{"id":25042,"date":"2020-03-11T10:36:44","date_gmt":"2020-03-11T09:36:44","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25042"},"modified":"2020-03-11T10:36:44","modified_gmt":"2020-03-11T09:36:44","slug":"shqiperia-drejt-autoritarizmit-rezistenca-e-shqiptareve-kunder-autoritarizmit-duhet-te-kete-mirekuptimin-e-nderkombetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=25042","title":{"rendered":"&#8220;Shqip\u00ebria drejt autoritarizmit \u2014 rezistenca e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr autoritarizmit duhet t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve!&#8221;"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"293\" height=\"240\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 293px) 100vw, 293px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po d\u00ebgjohen z\u00ebra , brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se ai vend \u00ebsht\u00eb duke rr\u00ebshkitur shpejt drejt autoritarizmit. K\u00ebta z\u00ebra ekspert\u00ebsh, analist\u00ebsh dhe organizatash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, po shprehin shqet\u00ebsimet e tyre tep\u00ebr serioze mbi gjendjen  aktuale politike n\u00eb vend se:  Shqip\u00ebria n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Kryeministrit Edi Rama po shkon me hapa t\u00eb shpejt\u00eb drejt autoritarizmit. Ata n\u00ebnvizojn\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe masat  e marra prej tij \u2014 de facto dhe de jure \u2014 p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha entet qeveritare dhe shtet\u00ebrore t\u00eb vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ekzekutivin, parlamentin, gjykatat, sistemin juridik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe pothuaj t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit, dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb medias, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar at\u00eb me ligje t\u00eb reja te ashtuquajtura antishpifje.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta q\u00eb Kryeminstri Rama ka shpallur kund\u00ebr zyr\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb vendit \u2014 i vetmi ent shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb deri tani nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama dhe shumica e tij socialiste, duket se ka zgjuar shqiptar\u00ebt nga gjumi, si\u00e7 tregoi edhe manifestimi masiv i para disa dit\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte kjo nj\u00eb shprehje e qart\u00eb e shqiptar\u00ebve se mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft , nj\u00eb mesazh i fort\u00eb ky p\u00ebr Kryeministrin Edi  Rama dhe shumic\u00ebn e tij socialiste, se populli shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ti thot\u00eb STOP  prirjeve autoritare dhe arroganc\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama dhe diktatur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shumic\u00ebs socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Paul Lendvai, nj\u00ebri prej ekspert\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare dhe ballkanike, e ka cil\u00ebsuar koh\u00ebt e fundit p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018Der Standard\u2019, Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb shtet i brisht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebron se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet marr\u00eb seriozisht. Tonet e her\u00eb pas hershme nacionaliste t\u00eb Rames shkruan ai, nuk duhet t\u00eb merren me aq seriozitet dhe shton se, \u201cM\u00eb shum\u00eb kujdes i duhet kushtuar asaj q\u00eb kritikohet si kapja e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndikimit t\u00eb hatash\u00ebm t\u00eb kartelave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb u p\u00ebrkas opinionist\u00ebve t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar diktatur\u00ebn m\u00eb mizore n\u00eb Evrop\u00eb, regjimit vrastar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u201d, shkruan Lendvai dhe u drejtohet diplomat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve  n\u00eb Tiran\u00eb me k\u00ebt\u00eb thirrje: \u201cForca mahnit\u00ebse e rezistenc\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar\u00eb kundra prirjeve autoritare duhet patjet\u00ebr t\u00eb gjej\u00eb mir\u00ebkuptimin, ndihm\u00ebn dhe solidaritetin e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, ka shkruar para tre jav\u00ebsh Paul Lendvai, p\u00ebr gazet\u00ebn austriake Der Standard.Fatkeq\u00ebsisht, mb\u00ebshtetja dhe p\u00ebrk\u00ebdhelja e autoritar\u00ebve dhe diktator\u00ebve an\u00eb mban\u00eb bot\u00ebs, nga bota per\u00ebndimore nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re. Historia ka sh\u00ebnuar dyzina rastesh kur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, n\u00ebqoft\u00ebse nuk kan\u00eb mb\u00ebshtetur haptazi diktator\u00eb aktual\u00eb ose