{"id":25104,"date":"2020-03-16T18:08:42","date_gmt":"2020-03-16T17:08:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25104"},"modified":"2020-03-16T18:08:42","modified_gmt":"2020-03-16T17:08:42","slug":"jam-82-vjec-kam-qene-nje-cerek-shekulli-mesues-por-eshte-hera-e-pare-qe-gjendem-midis-nxenesish-te-krajes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25104","title":{"rendered":"\u201eJam 82-vje\u00e7, kam qen\u00eb nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00ebsues, por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb gjendem midis nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb Kraj\u00ebs sime\u201c"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"193\" height=\"245\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/gjoke-dabaj-durres.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-16618\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>GJOK\u00cb DABAJ: NJ\u00cb DIT\u00cb E PAHARRUESHME N\u00cb KRANJ\u00cb T\u00cb SHKODR\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<p>Durr\u00ebs, 15 mars 2020: R e p o r t a z h<\/p>\n\n\n\n<p>Pata marr\u00eb me telefon nj\u00eb ftes\u00eb disi enigmatike nga drejtori i Shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu\u201d t\u00eb Ostrosit n\u00eb Kranj\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, Zoti Tahir Berjashi. Zilja: \u201cA je ti Gjok\u00eb Dabaj?\u201d \u201cPo.\u201d \u201cM\u00eb dat\u00ebn 10 mars kemi p\u00ebrvjetorin e gazet\u00ebs \u2026 dhe je i ftuar t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb\u2026 Kam porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga djali i Ramazan Markajt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>As drejtorin nuk e njihja, as djalin e Ramazan Markajt nuk e njihja. Ramazanin e kam pasur shok shkolle n\u00eb Nikshiq para m\u00eb shum\u00eb se 60 vjet\u00ebsh. Dhe as gazet\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrmendi drejtori, nuk e kisha par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e le m\u00eb lexuar\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Por un\u00eb vet\u00eb jam nga Kranja e Shkodr\u00ebs! A s\u2019\u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr mua t\u00eb kem t\u00eb k\u00ebtilla mang\u00ebsi informimi n\u00eb lidhje me vendrr\u00ebnj\u00ebn time?!<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p>P\u00ebr lexuesin m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj disa sqarime t\u00eb domosdosh\u00ebm. Em\u00ebrtimi KRANJA E SHKODR\u00cbS historikisht p\u00ebrfshin hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike nga Shiroka e Zoganjt deri n\u00eb Krric\u00eb, Selc\u00eb e Godenj\u00eb. Emri KRANJ\u00cb, krahin\u00eb, vjen nga fjala arb\u00ebrishte-shqipe KRAH, an\u00eb, terren, em\u00ebr i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe p\u00ebrdoret, edhe si em\u00ebr i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, edhe si toponim, q\u00eb nga kufijt\u00eb midis Bosnj\u00ebs dhe Kroacis\u00eb (Krajina), deri te emri gjeografik-shtet\u00ebror i Ukrain\u00ebs, midis Rusis\u00eb dhe Rumanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam shprehur lidhur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim topik n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim analitik t\u00eb zgjeruar. Shih librin \u201eKraja me ve\u00e7antit\u00eb shestanase n\u00eb rrjedh\u00ebn e shekujve\u201c, Ulqin 2013, f,280-303. KRANJA E SHKODR\u00cbS, si duket, e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr dikur n\u00eb Mesjet\u00eb ose edhe m\u00eb heret, sepse ndodhej n\u00eb KRAH t\u00eb liqenit dhe n\u00eb KRAH t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. N\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane Kranja p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00ebsi apo n\u00ebnnj\u00ebsi m\u00eb vete administrative, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonin arb\u00ebr t\u00eb t\u00eb tre besimevet: kaolik\u00eb, mysliman\u00eb dhe ortodoks\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb sh.19, si rezultat i l\u00ebvizjevet t\u00eb shtuara antiosmane, t\u00eb par\u00ebt q\u00eb iu shk\u00ebput\u00ebn Kranj\u00ebs dhe iu bashkuan shtetit t\u00eb sapokrijuar malazias, ishin Krrica, Selca dhe Godenja, fshatra ortodoks\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00ebn ndikimin e kish\u00ebs pravosllave s\u00ebrbe, e kishin ndryshuar pjes\u00ebrisht edhe gjuh\u00ebn, nga arb\u00ebrishte n\u00eb sllavishte. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb dygjuh\u00ebsh, nd\u00ebrsa sot askush prej tyre nuk e p\u00ebrdor m\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1877 Kranja e Shkodr\u00ebs u sulmua dhe u pushtua nga ushtria malaziase, fal\u00eb nj\u00eb manovre drit\u00ebshkurt\u00ebr politiko-strategjike t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme Austro-Hungareze. Austro-Hungaria, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebr vete Hercegovin\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn donte ta aneksonte edhe principata e Malit t\u00eb Zi, i ofroi knjaz Nikoll\u00ebs Tivarin me gjith\u00eb bregdet dhe me krahinat tona malore midis liqenit dhe detit. Me k\u00ebt\u00eb rast, Kranj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs iu shk\u00ebput edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, e quajtuar Kranja e Ep\u00ebrme, dhe kufiri shtet\u00ebror, midis Malit t\u00eb Zi dhe Turqis\u00eb, u vendos n\u00eb lindje t\u00eb fshatit Thtjan. N\u00ebn Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 Krric\u00ebs, Selc\u00ebs dhe Godenj\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ran\u00eb edhe fshatrat: Uzhdabiq, Pecanj, Bujg\u00ebr, Ndrekanj, Gjura\u00e7, Rud, Dedanj, Lukiq, Bardhanj, Gurrz\u00eb, Rjeps, Pin\u00e7, Babsul, Muriq i Sip\u00ebrm, Muriq i Posht\u00ebm, Bes, Ljare, Dobrec, Brisk i Sip\u00ebrm, Brisk i Posht\u00ebm dhe Thtjan.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1913 ra n\u00ebn Mal t\u00eb Zi edhe Kranja e Poshtme me fshatrat: Draganj, Koliq, Kshtenj\u00eb, Ostros i Madh, Ostros i Vog\u00ebl, Martiq, Arbnesh, Madgush, Runj, Bobosht, Qyrjan, Sjer\u00e7, Skje. Nd\u00ebrkaq, brenda kufijvet t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb sapokrijuar, mbet\u00ebn vet\u00ebm Zogajt dhe Shiroka. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kranja e Shkodr\u00ebs filloi t\u00eb quhej \u201cCrnogorska Krajina\u201d (\u201cKranja e Malit t\u00eb Zi\u201d). N\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk \u00ebsht\u00eb quajtur kurr\u00eb \u201cKranja e Malit t\u00eb Zi\u201d, por kjo nuk i ka penguar gjeograf\u00ebt, hartograf\u00ebt dhe historiograf\u00ebt e gjithfarsh\u00ebm ta shkruajn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr \u201cCrnogorska Krajina\u201d, pa i pyetur fare banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine.<\/p>\n\n\n\n<p>Por historia e tjet\u00ebrsimit t\u00eb k\u00ebtij bregliqeni nuk mbaron me kaq. Kranja e Ep\u00ebrme, u quajt ndryshe edhe Shestan, mb\u00ebshtetur n\u00eb at\u00eb q\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kranj\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme e p\u00ebrb\u00ebnin Shestani Nalt dhe Shestani Posht\u00eb. KJO PJES\u00cb E KRANJ\u00cbS, n\u00eb vitet 1942-1944, me k\u00ebrkes\u00ebn e vet\u00eb banor\u00ebvet, mbledhur n\u00eb nj\u00eb kuvend n\u00eb Shestan Posht\u00eb dhe shprehur zyrtarisht me an\u00ebn e nj\u00eb delegacioni d\u00ebrguar n\u00eb Tiran\u00eb, u shpall PJES\u00cb E SHTETIT SHQIPTAR, sado q\u00eb n\u00eb ata vite krejt Shqip\u00ebria ishte e pushtuar prej Italis\u00eb. Me vendim t\u00eb qeveris\u00eb kuislinge s\u00eb Tiran\u00ebs, kjo pjes\u00eb e Kranj\u00ebs u em\u00ebrtua \u201eZON\u00cb E LIR\u00cb NEUTRALE\u201c, me arsyetimin q\u00eb fati afatgjat\u00eb i k\u00ebsaj krahine do t\u00eb vendosej mbasi t\u00eb p\u00ebrfundonte lufta. Por, sado q\u00eb, jo vet\u00ebm kjo hap\u00ebsir\u00eb shqiptare fare e vog\u00ebl, por t\u00eb gjitha krahinat shqiptare t\u00eb pushtuara prej fqinj\u00ebvet, filluar nga Preveza e rretherrotull deri k\u00ebtu n\u00eb Tivar, k\u00ebrkuan bashkim n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk e solli bashkimin e shqiptar\u00ebvet n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb thyerjeje, tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Kombin Shqiptar, krahina e Shestanit, pra Kranja e Ep\u00ebrme, p\u00ebrfshir\u00eb aty edhe dy Muriq\u00ebt, dy Brisk\u00ebt, Ljaren e Pin\u00e7n, p\u00ebsoi nj\u00eb godije krahasimisht shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se Kranja e Poshtme. Me an\u00eb t\u00eb njer\u00ebzvet komb\u00ebtarisht t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm, u arrit q\u00eb aty, n\u00eb vitin 1946, t\u00eb mos vazhdonte shkollimi shqip, por t\u00eb vendosej shkollimi n\u00eb gjuh\u00ebn sllave. Ky ka qen\u00eb momenti m\u00eb fatkeq p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine mbas pushtimit malazias t\u00eb vitit 1877. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb u vendos shkollimi fillor n\u00eb gjuh\u00ebn e huaj, nisi dhe tat\u00ebpjeta e p\u00ebrgjithshme kulturore dhe ekonomike, deri n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb tragjike t\u00eb VETASGJ\u00cbSIMIT.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo krahin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb Veriperendimore q\u00eb e ka p\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb degradim. Jan\u00eb edhe Tivari me rrethin\u00eb, Plava me rrethin\u00eb, Rozhaja, Sanxhaku, brezi tret\u00eb i t\u00eb cil\u00ebvet sot po p\u00ebrp\u00eblitet midis pyetjevet aspak t\u00eb lehta kulturore, politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike: \u00c7\u2019jemi ne? Kush jemi ne? (Sepse njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb dikush! Duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka! Dhe ajo di\u00e7ka fillon q\u00eb nga prejardhja.) Cila \u00ebsht\u00eb historia jon\u00eb? \u00c7\u2019gjuh\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur gjysh\u00ebrit, deri edhe prind\u00ebrit tan\u00eb?! Dhe kjo quhet KRIZ\u00cb IDENTITETI! Krejt kjo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb Veriperendimore sot po p\u00ebrjeton nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb identiteti. Jo p\u00ebr faj t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb quajtur titiste, sepse ajo Jugosllavi, ndryshe nga Greqia e Turqia, me ligje i kish garantuar t\u00eb drejtat nacionale. Themi \u201eme ligje\u201c, pavar\u00ebsisht se \u00e7\u2019veprime kryheshin fshehtas n\u00ebn rrogoz apo me shantazhe. Pra, jo p\u00ebr faj t\u00eb atij shteti, por sepse k\u00ebtyre krahinave u ka munguar (n\u00eb sasi e cil\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme) LIDERSHIPI KOMB\u00cbTAR. Nd\u00ebrsa n\u00eb Krahin\u00ebn Autonome t\u00eb Kosov\u00eb-Metohis\u00eb dhe n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb, shqiptar\u00ebt ia dol\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb forca p\u00ebr t\u2019i realizuar, sado pjes\u00ebrisht, ato t\u00eb drejta q\u00eb Jugosllavia e Re ua kish garantuar me kushtetut\u00eb, n\u00eb k\u00ebto krahina, midis t\u00eb cilavet edhe Shestani, munguan ose qen\u00eb t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm PRIJ\u00cbSIT VET\u00cbSAKRIFIKUES. Lek\u00ebn e Macit Kol\u2019s e disa t\u00eb tjer\u00eb i pushkatuan, t\u00eb tjer\u00eb si ata nuk dol\u00ebn. Nuk u krijua n\u00eb ato rrethana nj\u00eb shtres\u00eb njer\u00ebzish largpam\u00ebs dhe t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u sakrifikuar, e cila t\u2019u dilte zot gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs vendore, sidomos n\u00eb at\u00eb situat\u00eb politike, kur ato t\u00eb drejta ua kish garantuar kushtetuta shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb po ata vite, kur n\u00eb Shestan nuk u hap\u00ebn shkolla shqipe, p\u00ebrkundrazi, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb quajturat konferenca, \u201cudh\u00ebhequr\u201d prej dallkauk\u00ebsh, u k\u00ebrkua q\u00eb shkollimi t\u00eb b\u00ebhej \u201cn\u00eb gjuh\u00ebn e shtetit\u201d, n\u00eb Kranj\u00ebn e Poshtme u k\u00ebrkuan dhe u hap\u00ebn shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Po k\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb krahun jugor t\u00eb vargmalit Rumi-Tarabosh, n\u00eb krahin\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky akt, ky moment jetik n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtyre an\u00ebve, shkaktoi p\u00ebrmbysje n\u00eb raportet kulturor\u00eb midis Kranj\u00ebs s\u00eb Poshtme dhe An\u00ebs s\u00eb Malit, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Kranj\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme