{"id":25496,"date":"2020-04-21T18:39:37","date_gmt":"2020-04-21T16:39:37","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25496"},"modified":"2020-04-21T18:39:37","modified_gmt":"2020-04-21T16:39:37","slug":"ne-perkujtim-te-nje-dashamirsi-te-fisit-shqiptar-fishta-dhe-koliqi-per-norbert-joklin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25496","title":{"rendered":"N\u00cb P\u00cbRKUJTIM T\u00cb NJ\u00cb DASHAMIRSI T\u00cb FISIT SHQIPTAR &#8211; Fishta dhe Koliqi p\u00ebr Norbert Joklin"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/asdreni-koliqi-fishta-poradeci.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25497\" width=\"579\" height=\"268\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/asdreni-koliqi-fishta-poradeci.jpg 506w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/asdreni-koliqi-fishta-poradeci-300x139.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 579px) 100vw, 579px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>Nga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Izraeli dhe bota hebraike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sh\u00ebnojn\u00eb Dit\u00ebn P\u00ebrkujtimore t\u00eb Heronjve dhe t\u00eb Martir\u00ebve t\u00eb Holokaustit duke filluar nga mbr\u00ebmja e dit\u00ebs s\u00eb H\u00ebn\u00eb t\u00eb 20 Prillit e deri t\u00eb Mart\u00ebn me 21 Prill. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb dit\u00eb solemne q\u00eb p\u00ebrkujtohet eliminimi i 6-milion\u00eb hebrejve gjat\u00eb Holokaustit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Qendra e njohur Hebraike n\u00eb Nju Jork, \u201cThe Temple Emanu-El Streicker Center\u201d, n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebsaj dite p\u00ebrkujtimore, ftoi Ambasadoren e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), Besiana Kadare n\u00eb sh\u00ebrbimet e dit\u00ebs s\u00eb Premte p\u00ebr t\u00eb folur, si\u00e7 thuhet n\u00eb njoftim, mbi historin\u00eb e \u201cpabesueshme dhe kryesisht t\u00eb pa njohur\u201d, se si Shqip\u00ebria u b\u00eb nj\u00eb vend i sigurt strehimi p\u00ebr hebrenj\u00ebt gjat\u00eb Holokaustit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb saj, P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e P\u00ebrhershme dhe fuqi-plot\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb foli p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt e rendomt\u00eb, pa dallim, p\u00ebr strehimin dhe shp\u00ebtimin e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri. Shefja e Misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb foli gjithashtu edhe p\u00ebr rolin q\u00eb kan\u00eb luajtur edhe \u201cautoritetet zyrtare\u201d t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat, shtoi ajo, kan\u00eb refuzuar t\u00eb dor\u00ebzonin nazist\u00ebve listat me em\u00ebra hebrenj\u00ebsh. Pa p\u00ebrmendur emra konkret, ambasadorja shqiptare foli p\u00ebr \u201cguximin moral t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, duke i cil\u00ebsuar p\u00ebrpjekjet e autoriteteve dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrenj\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, si nj\u00eb \u201ctrash\u00ebgimi qytet\u00ebrimi dhe nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm\u201d. Ajo p\u00ebrmendi ve\u00e7an\u00ebrisht rolin e ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Berlin, e cila tha ambasadorja Kadare, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, l\u00ebshonte viza p\u00ebr hebrenjt\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga cilido vend evropian qoft\u00eb, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebsonte largimin e tyre p\u00ebr n\u00eb vende t\u00eb sigurta p\u00ebr ta, p\u00ebrfshir edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb jem gabim, por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj nj\u00eb zyrtar\/e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste q\u00eb pranon, duke p\u00ebrmendur rolin q\u00eb ka luajtur qeveria shqiptare, ministra dhe p\u00ebrpjekjet e autoriteteve t\u00eb asaj qeverie n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019mos q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin hebrenjt\u00eb nga likuidimi fizik, roli i t\u00eb cil\u00ebve ende konsiderohet, zyrtarisht, si nj\u00eb tabu n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e ambasadores Kadare q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebremendi megjith\u00ebse t\u00ebrthorazi, por publikisht, k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb nuk duhet harruar por duhet kujtuar roli dhe p\u00ebrpjekjet e autoriteteve shqiptare t\u00eb asaj periudhe, p\u00ebr hir s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, por edhe si nj\u00eb \u201ctrash\u00ebgimi e qytet\u00ebrimit