{"id":25290,"date":"2020-04-01T12:33:11","date_gmt":"2020-04-01T10:33:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25290"},"modified":"2020-04-01T12:33:11","modified_gmt":"2020-04-01T10:33:11","slug":"75-vjete-nga-masakra-e-tivarit-as-drejtesi-as-pergjegjesi-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25290","title":{"rendered":"75-VJET\u00cb NGA MASAKRA E TIVARIT&#8211;AS DREJT\u00cbSI AS P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI HISTORIKE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"575\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8415\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg 575w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 575px) 100vw, 575px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Masakrimi i mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm nga Kosova gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre t\u00eb detyruar p\u00ebr n\u00eb kasaphanen e Tivarit n\u00eb vitin 1945, mund t\u00eb cil\u00ebsohet leht\u00eb si nj\u00eb tradh\u00ebti e madhe komb\u00ebtare. &nbsp;Ndon\u00ebse ky vit sh\u00ebnon 75 vjetorin e k\u00ebsaj masakre dhe megjithse ka patur ndonj\u00eb botim aty k\u00ebtu q\u00eb hedh\u00eb sado pak drit\u00eb dhe zbardh\u00eb dokumente historike mbi k\u00ebt\u00eb tradh\u00ebti, e gjith\u00eb kjo tragjedi nuk ka t\u00ebrhequr kurr\u00eb interesimin q\u00eb meriton, e lere m\u00eb p\u00ebrcaktimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike, qoft\u00eb nga Shqip\u00ebria post-komuniste, e nga Serbia dhe Mali i Zi, jo se jo.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, as Republika e Kosov\u00ebs, nuk ka treguar ndonj\u00eb interesim zyrtar p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj masakre, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb deklarate p\u00ebrkujtimore nga udh\u00ebheqsit e atij vendi, si\u00e7 ishin sivjet deklaratat e shkrut\u00ebra t\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i dhe t\u00eb ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj. &nbsp;Presidenti Tha\u00e7i e kujtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi, me nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb faqen e tij t\u00eb internetit me k\u00ebto fjal\u00eb<strong>:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cPas shuarjes s\u00eb kryengritjes t\u00eb komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 1945. T\u00eb \u00e7armatosur, t\u00eb uritur, t\u00eb etur, mij\u00ebra shqiptar\u00eb u nis\u00ebn drejt vdekjes s\u00eb planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u p\u00ebrpoq t\u00eb minimizohet dhe t\u00eb heshtet n\u00eb politikat jugosllave dhe serbe n\u00eb kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/em>&nbsp; <em>Por, pavar\u00ebsisht ngufatjes s\u00eb gjat\u00eb, shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk e harruan k\u00ebt\u00eb krim monstruoz, p\u00ebr t\u00eb cilin askush nga ideator\u00ebt dhe ekzekutuesit nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em>&nbsp; <em>Masakra e Tivarit hyn n\u00eb radh\u00ebn e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, e kryer sot e 75 vjet m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nd\u00ebrsa ish-Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cil\u00ebsuar Masakr\u00ebn e Tivarit si nj\u00eb nd\u00ebr faqet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ballkanit:<\/em><em> \u201cTragjedia e Tivarit, nj\u00eb ngjarje e mohuar nga qeverit\u00eb komuniste, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr faqet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ballkanit.&nbsp; Kolonat e t\u00eb rinjve kosovar\u00eb, t\u00eb mobilizuar p\u00ebr luft\u00eb antifashiste, u tradhtuan dhe u vran\u00eb si gjat\u00eb rrug\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb Tivar e Dubrovnik, prej fundit t\u00eb marsit e deri n\u00eb gjysm\u00ebn e prillit 1945.&nbsp; Duke kujtuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ran\u00eb, e q\u00eb jan\u00eb mbi 4000, por edhe ata q\u00eb i shp\u00ebtuan ferrit t\u00eb Tivarit, apeloj q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb zbardhet sa m\u00eb shum\u00eb nga historia, pa anime politike e ideologjike. Lavdi t\u00eb r\u00ebn\u00ebve!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet \u00ebsht\u00eb fakti se ata t\u00eb shkret\u00eb u tradh\u00ebtuan dhe ashtu t\u00eb \u00e7armatosur, si rrjedhim, u vran\u00eb dhe u masakruan nga element\u00ebt m\u00eb kriminel t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave dhe t\u00eb Partis\u00eb Komuniste serbo-malazeze, me dijenin\u00eb dhe bashkpunimin e shok\u00ebve t\u00eb tyre ideologjik\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste shqiptare dhe t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;Sot, kryesisht, kjo masak\u00ebr \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb harres\u00eb, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim aty k\u00ebtu, si\u00e7 jan\u00eb deklaratat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb dy udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs. &nbsp;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Tha\u00e7i e Haradinaj, t\u00eb pak\u00ebn, e kujtojn\u00eb maskar\u00ebn e Tivarit me nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb faqen e tyre t\u00eb internetit. &nbsp;Por, fatkeq\u00ebsisht, edhe n\u00eb deklaratat e zot\u00ebrinjve Tha\u00e7i dhe Haradinaj vihet re nj\u00eb munges\u00eb sinqeriteti dhe nj\u00eb hesitim p\u00ebr ta quajtuar masakr\u00ebn, organizator\u00ebt e saj serbo-malazez\u00eb dhe bashkpuntor\u00ebt e tyre komunist\u00eb shqiptar\u00eb, me fjal\u00ebt q\u00eb meriton: Masakra e Tivarit ishte nj\u00eb akt kriminal dhe tradh\u00ebti komb\u00ebtare e bashkrenduar mir\u00eb midis komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe shok\u00ebve t\u00eb tyre jugosllav\u00eb, p\u00ebr t\u00eb eliminuar \u00e7do rezistenc\u00eb ndaj regjimeve t\u00eb tyre komuniste. &nbsp;Se masakrimi i shqiptar\u00ebve nga Kosova 75-vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tivar, ishte pjes\u00eb e nj\u00eb terrori t\u00eb organizuar mir\u00eb dhe nj\u00eb likuidim i q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb mas\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, i p\u00ebrpiluar me kujdes nga autoritetet komuniste jugosllave, t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00eb tjera, donin q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb mos lejonin zbatimin e vendimeve t\u00eb mbledhjes s\u00eb Bujanit p\u00ebr vetqeverisjen dhe bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebri.