{"id":25449,"date":"2020-04-17T11:39:35","date_gmt":"2020-04-17T09:39:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25449"},"modified":"2020-04-17T11:39:35","modified_gmt":"2020-04-17T09:39:35","slug":"gjithmone-ne-raste-krizash-e-verteta-eshte-viktima-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25449","title":{"rendered":"GJITHMON\u00cb N\u00cb RASTE KRIZASH, E V\u00cbRTETA \u00cbSHT\u00cb VIKTIMA E PAR\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"469\" height=\"385\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 469px) 100vw, 469px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision i jet\u00ebs.&nbsp; Mb\u00ebshtetjen dhe promovimin e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, e kam si nj\u00eb obligim moral personal por dikur edhe si nj\u00eb detyrim profesional p\u00ebr 30-vjet pran\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis lindjes komuniste dhe per\u00ebndimit. &nbsp;Madje edhe n\u00eb pension pas m\u00eb shum\u00eb se 15-vite q\u00eb jam larguar nga VOA, vazhdon t\u00eb m\u00eb mbetet nj\u00eb subjekt ky, gjithnj\u00eb, tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb amerikane ku jetoj p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, por edhe p\u00ebr \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb cilin e kam trajtuar n\u00eb dyzina artikuj k\u00ebto vitet e fundit. &nbsp;Edhe ky shkrim modest \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn a dyzina t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb par\u00eb, ku kryesisht kam shprehur shqet\u00ebsimet e mia ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb i b\u00ebhen fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ku liria e fjal\u00ebs vazhdon t\u00eb shkelet, t\u00eb abuzohet dhe t\u00eb mos respektohet,\u2013 p\u00ebrfshir edhe trojet shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, k\u00ebt\u00eb artikull nuk po ia kushtoj munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe as nuk po promovoj lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb vende dikatoriale ose autoritare t\u00eb njohura bot\u00ebrisht p\u00ebr shkeljet flagrante t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb \u2013 si\u00e7 jan\u00eb Rusia, Kina, Turqia, Irani, Arabia Saudite, e tjera e t\u00eb tjera, por atyre q\u00eb Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, (KMG) me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork, Joel Simon, i cil\u00ebson si nj\u00eb, \u201cmori presionesh, fyerjesh dhe abuzimesh q\u00eb dalin nga goja e Presidentit Trump\u201d, kund\u00ebr gazetar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi p\u00ebr shtypin t\u00eb (KMG), n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb botuar m\u00eb 16 prill i sponsorizuar nga Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, thuhet se, \u201cprej shum\u00eb m\u00ebnyrave t\u00eb ndryshme q\u00eb ka p\u00ebrdorur Administrata Trump n\u00eb sulmet e saja kund\u00ebr gazetar\u00ebve, nd\u00ebr m\u00eb efektivet dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshmet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar kredibilitetin e medias, duke minuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe konsensus-in, nd\u00ebrkon\u00eb q\u00eb pandemia e koronavirusit k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen e dhjet\u00ebra mij\u00ebra amerikan\u00ebve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raportin me titull, \u201cAdministrata Trump dhe Media\u201d e botuar t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, me 16 prill, p\u00ebrgatitur nga Profesori i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Arizon\u00ebs dhe ish-kryeredaktori i gazet\u00ebs the Washington Post,&nbsp; Leonard Downie, Jr me bashkautoren Stephanie Sugars, p\u00ebrfshihen intervistat me mbi 40 gazetar\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb medias, akademik\u00eb si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr media me k\u00ebte rast, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Joel Simon, shprehet se, \u201c Gazetar\u00ebt n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kryesisht, nuk i jan\u00eb penguar aspak, (n\u00eb kryerjen e pun\u00ebs s\u00eb tyre) nga kritikat, fyerjet dhe presionet e p\u00ebrditshme q\u00eb vijn\u00eb nga Presidenti Trump, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, shtoi ai, \u201cato kan\u00eb ndikuar n\u00eb minimin e besimit t\u00eb publikut tek media si nj\u00eb institucion publik\u201d, gj\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rrezikshme, sidomos n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb krize sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thekson Drejtori Ekzekutiv i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, kritikat e Presidentit Trump ndaj gazetar\u00ebve, \u201cinkurajojn\u00eb dhe fuqizojn\u00eb