{"id":24777,"date":"2020-01-25T10:27:00","date_gmt":"2020-01-25T09:27:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24777"},"modified":"2020-01-25T10:27:00","modified_gmt":"2020-01-25T09:27:00","slug":"ballkani-ne-rroten-e-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24777","title":{"rendered":"BALLKANI N\u00cb RROT\u00cbN E HISTORIS\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" width=\"500\" height=\"492\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p> Nga Qani\u00a0 Osmani <\/p>\n\n\n\n<p>Ballkani\nnjihet si vend me histori t\u00eb trazuar e t\u00eb kryq\u00ebzuar mes popujve q\u00eb kan\u00eb jetuar\nn\u00eb k\u00ebto troje. Shekuj me radh\u00eb konfliktet dhe trazirat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri\ndhe kan\u00eb krijuar marr\u00ebdh\u00ebnien dashuri-urrejtje mes banor\u00ebve t\u00eb rajonit.\nHistoria komplekse e k\u00ebsaj humnere t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kontinentit Evropian paraqet\nparadoks dhe mister n\u00eb vete. Mirpo, gjithmon ka ekzistuar nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb e ka\nmbajtur t\u00eb gjall\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr paqe dhe bashk\u00ebjetes\u00eb. Ballkani paraprakisht\n\u00ebsht\u00eb quajtur Heamus apo gadishulli ilirik. Disa autor\u00eb thon\u00eb se <strong>\u201cheamus\u201d<\/strong> rrjedh nga fjala trake <strong>\u201csaimon\u201d,<\/strong> q\u00eb don\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201ckuror\u00eb\nmalesh\u201d. T\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb se rrjedh nga fjala greke <strong>\u201chama\u201d,<\/strong> q\u00eb do t\u00eb thot <strong>\u201cgjak\u201d.<\/strong>\nAktorja e njohur, Angelina Jolie, e quajti filmin e saj<strong> \u201cN\u00eb vendin e mjaltit dhe gjakut\u201d, <\/strong>duke u nisur nga fjal\u00ebt turke: <strong>\u201cbal\u201d \u2013 \u201cmjalt\u00eb\u201d<\/strong> dhe <strong>\u201ckan\u201d \u2013 \u201cgjak\u201d. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pra,\nsi\u00e7po shihet, hap\u00ebsira gjeografike e Ballkanit deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb\n19-t\u00eb nuk kishte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrmendej me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Si\nfillim, n\u00eb vitin 1809, gjeografi gjerman August Johann Zeune, duke u frym\u00ebzuar\nnga Malet Ballkan, q\u00eb ndajn\u00eb vertikalisht Bullgarin\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb, e quajti\nrajonin Ballkan. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs Ballkan fitoi nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb\ngj\u00ebr\u00eb si em\u00ebr rajoni. Por as n\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtja e\nkufive t\u00eb Ballkanit. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb lidhje me cilat vende p\u00ebrfshihen n\u00eb\nBallkan nuk ka nj\u00eb mendim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga shkrimtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Por\npaqart\u00ebsia e kufijve t\u00eb hapsir\u00ebs gjeografike t\u00eb Ballkanit nuk p\u00ebrb\u00ebn problem.\nProblem \u00ebsht\u00eb paragjykimi q\u00eb i vishet k\u00ebsaj fjale n\u00eb nivelin e referimit t\u00eb nj\u00eb\nidentiteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politik dhe kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nnd\u00ebrgjegjen e vendeve per\u00ebndimore, Ballkani, p\u00ebrgjith\u00ebsisht tregon ekzistenc\u00ebn\ne tij me p\u00ebrleshje, dhun\u00eb dhe vrazhd\u00ebsi. Gjithashtu Ballkani, s\u00eb bashku me\nemrin e nj\u00eb rajoni gjeografik, p\u00ebrdoret edhe duke iu referuar nj\u00eb identiteti\npolitik e kulturor. Si term politik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb kuptim negativ. \u00cbsht\u00eb\nsajuar edhe termi <strong>\u201cballkaniz\u00ebm\u201d,<\/strong> q\u00eb\nn\u00ebnkupton hasm\u00ebrin\u00eb kronike nd\u00ebrmjet popujve, dhun\u00ebn, konfliktet, luft\u00ebrat,\nanarkin\u00eb, jo