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje djall\u00ebzore, sipas shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare dhe d\u00ebshmitar\u00ebve, autoritetet komuniste jugosllave kishin mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare, n\u00eb krye me Enver Hoxh\u00ebn. &nbsp;P\u00ebr sllav\u00ebt, kjo masak\u00ebr ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me planet e her\u00ebshme afatgjata t\u00eb serbo-malazezve komunist\u00eb p\u00ebr t\u00eb spastruar etnikisht trojet shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kujtim t\u00eb 75-vjetorit t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, Presidenti Tha\u00e7i u shpreh se,<em>\u201cKy krim u p\u00ebrpoq t\u00eb minimizohet dhe t\u00eb heshtet n\u00eb politikat jugosllave dhe serbe n\u00eb kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u201d Zoti President, sa p\u00ebr informacion, edhe regjimi komunist n\u00eb Tiran\u00eb si edhe ai komunist n\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn ish-Jugosllavi, kan\u00eb heshtur gjithashtu n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, sepse ishin vet bashkpuntor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim dhe tradhti komb\u00ebtare.&nbsp; I takon brezit t\u00ebnd t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, q\u00eb t\u00eb mos heshtni m\u00eb, por t\u00eb ngulni k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj masakre, t\u00eb cil\u00ebn me t\u00eb drejt\u00eb e quani si nj\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebrzimit, n\u00eb deklarat\u00ebn tuaj. &nbsp;Nj\u00eb deklarat\u00eb e shkurt\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, t\u00eb k\u00ebtij krimi kund\u00ebr njer\u00ebzimit, nuk mjafton, Z. President!<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krimet komuniste, sidomos ato kund\u00ebr shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb dhe shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb masakr\u00ebn e Tivarit, nuk mund t\u00eb trajtohen m\u00eb si \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb flitet. &nbsp;Historian\u00ebt t\u00eb hapin tanim\u00eb dosjet dhe arkivat e shteteve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrcaktimin se kush ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsit, bashkpuntor\u00ebt dhe protagonist\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebrat dhe ata q\u00eb kryen k\u00ebt\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, duke vrar\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, vet\u00ebm se ishin shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithse historiografia komuniste e kishte shlyer masakr\u00ebn e Tivarit p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga historia, sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk mund t\u00eb harrohet dhe as t\u00eb zhduket leht\u00eb nga kujtesa historike e kombit shqiptar. &nbsp;Duhet t\u00eb k\u00ebrkohet drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi historike!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">75-vjet m\u00eb von\u00eb, nuk duhet patur frik\u00eb nga transparenca dhe as nga zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi krimet komuniste n\u00eb Ballkan, sidomos krimet kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore. &nbsp;Mos zbardhja e k\u00ebsaj masakre dhe e krimeve t\u00eb tjera, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, nga regjimet komuniste shqiptare dhe jugosllave do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb hedhin nj\u00eb hije t\u00eb zez\u00eb mbi nd\u00ebrgjegjen morale dhe t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar. &nbsp;Zbardhja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi Masakr\u00ebn e Tivarit<em> &#8212; <\/em><em>p\u00ebr t\u00eb cilin askush nga ideator\u00ebt, ekzekutuesit dhe bashkpuntor\u00ebt e tyre nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb &#8212; <\/em>vet\u00ebm do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, jo vet\u00ebm midis shqiptar\u00ebve, por edhe midis shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs me Malin e Zi, aty ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb masakra. &nbsp;Zbardhja e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale, morale dhe komb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit e politik\u00ebs aktuale shqiptare dhe p\u00ebr historian\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, por dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Masakrimi i mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm nga Kosova gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre t\u00eb detyruar p\u00ebr n\u00eb kasaphanen e Tivarit n\u00eb vitin 1945, mund t\u00eb cil\u00ebsohet leht\u00eb si nj\u00eb tradh\u00ebti e madhe komb\u00ebtare. &nbsp;Ndon\u00ebse ky vit sh\u00ebnon 75 vjetorin e k\u00ebsaj masakre dhe megjithse ka patur ndonj\u00eb botim aty k\u00ebtu q\u00eb hedh\u00eb sado [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[640],"class_list":["post-25290","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-masakra-e-tivarit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25291,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25290\/revisions\/25291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}