"ZI N\u00cb FAMILJEN E XHIM XHEM\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Mrika-xhema.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25502\" width=\"421\" height=\"531\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Mrika-xhema.jpg 282w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Mrika-xhema-238x300.jpg 238w\" sizes=\"auto, (max-width: 421px) 100vw, 421px\" \/><figcaption>Mrika Xhema<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrroi jet\u00eb bashkshortja e Xhim Xhem\u00ebs, Mrika &#8212; nj\u00eb bashkshorte e dedikuar, mike dhe e dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njoh\u00ebn dhe filantropiste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; Fillimisht, d\u00ebshiroj q\u00eb mikut dhe bashkatdhetarit ton\u00eb Xhim Xhema dhe familjes t\u2019i shprehi ngush\u00ebllimet &#8212; e mia dhe t\u00eb familjes time &#8212; m\u00eb t\u00eb sinqerta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00ebllim.&nbsp; Me ket\u00eb rast t\u00eb dhimbsh\u00ebm jemi af\u00ebr bashkatdhetarit dhe dashamirsit tone t\u00eb kahmotsh\u00ebm, nj\u00ebherazi edhe p\u00ebrkrahsit t\u00eb ndritur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve madhore komb\u00ebtare, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pik\u00ebllimin e tij, me ndjenjat m\u00eb t\u00eb gjalla miq\u00ebsie, nd\u00ebrsa i d\u00ebrgojm\u00eb p\u00ebrdhimbtimet tona m\u00eb t\u00eb sinqerta.&nbsp; Lutem q\u00eb Xhimit, &nbsp;i Madhi Zot t\u2019i jap\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb bart\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr t\u00eb, familjen dhe p\u00ebr farefisin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Vet Xhim Xhema, t\u00eb cilin un\u00eb e konsideroj si njeriun n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs t\u00eb aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar, n\u00eb mos dhe m\u00eb i efektsh\u00ebm t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, por edhe familja e tij kan\u00eb preferuar gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb private, por p\u00ebr dekada kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe pa zhurm\u00eb, \u201cpa rrahur gjoksin\u201d se un\u00eb b\u00ebra k\u00ebt\u00eb, &nbsp;e un\u00eb kontribova k\u00ebtu, e tjera, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb popullore.&nbsp; Si rrejdhim, besoj se \u00ebsht\u00eb e dobishme t\u00eb ndajm\u00eb me publikun shqiptar, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb trojet tona n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe gjetk\u00eb pak holl\u00ebsi mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e t\u00eb ndjer\u00ebs Mrik\u00eb, ashtu si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb nekrologjin\u00eb e botuar n\u00eb median amerikane, me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Mrik\u00ebs, nga shkrimtari amerikan Rob Taub.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mrik\u00eb Xhema ka jetuar me bashkshortin e saj Xhim Xhema prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb qytetin Greenwhich t\u00eb shtetit Konetikut.&nbsp; Ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 17 prill, 2020. Mrika ka lindur n\u00eb Tivarin shqiptar, n\u00ebn Malin e Zi m\u00eb 26 Shkurt, 1946.&nbsp; N\u00eb vitin 1969, ajo ka ardhur me bashkshortin e saj Xhimin n\u00eb Shtetet e Bashkuara ku ajo punoi si Sekretare Ekzekutive n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimtaris\u00eb t\u00eb bashkshortit t\u00eb saj Xhim Xhem\u00ebs, \u201cXhema Industries\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori amerikan Rob Taub shkruan n\u00eb nekrologjin\u00eb kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Mrika Xhem\u00ebs, se ajo ishte nj\u00eb katolike e devotshme, an\u00ebtare e Kish\u00ebs St. Mary n\u00eb qytetin Greenwich, ku ajo njihej p\u00ebr njer\u00ebzin\u00eb dhe aktet e shumta filantropike.&nbsp; Ajo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr aktet e saja bujare dhe zem\u00ebrgj\u00ebrsie, sidomos p\u00ebr dhuratat e konsiderueshme t\u00eb familjes Xhema p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Katedral\u00ebs Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Prishtin\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 dihet \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pas luft\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 1999.&nbsp; Ajo njihej n\u00eb rrethin ku vepronte, sipas autorit Taub, nga miqt\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e kish\u00ebs q\u00eb ajo frekventonte si nj\u00eb, \u201cperson i pa kursyesh\u00ebm, e gatsh\u00ebme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gjithmon\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, e cila nuk kishte kurr\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, p\u00ebr ask\u00ebnd.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ata q\u00eb e kan\u00eb njohur, shkruan Rob Taub, se megjith\u00eb s\u00ebmundjen e gjat\u00eb nga e cila vuante, Mrika ishte gjithmon\u00eb e qeshur, e lumtur dhe optimiste dhe k\u00ebto cil\u00ebsi i reflektonte pozitivisht edhe tek njerzit me t\u00eb cil\u00ebt bisedonte e punonte.&nbsp; Mrika njihej edhe p\u00ebr humorin e saj, sipas miq\u00ebve dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb saj.&nbsp; Nj\u00eb mikesh\u00eb e saj e ngusht e p\u00ebrshkroi Mrik\u00ebn koh\u00ebt e fundit si \u201cnj\u00eb grua t\u00eb jashtzakonshme, plot dinjitet, njerzill\u00ebk, inteligjenc\u00eb dhe bukuri.\u201d&nbsp; Megjith\u00ebse vitet e fundit ishin t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Mrik\u00ebn p\u00ebr arsye t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb e kishte goditur, ajo kurr\u00eb nuk ankohej.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur ishte n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndetsore, Mrik\u00ebs i p\u00eblqente t\u00eb kalonte koh\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri dhe t\u00eb udh\u00ebtonte me bashkshortin e saj Xhimin dhe me miqt\u00eb e tyre t\u00eb shumt\u00eb.&nbsp; Mrika ishte mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb mirat n\u00eb jet\u00eb dhe ndjehej sinqerisht e bekuar p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb kishte patur mund\u00ebsi t\u00eb vizitonte aq shum\u00eb shtete e kultura t\u00eb ndryshme.