{"id":24793,"date":"2020-01-29T11:06:59","date_gmt":"2020-01-29T10:06:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24793"},"modified":"2020-01-29T11:06:59","modified_gmt":"2020-01-29T10:06:59","slug":"mbroni-lirine-e-medias-te-nderuar-ambasadore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24793","title":{"rendered":"MBRONI LIRIN\u00cb E MEDIAS, T\u00cb NDERUAR AMBASADOR\u00cb!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3228\" width=\"533\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg 381w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit-300x197.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 533px) 100vw, 533px\" \/><figcaption>Ilustrim<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>\u201cLiria e shtypit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mbrojtjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb liris\u00eb dhe nuk mund t\u00eb kufizohet kurr\u00eb ve\u00e7 se nga qeverit\u00eb despotike\u201d (Xhorxh Mejson)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Si\nnj\u00eb shqiptaro-amerikan dhe besoj se edhe komuniteti shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e\nBashkuara, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ambasada e jon\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ka\ntashti nj\u00eb ambasadore fuqi-plote, pas nj\u00eb mungese t\u00eb gjat\u00eb.&nbsp; Sipas nj\u00eb njoftimi n\u00eb faqen elektronike t\u00eb\nAmbasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Ambasadorja e re, Yuri Kim dje n\u00eb m\u00ebngjes paraqiti letrat kredenciale\nPresidentit Ilir Meta, si Ambasadorja e re e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb\nRepublik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Ambasadorja Kim\nu shpreh se, \u201cPat\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Presidentin lidhur me miq\u00ebsin\u00eb e\ngjat\u00eb midis dy vendeve tona dhe ritheksuam p\u00ebrkushtimin q\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb p\u00ebr\nforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve tona\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadores s\u00eb re i\nurojm\u00eb sukesese dhe k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e re n\u00eb Atdheun e t\u00eb par\u00ebve ton\u00eb.&nbsp; (M\u00eb posht\u00eb po sjell fjalimin e par\u00eb dhe t\u00eb\nplot\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaqsueses s\u00eb re t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb), por,\nfillimisht deshta q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 urimit m\u00eb t\u00eb sinqert p\u00ebr sukses, p\u00ebr ambasadoren\npersonalisht, por mbi t\u00eb gjitha, nep\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e\nShqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\nmidis Kombit Shqiptar dhe Kombit Amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jap\nndonj\u00eb k\u00ebshill sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb detyra ime as nuk jam n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb jap\nk\u00ebshilla, por dua q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrcjell nj\u00eb porosi p\u00ebr Ambasadoren e re\namerikane, por edhe p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesin e Bashkimit Evropian dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\nambasador\u00ebt e vendeve demokratike per\u00ebndimore n\u00eb kryeqytetin shqiptar.&nbsp; Jam i sigurt, Zonja Ambasadore se deri tani\nkeni marr\u00eb informacione t\u00eb holl\u00ebsishme mbi gj\u00ebndjen e p\u00ebrgjith\u00ebshme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\nton\u00eb, me shum\u00eb probleme e halle.&nbsp; Nuk dua\nt\u00eb futem n\u00eb diskutimin e shum\u00eb problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria,\npasi gjat\u00eb viteve jam\u00eb munduar, n\u00eb at\u00eb mund\u00ebsin\u00eb teme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb modeste\nt\u2019i vej\u00eb n\u00eb dukje telashet e m\u00ebdha t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, t\u00eb pak\u00ebn nga nj\u00eb\np\u00ebrspektiv\u00eb e nj\u00eb shqiptaro-amerikani, i cili e do Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt me\ngjith\u00eb zem\u00ebr, por q\u00eb adhuron nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe vendin ku kemi gjetur strehimin\nton\u00eb \u2013 n\u00eb dit\u00ebt tona m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira \u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u2013 dhe ku\ng\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut, pa p\u00ebrjashtim, p\u00ebrfshir lirin\u00eb e\nplot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>E nderuara ambasadorja\njon\u00eb, un\u00eb kam pas fatin q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb kem qen\u00eb here pjes\u00ebmarr\u00ebs e her\u00eb\nv\u00ebrejt\u00ebs i zhvillimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, \u00e7\u2019prej vitit 1991 e\nk\u00ebtej, por edhe m\u00eb p\u00ebrpara.