{"id":24729,"date":"2020-01-18T13:15:00","date_gmt":"2020-01-18T12:15:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24729"},"modified":"2020-01-18T13:42:56","modified_gmt":"2020-01-18T12:42:56","slug":"amaneti-i-ernest-koliqit-dhe-roli-i-tij-ne-hapjen-e-shkollave-shqipe-ne-kosove-dhe-ane-e-mbane-trojeve-shqiptare-1941-1944","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24729","title":{"rendered":"AMANETI I ERNEST KOLIQIT DHE ROLI I TIJ N\u00cb HAPJEN E SHKOLLAVE SHQIPE N\u00cb KOSOV\u00cb DHE AN\u00cb E MBAN\u00cb TROJEVE SHQIPTARE, 1941-1944"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"480\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-18948\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lasgush-poradeci-ernest-koliqi-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte\n15 Janari i vitit 1975 kur bota shqiptare m\u00ebsoi se Profesor Ernest Koliqi\nkishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njoftohej gjithashtu se varrimi i t\u00eb ndjerit\ndo b\u00ebhej me 18 Janar, 1975 n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Piut X n\u00eb Piazza della Balduina, n\u00eb\nRom\u00eb, ku prehen edhe prind\u00ebrit e tij dhe bashkshortja. &nbsp;N\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit kishin shkuar\npersonalitete t\u00eb njohura politike dhe akademike, koleg\u00eb e miq nga t\u00eb gjitha\nan\u00ebt e Italis\u00eb, arb\u00ebresh\u00eb e shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, miq\nnga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nga nj\u00eb num\u00ebr vendesh t\u00eb Evrop\u00ebs\nPer\u00ebndimore dhe nga Turqia. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb\nkam pas\u00eb fatin e mir\u00eb ta njoh Profesor Koliqin gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat\nn\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;Dhe deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb me 15 Janar, 1975,\nshk\u00ebmbenim letra dy tre her\u00eb n\u00eb vjet.&nbsp; N\u00eb\nnj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Profesor Koliqi m\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb vitin 1972, pas nj\u00eb\np\u00ebrpjekjeje amatore nga ana ime p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb fletushk\u00eb kushtuar rinis\u00eb n\u00eb\nm\u00ebrgim, ai m\u00eb shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cI dashtuni Fran, m\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si\nletra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut, \u201cRinija Shqyptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d.&nbsp; G\u00ebzohem pik\u00eb m\u00eb s\u00eb pari q\u00eb je mir\u00eb, q\u00eb\np\u00ebrpiqesh t\u00eb ndjekish studimet, e n\u00eb fund, p\u00ebr botimin kushtue mas\u00ebs s\u00eb re q\u00eb\nlarg prej Atdheut ka shum\u00eb nevoj\u00eb t\u2019ushqehet me shkrime t\u00eb sh\u00ebndoshta shqipe. &nbsp;T\u00eb lumt\u00eb!&nbsp;\nAsht\u00eb nji filles\u00eb plot premtime. &nbsp;Mbaj\nmend ve\u00e7 nji fjal\u00eb t\u00eb mo\u00e7me: \u2018Trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u2019. &nbsp;Avit moshatar\u00eb sa ma shum\u00eb q\u00eb mundesh. &nbsp;N\u00eb asht\u00eb se kjo fletore do t\u00eb merret edhe me\nlet\u00ebrsi, mos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e\nlet\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d &nbsp;Ishte ky amaneti i\ntij.