autokrat\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke shkelur lirit\u00eb e medias dhe lirin\u00eb e fjal\u00ebs me nj\u00eb ashp\u00ebrsi dhe vendosm\u00ebri t\u00eb papar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur informacioni i v\u00ebrtet\u00eb, nevojitet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raportin e Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Nju Jork, p\u00ebrfshishen nj\u00eb num\u00ebr rekomandimesh &#8211;<a href=\"https:\/\/cpj.org\/reports\/2020\/04\/trump-media-attacks-credibility-leaks.php#11\">https:\/\/cpj.org\/reports\/2020\/04\/trump-media-attacks-credibility-leaks.php#11<\/a> &#8212; p\u00ebr administrat\u00ebn Trump, p\u00ebrfshir nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur publikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, nd\u00ebrsa (KMG) i ka d\u00ebrguar Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb edhe nj\u00eb let\u00ebr, <a href=\"https:\/\/cpj.org\/2020\/04\/cpj-calls-on-trump-to-improve-press-freedom-in-us.php\">https:\/\/cpj.org\/2020\/04\/cpj-calls-on-trump-to-improve-press-freedom-in-us.php<\/a>, bashkangjitur me raportin Adminstrata Trump dhe Media, me t\u00eb cil\u00ebn i k\u00ebrkohet edhe nj\u00eb takim &nbsp;n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb takimit me gazetar\u00ebt n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Presidenti Trump zgjodhi Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, p\u00ebr ta ven\u00eb k\u00ebsaj radhe n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e kritikave t\u00eb tij.&nbsp; N\u00eb raportin e transmetuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Z\u00ebri iAmerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb enjt\u00ebn <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/trump-congress-voa-bennett\/5374257.html\">https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/trump-congress-voa-bennett\/5374257.html<\/a>, n\u00eb kritik\u00ebn e tij ndaj Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Trump p\u00ebrmendi si shembull nj\u00eb postim n\u00eb llogarin\u00eb e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Twitter, t\u00eb nj\u00eb videoje t\u00eb agjencis\u00eb Associated Press. &nbsp;Videoja tregonte nj\u00eb shfaqje dritash n\u00eb Wuhan p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar riahpjen e qytetit, ku COVID-19 u diktua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe njoftoi dje se kritikave t\u00eb Presidentit Trump iu p\u00ebrgjigj Drejtoresha e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, duke i hedhur posht\u00eb kritikat e Presidentit Trump, nd\u00ebrsa theksoi<em> se Z\u00ebri i Amerik\u00ebs \u201cka diskredituar shum\u00eb nga informacionet q\u00eb vijn\u00eb nga qeveria kineze dhe media e kontrolluar prej saj\u201d. &nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Drejtresha e VOA-s, Amanda Bennett u shpreh se, \u201cP\u00ebr mbi 75 vjet, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka ndjekur misionin e tij p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e Amerik\u00ebs n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion objektiv, bazuar n\u00eb fakte, n\u00eb vende n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebto informacione. &nbsp;Si\u00e7 kemi th\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ne p\u00ebrhapim (parimet) e Amendamentit t\u00eb Par\u00eb (q\u00eb p\u00ebrfshin lirin\u00eb e shprehjes dhe medias)\u201d, <\/em>citohet Drejtorja e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr dtafin dhe median.&nbsp; Ajo shtoi duke th\u00ebn\u00eb se, <em>\u201cUn\u00eb besoj n\u00eb at\u00eb mision. &nbsp;Dhe duke gjykuar nga m\u00ebnyra se si po zgjerohen audiencat tona, duke k\u00ebrkuar informacion t\u00eb besuesh\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebsaj krize t\u00eb koronavirusit, edhe bota beson n\u00eb misionin ton\u00eb. &nbsp;\u00cbsht\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pun\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ndoshta sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, <\/em>vazhdon deklarata e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennett<em>. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>VOA n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe citon gazet\u00ebn New York Times t\u00eb ket\u00eb shkruar n\u00eb lidhje me kritikat e Presidentit Trump ndaj VOA-s, se <em>\u201cAkuzat drejtuar agjencis\u00eb 75 vje\u00e7are t\u00eb transmetimit, dukeshin aq t\u00eb tepruara saq\u00eb disa lexues shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin se hakerat mund t\u00eb kishin dep\u00ebrtuar n\u00eb rrjetet e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe p\u00ebr mua \u2013 bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time 30-vje\u00e7are me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, kritikat e Presidentit Trump ndaj VOA-s jan\u00eb aq t\u00eb pakuptimta sa edhe t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr nj\u00eb president.