stabilitetin etnik, religjioz e kulturor. Ballkani \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\nku nd\u00ebrthuren kultura, etni, religjione apo gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, por edhe\nhap\u00ebsir\u00eb e p\u00ebrplasjeve etnike e religjioze. Nd\u00ebrsa vendet e Ballkanit refuzojn\u00eb\nekzistenc\u00ebn e nj\u00eb identiteti ballkanas dhe mundohen ta trgojn\u00eb veten si pjes\u00eb\nt\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb civilizimit per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrceptimi\ni Ballkanit tek vendet per\u00ebndimore p\u00ebrmban faktor\u00eb tep\u00ebr negativ\u00eb. Para se\ngjithash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur paragjykimi se Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e civilizimit\nper\u00ebndimor. Jo vet\u00ebm osman\u00ebt por edhe bizant\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb elementeve\nkulturore dhe fes\u00eb e p\u00ebrcaktonin si <strong>\u201ct\u00eb\nndrysh\u00ebm\u201d <\/strong>nga Evropa. Udh\u00ebtar\u00ebt per\u00ebndimor q\u00eb shetisnin Ballkanin n\u00eb shekullin\ne 19-t\u00eb e p\u00ebrshkruanin n\u00eb kujtimet e tyre p\u00ebrgjith\u00ebsisht si nj\u00eb rajon ndryshe,\nt\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm dhe t\u00eb pa civilizuar mjaftuesh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, vendet\nper\u00ebndimore, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb literatur\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrkiste Ballkanit, e zhvilluan n\u00eb\nperiudhat kur u p\u00ebrjetuan kriza n\u00eb rajon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye per\u00ebndimor\u00ebt vazhdojn\u00eb\nta kujtojn\u00eb Ballkanin si nj\u00eb rajon ku urrejtja etnike dhe t\u00eb prapambetur nga\naspekti ekonomik, kulturor dhe politik q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs. Madje\nedhe n\u00eb romanet dhe filmat per\u00ebndimor\u00eb Ballkani tregohet si nj\u00eb element\nk\u00ebrc\u00ebnimi.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb\nbashku me Luft\u00ebrat e Ballkanit t\u00eb jetuara gjat\u00eb viteve 1912-1913, shpikja e\nfjal\u00ebs <strong>\u201cballkanizim\u201d<\/strong> tregon m\u00eb vete\nse rajoni i Ballkanit p\u00ebrceptohet si nj\u00eb problem. Kurse n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs\ns\u00eb Ftoht\u00eb, me ndikimin e p\u00ebrceptimeve ideoligjike, Ballkani u pa si nj\u00eb rajon\ntotalitar dhe komunist, q\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb per\u00ebndimit demokratik dhe\nkapitalist. Kurse luft\u00ebrat e p\u00ebrjetuara n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb vitet 1990, e b\u00ebn\u00eb\nedhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb famshme fjal\u00ebn <strong>\u201cballkanizim\u201d<\/strong>\ndhe u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr gjall\u00ebrimin&nbsp; p\u00ebrs\u00ebri\nt\u00eb paragjykimeve n\u00eb lidhje me rajonin. Sipas t\u00eb disa historian\u00ebve me kuptimin e\nri t\u00eb fjal\u00ebs <strong>\u201cballkanizim\u201d <\/strong>theksohet\ncop\u00ebtimi i shteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese q\u00eb bazohet n\u00eb prapambetje,\nprimitivitet dhe barbariz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas\nekzistenc\u00ebs s\u00eb paragjykimeve negative ndaj Ballkanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet 1990\nBashkimi Evropian vazhdonte procesin e zgjerimit ndaj Evrop\u00ebs Lindore, vendet e\nBallkanit Per\u00ebndimor nuk zinin vend as n\u00eb fund t\u00eb bishtit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Unionit.\nT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto nxit\u00ebn pothuajse nj\u00eb arratisje t\u00eb identitetit ballkanas. Ndaj\natyre q\u00eb zot\u00ebronin identitetin e Ballkanit u veprua me p\u00ebrceptimin sikur nuk\nkishin vend n\u00eb Bashkimin Evropian. Por, \u00e7far \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u00e7uditshmja, \u00ebsht\u00eb se\ndisa vende t\u00eb rajonit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebnvizonin <strong>\u201cevropianizmin\u201d<\/strong> e tyre, vazhduan ti quajn\u00eb (akuzojn\u00eb) vendet fqinje\nsi <strong>\u201cballkanas\u201d.