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7\nrespektit t\u00eb madh q\u00eb kam p\u00ebr Ernest Koliqin, \u00ebsht\u00eb edhe ky amanet pra q\u00eb m\u00eb\ndetyron t\u00eb mos e harroj dhe ta kujtoj at\u00eb, nga koha n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn teme m\u00eb\nmodeste, si nj\u00ebrin prej t\u00eb m\u00ebdh\u00ebjve t\u00eb Kombit, por t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga regjimi\nkomunist shqiptar. &nbsp;Un\u00eb nuk kam\np\u00ebrgatitjen as nuk jam i denj\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj vepr\u00ebn dhe kontributet e shumta t\u00eb\nErnest Koliqit, por amanetin p\u00ebr t\u00eb mos e harruar at\u00eb si nj\u00eb autor t\u00eb\np\u00ebrjashtruar nga let\u00ebrsia shqipe prej regjimit komunist dhe nga mbeturinat e\natij regjimi deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme &#8212; p\u00ebrpiqem me modesti ta \u00e7oj n\u00eb vend, nga hera\nn\u00eb here amanetin e ti, p\u00ebr t\u00eb mos harruar. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\ntjet\u00ebr i madh i letrave shqipe, Karl Gurakuqi, bashkpuntor i ngusht i tij, e ka\nvler\u00ebsuar kontributin prej shkrimtari t\u00eb Ernest Koliqin k\u00ebshtu: \u201cNuk jan\u00eb shum\u00eb\nshkrimtar\u00ebt ton\u00eb, emni i t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb njihet aq mir\u00eb n\u00eb shtresat letrare shqipe\nsa ai i Koliqit.&nbsp; Jan\u00eb 40 vjet q\u00eb\npapremas e shohim emnin e tij n\u00eb \u00e7faqje kulturore gjith\u00ebfar\u00ebsh, n\u00eb botime, n\u00eb\nfletore e revista t\u00eb ndryshme, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb themelue prej tij vet,\nn\u00eb botime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paracaktueme q\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb nji vend t\u00eb duksh\u00ebm, dasht\u00eb e\npadasht\u00eb, n\u00eb historin\u00eb e letrave tona.\u201d&nbsp;&nbsp;\nSi Minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb vitin 1939, Ernest Koliqi mbledh pothuaj t\u00eb\ngjith\u00eb studjuesit dhe shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb filluar\nbotimin e librave p\u00ebr shkollat e mesme e fillore. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet\ndy-v\u00ebllimshi \u201cShkrimtar\u00ebt Shqiptar\u00eb\u201d, v\u00ebllimet \u201cBota Shqiptare\u201d, \u201cRreze Drite\u201d\ndhe \u201cTe Praku i Jet\u00ebs\u201d, e sidomos mbledhja e folklorit, p\u00ebrmbledhur n\u00eb \u201cVisaret\ne Kombit\u201d, t\u00eb cilat me ardhjen e Koliqit n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, arrijt\u00ebn gjithsejt 14\nv\u00ebllime, nj\u00eb vep\u00ebr kjo me shum\u00eb vler\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona, sipas ekspert\u00ebve q\u00eb i\ndin\u00eb k\u00ebto pun\u00eb &nbsp;shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Karjera\ne Profesor Koliqit prej m\u00eb shum\u00eb se 40-vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e larmishme dhe\nvoluminoze n\u00eb let\u00ebrsi, publicistik\u00eb, poezi e p\u00ebrkthime, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur k\u00ebtu\nn\u00eb holl\u00ebsi. &nbsp;Por me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb\np\u00ebrvjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim m\u00eb 15 Janar, 1975 &#8212; p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb\nvend amanetin &#8212; d\u00ebshiroj t\u00eb kujtoj Profesor Koliqin, p\u00ebr nj\u00eb rol tep\u00ebr t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ai ka luajtur n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar, nj\u00eb rol ky q\u00eb as\nsot nuk i njihet atij sa duhet n\u00eb historiografin\u00eb neokomuniste shqiptare.&nbsp; Nuk m\u00eb kujtohet q\u00eb gjat\u00eb bisedave t\u00eb kufizuara\nq\u00eb kam pasur me t\u00eb, t\u00eb fliste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb\ntij dhe t\u00eb arsimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar shqiptar, por t\u00eb bashkpuntor\u00eb dhe bashkohas t\u00eb\ntij, por edeh t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas shembjes s\u00eb komunizmit, nuk kan\u00eb munguar t\u00eb\ntheksojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kontribut historik t\u00eb tij \u2013 hapjen e qindra shkollave shqipe dhe\nd\u00ebrgimin e qindra m\u00ebsues\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr.\nRexhep Krasniqi, nj\u00eb bashk-kohas i Profesorit ka shkruar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb\naktivitet t\u00eb Profesor Koliqit gjat\u00eb viteve 1941-1944. &nbsp;Dr. Krasniqi kujton se, gjat\u00eb vitit shkollor,\n1941-42, si Titullar i Arsimit, Koliqi d\u00ebrgon n\u00eb Kosov\u00eb rreth 200 m\u00ebsues e\nm\u00ebsuese.&nbsp; Me k\u00ebt\u00eb rast u hap\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr\nbajagi i madh bursash, sipas tij, \u201cNd\u00ebrsa m\u00eb n\u00eb fund erdhi \u00e7asti historik i\nhapjes s\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, m\u00eb 12 dhjetor\n1941\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;K\u00ebto shkolla, shkruante\nRexhep Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb artikull botuar n\u00eb Sh\u00ebjzat, u b\u00ebn\u00eb baza me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr\nzhvillimin dhe p\u00ebrparimin e gj\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb shum\u00ebansh\u00ebm t\u00eb arsimit dhe kultur\u00ebs\nshqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa\nTahir Zajmi,i lindur n\u00eb Gjakov\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr bashkohas i Koliqit dhe sekretar\ni Bajram Currit dhe nj\u00ebri prej themeluesve dhe drejtuesve t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb\nPrizrenit, n\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb vitin 1972, ka vler\u00ebsuar k\u00ebshtu rolin e Ernest\nKoliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet shqiptare:\u201dFitim i madh\np\u00ebr Kosov\u00eb kje hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe t\u00eb cilat qysh\u00eb at\u00ebher\u00eb\nveprojn\u00eb e lul\u00ebzojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrthensta dhe me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb shpejt dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm\ni falin&nbsp; Kombit pioner\u00eb t\u00eb rij\u00eb q\u00eb do t\u00eb\njen\u00eb garancia m\u00eb e sh\u00ebndosh dhe uzdaja e s\u00eb ardhmes s\u00eb Atdheut. E merita\nkryesore e k\u00ebsaj veprimtarie patriotike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, pa dyshim i\np\u00ebrket Ministrit t\u00eb Arsimit t\u00eb asaj kohe, Profesor Ernest Koliqit, i cili me\nvullnetin dhe me shpirtin prej idealisti, nuk kurseu energjit\u00eb e tij dhe as\nmjetet shtet\u00ebnore q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta pajisur sa m\u00eb mir\u00eb aparatin\narsimuer n\u00eb viset e \u00e7lirueme, me element\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb hov e\ngjall\u00ebni shkoll\u00ebs shqipe. E sot, p\u00ebr fatin e bardh\u00eb t\u00eb Kombit, asht\u00eb formue\natje nj\u00eb rini dinamike e cila n\u00eb \u00e7do fush\u00eb aktiviteti komb\u00ebtar e shtet\u00ebnor po\np\u00ebrgatitet e po forcohet p\u00ebr ta lumnue fatin e vendit n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra, me\nshum\u00eb arsye Ernest koliqi zen nj\u00eb vend t\u00eb nalt\u00eb nd\u00ebr zemrat e dashamir\u00ebve t\u00eb\nKosov\u00ebs e nj\u00ebherit edhe n\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr lart\u00ebsimin kulturor t\u00eb\nsaj\u201d, ka shkruar Tahir Zajmi p\u00ebr rolin e Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e arsimit shqip\nn\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1941-1944.