&nbsp; Jo se VOA, n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb mos ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim, nga koha n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb lidhje me ndonj\u00eb lajm ose raportim te cil\u00ebsdo natyr\u00eb qoft\u00eb.&nbsp; Por, \u00e7do gj\u00eb tratohej ndryshe. &nbsp;Na vinte ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb shpjegim, jo vet\u00ebm nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb por edhe nga Kongresi, nga Departamenti i Shtetit e tjera ente qeveritare, p\u00ebrfshir ambasadat.&nbsp; M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast kur nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan po interesohej p\u00ebr nj\u00eb lajm t\u00eb VOA-s nga Evropa Lindore, n\u00eb periudh\u00ebn e Solidaranostit.&nbsp; \u201cPo interesohem, tha ai, p\u00ebr at\u00eb lajm jo se nuk i besojm\u00eb VOA-s, por n\u00ebqoftse jeni gabim, p\u00ebr arsye t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb g\u00ebzoni n\u00eb rajon, mund t\u00eb shkaktohet nj\u00eb luft\u00eb.&nbsp; Prandaj, n\u00ebqoftse ishte lajm i gabuar t\u00eb k\u00ebrkoni falje dhe ta t\u00ebrhqini.&nbsp;&nbsp; Pas nj\u00eb shqyrtimi t\u00eb shpejt t\u00eb programeve, lajmi i VOA-s doli i sakt dhe as nuk shp\u00ebrtheu ndonj\u00eb luft\u00eb, si rrjedhim.&nbsp;&nbsp; Dua t\u00eb them se gj\u00ebrat trajtoheshin krejt ndryshe, dikur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gazetar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb nuk shqet\u00ebsohen shum\u00eb p\u00ebr kritikat ndaj tyre, madje qoft\u00eb edhe kur ato vijn\u00eb edhe nga Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb konsiderohet njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Fal\u00eb nder\u00ebs t\u00eb Madhit Zot dhe baballar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij Kombi q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb Kushtetut\u00eb dhe q\u00eb krijuan institucione t\u00eb forta qeveritare dhe jo-qeveritare, t\u00eb cilat i q\u00ebndrojn\u00eb dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb \u2013 pa frik\u00eb nd\u00ebshkimi \u2013 abuzimin me pushtet t\u00eb cilitdo president ose deg\u00eb qeveritare qoft\u00eb. &nbsp;Jo m\u00eb kot\u00eb garancia e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb zen vend n\u00eb artikullin e par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;Nuk e luan as topi!<\/p>\n\n\n\n<p>Por, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Amerika dhe bota kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias, p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.&nbsp; Bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr ente dhe burime lajmesh, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, i cili q\u00eb nga themelimi i tij n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. &nbsp;P\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs Bot\u00ebrore, trazirave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb terrorizmit, apo n\u00eb krah t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb njer\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs i ka sh\u00ebrbyer bot\u00ebs si shembulli i ruajtjes s\u00eb parimeve t\u00eb shtypit t\u00eb lir\u00eb.&nbsp; Karta e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrmbledh tre vlera themelore. &nbsp;S\u00eb pari, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs sh\u00ebrben si nj\u00eb <em>\u201cburim i besuesh\u00ebm dhe autoritar lajmesh. t\u00eb sakta, objektive, dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.\u201d&nbsp; Jan\u00eb k\u00ebto vlera themelore t\u00eb nj\u00eb shtypi t\u00eb lir\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbrohen<\/em> nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb liri, por mbi t\u00eb gjith\u00eb nga ata p\u00ebrgjegj\u00ebsia kushtetuese e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb ato vlera dhe lirit\u00eb baz\u00eb t\u00eb njeriut \u2013 madje edhe n\u00eb koh\u00eb krize, nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalon sot Amerika dhe bota.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lexuar, nga koha n\u00eb koh\u00eb, shkrimet e mia modeste e din\u00eb se sa p\u00ebr \u201cp\u00ebr zem\u00ebr\u201d e kam lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe lirin\u00eb e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti \u2013mb\u00ebshtetjen ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam konsideruar gjithmon\u00eb, pothuaj, si nj\u00eb mision i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25449","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25450,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25449\/revisions\/25450"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}