{"id":24765,"date":"2020-01-23T13:56:12","date_gmt":"2020-01-23T12:56:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24765"},"modified":"2020-01-23T13:56:12","modified_gmt":"2020-01-23T12:56:12","slug":"speciale-gjon-vladimiri-ne-kerkim-te-epokes-se-nje-shenjti-germadhat-e-shtepise-princerore-ne-kraje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24765","title":{"rendered":"SPECIALE\/ Gjon Vladimiri n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Shenjti, g\u00ebrmadhat e sht\u00ebpis\u00eb princ\u00ebrore n\u00eb Kraj\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"522\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Kraj\u00eb\u2013Rr\u00ebnojat-e-kish\u00ebs-Virgj\u00ebresha-e-Kraj\u00ebs.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-24766\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Kraj\u00eb\u2013Rr\u00ebnojat-e-kish\u00ebs-Virgj\u00ebresha-e-Kraj\u00ebs.jpg 696w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Kraj\u00eb\u2013Rr\u00ebnojat-e-kish\u00ebs-Virgj\u00ebresha-e-Kraj\u00ebs-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Leonard Veizi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Doruntina udh\u00ebtoi me fantazm\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb vdekur mbi nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb hazdisur, por mb\u00ebrriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs gjithsesi. Nd\u00ebrsa princi Gjon Vladimiri, mori kok\u00ebn e tij t\u00eb prer\u00eb, \u201cdhurat\u00eb\u201d nga pabesia e v\u00ebllait t\u00eb gruas dhe po mbi nj\u00eb kal\u00eb udh\u00ebtoi nga Ohri p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb rrethinat e Elbasanit, n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ku donte t\u2019i prehej trupi. Prej asaj kohe Gjon Vladimiri u kthye n\u00eb shenjt, nd\u00ebrsa vet\u00eb vendbanimi mori emrin Shijon, nj\u00eb trajt\u00eb e shkurtuar e \u201cSh\u00ebn Gjon\u201d. Kjo ka ndodhur t\u00eb pakt\u00ebn 1000 vite m\u00eb par\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026Makina \u201cBenc Mercdez\u201d, nj\u00eb diesel prodhim i vitit 1992, kaloi traun e dogan\u00ebs pasi la pas tabel\u00ebn ku shkruhej \u201cDobrodosli Cerna Gora\u201d por dhe \u201cWelkome Montenegro\u201d. Kishim hyr\u00eb n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi. Si pjes\u00eb e ekipit t\u00eb Televizionit Shqiptar, ishim nisur nga Tirana me destinacion Kraj\u00ebn e p\u00ebr m\u00eb sakt\u00eb fshatin Vladimir, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebtimi qe i shkurt\u00ebr dhe vendasit, shqiptar\u00eb gjithashtu, na ndihmuan t\u00eb shkojm\u00eb deri tek objektivi yn\u00eb, rr\u00ebnojat e kish\u00ebs \u201cVirgj\u00ebresha e Kraj\u00ebs\u201d, n\u00eb zon\u00ebn e Kraj\u00ebs apo t\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00ebs, q\u00eb ndodhet fare pran\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Ulqinit. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb vend gjenden dhe g\u00ebrmadhat e sht\u00ebpis\u00eb princ\u00ebrore t\u00eb Gjon Vladimirit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Kraje-betjen-e-kishesh-Virgjeresha-Mari.jpg?resize=692%2C519&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14382\"\/><figcaption>Vladimir, Kraj\u00eb \u2013 Rr\u00ebnojat e kish\u00ebs \u201cVirgj\u00ebresha e Kraj\u00ebs\u201d<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Zbulimi i eshtrave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E nis\u00ebm odisen\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar sa m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb histori 1000 vje\u00e7are e vjet\u00ebr, pasi n\u00eb media nj\u00eb lajm kishte marr\u00eb dh\u00ebn\u00eb: n\u00eb arkiv\u00ebn e Muzeut Historik Komb\u00ebtar, t\u00eb pluhurosur e t\u00eb hedhur n\u00eb nj\u00eb cep, ishin gjendur dy kuti argjendi t\u00eb zbukuruar me ornamente t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb cilat arkivonin eshtra t\u00eb vjetra t\u00eb ruajtura me kujdes. \u201cNgaz\u00ebllohuni o bes\u00ebmir\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb Tribal\u00ebve, nd\u00ebrsa i faleni lipsanit t\u00eb shenjt\u00eb\u201d. Ky ishte mbishkrim n\u00eb greqishten bizantine mbi nj\u00ebr\u00ebn prej kutive t\u00eb gjetura.