{"id":25354,"date":"2020-04-09T19:18:20","date_gmt":"2020-04-09T17:18:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25354"},"modified":"2020-04-09T19:18:20","modified_gmt":"2020-04-09T17:18:20","slug":"per-epidemine-e-koronavirusit-sikur-te-kishim-degjuar-ish-presidentin-xhorxh-bush-in-e-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25354","title":{"rendered":"P\u00ebr epidemin\u00eb e koronavirusit &#8211; SIKUR T\u00cb KISHIM D\u00cbGJUAR ISH-PRESIDENTIN XHORXH BUSH-in E RI"},"content":{"rendered":"\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"675\" height=\"450\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/obama-klinton-bush-kupa-e-presidenteve.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15956\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/obama-klinton-bush-kupa-e-presidenteve.jpg 675w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/obama-klinton-bush-kupa-e-presidenteve-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 675px) 100vw, 675px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte viti 2005.&nbsp; Presidenti Xhorxh W. Bush i riu kishte paralajm\u00ebruar se Shtetet e Bashkuara duhej t\u00eb kishin filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb pandemi t\u00eb mund\u00ebshme gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet tani, e gjith\u00eb bota qe krejt\u00ebsisht e pap\u00ebrgatitur p\u00ebr tu p\u00ebrballur me p\u00ebrhapjen e shpejt t\u00eb koronavirusit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Nd\u00ebrsa Amerika dhe mbar\u00eb bota gj\u00ebndet n\u00eb kulmin e p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit dhe t\u00eb nj\u00eb pandemie me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po kritikohet ashp\u00ebr qeveria federale, shtet\u00ebrore dhe vendore k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr mos p\u00ebrgatitjen e tyre p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb si kjo &#8212; n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, rrjeti i televizionit komb\u00ebtar amerikan, ABC vuri n\u00eb dukje, paralajm\u00ebrimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb pothuaj 15 vjet m\u00eb par\u00eb, ish-Presidenti Xhorxh Bush i riu, p\u00ebr nevoj\u00ebn e marrjes s\u00eb masave p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb katastrof\u00eb t\u00eb mund\u00ebshme epidemie si kjo q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb sot, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Bush e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur n\u00eb Institutin Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, fjalim n\u00eb t\u00eb cilin ai ka n\u00ebnvijuar nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb nj\u00eb epidemie s\u00ebmundje ngjit\u00ebse, n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore. &nbsp;\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nuk ka nj\u00eb pandemi gripi n\u00eb Shtetet e Bashkuara as n\u00eb bot\u00eb, por n\u00ebqoftse duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga historia, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Bush, n\u00eb fjalimin e tij mbajtur n\u00eb Institutin Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n\n\n\n<p>Pandemia \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb zjarr q\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb pyll\u201d ka nenvijuar Presidenti Bush n\u00eb at\u00eb fjalim, 15-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; \u201cN\u00ebqoftse hetohet q\u00eb n\u00eb fillim, ka mund\u00ebsi t\u00eb shuhet zjarri para se t\u00eb shkaktoj\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh.&nbsp; Por, n\u00ebqoftse lejohet t\u00eb p\u00ebrhapet pa e diktuar, at\u00ebher\u00eb zjarri mund t\u00eb k\u00ebthehet n\u00eb nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb kontrollohet dot.\u201d&nbsp; Sipas ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb Presidentit Bush, me t\u00eb cil\u00ebt kishte folur dit\u00ebt e fundit televizioni ABC n\u00eb lidhje me paralajm\u00ebrimin e ish-presidentit, Z. Bush, ai ishte i bindur se vendi duhej t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgatitur se \u00e7\u2019ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pandemi t\u00eb mund\u00ebshme, pasi, si\u00e7 than\u00eb ata ai kishte lexuar nj\u00eb lib\u00ebr &nbsp;mbi gripin spanjoll t\u00eb vitit 1918.