&nbsp; Ajo fliste kat\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe kishte nj\u00eb memorie t\u00eb p\u00ebrsosur.&nbsp; Nd\u00ebrsa sh\u00ebndeti i saj po keq\u00ebsohej, n\u00eb dit\u00ebt e saj t\u00eb fundit, ajo gjithnj\u00eb veshej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elegnate e t\u00eb p\u00ebrsosur \u00e7do dit\u00eb, edhe pse disa nga ato dit\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia, thuhet n\u00eb nekroligjin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Mrika Pecaj Xhema la pas burrin e saj Jim Xhema dhe nj\u00eb familje t\u00eb madhe dhe krenare, e pr\u00ebhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn tre-shtet\u00ebrore. &nbsp;Ajo i mbylli syt\u00eb n\u00eb paq\u00eb e rrethuar nga bashkshorti Xhimi dhe miqt\u00eb e saj nd\u00ebrsa d\u00ebgjonte muzik\u00eb Jazz.<\/p>\n\n\n\n<p>Njoftohet se p\u00ebr shkak t\u00eb rregullave t\u00eb distanc\u00ebs sociale n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb epidemie, Mrika Xhema do t\u00eb varroset gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie katolike private.&nbsp; &nbsp;Nj\u00eb mesh\u00eb e plot\u00eb funerali dhe celebrimi i jet\u00ebs s\u00eb saj do t\u00eb planifikohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Mrika Xhema, bashkshortes s\u00eb aktivisti dhe patriotit t\u00eb njohur shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema.<\/p>\n\n\n\n<p>NJ\u00cb SH\u00cbNIM I SHKURT\u00cbR P\u00cbR XHIM XHEM\u00cbN &#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>Xhim Xhema nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr paraqitje. Shqiptaro-amerikani, Xhim (Xhemail) Xhema, \u00ebsht\u00eb biznesmeni dhe nj\u00ebri prej aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan. &nbsp;Xhimi, si\u00e7 njihet nga miqt\u00eb dhe dashamir\u00ebsit e tij, jeton e punon n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku ishte vendosur prej m\u00eb shum\u00eb s\u00ebe nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Ai ka lindur n\u00eb fshatin Tupall\u00eb t\u00eb Medvegj\u00ebs t\u00eb \u201cShqip\u00ebris\u00eb lindore\u201d, por pohon se familja e tij e ka origjin\u00ebn prej Shkrelit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njohin, Xhimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr modest dhe nuk flet p\u00ebr veten dhe p\u00ebr as sukseset e tij n\u00eb jet\u00eb, si nj\u00ebri prej biznesmen\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar \u2013 i njohur si i till\u00eb n\u00eb qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vet\u00ebm si mjesht\u00ebr i madh i profesionit t\u00eb tij n\u00eb nd\u00ebrtimtari, por i njohur edhe n\u00eb fush\u00ebn politike si patriot, q\u00eb e ka provuar veten gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij politike 40-vje\u00e7are k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ishte dhe, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mbetet i pa-arritsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), t\u00eb cilin ai me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, kishte ndihmuar n\u00eb themelimin e tij, e q\u00eb fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb Xhimit, luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ndoshta t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve \u201990 dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. KKSHA \u2013 e kishte dekoruar Xhimin m\u00eb 2003, me medaljen \u201cP\u00ebr Arritje t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Jet\u00eb\u201d, me motivacionin: \u201cP\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb e tij legjendare ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe p\u00ebr pun\u00ebn e palodhur drejt\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Atlantikut.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkushtimi dhe devocioni i Xhim Xhem\u00ebs \u2013 dje dhe sot \u2013 ndaj interesave shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuar dhe n\u00eb trojet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nuk kan\u00eb kufi. &nbsp;Xhim Xhema e kishte kuptuar shum\u00eb mir\u00eb, se fati i shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte qen\u00eb i lidhur me Amerik\u00ebn. &nbsp;Ai ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rolin q\u00eb kishte luajtur komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb krye me Fan Nolin -n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX \u2013 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e presidentit amerikan Woodrow Wilson, n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Xhimi me disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan kishte ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin, se vet\u00ebm Amerika do t\u00eb ndihmonte shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb drejtat e tyre edhe n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX. Ai filloi t\u00eb trokiste n\u00eb dyert e senator\u00ebve dhe kongresmen\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb jet\u00ebs politike amerikane, p\u00ebr t\u2019i njohur ata me situat\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gjendeshin shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta. &nbsp;Dyert e tyre nuk ishin kurr\u00eb t\u00eb mbyllura p\u00ebr Xhimin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nd\u00ebrroi jet\u00eb bashkshortja e Xhim Xhem\u00ebs, Mrika &#8212; nj\u00eb bashkshorte e dedikuar, mike dhe e dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njoh\u00ebn dhe filantropiste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; Fillimisht, d\u00ebshiroj q\u00eb mikut dhe bashkatdhetarit ton\u00eb Xhim Xhema dhe familjes t\u2019i shprehi ngush\u00ebllimet &#8212; e mia dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25502,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-25501","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25501"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25501\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25503,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25501\/revisions\/25503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}