<\/p>\n\n\n\n<p>Me\nrastin e vdekjes s\u00eb Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj nga Vlora me origjin\u00eb, edhe\nky nj\u00eb sh\u00ebrbestar i Shqip\u00ebris\u00eb Etnike dhe nj\u00ebri prej t\u00eb pareve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb\nvitin 1941, kishte kujtuar rolin e Koliqit n\u00eb hapjen e shkollave shqipe: \u201cN\u00eb\nhidh\u00ebrimin ton\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Aji qe fatbardh\u00eb n\u00eb jet\u00eb e n\u00eb vdekje.\nShum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb p\u00ebrpjekur me zell p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb mir\u00eb, por pak\njan\u00eb ata q\u00eb pat\u00ebn fatin t\u00eb shoh\u00ebn far\u00ebn e mbjell\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs p\u00ebrhera duke u\nrritur e p\u00ebrparuar. Ernest Koliqi e pati ket\u00eb fat. Dardan\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e\nMaqedhoni, far\u00ebn q\u00eb mbolli Ky, e kultivuan me zell t\u00eb madh e zot\u00ebsi t\u00eb pashoqe\ndhe arrijt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb arsimi e cila g\u00ebzon e krenon t\u00eb gjitha zem\u00ebrat\nshqiptare kudo q\u00eb jan\u00eb dhe \u2013 natyrisht, at\u00eb t\u00eb Ernestit, ca m\u00eb shum\u00eb. Ai ishte\nnj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb kemi pasur gjer m\u00eb sot, ve\u00e7se ai mbillte ushqim p\u00ebr\nshpirt e mendje t\u00eb Kombit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Ago Agaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa\nnj\u00eb prej adhuruesve i dit\u00ebve tona i Ernest Koliqit, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faq\u00ebn e\ntij t\u00eb internetit k\u00ebto dit\u00eb, Z. Flamur Gashi, K\u00ebshilltari p\u00ebr\n\u00c7\u00ebshtjet e Rajonit i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, SH. T. Z. Ilir Meta,\nkujton burr\u00ebrisht Ernest Koliqin, \u201cN\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb dhe kujtim t\u00eb atij\nq\u00eb mund\u00ebsoi hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe trojet e tjera shqiptare\u201d.&nbsp; Z. Gashi sh\u00ebnon m\u00ebtej se, \u201cN\u00eb vitin shkollor\n1941-1942 u hap\u00ebn 173 shkolla fillore, 3 t\u00eb mesme dhe disa gjimnaze t\u00eb ul\u00ebta.\nNd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1941 u hap Shkolla Normale e Prishtin\u00ebs\u201d.&nbsp; K\u00ebshilltari i Presidentit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e\nRajonit flet me shifra duke theksuar se, \u201cN\u00eb fillim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision u angazhuan\n80 m\u00ebsues. Ky num\u00ebr m\u00eb von\u00eb arriti n\u00eb 264, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1943-44, ky num\u00ebr u\nrrit n\u00eb 400&#8230;nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit shkollor e ndiqnin mbi 25 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs\u201d, n\u00ebnvijon\nZ. Gashi.&nbsp; K\u00ebto shkolla, shkruan ai n\u00eb\nportalin e tij, \u201cU b\u00ebn\u00eb vatra t\u00eb dituris\u00eb dhe atdhedashuris\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\nErnest Koliqi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm kishte ngarkuar intelektualin\ndhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva, kujton Flamur Gashi, duke th\u00ebn\u00eb se,\n\u201cIshte ky mision arsimor, atdhetar e vizionar q\u00eb mish\u00ebronte programin e madh t\u00eb\nrilindjes Komb\u00ebtare, p\u00ebrhapjen e dituris\u00eb e p\u00ebrparimit, zgjimin dhe ngritjen e\nnd\u00ebrgjegj\u00ebs komb\u00ebtare\u201d, p\u00ebrfundon K\u00ebshilltari i Presidentit Ilir Meta, n\u00eb\nkujtimin q\u00eb i kushton n\u00eb faq\u00ebn e tij t\u00eb internetit, Ernest Koliqit, n\u00eb\np\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb tij m\u00eb 15 Janar, 1975.