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish k\u00ebshilltarja e Presidentit Bush p\u00ebr Sigurin\u00eb e Atdheut, Fran Townsend, citohet se Z. Bush kishte th\u00ebn\u00eb se, \u201cNj\u00eb pandemi, si pandemia spanjolle, ndodh\u00eb \u00e7do 100-vjet\u00eb, prandaj kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb strategji komb\u00ebtare\u201d, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur Presidenti Bush.&nbsp; Nd\u00ebrsa ish-k\u00ebshilltari Karl Rove u shpreh se, sado t\u00eb frik\u00ebshme dhe shqet\u00ebsuese q\u00eb ishin informacionet n\u00eb lidhje me luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohej me diskutimet q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhapjes s\u00eb nj\u00eb pandemie n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas rrjetit t\u00eb televizionit amerikan ABC, Presidenti Bush e kishte parapar\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gj\u00ebnden sot Shtetet e Bashkuara dhe bota, si pasoj\u00eb e koronavirusit \u2013 me munges\u00eb furnizimesh mjek\u00ebsore, p\u00ebrfshir maskat, ventilator\u00ebt, tejet t\u00eb nevojshme k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb luftuar koronavirusin Covid-19. &nbsp;Thuhet se Presidenti Bush, ishte aq i bindur se Shtetet e Bashkuara duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr nj\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb si koronavirusi sot, sa q\u00eb propozoi nj\u00eb buxhet prej 7 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, por sipas ish-ndihm\u00ebsve t\u00eb tij, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Washington nuk ekzistonte nj\u00eb mb\u00ebshtetje serioze e nevojshme q\u00eb projekti i Presidentit Bush t\u00eb realizohej n\u00eb nivel komb\u00ebtar.&nbsp; Paralajm\u00ebrimi i tij q\u00eb vendi t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr nj\u00eb epidemi si kjo me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet sot bota, ra n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebr.&nbsp; Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, sipas raportit t\u00eb televizionit ABC, Presidenti Bush b\u00ebri plane ambicioze p\u00ebr financimin e teknologjive t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb zhvilluar vaksina t\u00eb reja dhe p\u00ebr fabrikimin e mjeteve t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme.&nbsp; Por, sipas ABC, megjith\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e Presidentit Bush p\u00ebr t\u00eb shtuar p\u00ebrgatitjet e Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnimin e nj\u00eb pandemie t\u00eb mund\u00ebshme dhe p\u00ebr t\u00eb financuar nisma t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u2013 prioritetet e politik\u00ebs amerikane p\u00ebr tu marr\u00eb me kriza t\u00eb tjera bot\u00ebrore t\u00eb asaj kohe, b\u00ebri q\u00eb kjo nism\u00eb t\u00eb hidhej n\u00eb harres\u00eb, megjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e Presidentit Bush, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur vendin p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, si koronavirusi \u2013 15-vjet pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb tij. &nbsp;Shum\u00eb analist\u00eb dhe ekspert\u00eb amerikan\u00eb thon\u00eb se Shtetet e Bashkuara ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgatitura dhe se duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr tu p\u00ebrballur sot me nj\u00eb pandemi kaq serioze, si koronavirusi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar raportin e televizionit amerikan ABC n\u00eb lidhje me paralajm\u00ebrimin e Presidentit Xhorxh Bush, t\u00eb vitit 2005, se Shtetet e Bashkuara nuk ishin t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00eb pandemi t\u00eb mund\u00ebshme dhe se di\u00e7ka duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim &#8212; \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb pyetjen n\u00ebse Shtetet e Bashkuara do t\u00eb ishin n\u00eb gj\u00ebndje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur sot me koronavirusin \u2013 sikur t\u00eb ishte marr\u00eb seriozisht paralajm\u00ebrimi i Presidentit Xhorxh W. Bush, se Shtetet e Bashkuara duhej t\u00eb p\u00ebrgatiteshin, me koh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pandemi t\u00eb till\u00eb.