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2016 kur u b\u00eb ky zbulim, drejtor i Muzeut Historik Komb\u00ebtar ishte Melsi Labi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb thjesht\u00eb administrativ, ai kishte k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhej gjith\u00eb kartelizimi p\u00ebr studimin shkencor t\u00eb fondit t\u00eb institucionit. Dhe pik\u00ebrisht nga disiplinimi i k\u00ebsaj pune u rizbuluan lipsanet, apo eshtrat th\u00ebn\u00eb shqip, e nj\u00eb njeriu t\u00eb shenjt\u00eb. Aty ruheshin prej vitesh pjes\u00eb kockash nga t\u00eb shenjtit Gjon Vladimiri.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq duhej q\u00eb t\u00eb ringjallej nj\u00eb histori shum\u00eb pak e trajtuar, dhe e njohur m\u00eb s\u00eb gjeri vet\u00ebm prej specialist\u00ebve; historian\u00eb dhe arkeolog\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj historia e Gjon Vladimirit ka qen\u00eb gjithnj\u00eb ngusht\u00ebsisht e nd\u00ebrthurur me legjend\u00ebn. I mahnitur nga kjo e histori q\u00eb se kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb mendjen time fabula e gjetjes s\u00eb eshtrave, por dhe jeta e vdekja e shenjtit, vinte p\u00ebrmes nj\u00eb gjuhe filmike. Propozimin tim p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb dokumentar me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, gazetari i mir\u00ebnjohur i Televizionit Shqiptar, Kliton Nesturi, iu p\u00ebrgjigj pozitivisht. Ekipit iu bashkangjit dhe operatori i talentuar Edmond Muka. Dhe nis\u00ebm t\u00eb zbulonim historin\u00eb p\u00ebrmes objektivit t\u00eb kamer\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i2.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Melsi-Labi-arkeolog-historian.jpg?resize=663%2C360&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14383\"\/><figcaption>Melsi Labi \u2013 historian, arkeolog<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Shenjti q\u00eb i p\u00ebrket shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por kush ishte Gjon Vladimiri?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb burimet sllave ai mban emrin Ivan. Shqiptar\u00ebt e quajn\u00eb Gjon. N\u00eb histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullin XI n\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Kraj\u00ebs pran\u00eb Ulqinit. E gjith\u00eb krahina ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind n\u00eb fshatin Vladimir t\u00eb Kraj\u00ebs e cila sot administrativisht b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Malin e Zi. Historian\u00ebt thon\u00eb se babai i tij, Nemani, ka qen\u00eb mbret i Iliris\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Dalmacis\u00eb, Bosnj\u00ebs dhe i disa krahinave t\u00eb Greqis\u00eb deri af\u00ebr Prevez\u00ebs. N\u00ebna, Ana Romea kishte gjithashtu origjin\u00eb mbret\u00ebrore nga fiset e Tribal\u00ebve t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb. Th\u00ebn\u00eb shkurt: Gjon Vladimiri ishte nj\u00eb princ q\u00eb i p\u00ebrkiste Iliris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i2.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Moikom-Zeqo.jpg?resize=634%2C357&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14385\"\/><figcaption>Moikom Zeqo, studiues, arkeolog<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Moikom Zeqo, n\u00eb studim e botuar prej tij: \u201cNj\u00eb mij\u00eb vjetori i sh\u00ebn Gjon Vladimirit, historia dhe kulti ekumenik\u201d shkruan: \u201cKultizimi dhe shenjt\u00ebrimi i Gjon Vladimirit u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb popullore dhe n\u00eb nj\u00eb mjedis tipikisht shqiptar. Shum\u00eb dijetar\u00eb e quajn\u00eb Gjon Vladimirin me origjin\u00eb sllave\u2026 Shikoni pikat gjeografike t\u00eb tri qendrave t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij shenjti. Kraja shqiptare, Durr\u00ebsi shqiptar dhe Elbasani shqiptar. N\u00ebse nuk merret parasysh ky realitet etnik, nuk mund t\u00eb kuptohet fare as procesi i shenjt\u00ebrimit, as prologu dhe deri diku as epilogu i historis\u00eb s\u00eb eshtrave t\u00eb shenjta.