&nbsp; Kam pasur\nprivilegjin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nj\u00eb shqiptaro-amerikani q\u00eb n\u00eb vitin 1991 t\u00eb isha pjes\u00eb\ne delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri\nmars\/prill t\u00eb atij viti. &nbsp;Delegacionit, i\ncili n\u00ebn\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb asaj kohe \u2013 pas pothuaj 50-vjet\u00ebsh &#8212;\nhodhi themelet e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja midis Kombit shqiptar dhe Kombit\namerikan \u2013kur si\u00e7 u shprehet edhe ju dje n\u00eb fjalimin e par\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e re,\nat\u00ebher\u00eb kur, \u201cShk\u00ebndija e shpres\u00ebs ndezi shpejt t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ne\nq\u00ebndruam me ju n\u00eb vitin 1991, teksa u \u00e7liruat nga vargonj\u00ebt e komunizmit dhe t\u00eb\ndiktatur\u00ebs. &nbsp;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb\ncilin duhet t\u00eb ndiheni krenar\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00eb.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se\nshum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7\u2019prej diktatur\u00ebs dhe komunizmit.&nbsp; Pa dashur t\u00eb flas p\u00ebr sukseset por sidomos\np\u00ebr problemet e m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot shqiptar\u00ebt, dua q\u00eb t\u00eb theksoj\nnj\u00eb subjekt, p\u00ebr t\u00eb cilin jam munduar shpesh, gjat\u00eb viteve, ta sjell n\u00eb\nv\u00ebm\u00ebndjen e atyre q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me\nligjet dhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir Konvent\u00ebn e t\u00eb drejtave universale\nt\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Kauza ime \u00ebsht\u00eb\nliria e shtypit dhe fjala e lir\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb Shqp\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb\nve\u00e7anti.&nbsp; Shpresoj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr\n\u00e7\u00ebshtjet m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb list\u00ebn e problemeve me t\u00eb cilat do merresh n\u00eb muajt\ndhe vitet e ardh\u00ebshme n\u00eb pun\u00ebn tuaj fisnike n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Si rrjedhim, uroj q\u00eb lirin\u00eb e medies dhe t\u00eb\nfjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ta merrni si nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb kryesore q\u00eb do\nt\u00eb promovoni n\u00eb at\u00eb vend, jo vet\u00ebm prapa dyzerve t\u00eb mbyllura, por edhe\npublikisht dhe pa hesitim.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i sigurt se jeni\nn\u00eb dijeni se liria e shtypit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nivelin q\u00eb do e\nd\u00ebshironim ne shqiptaro-amerikan\u00ebt dhe Shtetet e Bashkuara, gjat\u00eb k\u00ebtyre\n30-viteve post komuniz\u00ebm. Por viti i kaluar kishte sh\u00ebnuar, ve\u00e7an\u00ebrisht, nj\u00eb\npik\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias dhe t\u00eb shprehurit n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; M\u00eb 18\nDhjetor, 2019, shumica socialiste n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi me 82\nvota pro, \u201cpaket\u00ebn antishpifje\u201d, por q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb korrekt t\u00eb quhej paketa\nanti-shprehje, pasi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb.&nbsp; Kjo\npaket\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, e propozuar nga Kryeministri Rama\ndhe e miratuar nga shumica e tij socialiste n\u00eb Kuvend, me t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb\nkund\u00ebrshtuar dhe po kund\u00ebrshtohet nga nj\u00eb mori organizatash komb\u00ebtare dhe\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare, si nj\u00eb ligj q\u00eb n\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb hyn n\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb\nkund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Komisionin Europian dhe Zyr\u00ebn e Komisioneres s\u00eb Lart\u00eb\np\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, si dhe n\u00eb mos p\u00ebrputhje\nabsolute edhe me konventat dhe marr\u00ebveshjet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi lirin\u00eb e\nmedias dhe mbi t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n\n\n<p>E nderuara Zonja ambasadore. 30-vjet pas\nshembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, liria e v\u00ebrtet\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb,\nfatkeqsisht, e mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr mbijetes\u00eb me disa\np\u00ebrfaqsues t\u00eb kast\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr komuniste, t\u00eb cil\u00ebt fatkeqsisht, ende edhe sot\n30-vjet gjoja post-komuniz\u00ebm, ushtrojn\u00eb influenc\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb politik\u00ebn\nshqiptare dhe n\u00eb zhvillimin e pun\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebrc\u00ebnimet\nnga kjo klas\u00eb politike ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, gjat\u00eb tre\ndekadave t\u00eb fundit, kan\u00eb hasur kryesisht, n\u00eb heshtje nga ambasadat e vendeve\ndemokratike dhe nga p\u00ebrfaqsuesit e tyre p\u00ebrendimor\u00eb.