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse, zyrtarisht i p\u00ebrjashtuar dhe i harruar nga historiografia\ndhe let\u00ebrsia shqipe nga regjimi komunist e deri diku mund t\u00eb thuhet deri n\u00eb\ndit\u00ebt e sot\u00ebme, Profesor Ernest Koliqi ishte i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr efektet pozitive afatgjata\nt\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb palodh\u00ebshme dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij patriotike n\u00eb dobi t\u00eb Kombit\nt\u00eb vet \u2013 por edhe i l\u00ebnduar p\u00ebr mos njohjen e k\u00ebtij kontributi nga bashk atdhetar\u00ebt\ne vet.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Koliqi i ka\nd\u00ebrguar mikut t\u00eb vet, Karl Gurakuqit e dat\u00ebs 3 dhjetor, 1960, me rastin e Dit\u00ebs\ns\u00eb Pavar\u00ebsis\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cKarl i dashtun,\nt\u00eb falem nderit p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb drejton me ras\u00ebn e 28 Nandorit dhe p\u00ebr urimet\nq\u00eb m\u00eb ban. Ti ma par\u00eb se un\u00eb, mandej un\u00eb pak ma von\u00eb, jemi p\u00ebrpjek\u00eb, me mendje\nt\u00eb ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, p\u00ebr nji zhvillim shpirtnuer t\u00eb\npopullit shqiptar. &nbsp;N\u00eb vend t\u00eb nji\nshp\u00ebrblimi t\u00eb merituem mbas djers\u00ebs e mundit t\u00eb derdhun, patme shpifje, t\u00eb\nshame e p\u00ebr\u00e7mime. N\u00eb fund edhe mbetme pa Atdhe, p\u00ebr t\u00eb cilin lodhem trut\u00eb e\np\u00ebsuem ngashrim shpirtit. Ani: puna q\u00eb kryejm\u00eb e ka shp\u00ebrblimin n\u00eb vetvete dhe\nn\u00eb kuptimin e disa dashamir\u00ebvet t\u00eb pak\u00ebt. S\u2019pres kurrgja t\u00eb mir\u00eb nga masa e shqiptar\u00ebvet\nt\u00eb sotsh\u00ebm, por shpresoj se trash\u00ebgimia letrare qi lam pas vehtes ka me u\nnjoft\u00eb si tharm rilindje, breznive t\u2019ardhshme\u201d, ka shkruar Koliqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb,\ndhe shpresoj t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cdashamir\u00ebs t\u00eb pakt\u00eb\u201d t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebve iu referohej\nKoliqi n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar mikut t\u00eb tij Karl Gurakuqit, e kujtojm\u00eb sot k\u00ebt\u00eb burr\u00eb\nt\u00eb madh t\u00eb Kombit, me bindje t\u00eb plot\u00eb se vepra e tij patriotike dhe e bashkpuntor\u00ebve\nt\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1941-1944, ka sh\u00ebrbyer &#8212; gjat\u00eb dekadave t\u00eb v\u00ebshtira\nq\u00eb pasuan n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet shqiptare pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore &nbsp;&#8212; si \u201ctharm rilindjeje\u201d q\u00eb \u00e7oi, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot e njohim si Republika e Kosov\u00ebs,\nshtet i lir\u00eb, i pavarur dhe demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ishte 15 Janari i vitit 1975 kur bota shqiptare m\u00ebsoi se Profesor Ernest Koliqi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njoftohej gjithashtu se varrimi i t\u00eb ndjerit do b\u00ebhej me 18 Janar, 1975 n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Piut X n\u00eb Piazza della Balduina, n\u00eb Rom\u00eb, ku prehen edhe prind\u00ebrit e tij dhe bashkshortja. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18948,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[625],"class_list":["post-24729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ernest-koliqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24729"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24731,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24729\/revisions\/24731"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}