nga ana tjet\u00ebr. N\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebparshme, nga pushtimi osman e k\u00ebndej, Kranja e Ep\u00ebrme, si edhe Tivari, jan\u00eb konsideruar treva m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara se sa Kranja e Poshtme e Ana e Malit. Por, q\u00eb nga dita kur n\u00eb Kranj\u00eb t\u00eb Poshtme e n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, u hap\u00ebn shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn am\u00ebtare, p\u00ebr ne shestanasit dhe shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij krahu, filloi r\u00ebnia e p\u00ebrgjithshme dhe sot askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u201ckranjan\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prapambetur se shestanasit\u201d. E kund\u00ebrta ka ndodhur! P\u00ebr shestanasit mund t\u00eb thuhet me plot goj\u00ebn, \u201cs\u2019jan\u00eb askund\u201d. Jemi shuar si etnitet, jemi tjet\u00ebrsuar dhe thuajse shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb latente, as mish, as peshk!<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, psh, n\u00eb Shestan t\u00eb Sip\u00ebrm, t\u00eb dyzet kullat dykat\u00ebshe q\u00eb ishin dikur plot me njer\u00ebz, sot jan\u00eb shembur q\u00eb t\u00eb gjitha dhe n\u00eb shkoll\u00ebn e Gjura\u00e7it n\u00eb Shestan t\u00eb Posht\u00ebm kan\u00eb mbetur vet\u00ebm 11 nx\u00ebn\u00ebs, n\u00eb Kranj\u00eb t\u00eb Poshtme, me qend\u00ebr n\u00eb Ostros, jeta vazhdon ashtu si\u00e7 do ta p\u00ebrshkruaj n\u00eb vazhdim.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p>Numrin tim t\u00eb telefonit, drejtorit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Ostrosit, ia kish dh\u00ebn\u00eb Ismet Kallaba, veprimtar kulturor i palodhsh\u00ebm n\u00eb Ulqin dhe n\u00eb krejt pjes\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb Veriperendimore q\u00eb sot gjenden n\u00eb shtetin malazias.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhjet\u00eb marsi ishte dita kur tashm\u00eb koronavirusi ishte shfaqur edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Familjar\u00ebt e mi nuk desh\u00ebn t\u00eb m\u00eb lejonin t\u00eb udh\u00ebtoja. Ata q\u00eb i kisha n\u00eb sht\u00ebpi, ngulnin k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs e Tiran\u00eb, m\u00eb merrnin n\u00eb telefon dhe vinin n\u00eb dukje q\u00eb kjo s\u00ebmundje i mbyt sidomos pleqt\u00eb. Megjithat\u00eb, mbasi un\u00eb kisha vendosur t\u00eb mos mungoja n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb krahin\u00ebs sime, ku ftohesha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vajza ime m\u00eb e madhja, Ulkina, m\u00eb solli deri n\u00eb Tiran\u00eb, pastaj udh\u00ebtova me autobus deri n\u00eb Shkod\u00ebr dhe, me nj\u00eb taksi, arrrita n\u00eb Ostros para or\u00ebs 10. Veprimtaria fillonte n\u00eb or\u00ebn 14, k\u00ebshtu q\u00eb pata koh\u00eb ta shikoja shkoll\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ambientet. Shkova fillimisht te drejtori, Zoti Tahir Berjashi. Ai po merrej me p\u00ebrgatitjet e fundit. M\u00eb erdhi mir\u00eb q\u00eb pash\u00eb mbi tavolin\u00ebn e tij, midis shum\u00eb librash, edhe librin \u201cN\u00eb rrug\u00eb rr\u00ebziqesh me vet\u00ebdije\u201d, ku un\u00eb jam bashkautor me birin e \u00e7muar t\u00eb k\u00ebsaj ane, shokun tim qysh n\u00eb mosh\u00ebn rinore, Fadil Cukajn. Drejtori m\u00eb qerasi me raki e me kafe dhe m\u00eb shetiti n\u00ebp\u00ebr disa kabinete.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish p\u00ebr mua nj\u00eb k\u00ebndellje e shpirtit, shoq\u00ebruar me nj\u00eb ndjenj\u00eb trishtimi q\u00eb po e p\u00ebrjetoja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ndoshta m\u00eb t\u00eb fuqishme se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Si nj\u00eb at\u00eb, i cili takon mbas shum\u00eb vitesh nj\u00eb bij\u00eb apo bir t\u00eb vetin, nd\u00ebrsa kujton t\u00eb tjer\u00eb bij e bija q\u00eb i kan\u00eb vdekur. Kam shkuar n\u00eb shkoll\u00ebn e Dedanjvet, ku i pata kryer, pjes\u00eb-pjes\u00eb e copa-copa, n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, 4 klas\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs fillore. Tani ajo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur, rrethuar nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt me ferra e me gjithfar\u00eb bar\u00ebrash t\u00eb eg\u00ebr. Kam shkuar edhe n\u00eb shkoll\u00ebn e Gjura\u00e7it. Aty kish m\u00eb shum\u00eb m\u00ebsues se sa nx\u00ebn\u00ebs. K\u00ebta ishin p\u00ebrjetimet q\u00eb ma kishin g\u00ebrryer e do t\u00eb ma g\u00ebrryenin shpirtin deri sa t\u00eb kem frym\u00eb. P\u00ebrjetimi q\u00eb m\u00eb mbushte me k\u00ebnaq\u00ebsi e me shpres\u00eb se, megjithk\u00ebto, mbase nuk do t\u00eb shuhet krejt kjo krahin\u00eb e jona, ishte ajo q\u00eb po shihja k\u00ebtu, n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu\u201d. Emri i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj shkolle n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme, nd\u00ebrsa bustin e Gjergj Kastriotit e ka porositur dhe sjell\u00eb k\u00ebtu drejtori i at\u00ebhersh\u00eb i k\u00ebsaj shkolle, Ismail Doda, nj\u00eb nga shok\u00ebt e mi t\u00eb shkollimit n\u00eb Nikshiq, prej t\u00eb cilit kam shum\u00eb kujtime.<\/p>\n\n\n\n<p>Biblioteka ish plot e p\u00ebrplot me libra shqip. Raftet, t\u00eb bukur, vendosur paralel nj\u00ebri me tjetrin. N\u00eb t\u00eb kat\u00ebr muret, tejp\u00ebrtej, renditur portretet e korifejvet t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, v\u00ebn\u00eb hijsh\u00ebm n\u00eb korniza t\u00eb nj\u00ebllojta.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb korridoret e gjat\u00eb, stolisur me t\u00eb gjith\u00eb llojet e mjetevet m\u00ebsimsqarues, n\u00eb t\u00eb dy katet, m\u2019u hap\u00ebn dyert e kabinetevet t\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebvet: Gjuh\u00eb shqipe e let\u00ebrsi shqiptare, gjuh\u00eb e let\u00ebrsi malaziase, gjuh\u00eb angleze, gjuh\u00eb gjermane, matematik\u00eb e fizik\u00eb me mjetet p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb laboratorit, informatik\u00eb pajisur me numrin e nevojsh\u00ebm t\u00eb kompjuter\u00ebvet, biologji e kimi edhe k\u00ebta me mjetet e preparatet p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb konkretizimit t\u00eb m\u00ebsimit. N\u00eb nj\u00eb kabinet t\u00eb klasavet t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb 9-vje\u00e7ares gjeta m\u00ebsuesin, nj\u00eb djal\u00eb i holl\u00eb e shum\u00eb dashamir\u00ebs. Ai m\u00eb tregoi q\u00eb, n\u00eb at\u00eb kabinet, m\u00ebsimi b\u00ebhej me klasa kolektive, sepse nuk kish nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr klasa m\u00eb vete. Kjo ma drith\u00ebroi shpirtin: Mos edhe Kranja e Poshtme po boshatiset si dhe Kranja e Ep\u00ebrme?!<\/p>\n\n\n\n<p>Midis kabinetevet, binte n\u00eb sy, si nj\u00eb pasuri e paz\u00ebvend\u00ebsueshme kulturore, dhoma e muzeut etnografik krahinor. Veshjet kranjane, qilimat karakteristik\u00eb t\u00eb punuar n\u00eb tullar\u00eb, veglat e artizanatit dhe t\u00eb pun\u00ebvet t\u00eb tjera, deri te fragmentet e qeramik\u00ebs t\u00eb koh\u00ebvet t\u00eb hershme, ndoshta edhe t\u00eb koh\u00ebs ilire.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ambientet, klasat dhe korridoret ishin t\u00eb shtruar me pllaka qermike, ngjyrash t\u00eb ngrohta. Muret, t\u00eb lyer me g\u00eblqere e t\u00eb mbajtur past\u00ebr. N\u00eb hollin e katit t\u00eb par\u00eb ishin disa rafte e stenda plot me piktura, vizatime e pun\u00eb dore nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb rritur.<\/p>\n\n\n\n<p>E gjith\u00eb shkolla, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyzetvje\u00e7are, ngjante e re, sikur t\u00eb ishte nd\u00ebrtes\u00eb e vitevet t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr arsimi dhe kulture t\u00eb Kranj\u00ebs, nuk mund t\u00eb mos vihet n\u00eb dukje merita e madhe e Zotit Tahir Berjashi, 24 vjet drejtor i k\u00ebsaj shkolle, pastaj e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsvet t\u00eb k\u00ebsaj shkolle e deri te dy pastrueset, fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb t\u00eb cilavet ndrinte i gjith\u00eb ambienti. Shihej qart\u00eb q\u00eb past\u00ebrtia aty nuk ish vet\u00ebm e asaj dite, por ish rezultat i duksh\u00ebm i mir\u00ebmbajtjes s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa e par\u00eb e veprimtaris\u00eb ishte nj\u00eb or\u00eb letrare me lexime e recitime, marr\u00eb nga numri i fundit jubilar i revist\u00ebs