dhe si nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm\u201d, si\u00e7 u shpreh ambasadorja Kadare. https:\/\/telegraf.al\/analize\/frank-shkreli-pse-nuk-e-permendet-roli-unik-i-kol-bib-mirakes-per-shpetimin-e-hebrenjeve\/<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me njer\u00ebz guximtar\u00eb e trima, me personalitete shqiptare t\u00eb cil\u00ebt megjith\u00ebse sh\u00ebrbenin n\u00eb nj\u00eb qeveri mike me Gjermanin\u00eb naziste t\u00eb asaj kohe &#8212; p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrenjve, ata jo vet\u00ebm q\u00eb rrezikuan pozitat q\u00eb kishin, por mund t\u00eb rrezikonin edhe jet\u00ebn gjat\u00eb Hollokaustit, si rezultat i p\u00ebrpjekjeve tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar hebrenjt\u00eb nga zhdukja fizike, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dit\u00ebn P\u00ebrkujtimore t\u00eb Heronjve dhe t\u00eb Martir\u00ebve t\u00eb Hollokaustit dua t\u00eb p\u00ebrmend p\u00ebrpjekjet e Ernest Koliqit dhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e Norbert Joklit, albanologut t\u00eb njohur austriak, me origjin\u00eb hebraike, q\u00eb konsiderohet edhe si nj\u00ebri prej themeluesve t\u00eb albanalogjis\u00eb modern. Ai vdiq n\u00eb muajin Maj t\u00eb vitit 1942, n\u00ebn rrethana ende t\u00eb panjohura, pasi kishte marr\u00eb urdh\u00ebr nga nazist\u00ebt q\u00eb t\u00eb largohej nga Vjena brenda 30 dit\u00ebsh. Si albanolog i njohur, Norbert Jokli g\u00ebzonte miq\u00ebsi dhe mbante lidhje t\u00eb ngushta me intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, Aleksand\u00ebr Xhuvani, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Thuhet se Jokli ishte admirues i madh, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb i Fisht\u00ebs, Konic\u00ebs, Naimit, por edhe i tradit\u00ebs bektashiane. N\u00eb sh\u00ebnimet e rreth tij, thuhet se ai njihte mir\u00eb veprat e Jeronim De Rad\u00ebs dhe ishte simpatizues i Koliqit dhe i Dom Laz\u00ebr Shantoj\u00ebs, publicistit dhe p\u00ebrkthyesit t\u00eb veprave t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej gjerman\u00eb, priftit t\u00eb par\u00eb katolik i vrar\u00eb nga nj\u00eb skuad\u00ebr pushkatimi e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1945. Thuhet se Norbert Jokli vizitoi vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, me rastin e 25-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, me \u00e7\u2019rast u prit me nderime t\u00eb m\u00ebdha dhe iu akordua \u00e7mimi i lart\u00eb komb\u00ebtar \u201cUrdhni i Skenderbeut\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqi, ish-Minist\u00ebr i Arsimit ka p\u00ebrshkruar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat 1-4 dhe 5-8 t\u00eb vitit 1972, shkurtazi, p\u00ebrpjekjet e autoriteteve t\u00eb at\u00ebhershme shqiptare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Albanologun e njohur Norbert Joklin, nga \u201cfati mizuer q\u00eb ia k\u00ebputi jet\u00ebn\u201d, si\u00e7 shprehet Profesor Koliqi. Si nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve nga ana e tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e Joklit, ai ka botuar letr\u00ebn origjinale t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit q\u00eb ai kryesonte dhe me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019a sjellur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar atij jet\u00ebn nga nazist\u00ebt q\u00eb i ishin ven\u00eb pas, Norbert Jokli em\u00ebrohet nga Ministria e Arsimit n\u00eb detyr\u00ebn si \u201cOrganizatuer t\u00eb Bibliotekave Shqiptare me 6 tetuer, 1941\u201d, me q\u00ebllim p\u00ebr ta larguar at\u00eb nga Vjena p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar jet\u00ebn nga nazist\u00ebt. Mjerisht, sh\u00ebnon Profesor Koliqi, ky emrim i marrur nga autoritetet shqiptare me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019ia kursyer albanologut t\u00eb madh vuajtjet dhe mbarimin tragjik, nuk solli rezultatin e d\u00ebshiruar. Por kjo tregon, shkruan Koliqi se, \u201cP\u00ebr mik, simbas zakonit shqiptar, edhe qeveria e asokoh\u00ebshme e vendit ton\u00eb nuk dreshti me ia hy nji pune q\u00eb mund t\u00eb acaronte marr\u00ebdh\u00ebniet me ndonji prej autoriteteve t\u00eb fuqishme\u201d, t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrfshir Lasgush Poradecin e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin angazhuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e albanologut t\u00eb njohur duke dashur ta strehonin at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; ishte edhe At Gjergj Fishta, i cili n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 23 Shtator, 1939 drejtuar ish ambasadorit t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Franceso Jakomonit, i propozon