n\u00eb formim e sip\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ata i kan\u00eb mbyllur syt\u00eb dhe vesh\u00ebt perball\u00eb veprave te tyre, p\u00ebr interesa t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb th\u00ebnje q\u00eb i atribohet ish-presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thuhet t\u00eb jet\u00eb shprehur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb SHBA  i kishin akorduar diktatorit t\u00eb Nikaraguas,n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Anastasio Somoza. \u201cSomoza may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch\u201d. \u00cbsht\u00eb pak banale ta p\u00ebrkthej k\u00ebt\u00eb th\u00ebnje nga anglishtja por pak a shum\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \u201cSomoza mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb diktator, por ai \u00ebsht\u00eb diktatori yn\u00eb\u201d, nj\u00eb fraze kjo q\u00eb edhe sot p\u00ebrdoret n\u00eb raste kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb justifikohet mb\u00ebshtetja e vendeve demokratike p\u00ebr diktator\u00eb q\u00eb abuzojn\u00eb me t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. Sot kemi dyzina vendesh t\u00eb tilla an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. Por kjo nuk duhej t\u00eb ndodhte me Shqip\u00ebrin\u00eb! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb merren me qeverin\u00eb e zgjedhur n\u00eb cilindo vend qoft\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Pasi pa nj\u00ebfar\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje normale midis dy pal\u00ebve nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00eb p\u00ebrparim. E kuptoj edhe balancin e interesave dypal\u00ebshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ajo q\u00eb nuk kuptoj \u00ebsht\u00eb heshtja publike e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb karshi kapjes s\u00eb institucioneve shqiptare nga nj\u00eb person e nga nj\u00eb parti politike \u2014 di\u00e7ka q\u00eb nuk p\u00ebrputhet fare as me interesat dypal\u00ebshe dhe as me vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta per\u00ebndimore q\u00eb pretendojm\u00eb. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj per\u00ebndimore p\u00ebr pothuaj nj\u00eb shekull tani kan\u00eb balancuar interesat e vendeve t\u00eb tyre me respektin p\u00ebr vlerat per\u00ebndimore, respektin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Heshtja e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ndaj shkeljes flagrante t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave t\u00eb sanksionuara edhe nd\u00ebrkombtarisht, p\u00ebrfshir\u00eb kapjen e institucioneve, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e per\u00ebndimit \u2014 se n\u00eb interesin e shqiptat\u00ebve, jo se jo! Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb kauza e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me kryeministrin shqiptar, me qeverin\u00eb e tij dhe me t\u00eb gjitha entet e tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shtetit shqiptar. P\u00ebr ndryshe, p\u00ebrball\u00eb kaosit politik aktual n\u00eb Shqip\u00ebri, taksapaguesit amerikan\u00eb dhe evropiano-per\u00ebndimore, me t\u00eb drejt\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetjen: Ku \u00ebsht\u00eb suksesi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb premtuar nga derdhja e fondeve marramend\u00ebse k\u00ebto 30-vjet post-komuniz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezistenca e shqiptar\u00ebve sot ndaj prirjeve autoritare n\u00eb vend, ka nevoj\u00eb m\u00eb shume se kurr\u00eb, si\u00e7 sugjeron edhe analisti evropian i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare, Paul Lendvai \u2013 p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, ndihm\u00ebn dhe solidaritin e diplomat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr ndryshe, n\u00eb syt\u00eb e popullit shqiptar \u2014 q\u00eb dita dit\u00ebs po largohet masivisht nga vendlindja, si rezultat i kaosit politik \u2014 ju do t\u00eb dukeni t\u00eb pa aft\u00eb dhe t\u00eb diskredituar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po d\u00ebgjohen z\u00ebra , brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se ai vend \u00ebsht\u00eb duke rr\u00ebshkitur shpejt drejt autoritarizmit. K\u00ebta z\u00ebra ekspert\u00ebsh, analist\u00ebsh dhe organizatash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, po shprehin shqet\u00ebsimet e tyre tep\u00ebr serioze mbi gjendjen aktuale politike n\u00eb vend se: Shqip\u00ebria n\u00ebn udh\u00ebheqjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-25042","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25042"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25042\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25043,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25042\/revisions\/25043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}