q\u00eb botonte shkolla. Lexuan dhe recituan krijues, q\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vegjlit deri te nx\u00ebn\u00ebsit, por sidomos nx\u00ebn\u00ebset e klasavet t\u00eb larta. Ra n\u00eb sy q\u00eb vajzat, edhe k\u00ebtu, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pranishme, m\u00eb krijuese dhe m\u00eb serioze se \u00e7unat. Drejtues t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie letrare dhe artistike, deri n\u00eb hartim dhe v\u00ebnie n\u00eb sken\u00eb t\u00eb disa veprave dramatike, ishte \u00e7ifti Gje\u00e7bitraj, Ali Gje\u00e7bitri dhe bashk\u00ebshortja e tij, nj\u00eb m\u00ebsuese tep\u00ebr mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, krijuese e mir\u00ebfillt\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, si n\u00eb fush\u00ebn e pedagogjis\u00eb, gjegj\u00ebsisht didaktik\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb krijimtari letrare.<\/p>\n\n\n\n<p>E lam\u00eb at\u00eb ambient, i cili, i plot\u00ebsuar me portretet e t\u00eb gjith\u00eb personalitetevet t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, frymonte atdhedashuri, dhe shkuam n\u00eb palestr\u00ebn e madhe t\u00eb edukimit fizik, ku do t\u00eb shikonim nj\u00eb koncert t\u00eb bukur me valle e me k\u00ebng\u00eb t\u00eb thesarit folklorik krahinor. Koncertin e kish p\u00ebrgatitur nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs artistik shkodran. Valltaret dhe valltar\u00ebt ishin v\u00ebrtet f\u00ebmij\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb hershme rinore, por interpretimet e tyre ishin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e ansamblevet tan\u00eb folklorik\u00eb, q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u2019i shohim n\u00eb skenat tona t\u00eb festivalevet. Nj\u00eb grup artistik i ardhur nga Shkodra e plot\u00ebsoi dhe e pasuroi koncertin me nj\u00eb valle dhe me disa k\u00ebng\u00eb motivesh t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebrtej liqenit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbas t\u00eb gjitha k\u00ebtyre veprimtarive, n\u00eb or\u00ebt af\u00ebr mbr\u00ebmjes, t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit, t\u00eb shtuar n\u00eb num\u00ebr prej shum\u00eb t\u00eb porsaardhurve, u mblodh\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin prej restoranteve t\u00eb Ostrosit. Aty na u shtrua nj\u00eb dark\u00eb e pasur, e cila zgjati deri mbas or\u00ebs 21. N\u00eb dark\u00eb merrnin pjes\u00eb mbase 200 vet\u00eb. \u00c7do gj\u00eb i ngjante nj\u00eb dasme t\u00eb madhe. Muzik\u00eb dhe k\u00ebng\u00eb shqiptare me dixhei, por edhe t\u00eb k\u00ebnduar drejtp\u00ebrdrejt, t\u00eb quajtur laiv. Sh\u00ebrbimi ishte i shk\u00eblqyer. Menyja aq e shijshme, sa nuk dije \u00e7\u2018t\u00eb zgjidhje e \u00e7\u2019t\u00eb lije, por dhe aq e bollshme, sa jo ve\u00e7 ne t\u00eb moshuarit, por edhe t\u00eb rinjt\u00eb nuk i mbaronin dot T\u00eb gjith\u00eb ushqimet q\u00eb sh\u00ebrbeheshin nj\u00ebri mbas tjetrit. Edhe pijet, l\u00ebngjet pa alkol, rakia, birra, sh\u00ebrbeheshin pa kursim. E gjith\u00eb kjo, s\u2019ish tjet\u00ebr, ve\u00e7se shprehja e asaj q\u00eb quhet MIKPRITJE KRANJANE.<\/p>\n\n\n\n<p>Doemos q\u00eb u ndjeva i nderuar, kur organizuesi Zoti Tahir Berjashi, edhe kur e hapi koncertin, edhe n\u00eb dark\u00ebn e pritjes, m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb tavolinavet, ku ishim ulur, p\u00ebrball\u00eb meje gjendeshin: Kryetari i K\u00ebshillit Komunal t\u00eb Tivarit, nj\u00eb burr\u00eb i moshuar nga Selca, nj\u00eb djal\u00eb i ri dhe i b\u00ebsh\u00ebm, ndoshta nja 35 vje\u00e7 dhe nj\u00eb vajz\u00eb e hijshme, bij\u00eb e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Bardhaj nga Shestani i Sip\u00ebrm, gjyshin e s\u00eb cil\u00ebs e kam njohur mir\u00eb. Asnj\u00ebri prej tyre nuk fliste shqip. Nd\u00ebrsa n\u00eb krahun me shpin\u00eb nga muri, n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time ishte Zoti Dimitrov Popoviqi, nj\u00eb intelektual nga Vraka, i cili po kryente nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrueshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnievet kulturore e letrare malazezo-shqiptare. Pran\u00eb meje n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb qe