\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Tez\u00ebn se Gjon Vladimiri ishte me origjin\u00eb shqiptare e mbron edhe Melsi Labi, me profesion historian e arkeolog, i cili gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr dokumentarin u shpreh: \u201cMegjith\u00ebse shum\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta sllavizojn\u00eb, ta quajn\u00eb si nj\u00eb hero t\u00eb huaj q\u00eb ka dashur n\u00eb mbrojtje toka shqiptare, un\u00eb do t\u00eb thosha jo. Ai ishte nj\u00eb princ q\u00eb kishte dhe n\u00eb vetvete dhe n\u00eb trash\u00ebgimi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tokave t\u00eb Dalmacis\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i2.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/82249038_573671170151881_1016522968307597312_n.jpg?resize=671%2C376&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14384\"\/><figcaption>Reshat Gega, arkitekt e restaurator<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Reshat Gega, arkitekt e restaurator, po p\u00ebr dokumentarin tha: \u201cN\u00eb koh\u00ebn kur ishte shtrir\u00eb despotati i Epirit deri mbi Shkod\u00ebr e cila kapte dhe trev\u00ebn ku ndodheshin eshtrat e Gjon Vladimirit, despoti i Epirit, Mihal Engj\u00eblli, i mori eshtrat e tij nga Kraja dhe i solli n\u00eb Durr\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nga pik\u00ebpamja historike por edhe nga pik\u00ebpamja etnike. Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb momenti i dyt\u00eb i l\u00ebvizjes s\u00eb eshtrave nga Durr\u00ebsi p\u00ebr n\u00eb Elbasan, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga princi Karl Topia. Edhe k\u00ebtu kemi t\u00eb dh\u00ebna, por vijn\u00eb dhe mesazhe: k\u00ebta dy persona, me origjin\u00eb shqiptare, p\u00ebrse i kan\u00eb l\u00ebvizur eshtrat e shenjtit?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Por n\u00eb ndihm\u00eb na vjen dhe studimi i albanologu i njohur kroat, Milan Shuflai, i cili shkruan: \u201cKulti i Gjon Vladimirit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga legjendat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krishtera p\u00ebr gjith\u00eb Ballkanin. Ky kult ka l\u00ebvizur vet\u00ebm n\u00eb qarkun etnik shqiptar, brenda p\u00ebr brenda mjedisit shqiptar e megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar edhe nga sllav\u00ebt e Jugut\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/82554489_458624298352121_4643900240242409472_n.jpg?resize=496%2C722&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14386\"\/><figcaption>Gjon Vladimiri me kok\u00ebn e prer\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u2013 Ikona e Konstandin Shpatarakut<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Historia dhe legjenda<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur Gjon Vladimiri trash\u00ebgoi fronin, ishte epoka e ekspansionit bullgar t\u00eb car Samuelit, i cili pushtoi Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb dhe Thesalin\u00eb, duke arritur deri af\u00ebr Kostandinopoj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur cari bullgar deshi t\u00eb pushtonte tokat e Dalmacis\u00eb, princi Gjon u ngjit me ushtrin\u00eb e tij n\u00eb malin e Oblik\u00ebs. Cari i d\u00ebrgoi nj\u00eb lajm\u00ebtar p\u00ebr ta bindur t\u00eb dor\u00ebzohej, por ai nuk pranoi. I tradhtuar, Gjon Vladimiri u kap rob dhe d\u00ebrgohet n\u00eb Oh\u00ebr ku ishte oborri i carit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu historia merr nj\u00eb tjet\u00ebr rrjedh\u00eb. Samueli kishte nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb quajtur Kozara, e cila vizitonte vazhdimisht burgjet, u lante k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb burgosurve e u jepte ngush\u00ebllim. Aty ajo