&nbsp; Liria e shtypit dhe e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb\nShqip\u00ebri &#8212; nj\u00eb vend q\u00eb aktualisht kryeson Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe\nBashkpunim n\u00eb Evrop\u00eb &#8212; ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn tuaj dhe t\u00eb koleg\u00ebve tuaj\nambasador\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs P\u00ebr\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;N\u00eb takimet e para n\u00eb Tiran\u00eb, Ambasadorja Yuri\nKim \u00ebsht\u00eb takuar \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Ambasadorin e Bashkimit Evropian n\u00eb\nkryeqytetin shqiptar, Luigi Soreca, i cili i uroj\u00eb diplomates amerikane\nmir\u00ebseardhjen dhe shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr bashkpunim, \u201cP\u00ebr t\u00eb vazhduar\npartneritetin themelor BE-Sh.B.A n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb kontekstin e\nprocesit t\u00eb integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. 2020 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit\nvendimtar p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se p\u00ebrspektiva e Shqip\u00ebris\u00eb\np\u00ebr integrimet evropiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb e zbeht\u00eb, me ligje si ai\n\u201canti-shpifje\u201d kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb medies, ligj ky i propozuar nga\nqeveria e Kryeminsitrit Rama dhe miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; T\u00eb na kishte th\u00ebn\u00eb dikush n\u00eb mars\/prill t\u00eb\nvitit 1991 \u2013 30-vjet\u00eb pas hapjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj bot\u00ebs per\u00ebndimore &#8212; se n\u00eb\nvitin 2020 Shqip\u00ebria do i shpallte luft\u00eb, me ligj, liris\u00eb s\u00eb medias dhe se do\nt\u00eb detyroheshim t\u00eb mbronim lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb at\u00eb vend, nuk do e kishim besuar\nkurr\u00eb, kur merr parasysh t\u00eb kaluar\u00ebn e eg\u00ebr komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Liria\ne fjal\u00ebs, t\u00eb nderuar ambasador\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb bisedohet\nvet\u00ebm prapa skenave me pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb, por u duhet th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 dhe pa\ndor\u00ebza, se \u201cpaketa anti-shpifje\u201d e qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot me t\u00eb gjitha konventat dhe marr\u00ebveshjet\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi lirin\u00eb e medias dhe mbi t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut.&nbsp; Si e till\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb\nvend demokratik dhe duhet t\u00eb anullohet menj\u00ebher\u00eb!&nbsp; T\u00eb nderuar ambasador\u00eb, duhet t\u00eb bindni\nKryeministrin Rama t\u00eb t\u00ebrheq \u201cpaket\u00ebn anti-shpifje\u201d, n\u00ebqoftse d\u00ebshironi t\u00eb\nbindni shqiptar\u00ebt \u2013 t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb zhg\u00ebnjyer me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike po largohen\nmasivisht nga vendi &#8212; se ju me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndroni me ta, \u201cJo vet\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb\nsovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por edhe n\u00eb\nmb\u00ebshtetje t\u00eb s\u00eb ardhmes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, si\u00e7 u shpreh ambasadorja e re e\nShteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim. &nbsp;&nbsp;Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja dhe porosia e k\u00ebtij\nshqiptaro-amerikani, duke i uruar asaj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe gjith\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb\ndetyr\u00ebn e saj t\u00eb re n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;(Lexoni\nm\u00eb posht\u00eb fjalimin e plot\u00eb t\u00eb ambasadores amerikane n\u00eb Tiran\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebdita!<\/p>\n\n\n\n<p>Sot\nn\u00eb m\u00ebngjes i paraqita letrat kredenciale Presidentit Meta si Ambasadorja e re e\nShteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Pat\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb mir\u00eb me\nPresidentin lidhur me miq\u00ebsin\u00eb e gjat\u00eb midis dy vendeve tona dhe ritheksuam\np\u00ebrkushtimin q\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam\ne nderuar q\u00eb Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Pompeo m\u00eb kan\u00eb besuar q\u00eb\nt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj Shtetet e Bashkuara n\u00eb vendin tuaj t\u00eb shk\u00eblqyer. Si Ambasadorja e\nSHBA, pres me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u2019ju njoh juve, historin\u00eb tuaj dhe kultur\u00ebn tuaj. Jemi\nmiq, aleat\u00eb dhe partner\u00eb. Sikurse e thash\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs time d\u00ebgjimore n\u00eb\nSenat, pak miq e kan\u00eb p\u00ebrqafuar Amerik\u00ebn m\u00eb me ngroht\u00ebsi, pak aleat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb\nm\u00eb besnik\u00eb dhe pak partner\u00eb kan\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb dhe vullnetin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb\nshum\u00eb me Shtetet e Bashkuara sesa Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam\ngjithashtu e nderuar q\u00eb ndodhem sot para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA.\nThemelet e saj u vendos\u00ebn n\u00eb vitin 1929 dhe ajo vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb krenare n\u00eb\nzem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs si nj\u00eb testament p\u00ebr forc\u00ebn e q\u00ebndrueshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\namerikano-shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Miq\u00ebsia\ndhe angazhimi yn\u00eb i nd\u00ebrsjell\u00eb jan\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura thell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebqind\nvjet m\u00eb par\u00eb, Presidenti Woodrow Wilson ngriti z\u00ebrin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kur nuk\nlejoi Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb ndanin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris.\nPresidenti Amerikan e p\u00ebrdori fuqin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur\nnj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pavarur, p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar n\u00eb Uashington\ndhe p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb\nvitin 1920.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas\nLuft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb dy qeverit\u00eb tona mor\u00ebn rrug\u00eb t\u00eb ndryshme. Por, edhe\nkur qeverit\u00eb nuk e njihnin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, lidhjet mes popujve tan\u00eb mbet\u00ebn. Ne\nflisnin me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrmes Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili jo vet\u00ebm transmetonte\nlajme, por edhe shk\u00ebndija shprese.<\/p>\n\n\n\n<p>Shk\u00ebndija\ne shpres\u00ebs ndezi shpejt t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ne q\u00ebndruam me ju n\u00eb vitin\n1991, teksa u \u00e7liruat nga vargonj\u00eb e komunizmit dhe t\u00eb diktatur\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb\nmoment p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb ndiheni krenar\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi\nq\u00ebndruar krah jush q\u00eb at\u00ebher\u00eb, duke mb\u00ebshtetur hyrjen tuaj t\u00eb suksesshme n\u00eb\nNATO n\u00eb vitin 2009 dhe, tani, p\u00ebrpjekjet tuaja p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin\nEvropian. Ne q\u00ebndrojm\u00eb me ju jo vet\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb\nsovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb s\u00eb ardhmes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E\ndim\u00eb se ka pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebrpara, por dim\u00eb edhe q\u00eb puna e v\u00ebshtir\u00eb\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb me miq dhe aleat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne\njemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ta ndihmojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb aleate edhe m\u00eb e fort\u00eb\ndhe m\u00eb e aft\u00eb dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ta ndihmojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb\nkandidatur\u00ebn e saj p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne\ndo t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim aspirat\u00ebn e pal\u00ebkundur t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr\nliri, drejt\u00ebsi dhe nj\u00eb sistem ku secili duhet t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat\nrregulla.<\/p>\n\n\n\n<p>Pres\nme k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtes udh\u00ebheq\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrsa ata nd\u00ebrmarrin hapa t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00eb \u2013 por absolutisht t\u00eb nevojsh\u00ebm \u2013 p\u00ebr t\u00eb zbatuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi,\np\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe p\u00ebr t\u00eb larguar korrupsionin\nnga sistemi shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam\nbesimplot\u00eb q\u00eb teksa drejt\u00ebsia dhe integriteti hedhin rr\u00ebnj\u00eb, m\u00eb shum\u00eb\ninvestitor\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqen drejt Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb krijojm\u00eb\nm\u00eb shum\u00eb vende pune dhe mund\u00ebsi, si p\u00ebr amerikan\u00ebt, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtetet\ne Bashkuara e vler\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb Aleate, partnere dhe mike t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe\nashtu si\u00e7 q\u00ebndruam me ju n\u00eb vitet 1920, 1991, 1999 dhe 2009, ne q\u00ebndrojm\u00eb\np\u00ebrs\u00ebri me ju p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb ardhmen tuaj si nj\u00eb vend demokratik i begat\u00eb\nbrenda familjes evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ne\njemi ende me ju, krah p\u00ebr krah. <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Faleminderit!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cLiria e shtypit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mbrojtjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb liris\u00eb dhe nuk mund t\u00eb kufizohet kurr\u00eb ve\u00e7 se nga qeverit\u00eb despotike\u201d (Xhorxh Mejson) Nga Frank Shkreli Si nj\u00eb shqiptaro-amerikan dhe besoj se edhe komuniteti shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ambasada e jon\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ka tashti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-24793","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24794,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24793\/revisions\/24794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}