<\/strong> P\u00ebr shembull,\nnd\u00ebrkoh q\u00eb Sllovenia mundohej q\u00eb t\u00eb zinte vend brenda Bashkimit Evropian, jepte\nmesazhin <strong>\u201cun\u00eb jam evropian, Kroacia nuk\n\u00ebsht\u00eb\u201d. <\/strong>Shprehje t\u00eb tilla Kroacia i p\u00ebrdori ndaj S\u00ebrbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kroacia,\nedhe pse n\u00eb dit\u00ebt tona \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkomit Evropian, duke treguar si\narsye elementet kulturore dhe historike, vazhdon t\u00eb mbroj\u00eb mendimin se nuk\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet ballkanas. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe Rumania dhe Sllovenia\nrefuzojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizohen si vende t\u00eb Ballkanit. Kurse p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga\nidentiteti ballkanas, pas periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1990, disa popuj ballkanas zhvilluan\nnj\u00eb shkrim t\u00eb ri historik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, historin\u00eb n\u00eb lidhje me zhvillimin e\nidentiteteve komb\u00ebtare, u munduan ta mbajn\u00eb ve\u00e7mas zhvillimin e identitetit t\u00eb\nfqinj\u00ebve q\u00eb tregoheshin si ballkanas.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur\nb\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr turqit, shkrimi i historis n\u00eb Ballkan, merr nj\u00eb gjendje edhe m\u00eb\nt\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Duke qen\u00eb se shtetet e Ballkanit e fituan pavar\u00ebsin\u00eb me\nkryengritje dhe lufta ndaj shtetit Osman, identitetet e tyre komb\u00ebtare i\nzhvilluan me paragjykimet negative ndaj shtetit dhe vlerave osmane. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\narsye, edhe n\u00eb dit\u00ebt tona, nacionalist\u00ebt n\u00eb vendet e Ballkanit, her\u00eb pas here\nkan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb periudh\u00ebn osmane p\u00ebr gabimet dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb n\u00eb\nvendet e tyre. Popujt e Ballkanit, pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb perandoris\u00eb osmane\nfilluan t\u00eb luftonin nd\u00ebrmjet tyre. Ata tentonin t\u00eb pushtonin sa m\u00eb shum\u00eb\nterritore q\u00eb dikur kishin qen\u00eb pjes\u00eb e perandoris\u00eb osmane. Pra, p\u00ebr Ballkanin\nmund t\u00eb themi se nuk ka nj\u00eb histori t\u00eb pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb ballkanasit.\nSecili popull n\u00eb Ballkan e ka historin\u00eb e vet, q\u00eb bie ndesh me historin\u00eb e\nshkruar nga historian\u00ebt e popujve t\u00eb tjer\u00eb. \u201cHistorit\u00eb\u201d ballkanase sh\u00ebrbejn\u00eb\np\u00ebr konflikte t\u00eb reja dhe jo si di\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur dhe q\u00eb nuk mund ta\nndryshojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani\u00a0 Osmani Ballkani njihet si vend me histori t\u00eb trazuar e t\u00eb kryq\u00ebzuar mes popujve q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb k\u00ebto troje. Shekuj me radh\u00eb konfliktet dhe trazirat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri dhe kan\u00eb krijuar marr\u00ebdh\u00ebnien dashuri-urrejtje mes banor\u00ebve t\u00eb rajonit. Historia komplekse e k\u00ebsaj humnere t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kontinentit Evropian paraqet paradoks dhe mister n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-24777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24777"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24778,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24777\/revisions\/24778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}