njohu Gjon Vladimirin me t\u00eb cilin u dashurua. Kozara i k\u00ebrkoi t\u00eb atit t\u00eb martohej me princin e burgosur. Dikur, Cari e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e s\u00eb bij\u00ebs. Me synimin p\u00ebr ta pasur aleat ai i dha Gjon Vladimirit si prik\u00eb, sundimin mbi ish-principat\u00ebn e tij, por dhe i dhuroi disa toka nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shek. XI, perandori i bizantit, Vasili II, i shpalli luft\u00eb mbret\u00ebris\u00eb bullgare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb Gjon Vladimiri u bashkua me Bizantin. M\u00eb 29 korrik 1014, n\u00eb betej\u00ebn q\u00eb u zhvillua n\u00eb brigjet e Strumic\u00ebs Vasili II e shpartalloi ushtrin\u00eb e Samuelit. Pas humbjes cari bullgar vdiq nga hidh\u00ebrimi. Djali i tij, Gabriel Radomiri mori pushtetin, por u vra nj\u00eb viti m\u00eb pas nga v\u00ebllai i tij prej n\u00ebne, Ivan Vladislavi. Ky i fundit, pasi mori fronin e Bullgaris\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u00eb shtrinte ndikimin edhe n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e kunatit t\u00eb tij, Gjon Vladimirit.<\/p>\n\n\n\n<p>Si historia, ashtu edhe legjenda thon\u00eb se ai e ftoi Gjonin p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb oborrin e tij n\u00eb Oh\u00ebr dhe pas nj\u00eb kurthi, tentoi t\u2019\u00ed priste kok\u00ebn me shpat\u00eb. Por meqen\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk funksionoi, Gjon Vladimiri i dha shpat\u00ebn e tij me q\u00ebllim q\u00eb kunati i pabes\u00eb ta \u00e7onte deri n\u00eb fund m\u00ebkatin e tij t\u00eb madh. E megjith\u00ebse koka iu pre, legjenda thot\u00eb se, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit e pan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb merrte me dor\u00ebn e majt\u00eb kok\u00ebn e tij sepse me t\u00eb djatht\u00ebn shtr\u00ebngonte nj\u00eb kryq. Ai udh\u00ebtoi mbi kal\u00eb deri n\u00eb kish\u00ebn q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar vet\u00eb dhe q\u00eb ishte vendi ku sot ngrihet manastiri me emrin e tij n\u00eb Shijon t\u00eb Elbasanit. Dhe aty mbeti.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ka ndodhur m\u00eb 22 maj t\u00eb vitit 1015.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Kisha-e-Shen-Gjon-Vladimirit-ne-Shijon-Elbasan-300x199.jpg?resize=681%2C452&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14387\"\/><figcaption>Kisha e Sh\u00ebn Gjion Vladimirit \u2013 Shijon, Elbasan<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Shenjti q\u00eb u varros tri her\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po pse shenjt\u00ebrimi dhe kultizimi i tij u krye t\u00eb tokat shqiptare?<\/p>\n\n\n\n<p>Qe pik\u00ebrisht kryengritja kund\u00ebr bullgar\u00ebve, e cila b\u00ebri q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kraj\u00eb, n\u00eb Ulqin e m\u00eb gjer\u00eb ta cil\u00ebsonin princin Gjon nj\u00eb martir p\u00ebr lirin\u00eb e tyre. Por Gjon Vladimiri ishte dhe nj\u00eb princ q\u00eb me ndikimin e tij p\u00ebrhapi frym\u00ebn ortodokse pik\u00ebrisht n\u00eb ato vite t\u00eb trazuara p\u00ebrplasjesh mes Rom\u00ebs dhe Konstandinopoj\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb u reflektua me ndarjen e dy kishave pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1054.<\/p>\n\n\n\n<p>Moikom Zeqo thot\u00eb se qen\u00eb shqiptar\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt pa asnj\u00eb akt zyrtar kanunizues e shpall\u00ebn Gjon Vladimirin nj\u00eb shenjtor t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas vdekjes, eshtrat e Gjon Vladimirit u ruajt\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn e \u201cSh\u00ebn M\u00ebris\u00eb\u201d, apo si\u00e7 njihet ndryshe dhe \u201cVirgj\u00ebresha e Kraj\u00ebs\u201d. N\u00eb vitin 1215 despoti Mihal Komneni i mori eshtrat e shenjta t\u00eb Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi n\u00eb Durr\u00ebs ku ato u nderuan nga besimtar\u00eb t\u00eb dy kishave, Lindore dhe Per\u00ebndimore. Por n\u00eb vitin 1381 Karl Topia, nj\u00eb princ shqiptar me shum\u00eb ndikim, q\u00eb i p\u00ebrkiste besimit katolik, pasi pushtoi Durr\u00ebsin, i mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe p\u00ebr adhurimin e tyre, ngriti n\u00eb vendin e nj\u00eb kishe t\u00eb vjet\u00ebr, kish\u00ebn dhe manastirin ortodoks, aty ku sot gjendet fshati Shijon n\u00eb rrethinat e Elbasanit, e q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb e shkurtuar e emrit \u201cSh\u00ebn Gjon\u201d. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht vendi ku Gjon Vladimiri, ndaloi me kok\u00ebn e prer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po pse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n\n\n\n<p>Legjenda thot\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb Gjon Vladimiri kishte dal\u00eb p\u00ebr gjah. Papritur ai pa nj\u00eb shqiponj\u00eb t\u00eb art\u00eb me nj\u00eb kryq t\u00eb shndritsh\u00ebm n\u00eb qaf\u00eb. Duke u p\u00ebrpjekur ta kapte princi u fut thell\u00eb n\u00eb pyll. Dikur shqiponja q\u00ebndroi dhe u kthye n\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll t\u00eb shndritsh\u00ebm. Gjon Vladimiri u p\u00ebrkul para saj. Nga ai \u00e7ast vendosi q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb. Atje shkonte vazhdimisht p\u00ebr t\u2019u lutur. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht vendi n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Elbasanit ku sot ngrihet manastiri me emrin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb manastir, p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite ka pasur vendndodhjen sarkofagu q\u00eb kishte brenda pjes\u00ebt e kockave t\u00eb shenjtorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por dhe vet\u00eb nd\u00ebrtesa e manastirit pati nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb trazuar. \u00cbsht\u00eb shembur nga t\u00ebrmetet, \u00ebsht\u00eb djegur dy her\u00eb nga flak\u00ebt e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit gjat\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs, prej shqiptar\u00ebve ateist\u00eb, nga nj\u00eb vend kulti u kthye n\u00eb nj\u00eb depo armatimi. P\u00ebr 30 vjet, manastiri, kisha e gjith\u00e7ka p\u00ebrreth u kthyen n\u00eb zon\u00eb ushtarake. E megjithat\u00eb u ringrit.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, na i rr\u00ebfen At Irine Gega, prifti i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjon Vladimirit n\u00eb Shijon-Elbasan, i cili na hap der\u00ebn e manastirit dhe na shoq\u00ebron kudo k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb regjistrojm\u00eb me kamer\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar dokumentarin me titull \u201cShenjti kryeprer\u00eb -Gjon Vladimiri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i2.wp.com\/fjala.al\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/P4180172.jpg?resize=691%2C488&amp;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-14388\"\/><figcaption>At Irine Gega, prifti i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjon Vladimirit<\/figcaption><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Leonard Veizi Doruntina udh\u00ebtoi me fantazm\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb vdekur mbi nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb hazdisur, por mb\u00ebrriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs gjithsesi. Nd\u00ebrsa princi Gjon Vladimiri, mori kok\u00ebn e tij t\u00eb prer\u00eb, \u201cdhurat\u00eb\u201d nga pabesia e v\u00ebllait t\u00eb gruas dhe po mbi nj\u00eb kal\u00eb udh\u00ebtoi nga Ohri p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb rrethinat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24766,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,4],"tags":[],"class_list":["post-24765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24767,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24765\/revisions\/24767"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24766"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}