ulur gazetarja e njohur e Radio-televizionit t\u00eb Tivarit, bij\u00eb nga Mal\u00ebsia e Madhe, Zonja Drane Marvu\u00e7iq, nuse nd\u00ebr shestanas. Pran\u00eb saj n\u00eb vazhdim ishin: Gjek\u00eb Gjonaj, gazetar dhe intelektual i dalluar midis shqiptar\u00ebvet n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, Faik Nika dhe Ismet Kallaba, edhe k\u00ebta intelektual\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb atyre an\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb harkun e gati 4 or\u00ebve q\u00eb zgjati ajo pritje, n\u00eb pauzat fare t\u00eb shkurt\u00ebra midis k\u00ebng\u00ebvet dhe vallevet plot hare e hijeshi, ashtu si\u00e7 din\u00eb t\u2019i improvizojn\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb, ne q\u00eb ishim af\u00ebr e pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, shk\u00ebmbenim edhe nga ndonj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajaza shestanase, q\u00eb e kisha p\u00ebrball\u00eb, nuk dinte shqip dhe un\u00eb u detyrova t\u00eb komunikoja me t\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn sllave. M\u00eb dukej sikur e kishin asgj\u00ebsuar krejt personalittin e saj, ata q\u00eb nuk ia kishin m\u00ebsuar qysh n\u00eb vegj\u00ebli gjuh\u00ebn e t\u00eb par\u00ebvet t\u00eb saj. Gjyshi i saj, Vuka i Macit Pre\u00e7it Vuk\u2019s, nj\u00eb mekanik duarart\u00eb, i cili punonte n\u00eb Cetinj\u00eb dhe njihej gjithandej p\u00ebr mjeshtrin\u00eb e tij dhe q\u00eb ish b\u00ebr\u00eb proverbial p\u00ebr disa inovacione n\u00eb profesionin e tij, kur vinte n\u00eb Shestan, i p\u00ebrmalluar p\u00ebr vendlindjen, e mbante gjith\u00eb nat\u00ebn vallen me k\u00ebng\u00eb. Vallen e famshme t\u00eb Shestanit, e cila tashm\u00eb pothuaj ka vdekur! Dinte shum\u00eb k\u00ebng\u00eb, nga t\u00eb gjith\u00eb zhanret, por sidomos nga baladat, q\u00eb un\u00eb i kam botuar m\u00eb von\u00eb, dhe kish nj\u00eb z\u00eb sa kumbues aq edhe melodioz. Un\u00eb, q\u00eb isha i vog\u00ebl, nja 7-8 vje\u00e7, e adhuroja t\u00eb k\u00ebnduarit e tij. Edhe lahut\u00ebs, q\u00eb n\u00eb Shestan i thon\u00eb gud\u00eb, Vuka i Macit Pre\u00e7it i binte bukur dhe e shoq\u00ebronte me k\u00ebng\u00eb kreshnik\u00ebsh shqip, po edhe me variantet e shumt\u00eb t\u00eb atyre k\u00ebng\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze. Tani, kjo vajz\u00eb q\u00eb e kisha p\u00ebrball\u00eb, mbesa e tij, nuk dinte asnj\u00eb fjal\u00eb shqip! Nuk e kish fajin kjo. N\u00ebse shestanasit do ta kishin organizuar m\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb Shestan e n\u00eb Tivar, me siguri, edhe kjo vajz\u00eb do ta kish p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn e vet dhe, ndosha, n\u00eb gjurm\u00ebt e gjyshit, do ta kish k\u00ebnduar edhe kjo sonte ndonj\u00ebr\u00ebn prej baladave tona trimij\u00ebvje\u00e7are: \u201eLarg ma lulldonjin nji vash\u00eb\/ Larg e larg-e p\u00ebrte detit\/\/\u201c<\/p>\n\n\n\n<p>Me Kryetarin e K\u00ebshillit Komunal t\u00eb Tivarit shk\u00ebmbyem gjithashtu disa fragmente dialogu. Disa fragmente, p\u00ebr shkak t\u00eb muzik\u00ebs q\u00eb na e pamund\u00ebsonte t\u00eb biseduarit shtruar. Midis tjerash, i thash\u00eb: \u201eNe t\u00eb dy, m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb miq\u00ebsohemi, pastaj ndoshta do t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebja edhe ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.\u201c Ia tregova edhe pik\u00ebpamjen time mbi marr\u00ebdh\u00ebniet midis shqiptar\u00ebvet dhe malazez\u00ebvet. \u201ePara se Mali i Zi t\u00eb shk\u00ebputej nga S\u00ebrbia\u201c, i thash\u00eb, \u201cun\u00eb kam mbrojtur pik\u00ebpamjen q\u00eb krejt trevat shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb aty edhe Tivarin, duhej t\u00eb shk\u00ebputeshin prej Jugosllavis\u00eb. Por, q\u00eb kur Republka e Malit t\u00eb Zi doli shtet m\u00eb vete, jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet t\u00ebr\u00ebsia territoriale e k\u00ebtij shteti, me kusht q\u00eb shqiptar\u00ebvet t\u2019u jepen realisht dhe praktikisht t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat q\u00eb u takojn\u00eb.\u201c Ai m\u00eb tha: \u201eKy banket ku po marrim pjes\u00eb edhe un\u00eb edhe ti, e d\u00ebshmon q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat.\u201c Muzika e fort\u00eb nuk m\u00eb lejonte q\u00eb ta shtyja m\u00eb tej bised\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pauz\u00eb Kryetari i K\u00ebshillit Komunal t\u00eb Tivarit m\u00eb b\u00ebri edhe k\u00ebt\u00eb pyetje: \u201eSi shpjegohet q\u00eb ti, nga Gurza e Shestanit, more k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?\u201c E kish fjal\u00ebn, si u orientova un\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb bshk\u00ebkrahinasit e mi tashm\u00eb pothuaj i kan\u00eb braktisur, edhe gjuh\u00ebn, edhe kultur\u00ebn shqiptare. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \u201eGjat\u00eb shkollimit tim n\u00eb gjuh\u00ebn sllave, pata m\u00ebsuar q\u00eb Gjura Jakshiqi kish punuar e luftuar p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe p\u00ebr kombin s\u00ebrb, pata m\u00ebsuar q\u00eb Branko Radi\u00e7eviqi kishte shkrir\u00eb edhe talentin edhe sh\u00ebndetin n\u00eb p\u00ebrkushtim ndaj kombi s\u00ebrb, po k\u00ebshtu edhe Ivan Mazhuraniqi p\u00ebr kombin kroat e France Presherni p\u00ebr kombin slloven. At\u00ebher\u00eb n\u00eb mua qe formuluar pyetja: Po un\u00eb, a duhej t\u00eb punoja p\u00ebr kombin tim?!\u201c Nuk e di si e priti k\u00ebt\u00eb sqarim timin tep\u00ebr t\u00eb sinqert\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me gazetaren Drane Marvu\u00e7iq njihemi prej koh\u00ebsh dhe jemi tashm\u00eb miq t\u00eb ngusht\u00eb. Ajo kish shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb bisedonte me mua, ndoshta pik\u00ebrisht sepse jam edhe un\u00eb prej Shestanit, ku ajo \u00ebsht\u00eb martuar. M\u00eb mori nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr emisionin e saj dhe, kur dola p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb tubuarit, erdhi edhe ajo ta incizonte fjal\u00ebn time. Nd\u00ebrkaq, Ismet Kallaba, megjith\u00ebse rrug\u00ebn e kish p\u00ebr n\u00eb Ulqin, m\u00eb \u00e7oi deri n\u00eb Shkod\u00ebr dhe priti atje deri sa gjeta makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kalova v\u00ebrtet nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb paharrueshme. I kujtova shok\u00ebt e mi kranjan\u00eb, bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs kur ishim n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme: Rexhep Gje\u00e7bitrin e Ramazan Markajn, t\u00eb cil\u00ebt nuk jetojn\u00eb m\u00eb, Ismail Dod\u00ebn q\u00eb ish i pranish\u00ebm, Selatin Gjenahin dhe Fadil Cukajn. Me Fadil Cukajn kemi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb shok\u00eb si me qen\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe, kur u gjenda n\u00eb vendlindjen e tij, m\u00eb pushtoi nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb ish edhe ai aty. Megjithat\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr i Cukaj m\u00eb shoq\u00ebroi pothuaj gjith\u00eb koh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00e7astet kur po d\u00ebgjonim recitimet e krijuesvet t\u00eb rinj, udh\u00ebhequr nga Ali Gje\u00e7bitraj dhe Zonja Gje\u00e7bitraj, m\u00eb zuri mall\u00ebngjimi dhe, me nj\u00eb pik\u00eb loti n\u00eb cep t\u00eb syrit, u thash\u00eb: \u201eJam 82-vje\u00e7, kam qen\u00eb nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00ebsues, por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb gjendem midis nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb krahin\u00ebs sime.\u201c<\/p>\n\n\n\n<p>Gjok\u00eb Dabaj Durr\u00ebs, 11-14 mars 2020<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJOK\u00cb DABAJ: NJ\u00cb DIT\u00cb E PAHARRUESHME N\u00cb KRANJ\u00cb T\u00cb SHKODR\u00cbS Durr\u00ebs, 15 mars 2020: R e p o r t a z h Pata marr\u00eb me telefon nj\u00eb ftes\u00eb disi enigmatike nga drejtori i Shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu\u201d t\u00eb Ostrosit n\u00eb Kranj\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, Zoti Tahir Berjashi. Zilja: \u201cA je ti Gjok\u00eb Dabaj?\u201d \u201cPo.\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16618,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-25104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25105,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25104\/revisions\/25105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}