&nbsp; Sikur t\u00eb ishte realizuar projekti i Presidentit Bush i vitit 2005, a do t\u00eb kishim (deri tani) pothuaj 350.000 amerikan\u00eb t\u00eb prekur nga koronavirusi dhe af\u00ebr 10.000 t\u00eb vdekur, shifra k\u00ebto sipas, Universitetit John Hopkins. Eh, sikur\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Thon\u00eb se udh\u00ebheqsit e mir\u00eb dallohen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe kur mund t\u00eb parashikojn\u00eb gj\u00ebrat para se t\u00eb ndodhin dhe t\u00eb cil\u00ebt u prijn\u00eb politikave dhe p\u00ebrpjekjeve qeveritare p\u00ebr t\u00eb parandaluar t\u00eb keqen.&nbsp; Ja e keqja e nj\u00eb pandemie t\u00eb mund\u00ebshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte paralajm\u00ebruar ish-Presidenti Xhorxh Bush ndodhi, duke prekur jo vet\u00ebm Amerik\u00ebn por mbi 182 shtete an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, me pasoja trondit\u00ebse, jo vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, por edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen ekonomike t\u00eb bot\u00ebs. &nbsp;Ndodhi \u00e7far\u00eb ndodhi dhe me ndihm\u00ebn e Zotit edhe kjo do t\u00eb kaloj\u00eb. &nbsp;Dritat nuk do t\u00eb fik\u00ebn an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs, si\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar ish-Sekretari i Jasht\u00ebm britanik, Edward Grey, n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. &nbsp;Koronavirusi do t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn, patjet\u00ebr, por do t\u00eb kaloj\u00eb. &nbsp;Dritat do t\u00eb sh\u00ebndrisin p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p>Por lind pyetja se \u00e7far\u00eb m\u00ebsimesh t\u00eb v\u00ebshtira do nxjerr Amerika dhe udh\u00ebheqsit e saj aktual\u00eb dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, nga kjo tragjedi \u2013 dhe jo vet\u00ebm Amerika &#8212; por edhe bota n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe \u00e7do shtet tjet\u00ebr i prekur nga koronavirusi, n\u00eb ve\u00e7anti. &nbsp;A do t\u00eb jet\u00eb Amerika dhe bota m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb epidemi t\u00eb mund\u00ebshme n\u00eb t\u00eb ardhmen? &nbsp;Si\u00e7 tha edhe Governatori i shtetit Nju Jork, (shteti m\u00eb i prekur n\u00eb Amerik\u00eb nga koronavirusi), Andrew Cuomo, pasi t\u00eb ket\u00eb kaluar kjo, a do merremi vet\u00ebm me dhimbje, me vuajtje, me vdekje &#8212; t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar e t\u00eb zem\u00ebruar nga koronavirusi gjithandej, apo do t\u00eb dalim nga kjo gj\u00ebndje e tmershme, m\u00eb t\u00eb zgjuar, m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur se p\u00ebrpara, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me nj\u00eb epidemi t\u00eb mund\u00ebshme si kjo n\u00eb t\u00eb ardhmen.&nbsp; \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jemi n\u00eb gj\u00ebndje ta kontrollojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb i pari i Nju Jorkut.&nbsp; Uroj q\u00eb Amerika dhe bota t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb e tmershme duke b\u00ebr\u00eb ndryshimet e nevojshme ligjore, proceduriale, teknike, shkencore e t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb epidemi tjet\u00ebr t\u00eb mund\u00ebshme. &nbsp;Uroj gjithashtu q\u00eb t\u00eb kemi udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e kuptojn\u00eb seriozitetin e gj\u00ebndjes s\u00eb krijuar dhe q\u00eb t\u00eb mos jemi n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e udh\u00ebheqs\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb haber se \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb rreth tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sido q\u00eb ta merr\u00ebsh, koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;P\u00ebr disa, shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira!&nbsp; Shpres\u00eb dhe m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nga Frank Shkreli Ishte viti 2005.&nbsp; Presidenti Xhorxh W. Bush i riu kishte paralajm\u00ebruar se Shtetet e Bashkuara duhej t\u00eb kishin filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb pandemi t\u00eb mund\u00ebshme gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Si\u00e7 dihet tani, e gjith\u00eb bota qe krejt\u00ebsisht e pap\u00ebrgatitur p\u00ebr tu p\u00ebrballur me p\u00ebrhapjen e shpejt t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15956,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25354","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25355,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25354\/revisions\/25355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}