atij q\u00eb mund\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb sillej n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cMa i miri gjuh\u00ebtar i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Europ\u00eb, Profesor Norbert Jokli, me kombsi \u00e7fute, q\u00eb, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit t\u00eb Vjen\u00ebs e profesor gjuhsije n\u00eb t\u00eb njajtin universitet. Tashti, m\u00eb shkruen prej Vjenet, se autoritetet lokale i kan\u00eb than\u00eb k\u00ebtij albanologu t\u00eb shquem q\u00eb t\u00eb largohet, mbrenda 30 dit\u00ebsh, prej territorit t\u00eb Raihut\u201d, njofton Gjergj Fishta Jakomonin<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta i shkruan Jakominit se do t\u00eb ishte fatkeq\u00ebsi p\u00ebr gjuh\u00ebn komb\u00ebtare shqipe n\u00ebqoftse Norbert Jokli detyrohet t\u00eb braktisi Evrop\u00ebn dhe i b\u00ebn thirrje zyrtarit t\u00eb lart\u00eb italian, \u201cn\u00eb em\u00ebn t\u00eb t\u2019 gjith\u00eb intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb, \u201cn\u00eb konsiderat\u00eb dashamirse k\u00ebt\u00eb propozimin tem\u201d ashtuq\u00eb \u201cShkelq\u00ebsia e Juej t\u00eb mundet me gjet\u00eb mundsin\u00eb e t\u2019a bajn\u00eb me ardh\u00eb n\u00eb Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitim prues, megjithate t\u00eb pershtatsh\u00ebm p\u00ebr fam\u00ebn e tij si shkenctar e gjuh\u00ebtar i shquem\u201d, p\u00ebrfundon At Gjergj Fishta letr\u00ebn, d\u00ebrguar Francesco Jakomonit, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Norbert Joklit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dit\u00ebn P\u00ebrkujtimore t\u00eb Heronjve dhe t\u00eb Martir\u00ebve t\u00eb Hollokaustit, me p\u00ebrvujt\u00ebni kujtojm\u00eb nj\u00ebrin prej m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhejve albanolog\u00eb, Norbert Joklin dhe miqt\u00eb e tij t\u00eb koh\u00ebs &#8212; nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhejt intelektual\u00eb shqiptar\u00eb &#8212; t\u00eb cil\u00ebt megjith\u00eb rreziqet q\u00eb mund tu kanoseshin, megjithse u munduan ta ndihmonin, fatkeqsisht, nuk ia dol\u00ebn ta strehonin at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as t\u2019ia shp\u00ebtonin jet\u00ebn e mikut t\u00eb tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe dashamirsit t\u00eb madh t\u00eb fisit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, kujtojm\u00eb e nuk harrojm\u00eb, por edhe fal\u00ebnderojm\u00eb shqiptar\u00ebt e rendomt\u00eb dhe autoritetet shqiptare t\u00eb asaj kohe p\u00ebr guyimin dhe kurajon e tre civile, p\u00ebrbalal\u00eb rreziqeve. Kujtojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht, Norbert Joklin, k\u00ebt\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb fisit shqiptar, p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij kushtuar gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb fisit t\u00eb lasht\u00eb shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb dhe fal\u00ebnderojm\u00eb s\u00eb bashku me Drejtorin e Komisionit Hebraik Amerikan, David Harris, i cili n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb b\u00ebri dje me rastin e Dit\u00ebs P\u00ebrkujtimore t\u00eb Heronjve dhe t\u00eb Martir\u00ebve t\u00eb Hollokaustit u shpreh se, \u201cNe kujtojm\u00eb guximin e Danimark\u00ebs, por edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bullgaris\u00eb dhe Finland\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tyre t\u00eb jashtzakonshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb komuniteteve t\u00eb tyre hebraike. Ne kujtojm\u00eb shembullin e mij\u00ebra Personave t\u00eb Drejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt rrezikuan edhe jet\u00ebn e tyre, ashtuq\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mund jetonin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e tij Drejtori i Komisionit Hebraik Amerikan, David Harris,<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izraeli dhe bota hebraike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sh\u00ebnojn\u00eb Dit\u00ebn P\u00ebrkujtimore t\u00eb Heronjve dhe t\u00eb Martir\u00ebve t\u00eb Holokaustit duke filluar nga mbr\u00ebmja e dit\u00ebs s\u00eb H\u00ebn\u00eb t\u00eb 20 Prillit e deri t\u00eb Mart\u00ebn me 21 Prill. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb dit\u00eb solemne q\u00eb p\u00ebrkujtohet eliminimi i 6-milion\u00eb hebrejve gjat\u00eb Holokaustit. Fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Qendra e njohur Hebraike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25497,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25498,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25496\/revisions\/25498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}